1 / 8

Nur

Surah ennur

Taulant
Download Presentation

Nur

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. DISA FJALË EN-NUR RRETH SURËS KOMENTIMI I AJETIT TË 35-TË TË KËSAJ SUREJE DHE

  2. Surja Nur është surja e njëzetekatërt sipas renditjes në Kur'an, por e gjashtëmbëdhjeta sipas zbritjes. Thuhet se ka zbritur pas sures Nasr dhe para sures Haxh, sipas versionit që surja Haxh është medinase. Ka gjashtëdhjetë e katër ajete.Sipas konsensusit të dijetarëve, është shpallur në Medinë. Më përafërsisht mendohet se është shpallur në fillim të vitit të dytë hixhri. “Një ndër emrat e bukur të All-llahut është edhe emri "En-Nur - Drita." Surja "En-Nur" është quajtur kështu sepse në vete e ngërthen dhe përmban ajetin famëlartë: "All-llahu është dritë (ndriques, udhëzues) i qiejve e i tokës." (En-Nur, 35) Surja "En-Nur", flet mbi marrëdhëniet e posaçme mes grave dhe burrave (meshkujve dhe femrave), siç flet mbi dënimet e parapara të disa krimeve seksuale, shpjegon kulturën e qëndrimit të një seksi ndaj seksit tjetër, i përcakton stolitë e lejuara dhe të ndaluara (me të cilat stolisen femrat), siç e përcakton obligimin e marrjes së lejes para se të futemi në shtëpitë e huaja si dhe obligimin e sjelljes brenda shtëpisë! Surja gjithashtu jep sqarim të hollësishëm se në cilat shtëpi është i lejuar ushqimi dhe me cilin! Në këtë sure ka qetësi dhe stabilitet. Lexuesi në të gjen qetësinë e shpirtit sepse pushon kur i mbrohet morali dhe irritohet kur shkelet morali. Sa i përket rëndësis së kësaj sure do të përmendim : Umeri r.a. u shkroi emirëve, mëkëmbësve të tij: "Mësojuani grave tuaja suret Nisa, Ahzab dhe Nur."( El-Burhan Fi Ulum El-Kur'an, 1/281;Tefsir Ed-durr El- Menthur, 5/36; Tefsir Esh- Shevkanij, 4/2; Tefsir Ibnu Ashur, 18/139-141; Et-Tefsir El-Munir, 9/448-450.) Ndërsa, nga Muxhahidi përcillet të ketë thënë: “Mësojani burrave suren El-Maide dhe mësojani grave suren en-Nur”. (E transmeton el-Bejheki, në Shu'abul-iman, 2/469)

  3. ِهِرﻮُﻧُﻞَﺜَﻣ ? ِضْرَْﻷاَوِتاَوﺎَﻤ?ﺴﻟاُرﻮُﻧُﻪ?ﻠﻟا ? ٍﺔَﺟﺎَﺟُزﻲِﻓُحﺎَﺒْﺼِﻤْﻟا ? ٌحﺎَﺒْﺼِﻣﺎَﻬﻴِﻓٍةﺎَﻜْﺸِﻤَﻛ ٍةَﺮَﺠَﺷﻦِﻣُﺪَﻗﻮُﻳ?ي?رُدٌﺐَﻛْﻮَﻛﺎَﻬ?ﻧَﺄَﻛُﺔَﺟﺎَﺟ?ﺰﻟا ﺎَﻬُﺘْﻳَزُدﺎَﻜَﻳٍﺔ?ﻴِﺑْﺮَﻏَﻻَوٍﺔ?ﻴِﻗْﺮَﺷ?ﻻٍﺔَﻧﻮُﺘْﻳَزٍﺔَﻛَرﺎَﺒ?ﻣ يِﺪْﻬَﻳ ? ٍرﻮُﻧٰﻰَﻠَﻋٌرﻮ?ﻧ ? ٌرﺎَﻧُﻪْﺴَﺴْﻤَﺗْﻢَﻟْﻮَﻟَوُءﻲِﻀُﻳ َلﺎَﺜْﻣَْﻷاُﻪ?ﻠﻟاُبِﺮْﻀَﻳَو ? ُءﺎَﺸَﻳﻦَﻣِهِرﻮُﻨِﻟُﻪ?ﻠﻟا ٌﻢﻴِﻠَﻋٍءْﻲَﺷ?ﻞُﻜِﺑُﻪ?ﻠﻟاَو ? ِسﺎ?ﻨﻠِﻟ Surja En-Nur Ajeti 35 Kamare/Mishkat Sa lloje të Nurit kemi ? Cili është realiteti i tyre ? Kristai/xhami Cila është ideja kryesore e këtij ajeti ? Llampa Cili është qëllimi i kamares/mishkat ?

  4. Tani për ta kuptuar këtë ajet duhet të kuptojmë dicka në lidhje me dritën. Para se të dalim te shpjegimi i dritës kemi dy lloje realitetesh , atë shpirteror dhe fizik.(atë që nuk duket dhe atë qe duket) p.sh kemi një zemër qe shihet dhe nje zemër që nuk shihet. Dua të mendoni për dritën në dy kategori, do mendojmë për dritën fizike dhe duke kuptuar dicka për dritën fizike in shaa Allah do të kuptojmë edhe dicka për dritën shpirtërore. Kurani Kurani është quajtur dritë "Besoni ne Allahun dhe te derguarin e tij dhe driten qe e zbritëm" Dritën fizike(që shihet) do e ndajmë në dy nënkategori : E jashtme dhe brendshme. Dritëm shpirtërore(që nuk shihet): Kurani dhe Shpirti. Drita e diellit/e jashtme Drita e syrit/e brendshme

  5. ٌحﺎَﺒْﺼِﻣﺎَﻬﻴِﻓ ٍةﺎَﻜْﺸِﻤَﻛِهِرﻮُﻧُﻞَﺜَﻣ Allahu jep shëmbëlltyrën e një llambe. Kjo llambë shkëlqen veçanërisht në kamaren e saj. Llamba përfaqëson imanin. Dhe imani është në zemër. Allahu përdor shëmbëlltyrën e një kamareje. Kamareja mbron dhe ruan dritën. Kamareja, këtu, përfaqëson zgavrën e gjoksit të një besimtari. Gjoksi mbart dhe mbron zemrën. ٍرﻮُﻧٰﻰَﻠَﻋٌرﻮ?ﻧ Kombinimi i vajit të ullirit dhe llambës në një gotë kristali, prodhon një dritë të jashtëzakonshme. Dritë mbi dritë. Besimtari që posedon iman të plotë dhe dije të vërtetë dobiprurëse, merr dritë mbi dritë. Ai është i vendosur kudo që shkon dhe është i dobishëm për të gjithë njerëzit; duke i udhëhequr nëpër shtigjet e errëta me dritën e tij. ٍﺔَﻛَرﺎَﺒ?ﻣٍةَﺮَﺠَﺷﻦِﻣُﺪَﻗﻮُﻳ َﻻَوٍﺔ?ﻴِﻗْﺮَﺷ?ﻻٍﺔَﻧﻮُﺘْﻳَز ٍﺔ?ﻴِﺑْﺮَﻏ ٌﺐَﻛْﻮَﻛﺎَﻬ?ﻧَﺄَﻛُﺔَﺟﺎَﺟ?ﺰﻟا ?ي?رُد Llamba ndizet nga vaji që është nga një pemë ulliri e bekuar. Nuk është as nga lindja as nga perëndimi. Dhe edhe pa u ndezur llamba, vaji ende shkëlqen. Ky vaj ulliri i bekuar përfaqëson dijen autentike, Kuranin dhe Sunetin. Nuk është nga kjo botë, por nga Ai që e krijoi atë. Kristali është shumë i qartë dhe shkëlqen si një yll margaritar. Është i pastër nga papastërtitë apo njollat. Është një rruzull kristali që ruan dritën dhe gjithashtu e reflekton atë. Nëse do të hiqnit kristalin, drita e llambes nuk do të ishte e fortë. kristali përfaqëson zemrën e një besimtari. Është i pastër, i qartë dhe ruan dritën e imanit, edhe në

  6. ُءﺎَﺸَﻳﻦَﻣِهِرﻮُﻨِﻟُﻪ?ﻠﻟاىِﺪْﻬَﻳ " Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë ", d.m.th. Allahu e drejton në udhëzimin e Tij atë që e përzgjedh, siç thuhet në hadithin të cilin e transmeton imam Ahmedi prej Abdullah ibn Amrit se ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: "Vertet, Allahu i ka krijuar krijesat e Veta në një errësirë, pastaj, atëherë, mbi ta hodhi nga drita e Tij. Atë të cilin atëherë e ka kapur diçka nga drita e Tij, është udhëzuar, e atë që nuk e ka kapur, ka devijuar. Për këtë, them: Lapsat janë tharë në dijen e Allahut të Madhërishëm" ٌﻢﻴِﻠَﻋٍءْﻲَﺷ?ﻞُﻜِﺑُﻪ?ﻠﻟاَوِسﺎ?ﻨﻠِﻟَﻞَﺜْﻣَْﻷاُﻪ?ﻠﻟاُبِﺮْﻀَﻳَو “dhe paraqet shembujt për njerëzit. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë”.Allahu i Madhërishëm, pasi që e përmendi këtë si shembull të dritës, të cilën ia dhuroi zemrës së besimtarit.

  7. Përfundim Përfundim Edhe pse e gjithë surja është e mbushur me dispozita qëllimi i dispozitave është që ta ruajnë imanin, të gjitha ahkamet të gjitha ato qe janë hallall haram, të gjitha kanë zbritur për ta ruajtur imanin tonë. Surja En-nur përmbledh rregulla dhe dispozita të ligjit islam mirpo metodologjia e pejgamberit a.s në mësimin e Kur’anit sahabëve të tij ishte e tillë që fillimisht ua mësonte atyre imanin/besimin para mësimit të dispozitave/hallallit e haramit. Kjo hyn në kuadër të rregullit të mirënjohur tek dijetarët gjatë mësimdhënies: “Dijetari i mirëfilltë është ai i cili i edukon të tjerët me njohuritë bazike para atyre të avancuara”. Abdullah ibn Umeri radijallahu anhu, në formë të përmbledhur, e bëri dallimin mes neve dhe mes tyre, duke thënë: “Ne e mësuam imanin/besimin, e mandej e mësuam Kur’anin, me ç’rast u shtua imani/besimi ynë, ndërkaq ju e mësoni Kur’anin, e pastaj e mësoni imanin/besimin. Përgjigjen e shohim qart me sytë tanë se sa i përfill bota islame sot urdhrat e Zotit dhe të pejgamberit të Tij. Nuk ka dyshim se ky është shkaku kryesor i efektit të dobët gjatë edukimit, mësimit dhe formimit të të tjerëve. Këtë gjë duhet ta kuptojmë mirë, meqë paraqet një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe me peshë. Fatkeqësisht, një numri të madh të mësuesve dhe bartësve të Kur’anit u ka ikur mënyra e saktë, me ç’rast kanë rënë në kundërshtim me metodologjinë e pejgamberit alejhissalatu vesselam dhe të sahabëve të tij radijallahu anhum. O ti thirrës/ftues i të tjerëve në fenë e Allahut! Kur ti ua ndez njerëzve fitilin e “dritës”, ua zbërthen atyre domethëniet e saj, i udhëzon ata drejt rrugës së saj, i udhëzon ata me mirësjellje dhe i fut në kështjellat e sigurta, e pas tërë kësaj ata sërish largohen dhe zhyten në thellësitë e imoralitetit dhe jetën e errët me veprime të ulta, ti mos mërzit e mos u shqetëso fare, mos e shkatërro veten duke ndier keqardhje për ta, meqë Allahut i përket urtësia e plotë dhe absolute, e Ai - Lartësuarqoftë - në suren en-Nur ka thënë:“E detyra e të dërguarit është vetëm përcjellja e kumtimit të qartë”. (EnNur: 54) Zoti ynë, o Dritë e qiejve dhe tokës, bëje suren “en-Nur” argument për ne e jo kundër nesh dhe ndërmjetësuese për ne ditën kur takohemi me Ty. Bëje atë dritë në zemrat tona, dritë në gjuhët tona, dritë në shikimet tona, dritë në dëgjimet tona, dritë në mendjen tonë, dritë në ndjenjat tona, dritë në të djathtën tonë, dritë në të majtën tonë, dritë mbi ne, dritë poshtë nesh,dritë përpara nesh, dritë mbrapa nesh, dritë brenda nesh dhe na shto dritë në dunja e Ahiret ja Rabbel-alemin! Amin!

  8. Literatura e shfrytëzuar : Kurani Kandili ndricues ne versionin e shkurtuar të Tefsirit te ibn Kethirit vell.V Komenti tematik i Kuranit famëlartë, Muhamed el-Gazali Koment i surës Nur, Dr.Shefqet Krasniqi Komentimi i sures “En Nurë”, Punim diplome Rikthimi i shijes , Jahja Hondozi

More Related