1 / 56

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË KRIMINALE

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË KRIMINALE Shërbimi për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë. PAMECA IV Tiran ë, 7-8 n ëntor 2013 E ks pert Dr. Michele Grillo. NENI . 1 – PËRKUFIZIME DHE REFERIME LIGJORE . (1/4)

hastin
Download Presentation

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË KRIMINALE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË KRIMINALE Shërbimi për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë PAMECA IV Tiranë, 7-8 nëntor 2013 Ekspert Dr. Michele Grillo

  2. NENI. 1 – PËRKUFIZIME DHE REFERIME LIGJORE. (1/4) ORARI I SHËRBIMIT : nënkuptohet periudha e kohës ditore, e cila është e nevojshme për të siguruar funksionalitetine zyrave qendrore dhe periferike të Departamentit të Sigurisë Publike; ORARI I PUNËS: nënkuptohet periudha e kohës ditore, gjatë së cilës çdo vartës siguron shërbimin e punës në kuadrin e orarit të shërbimit sipas dispozitave të kësaj Marrëveshjeje dhe duke respektuar normat kontraktore; ORARI I SHËRBIMIT TË VAZHDUESHËM : nënkuptohet periudha e kohës, e cila është e nevojshme për të siguruar funksionalitetin e shërbimit për të gjithë ditën; ORARI I SHËRBIMIT JO TË VAZHDUESHËM : nënkuptohet periudha e kohës, e cila është e nevojshme për të siguruar funksionalitetin e shërbimit gjatë orarit 08,00-20,00, ose 07,00-19,00;

  3. NENI. 1 – PËRKUFIZIME DHE REFERIME LIGJORE. (2/4) ORARI I PUNËS SË VAZHDUESHME : nënkuptohet shërbimi i punës që vartësi duhet të kryejë në njërën prej fushavetë parashikuara në kuadrin e orarit të shërbimit të vazhdueshëm për qëllimet e zbatimit të orarit të detyrueshëm; ORARI I PUNËS JO TË VAZHDUESHME : nënkuptohet shërbimi i punës që vartësi duhet të kryejë në njërën prej dy fushavetë parashikuara në kuadrin e orarit të shërbimit jo të vazhdueshëm për qëllimet e zbatimit të orarit të detyrueshëm;

  4. NENI. 1 – PËRKUFIZIME DHE REFERIME LIGJORE. (3/4) PROGRAMIMI JAVOR :nënkuptohet planifikimi i orarit të punës që çdo vartës duhet të respektojë në kuadrin e orarit të shërbimit të parashikuar për javën e referimit; NDËRRIMI I TURNIT :nënkuptohet ndryshimi i orarit të punës që është parashikuar nga programimi javor, i cili është vendosur mbas vetë programimit; PUNË JASHTË ORARIT :nënkuptohet shërbimi i punës që e kapërcen orarin ditor të detyrueshëm dhe që vartësi e kryen për nevoja të shërbimit. Ajo dallohet në punë jashtë orarit e detyrueshme, në mbështetje të nenit 63 të Ligjit nr. 121/1981 dhe në punë jashtë orarit e programuar, në mbështetje të nenit25, paragrafi 5, shkronja f), të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002;

  5. NENI. 1 – PËRKUFIZIME DHE REFERIME LIGJORE. (4/4) LEJA E SHKURTËR :nënkuptohet autorizimi që i jepet vartësit për të munguar gjatë orarit të përditshëm të punës, brenda kufijve të kohëzgjatjes dhe sipas mënyrave të rekuperimit që janë parashikuar nga dispozitat në fuqi; ORARI I NDRYSHUESHËM: nënkuptohet afrimi oseshtyrja e fillimit, ose më saktë, afrimii mbarimit të orarit të punës ditore të detyrueshme; GJENDSHMËRIA: nënkuptohet turni që përkon me 24 orët, i cili ka si qëllim që të garantojë ndërhyrjen e menjëhershme dhe të përpiktë që bëhet i nevojshëm për shkak të rrethanave të veçanta, sipas kritereve dhe mënyrave që janë përcaktuar në këtë Marrëveshje dhe duke bërë përjashtim gjithë sa është parashikuar nga neni 64 i Ligjit nr. 121/1981.

  6. NENI2 – FUSHA E ZBATIMIT. 1. Kjo Marrëveshje zbatohet për të gjithë personelin që bën pjesë në organikën e Policisë së Shtetit, me përjashtim të drejtuesve. 2. Dispozitat që përmban kjo Marrëveshje hyjnë në fuqi brenda60 ditësh që nga nënshkrimi i saj dhe, duke mbetur i pandryshuar mbarimi i afatit të katërvjeçarit ligjor që është në fuqi në kohën e nënshkrimit, vazhdojnë të aplikohen deri në zbatimin e Marrëveshjes së re Kombëtare Kuadër.

  7. NENI3 – KONTRAKTIMI I DECENTRALIZUAR (1/2) Kontraktimi i decentralizuar zhvillohet pranë Departamentit të Sigurisë Publike, nën kujdesin e Zyrës për Marrëdhëniet Sindikaliste, si edhe pranë Zyrave që janë treguar në dokumentin e bashkëlidhur A, i cili ndodhet bashkë me këtë Marrëveshje. 2. Për personelin që kryen shërbimin pranë Zyrave Periferike të Interforcave, kontraktimi i decentralizuar lidhet nën kujdesin e Zyrës ose të Drejtorisë qendrore përgjegjëse. 3. Për personelin që kryen shërbimin pranë Zyrave Periferike jo të Interforcave, i cili nuk përfshihet në dokumentin e bashkëlidhur A, kontraktimi i decentralizuar lidhet nën kujdesin e Zyrës kompetente për menaxhimin administrativ.

  8. NENI 3 – KONTRAKTIMI I DECENTRALIZUAR (2/2) 4. Marrëveshjet e decentralizuara lidhen në kuadrin dhe në kufijtë e caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 164/2002dhe nga kjo marrëveshje, në lidhje me fushat si më poshtë vijojnë: - kriteret zbatuese në lidhje me formimin dhe përditësimin profesional, duke iu referuar afateve kohore dhe mënyrave; - kriteret për verifikimin e cilësisë dhe të shëndetshmërisë të shërbimeve të mensës dhe të dyqaneve të vogla të brendshme: - kriteret për verifikimin e veprimtarive të mbrojtjes shoqërore dhe të mirëqenies së personelit; - masat e drejtpërdrejta për të favorizuar shanset e barabarta në zhvillimin profesional, me qëllimet edhe të veprimeve pozitive, sipas parimeve që janë parashikuar në Dekretin Legjislativ nr. 198/2006; - menaxhimi dhe zbatimi i gjithë sa është parashikuar nga paragrafi 5, shkronja a), e nenit 24,të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002; - kriteret për marrjen në shqyrtim të kërkesave të paraqitura nga ana e personelit, në mbështetje të paragrafit 1,të nenit 12,të kësaj marrëveshjeje. 5. Marrëveshjet e decentralizuara nuk mund të sjellin për pasojë, në çdo rast, barra financiare shtesë, në mbështetje të nenit24, paragrafi 6, të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002. 6. Marrëveshjet e decentralizuara vazhdojnë të zbatohen deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të mëpasme. -

  9. NENI 4 - PROCEDIMI (1/3) Marrëveshjet e decentralizuara lidhen ndërmjet një delegacioni të palës publike, e cila kryhesohet nga drejtuesit e Zyrave, sikurse janë treguar nga neni3 dhe një delegacioni sindikalist, i cili përbëhet nga jo më shumë se tre përfaqësues të Sekretarive Provinciale të Organizatave Sindikaliste me përfaqësim më të madh në nivel kombëtar në datën 31.12.2008 dhe nënshkruese të Marrëveshjes së zbatuar me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 164/2002. Marrëveshjet e decentralizuara për Departamentin e sigurisë publike lidhen nga Zyra për Marrëdhëniet Sindikaliste dhe nga delegacioni sindikalist, i cili përbëhet përfaqësuesit e Sekretarive Kombëtare. Negociatat mund të zhvillohen edhe në tryeza të ndara, me kërkesën e Organizatave Sindikaliste. Mund të autorizohet për të kryesuar delegacionin e palës publike funksionari me kualifikimin më të lartë që, në mbështetje të nenit 7 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 782/1985, është i destinuar që të marrë përsipër drejtimin e Zyrës në rast mungese ose pengese për të qenë i pranishëm drejtuesi. Autorizimi nuk mund të parashikojë kufizime në lidhje me marrjen e vendimeve që kanë të bëjnë me objektet e kontraktimit. Në mungesë ose në mosparaqitje të funksionarëve që drejtojnë Zyrën, Administrata mund të caktojë një funksionar përgjegjës, i cili do të procedojë me fillimin dhe, mundësisht, edhe me përcaktimin e marrëveshjeve.

  10. NENI 4 – PROCEDIMI (2/3) 3. Negociatat për përcaktimin e marrëveshjeve të decentralizuara fillohen brenda dhe jo më tej se 30 ditë që nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje dhe do të duhet të përfundojnë brenda një kohe sa më të shkurtër që të jetë e mundur dhe, sidoqoftë, jo më tej se 60 ditë që nga përfundimi i afatit të sipërpërmendur. 4. Marrëveshjet e decentralizuara janë efikase kur nënshkruhen nga kryetari i delegacionit të palës publike dhe nga anëtarët e delegacionit sindikalist, sikurse parashikohet nga paragrafi 1, të cilët përfaqësojnë shumicën absolute (50%+1) të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të regjistruar në Organizatat Sindikaliste në provincë. 5. Për Zyrat me kompetenca ndërprovinciale ose ndërajonale, negociatat zhvillohen në kuadrin provincial dhe marrëveshjet e nënshkruara nga drejtuesi i Zyrave të sipërpërmendura ose nga njëri prej personave të autorizuar prej tij, në mbështetje të paragrafit 2 të kësaj marrëveshjeje, si edhe nga përfaqësuesit e sekretarive provinciale përkatëse.

  11. NENI 4 – PROCEDIMI (3/3) 6. Në qoftë se marrëveshjet e decentralizuara nuk janë përcaktuar brenda afatit të parashikuar në paragrafin 3, kryetari i delegacionit të palës publike, brenda 48 orëve të mëpasme, i përcjell Departamentit të Sigurisë Publike – Zyrës për Marrëdhëniet Sindikaliste, informacione të përshtatshme në lidhje me arsyet e mosarritjes së marrëveshjes, të shoqëruara edhe nga propozime të dobishme për arritjen e një marrëveshjeje të tillë. Negociatat për përcaktimin e marrëveshjeve vazhdojnë pranë Zyrës për Marrëshëniet Sindikaliste, e cila, brenda dhjetë ditësh që nga marrja e dokumentacionit të mësipërm, thërret Sekretaritë Kombëtare. 7. Për Departamentin e Sigurisë Publike, negociatat për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 6 vazhdojnë, me të njëjtat mënyra, pranë Zyrës së Zëvendësdrejtuesittë Policisë, i cili është ngarkuar me bashkërendimin dhe planifikimin e Forcave të Policisë me delegacionin sindikalist që përbëhet nga përfaqësuesit e Sekretarive Kombëtare. 8. Një kopje e marrëveshjeve u dorëzohet Organizatave Sindikaliste që marrin pjesë dhe atyre që bëjnë kërkesë dhe u përcillet nga drejtuesit Zyrave vartëse.

  12. NENI 5 – VERIFIKIMI I ZBATIMIT TË MARRËVESHJEVE TË DECENTRALIZUARA. (1/2) Drejtuesit e Zyrave Qendrore dhe periferike që janë selitë ku zhvillohet kontraktimi i decentralizuar, thërrasin çdo gjashtë muaj përfaqësuesit e Sekretarive Provinciale përkatëse të Organizatave Sindikaliste që kanë nënshkruar marrëveshjen e decentralizuar, për një ballafaqim në lidhje me gjendjen e zbatimit të vetë kësaj marrëveshjeje. Thirrja kryhet brenda 30 ditësh që nga afati gjashtëmujor, duke filluar nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së decentralizuar. Data e takimit komunikohet me një afrim në kohë prej të paktën 20 ditësh përpara.

  13. NENI 5 – VERIFIKIMI I ZBATIMIT TË MARRËVESHJEVE TË DECENTRALIZUARA. (2/2) Drejtuesit e Zyrave për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 1, do të duhet, brenda 10 ditësh përpara datës së takimit, t’u dërgojnë Organizatave Sindikaliste një pasqyrë përmbledhëse të të dhënave të rëndësishme, për qëllimet e verifikimit dhe vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës, duke garantuar të drejtën e aksesit në të, deri në kryerjen e këtij verifikimi dhe, më pas, në mbështetje të Ligjit nr.241/1990. Në lidhje me rezultatin e verifikimit hartohet një procesverbal i njëkohësishëm, nga i cili dukenpozicionet e Organizatave Sindikaliste dhe të Administratës. Një kopje e këtij procesverbali u dorëzohet Organizatave Sindikaliste pjesëmarrëse dhe më pas edhe atyre që bëjnë kërkesë për të marrë një kopje të tij. Në rastin e mospërmbushjeve të vërtetuara të detyrimeve në kuadrin e verifikimeve, drejtuesit e Zyrave për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 1, marrin masa, brenda dhe jo më tej se 10 ditë që nga data e takimit, që të informojnë Sekretaritë Provinciale në lidhje me masat e marra për tërivendosurrespektimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

  14. NENI 6 – NDRYSHIMI I MARRËVESHJEVE TË DECENTRALIZUARA. Me kërkesën e drejtuesit të Zyrës ose të njërës apo më shumë Organizatave Sidikaliste që kanë nënshkruar marrëveshjen e decentralizuar, të cilat përfaqësojnë 30% të anëtarëve të regjistruar të Provincës, dhe me të njëjtat procedura dhe mënyra me të cilat është përcaktuar Marrëveshja, fillojnë negociatat specifike për përcaktimin e ndryshimeve ose të plotësimeve të marrëveshjes së decentralizuar që është nënshkruar më përpara. Në negociatat për të cilat bëhet fjalë në paragrafin 1, ftohen që të marrin pjesë të gjitha Organizatat Sindikaliste që kanë nënshkruar Marrëveshjen e decentralizuar, e cila përbën objektin e ndryshimeve të sipërpërmendura. Ndryshimet ose plotësimet në marrëveshjet e decentralizuara janë efikase atëherë kur nënshkruhen nga palët sipas mënyrave të parashikuara nga paragrafi 4,i nenit 4, të kësaj Marrëveshjeje. Mosnënshkrimi i ndryshimeve ose i plotësimeve nuk ndikon mbi vlefshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara, në mbështetje të nenit 4 të kësaj Marrëveshjeje.

  15. NENI7 – ORARI I SHËRBIMIT DHE ORARI I PUNËS. (1/3) 1. Orari i shërbimit është periudha e kohës së përditshme, e cila është e nevojshme për të siguruar funksionalitetin dhe efektshmërinë e strukturave dhe të Zyrave, qendrore dhe periferike, të Departamentit të Sigurisë Publike. Llojet e orareve që parashikohen në këtë marrëveshje kanë si synim që të favorizojnë efektshmërinë e plotë të shërbimeve të policisë, duke mbajtur parasysh qëllimet institucionale dhe nevojat operative, duke respektuar gjithçka që është përcaktuar nga rregullorja dhe nga normat kontraktore që janë në fuqi përsa i përket orarit të punës. 2. Zgjedhja e llojeve të orareve të shërbimit që duhet të zbatohen pranë Zyrave duhet të jetë koherente dhe për qëllimet e llojit të shërbimit. 3. Me orar pune nënkuptohet periudha e kohës së përditshme, gjatë së cilës secili vartës siguron shërbimin e punës në kuadrin e orarit të shërbimit. Zgjedhja e orarit të punës, duke respektuar parimet që parashikohen në paragrafët 1 dhe 2, duhet të sigurojë zhvillimin e qetë dhe të frytshëm të shërbimit. 4. Ndarjet e orarit, sikurse parashikohen nga nenet 8 dhe 9, zbatohen duke iu referuar periudhave jo më të vogla se tre muaj, në mbështetje të nenit 25 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164, të vitit2002.

  16. NENI 7 – ORARI I SHËRBIMIT DHE ORARI I PUNËS. (2/3) 5. Për shërbimet e rendit dhe të sigurisë publike, të parashikueshme dhe të programueshme, për të cilat është vendosur me anën e urdhëresëspër të cilën bëhet fjalë në nenin 37 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 782/1985, zbatohen turnet e përcaktuara nga nenet 8 dhe 9 të kësaj Marrëveshjeje, me mundësinë, në rast se do të jetë e nevojshme që të sigurohen situata të veçanta shërbimi, që të caktohet një orë më përpara ose më mbrapa fillimi i turneve të përmendura më sipër. 6. Zbatimi, për periudha të caktuara, i orareve të ndryshme nga ato që janë treguar në nenet 8 dhe 9 të kësaj Marrëveshjeje, i cili bëhet i nevojshëm për nevoja të provuara dhe specifike, ose për shkak të nevojave vendore specifike, sikurse është parashikuar në nenin 24, paragrafi 5, shkronjac) e Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164 të vitit 2002, kryhet mbas marrëveshjeve me Sekretaritë Provinciale të Organizatave Sindikaliste që kanë nënshkruar këtë Marrëveshje. Në raste të tilla, drejtuesi i Zyrës së interesuar, ua dërgon Sekretarive Provinciale informacionin, sipas periudhës, ndarjes së orarit që duhet të zbatohet, si edhe sipas nevojave që e përcaktojnë atë dhe, njëkohësisht, i fton po këto Sekretari në takimin për arritjen e marrëveshjes. Procedura përfundon brenda afatit të prerë prej 10 ditësh që nga marrja e informacionit dhe marrëveshja është efikase atëherë kur nënshkruhet nga drejtuesi i Zyrës dhe nga Organizata Sindikaliste ose nga Organizatat Sindikaliste që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje, të cilat përfaqësojnë shumicën absolute (50% + 1) të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të regjistruar në Organizatat Sindikaliste në provincë.

  17. NENI 7 – ORARI I SHËRBIMIT DHE ORARI I PUNËS. (3/3) 7. Në raste nevojash operative të jashtëzakonshme, të paparashikueshme dhe të pashtyshme në kohë, kur paraqitet nevoja për të siguruar brenda 48 orësh që nga momenti kur merret njoftimi përkatës dhe kur nuk lejojnë as kryerjen e procedurave të përcaktuara për kontraktimin periferik, as zbatimin e orareve të parashikuara nga kontrata ose nga pasqyrat 1 dhe 2 që i janë bashkëngjitu kësaj marrëveshjeje, drejtuesit e zyrave mund të vendosin për kryerjen e turneve të përshtatshme të shërbimit, edhe në përjashtim të orareve që janë përcaktuar nga pasqyrat e përmendura më sipër, si edhe të atyre që përbëjnë objektin e marrëveshjes,duke informuar në lidhje me këtë, pa formalitete të veçanta, sekretaritë provinciale të Organizatave Sindikaliste që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe duke paraqitur, në rast se do të ishte e nevojshme, arsyetime të mëtejshme me shkrim. Ndryshimet në oraret e turneve do të jenë të kufizuara në një kohë shumë të nevojshme për të siguruar nevojat që i kanë përcaktuar ato, duke mbetur i pandryshuar fillimi, brenda 24 orësh, i procedurave që parashikohen në paragrafin 6, që duhet të përfundohen në mënyrë të prerë brenda48 orësh, në rastin në të cilin ato zgjasin brenda 3 ditësh të njëpasnjëshme. 8. Programimi i orareve të punës duhet të vendoset çdo javë dhe të afishohet në regjistrine Zyrës brenda orës 13.00 të ditës së premte të mëparshme. Ai duhet të tregojë, përveç orarit të punës së përditshme të vartësve të veçantë për kryerjen e orarit të detyrueshëm javor, ditën në të cilën, në atë javë, vartësi do të kryejë turnin e pushimit javor, turnet e gatishmërisë (gjendshmërisë), si edhe shërbimet e mundshme në orët e punës jashtë orarit të programuara, rekuperimin e pushimeve, pushimet kompensuese, ditën e lirë nga shërbimi, pritshmëritë, lejet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Ndryshimet e mundshme të mëpasme në programimin javor që përkojnë me ditën e shtunë dhe të dielë, do t’i komunikohen personelit të interesuar.

  18. NENI8 – SHËRBIMET E VAZHDUESHME. (1/3) • Shërbimet e vazhdueshme mund të ndahen në fushatditore si më poshtë vijojnë: • ndarje në 6 turnejavore: • 00,00-07,00, 07,00-13,00, 13,00-19,00, 19,00-24,00, me parashikimin për efektin e 13 minutave më shumë që janë kryer për çdo turn, të një dite të lirë nga shërbimi, përveç pushimit javor, mbas kryerjes së 28 ditëve të punës, sipas gjithë sa është treguar në pasqyrën 1, e cila i është bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë edhe mungesat e ligjshme. Për personelin që është përdorur në mënyrë të rastësishme në shërbimet e vazhdueshme, për një periudhë kohore më të vogël se 28 ditë pune, shërbimi shtesë prej 13 minutash ditore do të kontabilizohet në mënyrë të dobishme kur të mbushen 60 minuta dhe do të shpërblehet si orë jashtë orarit të punës,në kufijtë e shumës së orëve që i janë caktuar Zyrës së përkatësisë. • ndarje në 5 turnejavore, që duhet të zbatohet ekskluzivisht për shërbimet e brendshme: 22,00-07,00, 07,00-14,00, 14,00-22,00, sipas gjithë sa është treguar nga pasqyra 2,e cila i është bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje.

  19. NENI 8 – SHËRBIMET E VAZHDUESHME. (2/3) • 2. Përjashtimetë mundshme të parashikuara nga marrëveshjet e nënshkruara në nivel territorial, për arsye të nevojave specifike vendore, sikurse janë parashikuar nga neni 7, paragrafi 6, mund të zbatohen, duke mbajtur parasysh kriteret si më poshtë vijojnë : • mbas pushimit javor nuk mund të kryhet turni që përkon me orarin 00:00-07:00; • ndërmjet një turni dhe tjetrit duhet të kalojnë jo më pak se 11 orë. • 3. Oraret ose ndarjet e turnit që ndryshojnë nga ato që janë parashikuar nga paragrafi 1, mund të zbatohen mbasi të jetë arritur një marrëveshje me Sekretaritë Provinciale të Organizatave Sindikaliste me përfaqësimin më të madh në nivelin kombëtar dhe që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje dhe me procedurat që janë parashikuar nga neni7, paragrafi 6.

  20. NENI 8 – SHËRBIMET E VAZHDUESHME. (3/3) 4. Në orarin e punës që rezulton nga pasqyra 1 që i është bashkëlidhur kësaj marrëveshjeje, duhet të llogaritet, për shërbimet e jashme, koha që nevojitet për të arritur, nga Zyra e përkatësisë, vendin në të cilin do të zhvillohet shërbimi dhe ajo për kthimin, si edhe fraksionet e kohës që janë të nevojshme për plotësimin e orarit të detyrueshëm sipas kontratës, në lidhje me periudhat që janë treguar në vetë këtë pasqyrë, që duhet t’u destinohen veprimtarive të brendshme, të cilat janë pasojë e drejtpërdrejtë e shërbimit të kryer. Në qoftë se do të bëhet fjalë për shërbime të brendshme, personeli vazhdon të qëndrojë në Zyrën në të cilën është caktuar për të zhvilluar veprimtaritë e fundit të turnit, deri në plotësimin e orarit të detyrueshëm sipas kontratës. 5. Personeli që merr pushimin javor ose një periudhë lejeje të zakonshme, me një kohëzgjatje jo më të vogël se 6 ditë, nuk mund të përdoret, në ditën përpara asaj të pushimit ose të lejes së zakonshëm, në turnet 19-24, sikurse është parashikuar në paragrafin 1, shkronja a). Personeli në ditën e kthimit nga një periudhë lejeje të zakonshme me një kohëzgjatje jo më të vogël se 6 ditë ose nga leja e jashtëzakonshme, nuk mund të përdoret në turnin 00:00/07:00.

  21. NENI9 – SHËRBIMET JO TË VAZHDUESHME. (1/4) 1. Shërbimet jo të vazhdueshme janë të ndara në: ndarje në 6 turnejavore: në orarin 08:00-20:00 me turne 08:00-14:00 dhe 14:00-20:00, ose, në lidhje me nevoja shërbimi specifike dhe të motivuara, në orarin 07:00-19:00 me turne 07:00-13:00 dhe 13:00-19:00, sipaskuotave të caktuara nga përgjegjësi i zyrës në mënyrë që të sigurojë praninë e personelit në të dyja turnet, duke mbetur e pandryshuar që çdo vartës do të mundet të kryejë jo më shumë se dy turne mbasdite në javë; 2) me orarin 08:00-14:00; ndarje në 5 turne javore, me përjashtimin e shërbimeve të jashtme të kontrollit të territorit; 1) Me orarin 08:00/14:00 ose, në lidhje me nevoja të veçanta të shërbimit, 07:00/13:00 e plotësuar nga dy kthime prej 3 orësh, të përfshirë në orarin 14:00/18:00, që duhet të programohen nga e hëna deri të premten. Ndërmjet turnit të punës së paradites dhe kthimit mbasdite duhet të parashikohet një ndërprerje prej të paktën një gjysmë ore për konsumimin e vaktit të ngrënies; 2) Në orarin 08:00/20:00, me turne 08:00/14:00 dhe 14:00/20:00, ose, në lidhje me nevoja të veçanta shërbimi, 07:00/13:00 dhe 13:00/19:00, e plotësuar nga dy kthime prej 3 orësh që janë programuar nga e hëna deri të premten, të përfshirë në orarin 10:00/18:00. Njëri prej kthimeve mund të kryhet në orarin e paradites. Ndërmjet turnit të punës së zakonshme dhe kthimeve duhet të parashikohet një ndërprerje prej të paktën një gjysmë ore për konsumimin e vaktit të ngrënies.

  22. NENI9 – SHËRBIMET JO TË VAZHDUESHME. (2/4) 2. Në hipotezat e parashikuara në shkronjat a.1) dhe b.2), me qëllim që të favorizohet zhvillimi i qetë dhe efikas i shërbimit, si edhe që të sigurohet një rotacion i arsyeshëm ndërmjet të gjithë personelit kuotat e personelit që janë të ndara ndërmjet turnit të paradites dhe atij të mbasdites janë parashikuar shprehimisht në informacionin paraprak. 3. Në hipotezat e përshkruara në paragrafin 1, përgjegjësi i zyrës, në kuadrin e programimit javor, me qëllim që të sigurojë praninë në shërbim gjatë orarit08,00/20,00 edhe gjatë ditëve të shtuna dhe/ose të diela, nëpërmjet një rotacioni të arsyeshëm ndërmjet të gjithë personelit, përcakton kuotat e personelit që, me turne, duhet të respektojnë pushimin në një ose dy ditë të ndryshme të njëpasnjëshme në të njëjtën javë, duke përshtatur, për këtë qëllim, nevojat e shërbimit me nevojat e personelit të interesuar. Sidoqoftë, gjen zbatim dispozita e nenit 63, paragrafi 5, i Ligjit të datës 01 prill1981, nr. 121. 4. Kuotate personelit që duhet të përdoret gjatë ditës së diel, nuk mund të jetë më e madhe se 20% të forcës së disponueshme dhe çdo vartës nuk mund të përdoret për më shumë se dy të diela në muaj.

  23. NENI9 – SHËRBIMET JO TË VAZHDUESHME. (3/4) 5. Në rastin kur dita e programuar për kthimin përkon me një ditë pushimi ose mungese të ligjshme, nuk kryhet rekuperimi i orëve të kthimit. 6. Në rastet në të cilar personeli i përdorur në mënyrë të qëndrueshme në shërbimet jo të vazhdueshme duhet të përdoret, për nevoja shërbimi të veçanta dhe të pashtyshme në kohë, në shërbime të vazhdueshme ose në shërbime të rendit publik, mbeten të pandryshueshme kriteret si më poshtë vijojnë: Përdorim më mirë i personelit që, sipas planifikimit javor, nuk do të duhej ta kishte kryer kthimin brenda së njëjtës ditë; mospërdorimin e personelit që e ka kryer më përpara shërbimin në orarin 14:00/20:00; mospërdorimin në turnin 00:00/07:00 të personelit që kthehet nga leja e zakonshme ose e jashtëzakonshme.

  24. NENI9 – SHËRBIMET JO TË VAZHDUESHME. (4/4) 7. Për personelin e ngarkuar me shërbimet e rojeve shoqërusese dhe/ose të mbrojtjes, si edhe për personelin e parqeve të automjeteve dhe të qendrave të automjeteve, atëherë kur nuk rezulton e mundur që të kryhet këmbimi në vend, ndarja e shërbimit mund të parashikohet një ditë po e një ditë jo, mbasi të jenë arritur marrëveshje me Sekretaritë provinciale sipas procedurave që janë parashikuar në nenin 7, paragrafi 6. 8. Programimi i pushimit javor për personelin e përdorur në shërbimet jo të vazhdueshme duhet, në mënyrë parësore, t’i referohet ditës së dielë. Në rastin e nevojave të shërbimit, të veçanta dheqë nuk mund të shtyhen në kohë, të cilat e pengojnë marrjen e pushimit javor ditën e dielë, ky personel, me rotacion, sipas parimit të paanësisë, nuk mund të përdoret gjatë ditës së dielë për më shumë se dy javë të njëpasnjëshme dhe, sidoqoftë, jo më shumë se dy në muaj. Vazhdon të ruhet mundësia për të arritur marrëveshje të ndryshme me Sekretaritë provinciale të Organizatave Sindikaliste që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje sipas mënyrave që janë parashikuar në nenin 7, paragrafi 6.

  25. NENI 10 – ORARI I NDRYSHUESHËM. Orari i ndryshueshëm është i zbatueshëm në shërbimet jo të vazhdueshme, me përjashtim të shërbimeve të jashtme të kontrollit të territorit. Drejtuesit përgjegjës të zyrave vendosin, mbas paraqitjes së një kërkese me shkrim dhe të motivuar nga ana e vartësit, zbatimin e orarit të ndryshueshëm. Masa e mundshme e refuzimit duhet të motivohet në mënyrë të përshtatshme. Ndryshueshmëria e orarit duhet të programohet çdo javë dhe mund të parashikohet: duke e çuar më përpara ose duke e shtyrë më pas orarin e hyrjes ose orarin e daljes me 30 ose60 minuta për secilin turn; Rekuperimi i 30 ose i60 minutave, sikurse parashikohet në paragrafin 1, ndodh: gjatë së njëjtës ditë, duke e çuar më përpara ose duke e zgjatur orarin e detyrueshëm; ose në një turn të vetëm javor, me3 orë në hipotezën e parë(30 minuta); në dy turne javore me 3 ore,në hipotezën e dytë(60 minuta). 3. Mënyrat e rekuperimit, sikurse janë parashikuar në paragrafin 2, vendosen nga ana e përgjegjësit të Zyrës, duke përshtatur nevojat e vartësit, të treguara në kërkesën për të shfrytëzuar orarin e ndryshueshëm, me nevojat e shërbimit dhe me ndarjen e orareve të zyrës së përkatësisë.

  26. NENI 11 – NDËRRIMI I TURNIT. (1/2) Me ndërrim turni nënkuptohet ndryshimi i orarit të punës që është parashikuar nga programimi javor, i cili vendoset mbas këtij programimi. 2. Ndryshimi i turneve të parashikuara nga nenet e mëparshme, mund të vendoset: mbas paraqitjes së një kërkese me shkrim nga ana e personelit të interesuar. Refuzimi i mundshëm duhet të motivohet me shkrim zyrtarisht, për shkak të nevojave të veçanta dhe të motivuara të shërbimit dhe jo për më shumë se një herë në javë për çdo vartës, me kritere rotacioni dhe, sidoqoftë, brenda kufirit maksimal të ndërrimit të turneve që përcaktohet çdo vit për çdo Zyrë nga ana e Departamentit të Sigurisë Publike. 3. Ndërrimi i turnit, në lidhje me fushate natës mund të vendoset vetëm në rastin e një nevoje absolute dhe, sidoqoftë, jo më shumë se një herë në muaj.

  27. NENI 11 – NDËRRIMI I TURNIT. (2/2) Për shërbimet e vazhdueshme përbën një ndërrim turni vetëm ndryshimi i parë i turnit, duke u përvijuar ato të mëpasmet si zhvillim i llojit të orarit. Drejtuesit e Zyrave rikthejnë, sapo të jetë e mundur, ndarjen e turneve si në gjendjen fillestare. Nuk përbën ndërrim turni afrimi më përpara ose shtyrja më vonë e një turni me një orë, në hipotezat e parashikuara nga kjo marrëveshje. Administrata u jep brenda pesë ditësh nga paraqitja e kërkesës dhe me shkrim Organizatave Sindikaliste që bëjnë kërkesën, numrin e ndërrimeve të turneve të muajit të mëparshëm, të vendosura në mbështetje të paragrafit2, shkronja b), si edhe motivimet që i kanë përcaktuar ato. Brenda muajit shkurt të secilit vit, pranë Departamentit të sigurisë publike, mbahet një takim me një delegacion, i cili përbëhet nga një përfaqësues për secilën prej Organizatave Sindikaliste që kanë shumicën përfaqësuese dhe që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje, për përcaktimin e kritereve dhe për ndarjen e turneve. Herën e parë, takimi mbahet brenda 30 ditësh nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.

  28. NENI12 – PËRDORIMI I PERSONELIT ME KUSHTE TË VEÇANTA. (1/2) Personeli që ka mbushur moshën50 vjeç, ose që ka arritur një vjetërsi shërbimi prej të paktën 30 vjetësh, i cili përdoret në shërbimet e jashtme, mund të kërkojë që të përjashtohet nga turnet e parashikuara në oraret e mbrëmjes dhe ato të natës. 2. Drejtuesit e Zyrave parashikojnë, çdo tremujor, marrjen në shqyrtim të kërkesave, sikurse parashikohen nga paragrafi 1, sipas kritereve të përparësisë, të cilat janë përcaktuar paraprakisht me marrëveshje me Sekretaritë Provinciale të Organizatave Sindikaliste gjatë arritjes së marrëveshjes së decentralizuar. Në përcaktimin e kritereve mbahen parasysh, me këtë renditje: mosha e personelit; vjetërsia në shërbim; sëmundjet që e kanë prejardhjen nga shkaqe të shërbimit; zhvillimi profesional.

  29. NENI 12 – PËRDORIMI I PERSONELIT ME KUSHTE TË VEÇANTA. (2/2) Në rastin në të cilin pajisja organike ose lloji i shërbimit të Zyrës në të cilën vepron kërkuesi nuk e bën të mundur pranimin e kërkesës, Administrata e informon të interesuarin për zgjidhjet alternative të mundshme. Në rastin e pranimit të kërkesës për përjashtim, kërkesa e mundshme e revokimit që është paraqitur nga i interesuari, i prodhon efektet e veta njëkohësisht me frekuencën tremujore, për të cilën bëhet fjalë në paragrafin 2. 5. Dispozitat e parashikuara nga ky nen kanë karakter eksperimental dhe do të jenë objekt verifikimi brenda datës 31 dhjetor 2010.

  30. NENI13 – REPARTET E LËVIZSHME. (1/2) • Për personelin e Reparteve të Lëvizshme, i cili përdoret në shërbimet e vazhdueshme dhe jo të vazhdueshme, të brendshme dhe të jashtme, vlen gjithçka që është përcaktuar në nenet8 dhe 9 të kësaj Marrëveshjeje. • 2. Orari i detyrueshëm sipas kontratës i personelit të Reparteve të Lëvizshme, i cili përdoret në shërbimin e rendit publik, ka një kohëzgjatje si më poshtë vijon: • për shërbimet që ndahen në 6 turne javore: 6 orë të vazhdueshme; • b) Për shërbimet që ndahen në 5 turne javore: 7 orëe 12 minutatë vazhdueshme; • c) Në qoftë se oraret e shërbimit, të cilat janë të nevojshme për të siguruar nevojat institucionale, janë të ndryshme nga ato që tregohen nga nenet 8 dhe 9 të kësaj Marrëveshjeje, ato mund të zbatohen mbasi të jenë arritur marrëveshje me Sekretaritë Provinciale të Organizatave Sindikaliste që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje, me procedurat e parashikuara nga neni 7, • paragrafi 6.

  31. NENI 13 – REPARTET E LËVIZSHME. (2/2) 3. Për shërbimet e rendit dhe të sigurisë publike, të cilat janë të parashikueshme dhe të programueshme, të vendosura me urdhëresën për të cilën bëhet fjalë në nenin 37,të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 782/1985, zbatohen turnet që janë treguar nga paragrafet e mëparshme, me mundësinë, në rast se do të jetë e nevojshme, që të sigurohen situata të veçanta shërbimi, për të afruar më përpara ose për të shtyrë për më vonë, me një orë, fillimin e turneve të sipërpërmendura. 4. Me përjashtim të rasteve kur paraqiten nevoja shërbimi të papritura dhe që nuk mund të shtyhen në kohë, personelit të Reparteve të Lëvizshme duhet t’i sigurohet, të paktën dy herë çdo pesë javë, pushimi javor që përkon me ditën e dielë, sipas një kriteri rotacioni ndërmjet të gjithë personelit të interesuar. 5. Në mbështetje të nenit 42 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 782/85, urdhri i shërbimit hartohet çdo ditë dhe i paraqitet regjistrit të Repartit brenda orës 13,00 dhe, sidoqoftë, të paktën 12 orë përpara orarit të zhvillimit të veprimtarive të parashikuara. Ndryshime të mëtejshme të mundshme duhet t’i komunikohen në kohën e duhur personelit të interesuar, nën kujdesin e Repartit nga i cili ai varet. 6. Për personelin, për të cilin bëhet fjalë në paragrafin 1, nuk zbatohet neni 11, me përjashtim të gjithë sa është parashikuar nga shlronja a), e paragrafit 2, të të njëjtit nen.

  32. NENI14 – REPARTET E FLUTURIMIT. Për personelin e fluturimeve dhe për atë të ngarkuar me sektorin teknik dhe burokratik të Reparteve të Fluturimit, zbatohen ndarjet e orarit sikurse parashikohen në nenet 8 dhe 9, ose për shërbimet e ndara në 5 turne javore edhe me orar ditor prej7 orësh e12 minutash të vazhdueshme. Ndarjet e orarit, sikurse parashikohen nga paragrafi 1, janë zbatuar me procedurat e parashikuara për informacionin paraprak, sikurse parashikohet nga neni 25 i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/02, duke përfshirë edhe turnet e veçanta të shërbimit që janë vendosur për të garantuar shërbimet e alarmit. Oraret e shërbimit që janë të ndryshme nga ato që janë treguar në nenet 8 dhe 9 mund të zbatohen, mbasi të jenë arritur marrëveshje me Sekretaritë provinciale të Organizatave Sindikaliste që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje me procedurat që janë parashikuar në nenin e mëparshëm7, paragrafi 6. Deri në mbarimin e afatit të “Tabelave afatshkurtra” do të mund të bëhet rekurs, për llojet e turneve të shërbimit që janë parashikuar në paragrafin 1 dhe për personelin e përdorur në shërbimet e alarmit, të cilat janë vendosur nga ana e Drejtuesit, për shërbime pune jashtë orarit të punës, sipas kritereve të treguara në nenin 16 të kësaj Marrëveshjeje.

  33. NENI15 – BANDA MUZIKORE. (1/2) 1. Orari i punës i anëtarëve të Bandës Muzikore të Policisë së Shtetit mund të ndahet si më poshtë vijon: a) Personeli orkestral: prova unike e përgatitjes së koncertit nga ora 08,30 deri në orën 10,00, si edhe nga ora 10,30 deri në orën 11,45, me mundësinë për t’i bashkuar këto periudha, ose për t’i afruar apo për t’i shtyrë më vonë me 30 minuta ose me 1 orë oraret e fillimit dhe të mbarimit të këtyre periudhave. Orët e mbetura të detyrueshme janë të destinuara për studimin dhe për përgatitjen individuale në vendin e punës. b) Personeli i orkestrës që është i ngarkuar në mënyrë të përhershme me veprimtari mbështetëse: respekton orarin e personelit të Zyrës për Shërbimet tekniko-menaxhuese të Sekretarisë së Departamentit të Sigurisë Publike, në përputhje me nevojat funksionale të Bandës Muzikore. 2. Në rast angazhimesh të jashtme, në vendin e punës dhe jashtë saj, konsiderohet si shërbim, gjithmonë kur transferimi ndodh në formë kolektive dhe me mjete të vëna në dispozicion të Administratës: a) Udhëtimi i transferimit për periudhën e përfshirë ndërmjet nisjes dhe mbërritjes në lokalitetin ku është parashikuar zhvillimi i shërbimit; b) Koha e shërbimit efektiv muzikor, i veprimtarisë përgatitore, si edhe koha e nevojshme për rekuperimin dhe për vënien në ruajtje të veglave muzikore dhe të materialeve me të cilat janë të pajisur; c) Udhëtimi i transferimit për periudhën që përfshihet nga nisja nga vendi ku është zhvilluar shërbimi dhe mbërritja në vendin e tyre të shërbimit. Në rastin e një udhëtimi me kohëzgjatje më të vogël se orari i detyrueshëm, personeli mbetet në dispozicion deri në plotësimin e orarit ditor të detyrueshëm.

  34. NENI 15 – BANDA MUZIKORE. (2/2) 3. Shërbimi që zgjat përtej orës24,00 dhe deri në orën 02,00 konsiderohet si zgjatje e orarit të ditës së mëparshme që duhet të paguhet si punë e kryer jashtë orarit. Për shërbimin e mëtejshëm në të njëjtën ditë duhen, si rregull, të kalojnë të paktën 8 orë, me përjashtim të rasteve kur janë bërë marrëveshje të ndryshme gjatë kontraktimit të decentralizuar. Në qoftë se shërbimi përfundon përtej orës 02,00, koha që përfshihet ndërmjet orës 00,00 dhe orarit të fundit të shërbimit konsiderohet shërbim për ditën dhe një përdorim i mundshëm në të njëjtën ditë jep të drejtën e shpërblimit për punën e kryer jashtë orarit. 4. Koncertet që jepen në sheshet publike ose në mjedise të mbyllura duhet të kenë, si rregull, një kohëzgjatje maksimale prej 3 orësh në ditë. 5. Dispozitat që janë parashikuar nga ky nen zbatohen edhe për personelin që përdoret në veprimtaritë e Fanfarës së Policisë së Shtetit.

  35. NENI 16 – PUNA JASHTË ORARIT E PROGRAMUAR (1/3) • Në lidhje me nevoja shërbimi të parashikueshme dhe të veçanta, të cilat kërkojnë që kryerja e punëve ta kapërcejë orarin e zakonshëm të punës, drejtuesit e Zyrave i programojnë turnet e punës jashtë orarit në masën 40% të shumës së orëve të caktuara nga Zyra. Në rastin kur e quan të nevojshme, drejtuesi i Zyrës mund të marrë masa për programimin e kuotave të mëtejshme të përqindjeve të punës jashtë orarit. • Turnet e punës jashtë orarit të programuar, sikurse është parashikuar në paragrafin 1, janlë përcaktuar me frekuencë tremujore nga ana e drejtuesit të Zyrës, mbasi u është marrë një informacion paraprak Sekretarive Provinciale të Organizatave Sindikaliste përfaqësuese në planin kombëtar dhe që e kanë nënshkruar Marrëveshjen, në përputhje me gjithë sa është parashikuar nga neni 25, paragrafi2 , shkronja c), e Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, me një afrim në kohë që të jetë i përshtatshëm dhe, sidoqoftë, të paktën 15 ditë përpara fillimit të tremujorit të referimit. Informacioni duhet të përmbajë udhëzimet si më poshtë vijojnë: • qëllimet që kërkohen të arrihen; • tremujorin që i përket programimit; • Zyrat e interesuara; • personelin që është përfshirë në to; • programimin e turneve të punës.   Informacioni përmban, gjithashtu, të dhënën numerike të përgjithshme të orëve të kryera si punë jashtë orarit e detyrueshme, në tremujorin e mëparshëm.

  36. NENI 16 – PUNA JASHTË ORARIT E PROGRAMUAR (2/3) • 3. Programimi i turneve të punës së kryer jashtë orarit, sikurse është parashikuar në këtë nen, vendoset duke respektuar kriteret si më poshtë vijojnë : • personeli i interesuar duhet të identifikohet mbi baza vullnetare dhe sipas kritereve të rotacionit; • b) turni i punës që kryhetjashtë orarit mund t’i paraprijë ose të ndjekë turnin e punës së zakonshme, me përjashtim të rastit kur kjo nuk ndikon mbi afatet kohore që janë parashikuar për konsumimin e vakteve të ngrënies. Në raste të tilla do të duhet t’i sigurohet personelit një interval prej të paktën 30 minutash; • c) personeli nuk mund të përdoret në turne pune jashtë orarit të programuar për më shumë se dy herë në javë dhe për më shumë se 3 orë për secilin turn; • d) personeli nuk mund të përdoret në turne pune jashtë orarit të programuar në ditët e pushimit dhe në ditët e lira, si në rastet kur turnet e shërbimit janë të ndara në gjashtë ditë, ashtu edhe në rastet kur janë të ndara në pesë ditë; • e) për shërbimet e vazhdueshme, programimi i turneve të punës jashtë orarit duhet, gjithashtu, të mbajë parasysh nevojën e rekuperimit të energjive psiko-fizike të personelit të interesuar edhe në lidhje me veçoritë e shërbimi të kryer.

  37. NENI 16 – PUNA JASHTË ORARIT E PROGRAMUAR (3/3) 4. Turni i punës jashtë orarit të programuar përvijohet si orar ditor i detyrueshëm i punës. Për arsye të papritura, të rënda dhe që nuk mund të shtyhen në kohë, vartësi mund të kërkojë përjashtimin nga kryerja e punës jashtë orarit të programuar, duke paralajmëruar brenda një kohe sa më të shkurtër që të jetë e mundur. Përjashtimi mund të kërkohet edhe për një periudhë kohe të kufizuar. 5. Brenda muajit shkurt të çdo viti, pranë Departamentit të Sigurisë Publike mbahet një takim me një delegacion, i cili përbëhet nga një përfaqësues për secilën prej organizatave me shumicë përfaqësimi dhe që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje mbi kriteret e përgjithshme që kanë të bëjnë me mënyrat e ndarjes së shumës së orëve të punës jashtë orarit. Duke filluar nga viti i dytë, në takimin e sipërpërmendur mundet, gjithashtu, të verifikojë ecurinë e përdorimit të orëve të punës jashtë orarit gjatë vitit të mëparshëm, edhe duke iu referuar kuotave që janë përdorur për orët e punës jashtë orarit të programuara.

  38. NENI17 – PUSHIMI KOMPENSUES (SHPËRBLYES) 1. Orët e punës së kryer jashtë orarit të detyrueshme dhe të programuara, mund të shkëmbehen, sipas kërkesës së vartësit, në një numër përkatës ditësh pushimi kompensues (shpërblyes). Kërkesa, pranimi dhe refuzimi i motivuar i saj, paraqiten me shkrim. 2. Për llogaritjen e secilës prej ditëve të pushimit kompensues, i referohet kohëzgjatjes efektive të orarit të punës që ka të bëjë me ditën në të cilën merret pushimi. 3. Ditët e pushimit kompensues duhet të merren, sipas kërkesës së të interesuarit dhe, duke mbajtur parasysh nevojat e shërbimit, brenda vitit pasardhës të atij në të cilin janë maturuar këto ditë. 4. Në përputhje me nevojat e shërbimit, pushimi kompensues mund të mblidhet me pushimin javor dhe me lejen e zakonshme. 5. Për ballafaqimin gjashtëmujor, sikurse parashikohet në nenin 28, paragrafi 2, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, vlen gjithçka që është parashikuar nga neni 19 i kësaj Marrëveshjeje.

  39. NENI18 – GATISHMËRIA (GJENDSHMËRIA). (1/2) 1. Përveç gjithë sa është parashikuar nga neni 64 i Ligjit nr. 121/1981, si edhe në përputhje me dispozitën e parashikuar nga nenet 25, paragrafi 2, shkronjae) dhe 28, paragrafi 2, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, me qëllimin që të garantohet ndërhyrja e menjëhershme dhe e përpiktë, në rastet në të cilat rrethana të veçanta e bëjnë të nevojshme, mund të bëhet e detyrueshme mbajtja e gatishmërisë (gjendshmërisë), mbasi të jetë arritur një marrëveshje me sekretaritë provinciale të Organizatave Sindikaliste, të cilat e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje, sipas procedurave të përcaktuara në fushën e kontraktimit dhe mbi bazën e kritereve vijuese: programimi i turneve të gatishmërisë që duhet të kryhet pranë Zyrave, duhet të jetë koherent me qëllimet e institutit dhe të përfshihet në kufijtë maksimalë të planifikimit të përcaktuar për zyrat çdo vit nga Departamenti i sigurisë publike; secili vartës nuk mund të vendoset në gjendje gatishmërie për më shumë se 5 turne në muaj, të cilat duhet të kryhen në mënyrë jo të njëpasnjëshme, me përjashtim të nevojave të veçanta të shërbimit, të cilat janë parashikuar gjatë lidhjes së marrëveshjes së decentralizuar; Kohëzgjatja e shërbimit në gjendje gatishmërie, me zbritjen e turnit të punës ditore, duhet të përkojë me 24 orë, sipas ndarjes që duhet të përcaktohet me marrëveshje gjatë lidhjes së marrëveshjes së decentralizuar; turnet e gjendjes së gatishmërisë duhet të përcaktohen me anën e urdhrave formalë të shërbimit, duke ndjekur një kriter funksional rotacioni ndërmjet personelit; vartësi nuk mund të vendoset në gjendje gatishmërie në ditën që i paraprin ose që vijon leja e zakonshme, ose pushimin javor, duke bërë përjashtim për rastet e përjashtimeve të mundshme që janë parashikuar gjatë lidhjes së marrëveshjes së decentralizuar; nuk mund të vendosen në gjendje gatishmërie ata vartës, të cilët shfrytëzojnë të drejtat që janë parashikuar nga neni 17, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, si edhe personeli që shfrytëzon të drejtën që është parashikuar nga neni 12 i kësaj Marrëveshjeje.

  40. NENI 18 – GATISHMËRIA (GJENDSHMËRIA). (2/2) 2. Instituti i gjendjes në gatishmëri nuk mund të përdoret për shërbimet e brendshme dhe të jashtme, të cilat janë organizuar në mënyrë të qëndrueshme në turne që e mbulojnë të gjithë ditën. 3. Numri i gjendjeve në gatishmëri ditore, i cili është vendosur në mbështetje të nenit 64, të Ligjit 121/1981, si edhe në mbështetje të këtij neni, nuk mundet, sidoqoftë, ta kapërcejë si shumë e përgjithshme numrin që përkon me 5% të forcës efektive të zyrës që është përcaktuar në datën 31 dhjetor të vitit të mëparshëm. 4. Drejtuesit e Zyrave u komunikojnë Organizatave Sindikaliste që paraqesin kërkesë, numrin e përgjithshëm të gjendjeve në gatishmëri që janë vendosur në muajin e mëparshëm. 5. Për pagesën e shpërblimeve merren masa që ato të kryhen me burimet e përcaktuara në mbështetje të nenit 15, paragrafi 2, shkronja d), e Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002. 6. Për përcaktimin e kritereve të vendosjes së ditëve të gjendjes së gatishmërisë, zbatohet gjithë sa është parashikuar nga neni 11, paragrafi 8.

  41. NENI 19 – BALLAFAQIMI GJASHTËMUJOR. 1. Në mbështetje të nenit28 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, mënyrat e zbatimit : • të kritereve të përcaktuara nga informacioni paraprak që ka të bëjë me institutet e parashikuara nga nenet 16 dhe 17; • të marrëveshjeve të arritura në fushën e gjendjes së gatishmërisë; • të kritereve të vendosjes së ndërrimit të turneve,  janë objekt ballafaqimi, pa natyrë negociuese dhe me frekuencë gjashtëmujore, me Sekretaritë Provinciale të Organizatave Sindikaliste me shumicë përfaqësimi në planin kombëtar, në datën 31.12.2008 dhe që e kanë nënshkruar të Marrëveshjes së zbatuar me anëne Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002. 2. Data e ballafaqimit duhet t’u komunikohet të paktën dhjetë ditë përpara Sekretarive të sipërpërmendura, duke u paraqitur atyre, në të njëjtën kohë, një pasqyrë përmbledhëse të të dhënave të nevojshme për ballafaqimin. 3. Të paktën 48 orë përpara datës së caktuar që mbeten nga ballafaqimi, Administrata vë në dispozicion programimet javore, urdhrat e shërbimit dhe fletët me nënshkrime që kanë të bëjnë me periudhën që përbën objektin e ballafaqimit. Brenda të njëjtit afat, sipas kërkesës së Organizatave Sindikaliste, Administrata jep informacione të mëtejshme, të cilat janë të nevojshme për të bërë të mundur verifikimin e përputhshmërisë së mënyrave të zbatimit të kritereve dhe të marrëveshjeve, skurse është parashikuar në paragrafin 1. 4. Përpara se të kryhet ballafaqimi, Organizatat Sindikaliste mund të kërkojnë një kopje të akteveqë janë parashikuar në paragrafin 3, objekt i kundërshtimeve të mundshme. 5. Ballafaqimi përfundon brenda një kohe sa më të shkurtër që të jetë e mundur dhe, sidoqoftë, jo më shumë se pesë seanca, edhe jo të njëpasnjëshme, brenda një harku maksimal prej pesëmbëdhjetë ditësh. 6. Në mbështetje të nenit 28 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, në qoftë se gjatë zhvillimit të ballafaqimit Organizatat Sindikaliste gjejnë një vlerësim të ndryshëm, ia nënshtrojnë çështjen Administratës Qendrore.

  42. NENI20 – FORMIMI DHE TRAJNIMI (PËRDITËSIMI) PROFESIONAL. (1/4) 1. Në mbështetje të nenit 22, paragrafët 4 dhe 5, të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 395/95, secili vartës ka në dispozicion çdo vit: 6 ditë pune për stërvitjen në qitje dhe në teknikat operative; 6 ditë pune për trajnimin (përditësimin) profesional. 2. Vartësit që i përkasin personelit mjekësor dhe teknik të Policisë së Shtetit, kanë në dispozicion çdo vit: 6 ditë pune për stërvitjen në qitje dhe në teknikat operative që janë të lidhura me fushat me interes specifik; 6 ditë pune për trajnimin (përditësimin) profesional në fushat me interes specifik.

  43. NENI 20 – FORMIMI DHE TRAJNIMI (PËRDITËSIMI) PROFESIONAL. (2/4) 3. Administrata siguron pjesëmarrjen efektive të personelit në ciklet e stërvitjes në qitje dhe në teknikat operative, si edhe të trajnimit (përditësimit) profesional. Ciklet e sipërpërmendura do të mund të kryhen edhe me anën e konferencave dhe të seminareve, të cilat zhvillohen duke respektuar programet e mësimdhënies që janë përcaktuar nga Administrata, nëpërmjet procedurave të parashikuara nga neni22, paragrafi 3, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 395/95, si edhe me mënyrat e parashikuara nga neni 3 i kësaj Marrëveshjeje. Programet e sipërpërmendura parashikojnë kurse me një kohëzgjatje jo më të vogël se tri ditë që duhet t’i kushtohen trajnimit profesional në fushë me interes të përgjithshëm, në të cilat do të marrë pjesë, sipas kuotave që duhet të përcaktohen në strukturat periferike, personeli që kryen shërbimin pranë zyrave të Policisë së Shtetit, të cilat janë të pranishme në provincat e veçanta. Ditët e mbetura, të cilat i janë rezervuar trajnimit profesional do të përdoren për thellimin e tematikave specifike të sektorit, sipas kritereve të përcaktuara nga Drejtoria Qendrore i Instituteve të Arsimit, mbasi është dëgjuar mendimi i Komisionit, sikurse është parashikuar në nenin 22, paragrafi 3, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 395/95, që duhet të trajtohen në kuadrin e secilës Zyrë, në mbështetje të nenit 3 të kësaj Marrëveshjeje.

  44. NENI 20 – FORMIMI DHE TRAJNIMI (PËRDITËSIMI) PROFESIONAL. (3/4) 4. Drejtoria e Përgjithshme për Institutet e Arsimit jep, edhe nëpërmjet strukturave periferike, mbështetjen e nevojshme didaktike dhe asaj duhet t’i komunikohen, në mënyrë paraprake, emrat e vartësve që janë ngarkuar me mësimdhënien, që cilët janë formuar dhe kualifikuar për këtë qëllim. 5. Brenda kufijve të 6 ditëve në dispozicion në vit, personeli mund të autorizohet, pa barra në ngarkim të Administratës, që të marrë pjesë në seminare, konferenca apo kongrese, mbi temat me interes profesional që kanë të bëjnë me programet e mësimdhënies, të cilat janë përcaktuar nga ana e Administratës me procedurat e parashikuara në paragrafin 3.

  45. NENI 20 – FORMIMI DHE TRAJNIMI (PËRDITËSIMI) PROFESIONAL. (4/4) 6. Drejtoria Qendrore për Institutet e Arsimit, mbasi dëgjon mendimin e Komisionit, sikurse është parashikuar nga neni 22, paragrafi 3, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 395/95, përcakton kurset e specializimit, të kualifikimit, të aftësimit, të stërvitjes dhe për rritjen në karrierëqë, për përmbajtjet dhe për ushtrimet e parashikuara, janë të aftë për të zgjidhur krejtësisht ose pjesërisht detyrimet e trajnimit ose të stërvitjes profesionale, sikurse është parashikuar në këtë nen. 7. Administrata, me rastin e verifikimit gjashtëmujor, sikurse është parashikuar në nenin 5 të kësaj Marrëveshjeje, komunikon numrin e ditëve që nuk janë përdorur nga personeli, rekuperimi i të cilave do të duhet të kryhet brenda vitit të mëpasëm. 8. Komisioni, për të cilin bëhet fjalë në nenin 26, paragrafi 1, shkronja a), të Dekretit të Presidentit të Republikës, nr. 395/95, verifikon zbatimin e përpiktë, në çdo provincë, të veprimtarive të stërvitjes dhe të trajnimit profesional, duke paraqitur vlerësimet mbi gjendjen e zbatimit të normativës që buron nga kjo Marrëveshje, si edhe propozimet që i quan të nevojshme.

  46. NENI21 – KOMISIONI KËSHILLIMOR PËR FONDIN E ASISTENCËS PËR PERSONELIN E POLICISË SË SHTETIT. 1. Në zbatim të nenit 22 të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 51/2009, në kuadrin e Departamentit të sigurisë publike– Drejtorisë Qendrore për Çështjet e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është krijuar Komisioni këshillimor për Fondin e Asistencës për personelin e Policisë së Shtetit, i cili është kompetent për të paraqitur propozime dhe mendime detyruese në lidhje me drejtimet kryesore të këtij Fondi. 2. Komisioni kryhesohet nga Kryetari i Fondit ose nga një person i autorizuar prej tij, dhe përbëhet nga Drejtori i Zyrës së programimit të ndërhyrjeve të asistencës, nga një drejtues i Policisë së Shtetit, në shërbim pranë Drejtorisë Qendrore për burimet njerëzore, nga pesë përfaqësues të caktuar në mënyrë proporcionale nga organizatat sindikaliste që e kanë nënshkruar marrëveshjen e zbatuar me Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 51/2009. Komisioni krijohet me vendim të Drejtuesit të Policisë– Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike. Në seancat e mbledhjeve të Komisionit, merr pjesë në cilësinë e sekretarit dhe pa të drejtë vote, një funksionar i Policisë së Shtetit, i emëruar nga kryetari. Kryetari përcakton rendin e ditës dhe thërret Komisionin të paktën një herë në gjashtë muaj. 3. Duke filluar që nga viti 2010, Komisioni do të ketë një frekuencë dyvjeçare, që përkon me atë që është parashikuar nga masa e ndarjes së kontigjenteve të përgjithshme të shkëputjeve sindikaliste, e marrë në mbështetje të nenit 31, paragrafi 1, i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002.

  47. NENI22 – KRITERET E PËRSHTATSHMËRISË SË BANESAVE TË SHËRBIMIT PËR PERSONELIN NË MISION. Personeli i Policisë së Shtetit i komanduar në shërbim në mision, ka të drejtën për një strehim dinjitoz pranë strukturave të Administratës. Për qëllimet e mësipërme, në zbatim të nenit 24, paragrafi 5, shkronja d), të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 164/2002, përshtatshmëria e strehimit përcaktohet në bazë të kritereve të vlerësimit që përcaktojnë standartet minimale strukturore dhe të mobilimit të banesave. Brenda 60 ditësh që nga data e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, është krijuar, pranë Drejtorisë Qendrore për Çështjet e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një Komision kompetent për të paraqitur propozimet për përcaktimin e kritereve sikurse është parashikuar në paragrafin 2, në të cilin bëjnë pjesë përfaqësuesit e Zyrave dhe të Drejtorive Qendrore të interesuara dhe përfaqësuesit e organizatave sindikaliste me shumicë përfaqësimi dhe që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje.

  48. NENI23 – PËRFAQËSUESI I PUNONJËSVE PËR SIGURINË. Brenda gjashtë muajsh që nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje, Administrata fillon ballafaqimin me organizatat sindikaliste me shumicë përfaqësimi dhe që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje, për përcaktimin e mënyrave të zbatimit të nenit 47 të Dekretit Legjislativ nr. 81/2008, efektshmëria e të cilit është e varur nga shpallja e masës që është parashikuar nga neni 3, paragrafi 2, i dekretit legjislativ të sipërpërmendur ose, sidoqoftë, nga përfundimi i afatit të parashikuar po atje. NENI24 – PROBLEMET. Në kuadrin e Administratës së Sigurisë Publike, Zyrës së Marrëdhënieve Sindikaliste të Departamentit të Sigurisë Publike i është rezervuar kompentenca ekskluzive në lidhje me çështjet e interpretimit dhe të zbatimit të normave të kësaj Marrëveshjeje.

  49. NENI25 – ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE. (1/3) 1. Pranë Zyrës për Marrëdhëniet Sindikaliste të Departamentit të Sigurisë Publike, është krijuar Tryeza e ballafaqimit të përhershëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, e cila mblidhet në seancën e parë brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje dhe më pas mblidhet të paktën një herë në muaj. 2. Tryeza, e cila kryesohet nga Drejtori i Zyrës për Marrëdhëniet Sindikaliste, përbëhet nga maksimumi dy përfaqësues për secilën prej Organizatave Sindikaliste me shumicë përfaqësimi dhe që e kanë nënshkruar këtë Marrëveshje, si edhe nga funksionarët në shërbim pranë Zyrës për Marrëdhëniet Sindikaliste. Kryetari, edhe me kërkesën e Organizatave Sindikaliste, mund të kërkojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Zyrave Qendrore dhe Periferike që janë të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në lidhje me mosmarrëveshjet që janë sjellë nën vëmendjen e kësaj tryeze.

  50. NENI 25 – ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE. (2/3) 3. Tryezës i besohet shqyrtimi i thelluar i mosmarrëveshjeve që kanë lindur në strukturat qendrore ose periferike në lidhje me zbatimin e çështjeve të rregulluara nga kjo marrëveshje dhe që nuk kanë gjetur zgjidhje nëpërmjet dinamikave të zakonshme të marrëdhënieve sindikaliste. 4. Mosmarrëveshja sillet nën vëmendjen e Kryetarit, me anën e një kërkese të dokumentuar nga ana e Sekretarive Kombëtare të Organizatave Sindikaliste, sikurse janë treguar në paragrafin 2 ose nga drejtuesit e Zyrave, sikurse janë treguar në nenin 3 të kësaj Marrëveshjeje. Kryetari, vlerëson kërkesën, informon pa formalitete të veçanta pjesëmarrësit në tryezë, duke u dhënë atyre dokumentacionin përkatës dhe e regjistron atë në rendin e ditës të takimit të parë të vlefshëm. Në qoftë se mosmarrëveshja që përbën objektin e kërkesës nuk është në kompetencën e Tryezës, Kryetari ua komunikon këtë palëve të interesuara.

More Related