470 likes | 615 Views
PLATFOMRA QYTETARE: “VOTËMATËSI”. Raporti i Gjetjeve. Qëllimi dhe objektivat e studimit. “Platforma qytetare – Votëmatësi ” është një projekt i realizuar nga “ L ë vizja Mjaft”, me mbështetjen e “ National Endowment for Democracy (NED)”.
E N D
PLATFOMRA QYTETARE: “VOTËMATËSI” Raporti i Gjetjeve
Qëllimi dhe objektivat e studimit “Platforma qytetare – Votëmatësi” është një projekt i realizuar nga “Lëvizja Mjaft”, me mbështetjen e “NationalEndowmentforDemocracy (NED)”. Përmes këtij projekti MJAFT synon të fuqizojë qytetaret në kërkesen e llogarisë kundrejt partive politike dhe zyrtarëve të shtetit, dhe t’i detyroje këta të fundit të përmirësojnë performancën dhe nivelin e përgjegjësisë së tyre publike në përputhje me nevojat reale të qytetarëve. Ne mënyre qe të arrihen objektivat e sipërpërmendura, projekti parashikon kryerjen e një sere aktivitetesh, nder të cilat me i rëndësishmi ka qene zhvillimi i një kërkimi sasior për të matur perceptimin qytetar përkundrejt politikave të propozuara. Sondazhi i kryer ne funksion të këtij kërkimi, mundohet të hedhe me shume dritë mbi opinionin që qytetaret kane mbi disa nga reformat dhe politikat e propozuara nga partitë qe garojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit 2013, si dhe të krijoje një sistem me indikatorë të matshëm dhe të krahasueshëm për këto perceptime. Ky raport synon të paraqesë gjetjet kryesore të nxjerra prej këtij studimi sasior.
Metodologjia Komponenti sasior i studimit u bazua në një anketë përfaqësuese të zhvilluar në datat 13.03.2013-11.06.2013. Në mënyre që të rritej sa me shume shtrirja dhe rastësia e intervistimit, u përdor metodologjia e anketimit “online” me akses të hapur (Open Access Poll) 786 qytetarë mbi 18 vjeç, zgjodhën të plotësonin anketën në internet përmes përdorimit të platformës elektronike të anketimit të instaluar në faqen www.votëmatësi.info. Si si njësi kampionimi u përdorën IP unike të secilit prej përdoruesve Pyetësori: • Për të përcaktuar çështjet kryesore politike, ekonomike dhe shoqërore që do të perfshiheshin në pyetësorin e anketës, gjatë periudhës shtator-dhjetor 2012, Lëvizja Mjaft realizoi një sërë diskutimesh të fokusuara me anëtare të shoqërisë civile, gazetarë, dhe akademik. • Identifikimi i çështjeve të përfshira është bërë si rezultat i këtyre diskutimeve dhe monitorimit të vazhdueshëm të diskursit politik dhe raportimeve mediatike. • Pyetjet janë hartuar në formë deklaratash për të cilat qytetarët kanë mundësi të shprehin dakordësinë e tyre bazuar në një shkallë vlerësimi me 4 nivele (1- Pajtohem totalisht; 2-Pajtohem pjesërisht; 3- Nuk pajtohem pjesërisht; 4- Nuk jam dakord) • Për të shmangur rrezikun e impresionimit të votuesve, hartuesit e pyetjeve u kujdesën që deklaratat të mos krijonin në tërësi qëndrime të gjithëpranuara si konservatore apo liberale.
Të dhëna të përgjithshme Mosha mesatare e të intervistuarve është 34.7 vjeç Pjesa më e madhe e respondentëve është në grupmoshën 25-34 vjeç (31%). Respondentët me të paktë janë ata të gurpmoshës mbi 60 vjeç (5%) Në total me shume meshkuj kanë zgjedhur ti përgjigjen anketës online. Ndarja midis gjinive është 52% meshkuj dhe 48% femra.
GjetjetKryesore Pyetësori i anketës është i ndare në 7 seksione të cilat grupojnë pyetjet sipas disa temave në baze të çështjeve të përzgjedhura nga grupi i punës. Këto seksione janë: • Ekonomia • Zgjedhjet, demokracia, dhe rendi kushtetues • Siguria publike • Arsimi • Shëndetësia • Mirëqenia shoqërore • Ceshtje Kombëtare/ndërkombëtare Gjithashtu në fillim të intervistës të anketuarve iu kërkua që të vlerësonin secilën prej këtyre çështjeve sipas rendesise që ato kanë për ta.
Çështje sipas rëndesisë që kanë për qytetarët Grafiku në të djathtë paraqet rëndësinë që qytetarët mendojnë se secila prej çështjeve të përzgjedhura ka, të ndara në baze të tre niveleve: shumë e rëndësishme; mesatarisht e rëndësishme; pak e rëndësishme Në baze të këtyre të dhënave mund të thuhet se ceshtja që ka me shume rendësi për qytetarët është Shëndetësia (92% e vlerësojnë si shume të rëndësishme), e ndjekur nga Arsimi (90%) dhe Ekonomia (89%). Çështjet që duket se kanë me pak rëndësi janë ato me karakter kombëtar/ndërkombëtar të cilat vlerësohen si shumë të rëndësishme nga më pak se 50% e të anketuarve
Ekonomia Çështjet ekonomike shihen si shumë të rëndësishme nga rreth 88% e të anketuarve. Përveç rëndësisë së çështjes, të anketuarit iu përgjigjën dhe 12 pyetjeve të tjera që lidhen me aspekte të ndryshme ekonomike, si Taksat, privatizimet publike, legalizimet, ndihma ekonomike, borxhi publik, investimet e huaja, etj. Grafiket në vijim paraqesin të dhënat e mbledhura për secilën pyetje të këtij seksioni
Zgjedhjet, demokracia, dherendikushtetues: SistemiZgjedhor
Zgjedhjet, demokracia, dherendikushtetues: Korrupsioni
Zgjedhjet, demokracia, dherendikushtetues: Dosjet e Komunizmit
Zgjedhjet, demokracia, dherendikushtetues: Presidenti
Zgjedhjet, demokracia, dherendikushtetues: Parlamenti
Çështjet Kombëtare/Ndërkombëtare: Bashkimi me Kosovën
Çështjet Kombëtare/Ndërkombëtare: ShqiptarëtJashëKufijve
Çështjet Kombëtare/Ndërkombëtare: IntegrimiEuropian
Çështjet Kombëtare/Ndërkombëtare: EksportiiArmëve
Çështjet Kombëtare/Ndërkombëtare: Bashkëpunimime Shtetet e Tjera