1 / 25

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Mars 2012. « Te kush të shkojmë, Zotëri? Ti ke fjalët e jetës së pasosur! » (Gjn 6,68).

aletta
Download Presentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Mars 2012

  2. «Te kush të shkojmë, Zotëri? Ti ke fjalët e jetës së pasosur!»(Gjn 6,68).

  3. Turmave që rendnin tek ai, Jezusi u fliste për Mbretërinë e Hyjit. E bënte me fjalë të thjeshta, me shëmbëlltyra të jetës së përditshme, e megjithatë fjalët e tij kishin një magjepsje të veçantë. Njerëzit mbeteshin të habitur prej mësimit të tij, sepse mësonte si ai që kishte autoritet, jo porsi skribët.

  4. Edhe rojet që shkuan për ta arrestuar, kur kryepriftërinjtë dhe farisenjtë i pyetën përse nuk i kishin zbatuar urdhrat, u përgjigjën: «Askurrë askush s’ka folur si ky njeri!».

  5. Ungjilli i Gjonit sjell edhe biseda të Jezusit mbi dritën të bëra me individë, sikurse Nikodemi ose samaritania.

  6. Jezusi shkon edhe më thellë me apostujt e vet: flet hapur për Atin dhe për gjërat qiellore, pa përdorur më shembëlltyra; tashmë i ka bërë ata për vete, dhe nuk zbrapsen as kur nuk i kuptojnë plotësisht fjalët e tij, ose kur ato duken fort kërkuese.

  7. «I pakuptueshëm është ky mësim!», i thanë disa nxënës, kur dëgjuan se do t’u jepte atyre të hanin trupin e tij dhe të pinin gjakun e tij.

  8. Jezusi, duke parë se nxënësit tërhiqeshin dhe nuk shkonin më me të, u drejtohet 12 Apostujve: “A mos doni të shkoni ndoshta edhe ju?” Pjetri, tashmë i rrëmbyer përgjithmonë prej tij, i magjepsur prej fjalëve që kishte dëgjuar të thoshte qysh prej ditës që e kishte takuar, u përgjigj në emër të të gjithëve:

  9. «Te kush të shkojmë, Zotëri? Ti ke fjalët e jetës së pasosur!»(Gjn 6,68).

  10. Pjetri e kishte kuptuar se fjalët e Mësuesit të tij ishin ndryshe nga ato të mësuesve të tjerë. Fjalët që burojnë nga toka dhe shkojnë në tokë, i përkasin dhe kanë si destinacion tokën.

  11. Ndërsa fjalët e Jezusit janë shpirt dhe jetë, sepse vijnë prej Qiellit: një dritë që zbret prej së Larti dhe e ka fuqinë prej së Larti. Fjalët e tij kanë një peshë dhe një thellësi që fjalët e tjera nuk e kanë, qofshin ato fjalë filozofësh, politikanësh, poetësh. Janë «fjalët e jetës së pasosur» sepse përmbajnë, shprehin, përcjellin plotësinë e jetës që nuk ka mbarim, sepse është vetë jeta e Hyjit.

  12. Jezusi është ngjallur dhe jeton, dhe fjalët e tij, edhe pse janë thënë në të kaluarën, nuk janë thjesht një kujtim, por janë fjalë që ai na i drejton sot ne të gjithëve dhe secilit njeri të çdo kohe dhe të çdo kulture: fjalë universale, fjalë të amshueshme.

  13. Fjalët e Jezusit! Duhet të kenë qënë mjeshtëria e tij më e madhe, nëse mund të shprehemi kështu. Fjala që flet me fjalë njerëzore: çfarë përmbajtje, çfarë thellësie, çfarë theksi, çfarë zëri!

  14. «Një ditë – tregon Basili i Madh -, gati në të zgjuar prej një gjumi të thellë, pashë dritën e mrekullueshme të së vërtetës së Ungjillit dhe zbulova kotësinë e urtisë së princave të kësaj bote».

  15. Teresa e Lisieux në një letër të 9 majit 1897 shkruan: «Ndonjëherë, kur lexoj disa tekste përshpirtërie... i mjeri shpirti im i vogël lodhet shpejt. E mbyll librin e të diturve, që e shkërmoq kokën time dhe e shteron zemrën time, dhe marr në dorë Shkrimin Shenjt. Atëherë gjithçka më ndriçohet, një fjalë e vetme hap në shpirtin tim horizonte të pafundme dhe përsosmëria më duket e lehtë».

  16. Po, fjalët hyjnore e ngijnë shpirtin e krijuar për përjetësinë; ndriçojnë në brendësi jo vetëm mendjen, por gjithë qenien, sepse janë dritë, dashuri dhe jetë. Dhurojnë paqen – atë që Jezusi e quan të tijën: «paqen time» – edhe në çastet e trazimit dhe të ankthit.

  17. Dhurojnë gëzim të plotë, ndonëse të zhytur në dhimbje që nganjëherë torturon shpirtin. Japin forcë, sidomos, kur ia behin tronditja dhe shkurajimi. Dhe të bëjnë të lirë, sepse hapin udhën e së Vërtetës.

  18. «Te kush të shkojmë, Zotëri? Ti ke fjalët e jetës së pasosur!»(Gjn 6,68).

  19. Fjala e këtij muaji na kujton se Mësuesi i vetëm që duam të ndjekim është Jezusi, edhe kur fjalët e tij mund të duken të pakuptueshme ose shumë kërkuese: të jemi të ndershëm në punë, të falim, të vihemi në shërbim të tjetrit, se sa të mendojmë në mënyrë egoiste për veten tonë; të qëndrojmë besnikë në jetën familjare, të ndihmojmë një të sëmurë të pashërueshëm pa pranuar idenë e eutanazisë...

  20. Ka shumë mësues që na joshin për zgjidhje të lehta, për kompromise. Ne duam të dëgjojmë Mësuesin e vetëm dhe të ndjekim atë, që është i vetmi që thotë të vërtetën dhe që ka «fjalët e jetës së pasosur ». Në këtë mënyrë mund të përsërisim edhe ne fjalët e Pjetrit.

  21. Në këtë periudhë Kreshmesh, gjatë të cilës përgatitemi për festën e madhe të Ngjalljes, duhet përnjimend të ndjekim mësimet e Mësuesit të vetëm dhe të bëhemi nxënës të tij.

  22. Edhe në ne duhet të lindë një dashuri e zjarrtë për fjalën e Hyjit: ta pranojmë me vëmendje kur na shpallet në kisha, ta lexojmë, ta studiojmë, ta meditojmë...

  23. Por mbi të gjitha jemi të thirrur që ta jetojmë, sipas mësimit të vetë Shkrimit të Shenjtë: «Bëhuni zbatues të fjalës e jo vetëm dëgjues që gënjejnë vetveten». Për këtë arsye çdo muaj marrim në shqyrtim një fjalë të veçantë, duke lejuar që ajo të na depërtojë, të na formojë, “të jetojë në ne”.

  24. Duke jetuar një Fjalë të Jezusit jetojmë krejt Ungjillin, sepse në çdo Fjalë të tij ai na jep gjithçka, vjen ai vetë që të jetojë në ne. Është si një pikë prej urtisë hyjnore të tij, të Ngjallurit, që ngadalë nga gërryen brenda dhe e zëvendëson mënyrën tonë të të menduarit, të të dëshiruarit, të të vepruarit në të gjitha rrethanat e jetës.

  25. «Te kush të shkojmë, Zotëri? Ti ke fjalët e jetës së pasosur!»(Gjn 6,68). “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, shkruar në vitin2003 Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org (nga ku mund të shkarkoni)

More Related