190 likes | 446 Views
Linjat ndërkurrikulare. PROF. ERLEHTA MATO. Linjat ndërkurrikulare. dallimi nga ekstra dhe kroskurrikula Përvoja e vendeve të ndryshme: Ballkan, BE, Australi, SHBA, etj Fushat e veprimit të linjave ndërkurrikulare Model i veprimit të një linje ndërkurrikulare: Të drejtat e njeriut.
E N D
Linjat ndërkurrikulare PROF. ERLEHTA MATO
Linjat ndërkurrikulare • dallimi nga ekstra dhe kroskurrikula • Përvoja e vendeve të ndryshme: Ballkan, BE, Australi, SHBA, etj • Fushat e veprimit të linjave ndërkurrikulare • Model i veprimit të një linje ndërkurrikulare: Të drejtat e njeriut
LINJAT NDËRKURRIKULARE • Aktivitetet e të mësuarit ekstrakurrikular zhvillojnë aftësi të ndryshme dhe plotësojnë kurrikulën bërthamë • Aktivitetet e kros-kurrikulës zhvillojnë aftësi specifike që lidhen me kurrikulën bërthamë • Aktivitetet e ndërkurrikulës janë mundësi të mësuari që zhvillojnë transferimin e njohjes dhe aftësive të synuara në nivel vendi, rajoni apo globi brenda kurrikulës bërthamë Ndryshe nga dy llojet e aktiviteteve të mësipërme, linjatndërkurrikulare janë pjesë e politikës arsimore dhe synimeve kombëtare, rajonale apo globale
LINJAT NDËRKURRIKULARE Çfarë pretendojnë linjat ndërkurrikulare: • zhvillimin e qëndrimeve dhe ndryshimin e sjelljeve. • Linjat ndërkurrikulare kanë një impakt të lartë social, kanë një përmbajtje me peshë të madhe në kurrikulën e përgjithshme dhe nuk i përkasin një fushe konkrete të dijes.
LINJAT E PROPOZUARA BE PËR VITET 2007-2017 • Edukimi i barazisë gjinore • Edukimi mjedisor • Edukimi rrugor • Edukimi shëndetësor • Edukimi për paqe • Edukimi për harmoni shoqërore • Edukimi i konsumatorëve • Edukimi i sipërmarrjes
PËRVOJË VENDESH TË NDRYSHME NË BOTË Finlanda • Edukimi ndërkombëtar • Edukimi i konsumatorëve • Edukimi rrugor • Edukimi shëndetsor • Aftësitë e teknologjisë së informacionit • Edukimi i komunikimit • Edukimi mjedisor • Edukimi i sipërmarrjes së lirë
PËRVOJË VENDESH TË NDRYSHME Austria • Zhvillim personal • Identiteti kulturor dhe ndërkombëtarizimi • Aftësitë mediatike dhe komunikimi • Pjesëmarrja qytetare dhe sipërmarrja e lirë • Përgjegjësia për mjedisin dhe zhvillimi i qëndrueshëm • Siguria dhe trafiku rrugor • Teknologjia dhe individi
PËRVOJË VENDESH TË NDRYSHME Rumania • Edukim qytetar • Edukim mjedisor • Teknologjia e informacionit • Zhvillimi i qëndrueshëm
FUSHAT KURRIKULARE KU DUHET TË VEPROJNË LINJAT NDËRKURRIKULARE • Shkencat • Gjuha dhe komunikimi • Matematika • Shkencat sociale • Artet • ICT • Të menduarit kritik • Aftësitë : problemzgjidhja • Pjesëmarrja dhe vendimarrja
Zbërthimi i linje ndërkurrikulare si model veprimi: Të drejtat e njeriut në kurrikul Gjuha amtare dhe e huaj • përdor historitë, poemat dhe biografitë e personaliteteve shqiptare dhe të huaj • përdor historitë, fotot dhe pikturat nga gazetat e revistat • analizon mbulimin nga media me lajmet rreth historive të rëndësishme • planifikon një debat, ndoshta rreth asaj se çfarë nuk duhet të publikojnë gazetat ose thënë ndryshe kufizimit të informacionit • përdor shkrimin e letrave reale rreth çështjeve reale • përdor dramën, lojën me role, veçanërisht zbulimin e të drejtave në konflikt • realizon përdorimin e njohurive përmes fjalorit të të drejtave
Të drejtat e njeriut në kurrikul Matematika • përdor statistikat e dhëna nga organizata të tilla si Këshilli i refugjatëve, Oxfami, Amnesty International për të klasifikuar, prezantuar dhe interpretuar të dhënat • përdor gazetat për të monitoruar informacionin rreth të drejtave të njeriut dhe prezanton gjetjet matematikore • jep kuptimet e sistemeve numerike në kultura të ndryshme • shfrytëzon historinë e matematikës dhe të gjurmëve që kanë lënë kulturat egjiptiane, kineze dhe arabe në shoqëritë njerëzore
Të drejtat e njeriut në kurrikul Histori • Greqia e lashtë; origjina dhe zhvillimi i demokracisë • Jeta, shoqëria dhe kultura në të kaluarën • Fushat e ndryshimit dhe të konflikteve • Puna e fëmijëve; emigracioni; të drejtat e gruas • Bota dhe Shqipëria që nga viti 1930. Në këtë kontekst mund të trajtohen edhe : • Ditari i Ana Frankut • Puna e organizatave të të drejtave të fëmijëve si psh UNICEF, Save the children, etj • Sfondi botëror i trajtimit të fëmijëve pas luftës, konventat në mbrojtje të tyre • Politikat, konflikti dhe shoqëria
Të drejtat e njeriut në kurrikul Edukim qytetar • Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut • Konventën për të Drejtat e Fëmijëve • shpjegon se si mjaft beteja për lirinë e besimit janë ndërmarrë nga degëzimet e feve dominuese • të mësuarit rreth udhëheqësve të lëvizjeve popullore të së shkuarës dhe të tashmes të cilat kanë folur dhe vepruar në mbrojtje të lirisë së të tjerëve • Martin Luther King • Nënë Tereza • Dalai Lama • Mahatma Gandi • merr në konsideratë se si organizata dhe lëvizje të ndryshme kanë promovuar çështje të të drejtave • Roli i medias në një shoqëri demokratike (gazetat, televizioni, etj]
Të drejtat e njeriut në kurrikul Gjeografi • Toka dhe planifikimi i të drejtave • Të drejtat e popujve indigjenë • Njerëzit në lëvizje; migrimi, udhëtarët, refugjatët, nomadët • Uji, ushqimi dhe të drejtat e tjera bazë • Studimi i lokaliteteve • Koncepti i ndërvarësisë • Turizmi në vendin tonë dhe në botë; • Transporti dhe komunikacioni • Puna e fëmijëve në lokalitete të ndryshme të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë
Të drejtat e njeriut në kurrikul Shkencat • Qëniet e gjalla (bimët, kafshët, njerëzit • Shëndeti dhe kujdesi ndaj tij • Burimet natyrore • Energjia dhe forcat • Materialet
Të drejtat e njeriut në kurrikul Arte • Tekstilet: studimi, vizatimi dhe bërja e banderolave • Ndërtimi i sheshit të të drejtave (secili kënd vizatohet dhe simbolizon një të drejtë) • Bërja e posterave • Shprehja e ndjenjës përmes ngjyrave dhe formës • Vizatimi i një kalendari ose muri rreth të drejtave • Ekzaminimi i pikturave të cilat prekin çështje të tilla si liria, varfëria, njerëzit pa strehë • Bërja e një skulpture mbi këtë temë
Të drejtat e njeriut në kurrikul Muzikë • Dëgjimi dhe kuptimi i këngëve të lirisë në histori ose në ditët aktuale, nga vende të tjera dhe nga Shqipëria • Kompozime këngësh të cilat reflektojnë çështje që lidhen me jetën dhe përvojat e fëmijëve • Dëgjimi i muzikës popullore bashkëkohore e cila lidhet me çështjet sociale në vendin tonë si varfëria, emigrimi, racizimi.
Të drejtat e njeriut në kurrikul AFTËSITË • Bashkëpunimi • Vëzhgimi • Komunikimi • Konceptet kyç • Të menduarit kritik • Kujdesi • Veprimi
Të drejtat e njeriut në kurrikul VLERAT • Dinjiteti njerëzor • Kurioziteti • Vlerësimi i kulturave të ndryshme • Drejtësia dhe besnikëria • Zgjidhja e konflikteve • Të kuptuarit • Solidariteti