1 / 29

Leksioni 1 -2 : Artet & Muzika ,vendi i tyre në jetën e përditshme . C ilësitë e tingullit

UNIVERSITETI ”Planetar” Departamenti i Shkencave të Edukimit. Leksioni 1 -2 : Artet & Muzika ,vendi i tyre në jetën e përditshme . C ilësitë e tingullit. Ma. Majlinda HALA. a) Zhvillimin të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës ku:

quinta
Download Presentation

Leksioni 1 -2 : Artet & Muzika ,vendi i tyre në jetën e përditshme . C ilësitë e tingullit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. UNIVERSITETI ”Planetar”Departamenti i Shkencave të Edukimit Leksioni 1 -2: Artet & Muzika,vendii tyre në jetën e përditshme. Cilësitë e tingullit Ma. Majlinda HALA

  2. a) Zhvillimin të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës ku: Artet mundësojnë nxënësit të formojnë, të kuptojnë dhe shprehin përvoja personale. Artet përmes përvojave krijuese sigurojnë mundësitë për të zhvilluar imagjinatën dhe pavarësinë e mendimit, gjykimit dhe veprimit që lidhin dukuri e fenomene të natyrës me jetën dhe problemet e tyre të botës emocionale. b) Përmirësimin e cilësisë së komunikimit me të tjerët dhe pasurimit të rrugëve të komunikimit ku: Artet përmes përdorimit të teknikave, mjeshtërive dhe burimeve të arteve, u mëson nxënësve të komunikojnë dhe interpretojnë në mënyra dhe rrugë të ndryshme me të tjerët. Artet, në shumë mënyra vendosin lidhjen e fëmijës me botën që e rrethon, lexon, këndon, vizaton, imiton, dramatizon etj. Disa nga prirjet dhe tendencat në zhvillimin e arteve, janë të lidhura me:

  3. c) Rritjen e ndjeshmërisë, përgjegjshmërisë dhe të reagimit të fëmijëve ndaj problemeve shoqërore dhe mjedisore ku: pjesëmarrja në arte zhvillon imagjinatën dhe përgjegjshmërinë e fëmijëve për të mbajtur qëndrime realiste ndaj botës së artit, duke vlerësuar pëlqyer ose mospëlqyer prurjet e tij. qëndrimi dhe përgjegjësisë së individëve ndaj problemeve të jetës shoqërore, ku ato shprehen dhe vlerësohen përmes artit që bëhet më i spikatur dhe më real. d) Vlerësimin dhe zhvillimin e traditave kulturore kombëtare dhe të të tjerëve ku: artet sigurojnë aftësinë për të njohur dhe kuptuar trashëgiminë kulturore, traditat dhe vlerat, duke bërë krahasime me kultura të tjera. Artet e përfshijne individin në botë kete bote. Sa më shumë ta gjejë ai atë në kufijtë e trashëgimisë kulturore vendase si edhe në dimensione më të gjera ndërkombëtare, aq më realist bëhet ai për të vlerësuar dhe krahasuar prirjet dhe tendencat e së kaluarës, së sotmes dhe së ardhmes.

  4. e) Përfshirjen në procesin e edukimit dhe të mirëkuptimit ndërkulturor si element i paqes në botë ku: • Arti si i tillë është një urë lidhëse përmes popujve dhe kontinenteve. • Ai nuk njeh kufi, nuk njeh pengesa. • Ai fluturon duke përcjellë mesazhe të rëndësishme paqeje mirëkuptimi integrimi ndërkulturor.

  5. MUZIKA DHE RËNDËSIA E SAJ • Muzika është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore. • Muzika mundëson kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave, duke i përdorur ato për t’u frymëzuar, për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat. • Edukimi i veshit muzikor, dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dhe instrumentale, shprehja dhe krijimi zhvillohen të ndërthurura së bashku.

  6. Muzika dhe lëvizja • Muzika dhe lëvizja, rëndom fëmijët, sidomos në fazën e parë, anojnë ti shprehin emocionet e përjetuara nga kompozimi me anë të lëvizjeve. Pavarësisht nga karakteri i veprës muzikore, fëmijët do t’i realizojnë ato permes lëvizjeve trupore. • Lëvizjet nuk duhet të konsiderohen vetëm si funksion muskulor, por si rrjedhim të një mendimi që zgjat, kurse muzikën nuk e konsiderojmë vetëm lojë të toneve, por forcë të brendshme e cila të lëvizë, këtu fillon loja e pashtershme, e pasur dhe e njëpasnjëshme, e raporteve në mes njërës dhe tjetrës, me kohën, hapësirën forcën dhe formën – Josip Kramershek. • Lëvizjet e nxënësve nuk do të jenë të unifikuara, por çdo fëmijë do t’i bëjë të ndryshme, ashtu si e ka përjetuar muzikën dhe sipas ndjeshmerise dhe deshires ndaj lëvizjeve trupore. Raportin e ngushtë në mes të muzikës dhe lëvizjes si tërësi estetike nxënësit e përjetojnë sidomos në vallet popullore dhe lojërat fëmijrore që mund të realizohen si në edukatën muzikore ashtu dhe atë fizike.

  7. Muzika dhe shprehja figurative • Përjetimi,e nxitur nga vepra muzikore që e dëgjon nxënësi mund t shprehë edhe me krijime figurative. Muzika në këtë rast do të jetë fuqi e cila do ta lirojë dhe do ta emocionojë nxënësin, që përjetimet e veta t’i shprehë me mjete shprehëse figurative, pra muzika bëhet nxitëse, shkaktare e aktivitetit krijues të imagjinatës së nxënësit. • Vepra muzikore me fuqinë e saj shprehëse duhet të kontribuojë ngjalljen e asociacioneve të ndryshme që pa dyshim do të jetë e shumëllojshme dhe me intensitet të ndryshëm. • Nga studiuesit eshte vërtetuar se vizatimet e fëmijëve gjatë dëgjimit të muzikës dallohen për ndjeshmëri emocionale, ngjyrat janë më të spikatura. Kurse vizatimet e punuara pa muzikë dhe pa sensibilizim të atmosferës së punës janë më të varfra për nga shprehja kolorite.

  8. Të shprehurit letrar nën ndikimin e muzikës Fëmija që anon nga të shprehurit letrar pa dyshim muzika e dëgjuar do t’i shtyjë të hartojnë ndonjë përmbajtje të shkurtër letrare. Shprehja e imagjinatës krijuese do të jetë po ashtu, në rast se fëmija lidh përjetimin e dëgjuar nga vepra muzikore me ndonjë tregim apo poezi nga ato që i njeh më parë. Pa dyshim, vepren muzikore me karakter heroik fëmija do talidhë në lidh me ndonjë tregim apo poezi me karakter të ngjashëm. Veprimtaria krijuese mund të zhvillohet te fëmija edhe me elementet dramatike të ndonjë kënge, teksti i së cilës ka elemente dramatike.

  9. Efektet mendje-trup Muzika është një aspekt thelbësor i jetës njerëzore dhe reagimet tona ndaj saj mund të jenë tejet të lidhura me trurin tonë. Kërkimet e Norman ëeinberger sugjerojnë se: korteksi auditiv i përgjigjet më mirë lartësisë dhe tonit të tingullit se sa tingullit të zhurmshëm; ndërsa qelizat e trurit njerëzor përpunojnë konture melodike. Lidhja neurale në procesimin e muzikës Në korteksin auditiv janë zbulur grupe neuronesh të cilët luajnë këto role: Përpunimin e lartësisë Përpunimin e timbrit Përpunimin e konturit melodik Përpunimin e goditjes (si sahat) në hemisferën e djathtë. LIDHJE TË MUZIKËS ME CILËSITË E TINGULLIT SIPAS DISA STUDIUESVE

  10. Përpunimi i ritmit në hemisferën e majtë Manfred Cjynes, PhD, autor i “Muzika, Mendja dhe Truri (1982) shpjegon se si muzika e angazhon të gjithë trurin. Në njëqind vitet e fundit muzika ka ndryshuar në drejtim të tipeve që stimulojnë më shumë hemisferën tonë dominante (ashtu si shijet tona kanë lëvizur drejt stileve më të zhvilluara), dhe më pak drejt hemisferës tonë jodominante (siç do të pritej nga muzika klasike). Me fjalë të tjera muzika e sotme angazhon më shumë pjesë të trurit tonë. a) Struktura harmonike e muzikës, cilësia e intervalit, timbri dhe modelimet hapësinore temporale afatgjata njihen nga hemisfera jodominante e jonë ( në shumicën prej nesh hemisfera e djathtë). b) Nga ana tjetër shenjat afatshkurtra të muzikës si shpejtësia dhe ndryshueshmëria e volumit, trajektorja e saktë dhe e shpejtë e gjatësisë së valës, niveli dhe liria janë të njohura nga hemisfera dominante (në shumicën prej nesh në anën e majtë).

  11. c) Impakti i muzikës mund të ndjehet gjithashtu dhe në rrahjet tona të zemrës, siç mund të maten nga pulsi jonë, i cili përpiqet të sinkronizohet me ritmet e muzikës që jemi duke dëgjiuar. Sa më e shpejtë të jetë muzika aq më i shpejtë është edhe pulsi ynë. Jean Houston ka thënë shpesh në seminaret e saj që muzika “rrit strukturën molekulare të trupit”…. Efektet potenciale të muzikës në trupin dhe mendjen tonë janë: Rritja e energjisë muskulare Rritja e energjisë molekulare Influencon rrahjet e zemrës Alternimi i metabolizmit Reduktimi i dhimbjes dhe stresit Shpejton shërimin tek pacientët e dëmtuar Lehtësim i lodhjes Ndihmon në lehtësimin e emocioneve Stimulon kreativitetin, ndjeshmërinë dhe të menduarin.

  12. Truri melodik Muzika nxit përgjigje emocionale, gjendje receptive apo agresive, dhe stimulon sistemin limbik. Sistemi limbik dhe rajoni sub - kortikal përfshihen në angazhimin e reagimeve muzikore dhe emocionale si dhe në ndërmjetësimin e memories afatgjatë. Në studimet neuro-imagjinare u krahasua rrjedhja e gjakut dhe aktiviteti i trurit tek muzikantët profesionist dhe tek jomuzikantët gjatë dëgjimit të muzikës. Kur dëgjonin jomuzikantët hemisfera e djathtë “u ndriçua”, kurse hemisfera e majtë dhe amigdala u aktivizuan më shumë kur dëgjuan muzikantët.

  13. Aktivizimet ndodhin në pjesë të ndryshme të trurit në varësi të detyrës specifike të të mësuarit. Truri reagon në mënyra të ndryshme në varësi të asaj nëse po mëson muzikë duke e dëgjuar, duke e luajtur, duke e lexuar, duke dëgjuar të flitet për të, duke vizualizuar një rezultat, duke rikujtuar një koncert, ose duke përjetuar emocione të forta që përfshijnë muzikën. Secili nga këto aktivitete regjistrohet e përpunohet në mënyrë të ndryshme në tru. Për shembull, melodia aktivizon anën e djathtë të trurit, ndërsa harmonia dhe ritmi më tepër pjesën e majtë, dhe matja e goditjeve aktivizon celebriumin.

  14. Muzika dhe të nxënit Gardneri thekson se teoria e inteligjencës së shumëfishtë ka një shtrat të dyzuar: invenstimin kulturor ( dmth një nivel i caktuar i individit) dhe një bazën biologjike. Përmes njohjes së inteligjencës së shumëfishtë ne do të ndaleshim tek: a)inteligjenca muzikore – që vjen nga një talent + të ushtruarit, ku përfshirë këtu janë edhe gjenitë muzikorë. Ato fillojnë me mënyrat intuitive drejt shijimit të muzikës dhe improvizimit, e cila zhvillohet nëpërmjet mësimdhënies sistematike. b) inteligjenca personale – ku fëmija fillon të kuptojë veten si person dhe marrëdhëniet e tij me të tjerët.

  15. në studimet me parashkollorët, AF, CMU, nxënësit e shkollave të mesme, dhe me studentët, imazhe të aktivitetit të trurit të krijuar nga kompjuteri nxorën në pah ngjashmëri të theksuara të rezultateve të shkruara të muzikës së kompozuar nga Moxart. Në një konferencë Kombëtare (1987) mësuesit e muzikës raportuan se studentët që kishin marrë leksione muzike kishin rezultate më të larta nga 20 deri 40 pikë në provimet e pranimit. Muzikanti dhe mësuesi profesionist Steven Halpern (1985, 1999) ka bindjen se studimi i muzikës jo vetëm është dobiprurës në vetvete, por futja e saj në programin shkollor ndihmon në mësimin e matemaitkës, leximit dhe të shkencave. Nga ana tjetër mungesa e artit dhe muzikës mund të vonojë zhvillimin e trurit te fëmijët, shton ai. – Ndikimi i muzikes te të nxënit

  16. Muzika dhe dobitë e saj në të mësuar janë: • Relaksim dhe reduktim i stresit ( stresi bllokon të mësuarit) • Ushqimi i kreativitetit nëpërmjet aktivzimit të valëve të trurit. • Stimulimi i imagjinatës dhe të menduarit • Stimulimi i aftësive motorike, të folurit dhe fjalori • Reduktim i problemeve të diciplinës • Fokusimi dhe drejtimi i grupit të energjisë • Mjet për transmetimin e informacionit të ndërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm

  17. Ndikimi i muzikes ne gjendjen emocionale Don Campell, autor i Efektit të Moxartit (1997), përmbledh se si muzika ul nivelin e stresit: Ajo ndikon në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës, influencon në kiminë e trurit, dhe krijon një gjëndje receptive të mendjes. Kini parasysh për shembull kur jeni duke ngarë makinën dhe duke dëgjuar radio dhe ndjeheni si më të çliruar kur jepet një këngë e juaj e preferuar. Mbase është një këngë që të kujton kohët e gjimnazit, ose të sjell ndër mend kujtime e dashurisë së parë. Me çfarëdo që të keni bërë asosacion ju ndjeheni menjëherë më mirë. Disa tinguj dhe muzika prodhojnë një gjendje optimale të mësuari, ashtu sikundër i japin energji trupit për vullnet dhe energji më të madhe.

  18. Gjendjet e ndryshueshme sipas përdorimeve më të mira të muzikës së regjistruar: • Zbavitje- Ne shpesh sinkronizojmë ritmin e trupit me ritmet e muzikës. • Shoqërueshmëria-Muzika mund t’i bashkojë njerëzit. • Nxitje e gjëndjeve më të mira kognitive - Menaxhon gjëndjet e nxënësit, derisa muzika specifike zhvillon gjëndje specifike të të nxënit. • Emocione - Muzika, e dëgjuar, e kënduar apo e luajtur mund të shkaktojë lëshimin e opiateve dhe hormoneve natyrale të trurit. • Nxitëse kujtimesh - Evokon njerëz, ngjarje dhe vënde të mëparshme duke nxitur gjëndje të forta. • Qetësimi- Për të ngadalësuar dhe qetësuar mendjen dhe trupin. • Frymëzimi - Aktivizon rrugë precise, specifike neurale për përmbajtjet që duhen mësuar; kryerjen e një detyre; ose kreativitetin. • Lidhja e të nxënit me domethënien - Ky proçes krijon një lidhje kujtese midis konceptit dhe gjëndjes, duke e bërë rikujtimin më të shpeshtë (lehtë). • Lëvizja- I vë njerëzit në lëvizje: të punojnë, të kërcejnë ose t’i përvishen diçkaje.

  19. Ritmin e takojmë në natyrë, brenda vetes dhe në veprimet tona, në muzikë. Tërë këtë larmi ritmike fëmija fillon ta përjetojë kur: - ndjen lëkundjet e djepit, - dëgjon të folurën dhe këngën e nënës, - në hapat e parë në jetë - etj. Kjo ndjenjë ritmike e fëmijës forcohet akoma më shumë gjatë viteve të para të jetës e më tej. Loja ritmike - melodike me gjallërinë dhe gëzimin që sjell, bëhet një ndër komponentët më të qenësishëm të jetës së fëmijës.Duke qenë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e lindur të fëmijëve për lëvizje është e domosdoshme që mëusiti edukimin e ndjenjës ritmike ta mbështetim mbi këtë bazë. Kjo ka rëndësi të madhe për ecurinë dhe efektshmërinë e orës së mësimit, sepse në punën pedagogjike gjatë mësimit të lëndës ngulitim shprehi të ndryshme ritmike dhe shfrytëzojmë pikërisht ato të dhëna të lindura që kanë fëmijët për lëvizjet. Ritmi

  20. Edukimi i ndjenjës ritmike të nxënësve, kërkon herë pas here ushtrime dhe forma pune të përshtatshme, me qëllim që nxënësit të arrijnë të dallojnë rrahjet dmth numërimin ritmik në një këngë, lojë apo ritmin në jetën e përditshme. • Gërshetimi i shembujve muzikore me elementet ritmike që shoqërojnë ligjërimet dhe lojërat e ndryshme fëmijnore janë të këshillueshme. • Zhvillimi i disa modeleve të thjeshta ritmike (me dy goditje) duke përplasur shuplakat, ose fjalët dy rrokëshe: ma-mi, ba-bi, o-ra,etj, duke shkruar në dërrasë, numrat 1 – 2 të shoqëruara me shigjetat lart e poshtë duke ligjëruar, do të ndihmojnë në kuptimin e ndjenjës ritmike dhe numërimit të saj.

  21. Kujtojmë disa dukuri ritmike nga natyra, p.sh: tik – taku i orës, të rrahurit e dorës, marshimi, caf – cufi i trenit, ose goditja e bankës me pëllëmbë. Gjithashtu mund të vazhdohet me imitimin me zë: të trenit (caf-cuf, caf-cuf, ) lëvizja e kositësit (shë, shë, shë,shë) rënia e ziles (cin cin cin) rrahjet e çekanit (çak, çak, çak) etj. Ligjërimi i gjëzave dhe vjershave të vogla, duke i shoqëruar ato me shoqërim me shuiplaka krijon një lidhje të ngushtë të brendisë së tekstit që ligjërohet dhe lëvizjeve ritmike. Këto veprimtari ndihmojnë në zgjidhjen e shumë çështjeve, që kanë të bëjnë me edukimin e ritmit.

  22. Pra edukimi ritmik zhvillohet përmes: • Imitimit të dukurive ritmike nga natyra • Ligjërimit ritmik të përmbajtjeve poetike • Lidhja e dukurive dhe fenomeve dëgjuese me ato pamore • Aplikimi me instrumentet me goditje

  23. Tingujt dhe zhurmat

  24. Ndarja e Tingujve Natyrorë Njerëzorë Muzikorë

  25. Në jetën e përditshme shpeshherë dëgjojmë shumë dukuri natyrore të cilat na vrasin veshin ose na e kënaqin atë. Mirëpo, a keni menduar ndonjëherë se si i quajmë këto dukuri dhe si shkaktohen ato? Ato quhen ndryshe tinguj të natyrës, kurse burimi i tyre rrjedh nga dridhja e materies së (drurit, gurit apo metali) që i prodhon këto tinguj. • Tingujt e natyrës janë: ushtima, bubullima, gurgullima, cicërima e zogjve, këmborët. • Tingujt njerëzorë: zëri i njeriut. • Tingujt muzikorë janë: tingujt e veglave muzikore etj. Tingujt dhe zhurmat prodhohen nga vibracione të ndryshme. Vibracionet e rregullta (në kohë të njëjtë) prodhojnë tingull. Vibracionet jo të rregullta (të izoluara, sporadike) prodhojnë zhurmën.

  26. Tingulli është valë zanore, me frekuencë dhe gjatësi të caktuar. Objektet që lëshojnë tinguj janë: pikat e shiut, zëri i njeriut, zilja e telefonit, zilka ose këmbora, sirena e alarmit të makinës së policisë, ambulancës, etj. Zhurmat janë tingujt që ne dëgjojmë në rrugë dhe që nuk janë aspak të këndshëm për veshin tonë. Ato kanë një frekuencë më të lartë se pragu i dëgjimit. Objektet që lëshojnë zhurmë janë: makinat, aeroplani kur ngrihet, etj. Ato kanë një frekuencë më të lartë se pragu i dëgjimit. Objektet që lëshojnë zhurmë janë: makinat, aeroplani kur ngrihet, etj. Të gjitha tingujt e natyrës, njerëzorë dhe muzikorë,të cilët i marrim me anën e shqisës së dëgjuarit i ndajmë në dy grupe:të caktuar dhe të pacaktuar.

  27.  pikat e shiut  zëri i njeriut •  zilja e telefonit sirena e alarmit, makina e policisë •  zilka ose këmbora sirena e alarmit, makina e ambulancës •  muzika që dëgjojmë  Motorri

  28. Cilësitë apo Vetitë e tingullit Vetitë e tingullit janë: 1. Gjatësia- mbajtja gjatë pa shkëputje e tingullit të zërit apo instrumentit dhe mbajtja shumë shkurt e tingullit të zërit apo instrumentit. 2. Lartësia- tingëllimi i lartë apo i ulët i zërit apo i instrumentit. 3. Intensiteti- këndimi apo luajtja, lehtë ose fortë i një tingulli nëpërmjet zërit apo instrumentit. 4. Timbri- ngjyra (ndryshimi i zërit të shokëve dhe shoqeve, apo i tingujve të instrumentave).

  29. Veprimtari konkrete të katër vetive të tingullit nëpërmjet zërit tonë. I provojmë: • Lartësia – këndo sa më lart dhe sa më ulët që të mundesh. • Gjatësia – këndo dy herë gjatë dhe shkurt një frazë melodie. • Fuqia/intenstiteti – këndo fort dhe lehtë. • Ngjyra – dëgjo e dallo ngjyrën e zërit tënd apo të shokut.

More Related