190 likes | 435 Views
Tre pemët. Në një pyll, në maje të një mali, Jetonin tre pemë. Një ditë filluan të diskutonin Për shpresat e tyre. E para, duke parë yjet tha:
E N D
Në një pyll, në maje të një mali, Jetonin tre pemë. Një ditë filluan të diskutonin Për shpresat e tyre.
E para, duke parë yjet tha: “Shrpresoj të bëhem një arkë për thesare. Do të mbushem me ar, argjendë dhe me gurë të çmuar. Do të jem i gdhendur me finesë Dhe do të jem i admiruar nga të gjithë. Për këtë jam i gatshëm të pritem"
Pema e dytë tha: “Unë shpresoj të bëhem një anije zotëruese. Do të doja të çoja mbretër e mbretëresha Duke kaluar detëra Deri në vendet më të largëta të botës. Do të doja që për forcë e trupit tim Gjithkush të ndihej i sigurtë. Për këtë jam i gatshëm të pritem."
Pema e tretë tha: “Unë do të doja të rritesha Derisa të bëhesha pema më e lartë dhe më e drejtë e pyllit. E gjithë njerëzia do të më shikonte duke u ngritur mbi majën e malit. Duke shikuar degët e mia do të sodisnin qiellin. "
Kaluan disa vite dhe pemët lutnin Zotin. Një ditë erdhën disa pemëprerës. Njëri prej tyre iu afrua pemës së parë: “Kjo – tha – më duket rrezistente. Do t’ia shes ndonjë zdrukthëtari". Nën goditjet e sëpatës pema ëndërronte...
Një tjetër pemëprerës shikoi pemën e dytë: “Ky është një dru i fortë. Do t’ia shes një kantieri anijesh."
Pema e tretë kishte frikë. Nuk donte që të pritej. Por një nga pemëprerësit tha: “akoma nuk e di se çfarë do të bëj me të, por ta rrëzojmë një herë!."
Kur ia dhanë zdrukthëtarit, Pema e parë u dërgua në një shpellë dhe u kthye në kashtë dhe sanë. U ndi shumë i zhgënjyer.
Pema e dytë u kthye në një barkë të vogël peshkimi. Ëndrrat e saja nuk ishin realizuar.
Pema e tretë u pre dhe e bënë dërrasa e tra dhe u braktis në një depozitë. Të tre pemët pyesnin veten të trishtuara: “Pse kjo?” Pastaj kaluan vitet dhe ata jetonin të dorëzuara.
Por një ditë, në një natë plot me yje, U dëgjuan në qiell mijëra melodi. Një burrë dhe një grua arritën shpellën Gruaja lindi një fëmijë të bukur Dhe i shoqi e vendosi fëmijën ngadalë në kashtë . Pema pati një rënqethje; dhe pastaj kuptoi: Kishte mbajtur arin e botës.
Vite më vonë, disa burra ishin në barkën e bërë me drurin e pemës së dytë. Njërin prej tyre e zuri gjumi dhe nuk e vuri re se kishte shpërthyer një stuhi.
E zgjuan. Dhe Ai komandoi stuhinë. Dhe pema kuptoi Që kishte marrë me vete Mbretin e universit
Më vonë, një të premte, dikush mori hunjtë e pemës së tretë. Ishte një moment i tmerrshëm. Një burrë i mbante mbi shpatulla; dhe njerëzit bërtisnin kundra tij.
Kur u ndalën, Dy hunjët u kryqëzuan, Dhe burri u gozhdua. E lanë që të vdiste në maje të kodrës.
…por në mëngjes të ditës së tretë, ai burrë u ringjall. Pema do të mbetej për gjithmonë Një shenjë shpëtimi për botën.
Pemët kishin pasë ëndrra por realizimi i tyre kishte qenë më i madh për çdo pritje të tyren.
Rrugët e Zotit nuk janë rrugët tonat. Janë gjithmonë rrugët e dashurisë.