1 / 23

Programim Mobile

Programim Mobile. Leksion 4 Tema: Programimi Mobile në Java. Në këtë leksion. Familja Java dhe J2ME Konfigurimet CLDC dhe CDC, Paketat Opsionale Krijimi i aplikacioneve MIDP dhe CDC Shembuj aplikacionesh. Hyrje në familjen Java.

abril
Download Presentation

Programim Mobile

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Programim Mobile Leksion 4 Tema: Programimi Mobile në Java

  2. Në këtë leksion.... Familja Java dhe J2ME Konfigurimet CLDC dhe CDC, Paketat Opsionale Krijimi i aplikacioneve MIDP dhe CDC Shembuj aplikacionesh

  3. Hyrje në familjen Java J2EE kryesisht shërben për ndërtimin e aplikacioneve enterprise që e vënë theksin në zhvillimin e aplikacioneveserver-side dhe për web. J2SE është e destinuar për ndërtimin e aplikacioneve konvencionalë për kompjuterat desktop. J2ME është nëngrup i J2SE që shërben për zhvillimin e programeve për pajisjet e ndërfutura që nuk mund tësuportojnë implementim të plotë të J2SE. Java Card ofron një mjedis për zhvillimin e aplikacioneve që ekzekutohen në karta smart.

  4. Për shembull do të ishte jo efiçente që në një makinë desktop të përdorej J2EE e cila përfshin paketa për aplikacione enterprise. Gjithashtu implementimi i plotë i J2SE nuk mund të suportohet nga pajisjet e vogla që kanë më pak burime se një makinë desktop.

  5. Platforma J2ME J2ME është pjesë e familjes Java e ndërtuar me qëllim që të shërbejë për ndërtimin e aplikacioneve që ekzekutohen në mjedise që punojnë me bateri dhe jo me energji elektrike. Pajisjet me aftësi të ngjashme grupohen në konfigurime dhe brenda secilit konfigurim krijohen profile për të klasifikuar më tej llojin e pajisjes. J2ME nuk është gjuhë e re por është një version i përshtatur i Java për pajisjet e vogla duke hequr nga J2SE ato pjesë që nuk mund të suportohen. Megjithatë platforma J2ME mund të ekzekutohet në një larmi pajisjesh si TV, PDA, libra elektronikë, telefona etj.

  6. Për momentin në platformën J2ME ekzistojnë dy konfigurime: • CLDC(Connected Limited Device Configuration), për pajisje me • Ndërfaqe përdoruesi shumë të thjeshtë • Kujtesë të vogël (160Kb deri në 512 Kb) • Komunikim wireless • Procesor 16 ose 32 bit • Energji e kufizuar, zakonisht me bateri • Shembuj: telefonat celularë, librat elektronikë, PDA të thjeshta etj. Këtyre pajisjeve do i referohemi si pajisje më pak të afta.

  7. CDC(Connected Device Configuration), për pajisje me • Ndërfaqe përdoruesi më të larmishme • Kujtesë nga 2 – 16 M. • Lidhje me disa tipe rrjetash. • Procesorë 16 ose 32 bit. • Shembuj: Tv, PDA etj. • Këtyre pajisjeve do i referohemi si pajisje më shumë të afta.

  8. Pajisjet më pak të afta: Konfigurimi CLDC Për momentin ekzistojnë dy versione CLDC: CLDC 1.0 i cili është lëshimi i parë i specifikimit CLDC. CLDC 1.1 i cili është version i përmirësuar i 1.0. CLDC ofron një mjedis ekzekutimi Java (JRE) bazë, por grupi i klasave bazë zakonisht është i vogël dhe ka nevojë që të përmirësohet nga klasa shtesë. Në fakt CLDC nuk ka ndonjë API të integruar për menaxhimin e ndërfaqes me përdoruesin, nuk implementon ndonjë model I/O dhe ka mangësi në arritjen e sigurisë.

  9. MIDP (Mobile Information Device Profile) Profili MIDP i shtohet konfigurimit CLDC për të mbushur funksionalitetet që mungojnë. MIDP në fakt është një grup API-sh dhe librarish që ofrojnë funksionalitete si ndërfaqe përdoruesi, lidhje në rrjet, ruajtje të dhënash etj. Aktualisht ekzistojnë dy versione MIDP të cilët implementohen në pajisje reale: MIDP 1.0 është lëshimi i parë i profilit dhe përfshin ndërfaqe përdoruesi (nivel jo i avancuar) e siguri në rrjet. MIDP 2.0 ka përshtatshmëri kthimi me MIDP 1.0 dhe ka funksione shtesë si ndërfaqe më të avancuar. Multimedia, lojëra etj.

  10. Aktualisht është specifikuar edhe gjenerata e tretë e MIDP me emrin JSR271. Ky specifikim bazohet në MIDP 2.0 dhe ka përshtatshmëri kthimi me të. Një aplikacion që zhvillohet sipas profilit MIDP quhet MIDlet. Këto lloj aplikacionesh nuk përdorin një metodë statike main për pikë hyrëse sikurse ndodh në aplikacionet tradicionalë desktop. Pika hyrëse e një aplikacioni MIDlet është një klasë që trashëgon nga java.microedition.midlet.MIDlet. Klasa MIDlet ka të përcaktuara disa metoda abstrakte që thirren kur gjendja e MIDlet-it ndryshon.

  11. Një ose më shumë MIDlet-e së bashku me të gjithë skedarët dhe klasat e tjera që i duhen aplikacionit paketohen në një suitë MIDlet. Një suitë MIDlet përbëhet nga një skedar JAR dhe një skedar JAD. Skedari JAR është skedari që duhet të dërgohet në telefon për të instaluar aplikacionin. CDC është plotësisht i përshtatshëm me CLDC.

  12. Suporti për rrjetat J2ME ofron ndërfaqe rrjeti për zhvillimin e aplikacioneve wireless dhe shfrytëzon aftësitë e këtyre pajisjeve për tu lidhur në rrjet sipas teknologjive të ndryshme të rrjetit wireless. Suporti për lidhjen e pajisjeve në rrjet kryhet nga GCF hierarkia e së cilës tregohet në Figurë

  13. Qëllimi kryesor i GCF është që të përcaktojë një arkitekturë rrjeti sa më të përgjithshme dhe të lejojë akses për tiparet që lidhen me protokollet. GCF i ofron përdoruesit një grup të vetëm abstragimesh për të menaxhuar disa protokolle. GCF përdoret edhe nga CLDC edhe nga CDC por ka disa ndryshime në protokollet që suportojnë. Disa nga llojet e lidhjeve që mund të krijohen janë HttpConnection, UDPDatagramConnection, SipConnection.

  14. Protocol:Protokolli që do të përdoret për lidhjen. Protokolli përdoret nga GCF për të gjetur klasën e saktë që do të përdoret. Address:Adresa në rrjet e pikës fundore të lidhjes. KlasatConnectionqë suportojnë funksionalitete server tëlejojnë të specifikosh vetëm portën e lidhjes, p.sh socket://:80 krijon një lidhje socket në server në portën 80 të localhost. Parameters:Në lidhje mund të përcaktohen në mënyrë opsionale disa parametra ekstra. P.sh lidhjaSipConnection të lejon të shtosh parametra transporti. Parametrat gjithmonë specifikohen si listë me çifte name = value të cilët ndahen nga njëri-tjetri me pikëpresje. P.sh: SipConnection sc = ( SipConnection )Connector.open (“sip:+475551234567; postd = pp22@foo.com; user=phone“);

  15. Teknologjia e standardizimit në Java E gjithë teknologjia Java kalon përmes procesit JCP (Java Community Process.Procesi mbikëqyret nga EC(Executive Committee). Ekzistojnë dy komitete ekzekutive: një për J2SE dhe J2EE, dhe një për J2ME. Është detyrë e EC që të mbledhë, zhvillojë dhe të aprovojë JSR(Java Specification Request). Rezultati i këtij procesi përbëhet nga tre artefakte: Specifikimi: Është API përfundimtare, përmban klasat dhe manualin që i shpjegon përdoruesit se si ta përdorë këtë teknologji. TCK(Test Compatibility Kit): Përfshin testet që duhet të kalojë një specifikimin. RI(Reference Implementation): Është implementim i specifikimit i cili i lejon përdoruesit që të fillojnë të punojnëme të.

  16. Mobile Service Architecture MSA u finalizua në Dhjetor 2006 si zhvillim i JTWI. Në këtë specifikim janë shtuar shumë më tepër paketa opsionale, siç tregohet në Figurën 6. Përveç MSA dhe MSA Subset ekziston gjithashtu MSA Advanced Specifikation. Si konfigurim për MSA mund të përdoret edhe CDC. Pajisjet mobile mund të suportojnë të gjithë MSA ose vetëm një pjesë të teknologjive të përfshira në të.

  17. . Mjedisi zhvillues Për të programuar në NetBeans me J2ME është e nevojshme që paraprakisht në kompjuter të jenë të instaluar: Java SE Development Kit (JDK) 5.0.6 e tutje. NetBeans IDE NetBeans Mobility Pack për CLDC dhe/ose CDC. Paketat duhet të instalohen sipas radhës së mësipërme. Gjithashtu ekziston një opsion për shkarkimin e NetBeans IDE së bashku me JDK-në.

  18. Shtimi i një librarie të re në Netbeans

  19. Shembull: Krijimi i një aplikacioni MIDlet

  20. Dy hapat e tjerë kanë të bëjnë me konffigurimin e pajisjes emulator për sa i përket tipit dhe pam jes së saj. Më pas paketën <default package> të projektit mund të shtohen MIDlet-e. Më poshtë tregohet kodi burim i një MIDlet-i të thjeshtë dhe pamja se si duket në emulator. import javax.microedition.lcdui.*; import javax.microedition.midlet.*; public class HelloWorld extends MIDlet { Display display ; Form form ; public void startApp() { display = Display.getDisplay(this); form = new Form("Helloworld example"); form.append("Hello World!"); display.setCurrent(form); } public void pauseApp() {} public void destroyApp(boolean unconditional) { notifyDestroyed( );  }}

  21. Hedhja e MIDlet-it në telefon Pasi projekti kompilohet, NetBeans krijon Suitën MIDlet për projektin e cila gjendet në folderin HelloWorld/dist. Në polder gjenden dy skedarë HelloWorld.jad dhe Helloworld.jar. Skedari i dytë është arkivi që ka të gjithë skedarët që i duhen aplikacionit që të punojë. Rrjedhimisht për të instaluar MIDlet-in në telefon ky arkiv duhet të transferohet fillimisht në telefon. Në disa raste të veçantë duhet të transferohet edhe skedari .jad. Pasi dërgohet skedari në telefon, fillohet instalimi duke hapur këtë skedar.

More Related