1 / 14

Reflektim rreth mësimdhënies

Reflektim rreth mësimdhënies. Reflektimi si një çelës për një pedagogji me ndjeshmëri gjinore. Mësimdhënia me ndjeshmëri gjinore zhvillohet me qëllim që të rinjtë të gjejnë veten e tyre si individë dhe të shpalosin vetveten. Jo duke vendosur prioritete „tipike për vajza“ dhe „tipike për djem“.

zubin
Download Presentation

Reflektim rreth mësimdhënies

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Reflektim rreth mësimdhënies

  2. Reflektimi si një çelës për një pedagogji me ndjeshmëri gjinore. • Mësimdhënia me ndjeshmëri gjinore zhvillohet me qëllim që të rinjtë të gjejnë veten e tyre si individë dhe të shpalosin vetveten. Jo duke vendosur prioritete „tipike për vajza“ dhe „tipike për djem“.

  3. Mësimdhënia me ndjeshmëri gjinore synon:Hartimin e planeve mësimore, zbatimin e planit mësimorTrajnime dhe kualifikime të personelit mësimor, reflektim të punës vetjakeMarrjen parasysh të aspekteve gjinore në përzgjedhjen e materialeve

  4. Kategoritë për të reflektuar mbi mësimdhënien dhe vëzhgimin e saj: • Ndërveprimet • Përmbajtjet • Materialet • Metodat

  5. Çfarë më bie mua në sy gjatë ndërveprimeve në mësim? • Çfarë më bie në sy gjatë pjesëmarrjes së djemve dhe vajzave në mësim? • Si e perceptoj unë shoqërinë e nxënësve me njëri-tjeterin? • Cilat sjellje stimulohen ose refuzohen tek vajzat dhe djemtë? • Ku shfaqen tek unë cilësimet gjinore stereotipike? Në çfarë situatash?

  6. A reduktohen strereotipet e gjinise në mësimin tim me anë të përmbajtjeve? • A ju kushtoj të njëjtën vemendje si vajzave ashtu edhe djemve gjatë orës së mësimit? • A ekzistojnë mënyra të ndryshme trajtimi për lëndë të caktuara dhe si mund të merren këto në konsideratë? • A ekzistojnë interesa të ndryshme brenda për brenda një lënde (edhe nëse kjo lëndë është e kushtëzuar nga socializimi) dhe a merret kjo në konsideratë gjatë përzgjedhjes së temave?

  7. A janë hartuar librat e nxënësve dhe materialet me përmbajtje të ndjeshmërisë gjinore? • A ju kushtoj të njëjtën vemendje si vajzave ashtu edhe djemve gjatë orës së mësimit? • A janë konceptuar materialet në mënyrë të tillë, që të ofrojnë mundësi të ndryshme identifikimi për vajza dhe djem, por edhe për modele të ndryshme jetese? • Nëse nuk ndodh kështu – atëherë a e tematizoj unë atë që më bie në sy? A mund të ofroj hapësirë reflektimi për këtë (p.sh. edhe në orën e mësimit me profil shkencor/natyror).

  8. A janë të përshtatshme metodat në orën time të mësimit për një kontigjent nxënësish heterogjen? • A përdor unë metoda të larmishme për t´ju përcjellë nxënësve/eve përmbajtje në forma të ndryshme? • Si i përdor unë dallimet gjinore në dobi të realitetit të përditshëm shkollor? (p.sh. ndarja organizative në grupe) • Si mund të zhvillohet ora e mësimit në mënyrë që ti kesh parasysh dhe të flasësh njësoj si me vajzat ashtu edhe me djemtë?

  9. Sugjerime për mësimin • Të vlerësosh dhe përcjellësh gabimet dhe dështimet si pjesë e procesit të njohjes • Të respektosh imazhin për veten tek vajzat dhe djemtë • Matematike, fizika,…nuk janë lëndë mashkullore. Të sjellësh shembuj me biografi dhe rrethana jetese të shumë matematicieneve femra nga historia. • Të zgjedhësh kontekste të qarta • Të ftosh ekspertë dhe eksperte.

  10. Sugjerime për mësimin • Shembuj nga jeta e pëditshme; Tek përzgjedhja e temave të merren parasysh vajzat dhe njohuritë e tyre. • Mënyrë e balancuar e ndarjes së vendeve në klasë: Vajzat dhe djemtë të ndahen në klasë në mënyrë të njëtrajtshme. Ndodh shpesh në orën e lëndës së fizikës, që vajzat të ulen në qoshe ose në rreshtat e fundit të bankave.

  11. Sugjerime për mësimin • Nëse nuk është e mundur të punosh në mënyrë të barabartë me të gjithë nxënësit, atëherë mund të ofrosh herë pas here mësim vetëm për vetëm me nxënësin/en (mesim monoedukativ). • Gjatë bisedës së mësimit: Vajzat kanë tendencë të drejtojnë pyetje të hapura, të cilat të japin mundësinë e një spektri të gjerë përgjigjesh. Djemtë shprehen më të prerë dhe specifikë, kanë tendencë të përdorin koncepte specifike dhe rrallë mund të kuptosh nëse kanë mangësi në kuptimin e përmbajtjes.

  12. Sugjerime për mësimin • Stili i mësimdhënies: tradicional „pyetje-përgjigje“ dhe i përqëndraur tek mësuesi/mësuesja bën që nxënës/e të vecantë (vecanërisht djemtë) të qendrojnë në plan të parë dhe të jenë të sukseshëm. • Të stimulosh kreativitetin e djemve: Për të mbajtur protokoll ose përgatitur postera nuk kërkohen vetëm kompetencat e vajzave. Edhe djemtë kanë aftësi të shkruajnë dhe të jenë krativë.

  13. Faleminderit!

More Related