370 likes | 611 Views
Nëna ime ka vetëm një sy. E urrej atë... Ajo është vetëm një trishtim. Ajo gatuante për nxënësit dhe mësuesit për ta mbajtur familjen. Një ditë sa isha në shkollën fillore erdhi nëna ime të më përshëndete. Isha i shqetësuar. Si mund të ma bënte këtë?!.
E N D
Nëna ime ka vetëm një sy. E urrej atë... Ajo është vetëm një trishtim.
Ajo gatuante për nxënësit dhe mësuesit për ta mbajtur familjen.
Një ditë sa isha në shkollën fillore erdhi nëna ime të më përshëndete.
Të nesërmën një nxënës më tha:“eee, nëna jote ka vetëm një sy!”
Desha të plas nga inati.Gjithashtu desha që nëna ime të mos ishte më.
Kështu që, po atë ditë u fjalosa me të duke i thënë:“Nëse je duke u munduar që të më bësh objekt talljeje, pse nuk vdesë atëherë?!!! "
As që u ndala të mendoj se çfarë i thash, nga hidhërimi që kisha.
Kështu fillova të studioj shumë deri sa më erdhi rasti për të shkuar në Singapore në studime.
Atje u martova.Bleva shtëpi.U bëra baba. Isha i lumtur me jetën time
Dhe një ditë nëna ime erdhi të më vizitonte. Ajo nuk më kishte parë me vite të tëra e po ashtu nuk i kishte parë nipërit e saj!.
Kur ajo hyri në derë fëmijët e mij filluan të qeshin me të.
Bërtita në të: “Si mund të vish në shtëpinë time dhe të mi frikësosh fëmijët e mij!” Dil jashtë!!!
Dhe nëna ime e qetë u përgjigj: “Oh, më fal të lutem, sigurisht e kam gabuar adresën”. Dhe ajo iku nga shikimi ynë.
Një ditë më erdhi një letër për një takim shkollor, nga shkolla ku isha.
Unë shkova duke e gënjyer gruan time se do të shkoj në një udhëtim zyrtar…
Pasi që mbarova me takimin në shkollë, sa për kuriozitet shkova në kasollën e vjetër të shihja se çfarë kishte ndodhur!!!
Ata ma kishin ruajtur një letër që ajo ma kishte shkruar para se të vdiste…
…më vjen shumë keq që erdha në Singapore dhe i frikësova fëmijët tu…
…isha tepër e gëzuar kur ndëgjova se do të vish këtu në takim…
…mirëpo unë as që munda të ngrihem nga shtrati për të parë ty…
… e sheh….sa ishe ti i vogël kishe një aksident, dhe ti e humbe njërin sy…
…si nënë që isha nuk munda të rrija dhe të shikoja ty duke u rritur me një sy…
…isha shumë krenare që djali im tani e shihte botën në vend timin me atë sy…
Omar Ebnulkhatab ka thënë: (Një ditë deri sa ishim me Resulullahun s.a.v.s. e pamë një grua e cila e ushqente femijun e saj me gji. Resulullahu s.a.v.s. na pyeti: “Çka mendoni a do ta hedhte kjo gura kete fëmijë në zjarr?” Ne thamë: Jo nëse do të kishte zgjedhje. Ai tha: “Allahu ndaj robit të Vet është edhe më i mëshirshëm se kjo grua ndaj fëmijut të vet”.
Resulullahu s.a.v.s. ka thënë që ne duhet së pari t’i bindemi Allahut, mandej Resulullahut s.a.v.s. në cdo kohë, mandej duhet t’i bindemi nënës, pastaj nënës, pastaj nënës dhe pastaj babait Falenderimi i qoftë Allahut që jemi Musliman