1 / 22

KAMBIALI

FAKULTETI EKONOMIK -. KAMBIALI. Lënda: E drejta biznesore. Definicione. Kambiali – është letër me vlerë me të cilën lëshuesi i saj obligohet që t’ia paguaj ndonjë personi shumën e të hollave e cila është shënuar në kambial ose t’i urdhërojë ndonjë personi tjetër që ta bëjë këtë.

kael
Download Presentation

KAMBIALI

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. FAKULTETI EKONOMIK - KAMBIALI Lënda: E drejta biznesore

  2. Definicione • Kambiali – është letër me vlerë me të cilën lëshuesi i saj obligohet që t’ia paguaj ndonjë personi shumën e të hollave e cila është shënuar në kambial ose t’i urdhërojë ndonjë personi tjetër që ta bëjë këtë. • Trasanti – jep urdhër për pagimin e kambialit • Trasati – merr urdhërin për pages të kambialit • Remitenti – i paguhet kambiali • Nul – i anulueshëm • Akceptim – pranimi i urdhërit që ta paguaj shumë e kambialit • Indosanti – personi të cilit i bartet e drejta • Indosatri – personi i cili i pranon të drejtat biznesore

  3. Nuk ekziston ndonjë përkufizim I përgjithshëm në të drejtën se cka është kambiali; • Shumica e ligjeve fare nuk lëshohet në përkufizimin e kambialit por vetëm I përcaktojnë elemnetet të cilat një kambial duhet t’i posedojë • Pikërisht nga këto elemnet ai mund të përkufizohet në mënyrë të kënaqëshme;

  4. KUPTIMI DHE NATYRA E KAMBIALIT • Është letër me vlerë e cila lëshohet në qarkullim sipas urdhrit; • Duke u bazuar në elementet e të drejtës pozitive kambilain mund ta përkufizojmë në këtë mënyrë: • “Kambiali është punë formale juridike e pavarur nga marrëdhënia e cila është krijuar, dhe se kjo është punë e cila vetvetiu vlenë dhe e cila obligon me deklaratat e dhëna dhe nënshkrimet e vëna në kambial në formën dhe mënyrën siç ëshë paraparë me ligj”.

  5. Tri teoritë kryesore: • Teoria kontraktuese • Teotia emisionale • Teoria e kreacionit • Teoria kontraktuese është teoria më e vjetër. Kambiali përkah natyra e saj juridike është lloj i veçantë i kontratës, e cila është lidhur në mës të lëshuesit të kambialit dhe poseduesit të parë të kambilait. • Teoria emisionale – kambiali përkah natyra e saj juridike është lloj i veçatë i shprehjes së njëanëshme të vullnetit, por edhe faktit të lëshimit të saj në qarkullim, do të thotë dorzimin e sajë personit të tretë, sepse vetëm në këtë mënyrë kambiali do ta fitoj veprimin e saj juridik. • Teoria e kreacionit – detyrimi kambialo-juridik krijohet me shprehjen e njëanëshme të vullnetit, por edhe të vënjes së nënshkrimit në kambial. • Dallimi në mes të teorisë se emisionit dhe kreacionit është se sipas teorisë së emisionit kombiali duhet të përpilohet dhe lëshohet në qarkullim për të prodhuar efektin e saj juridik, kurse sipas teorisë së kreacionit, detyrimi i kambialit është krijuar me vet krijimin e kambialit.

  6. Rrolet kryesore të kambialit janë: • Rroli prioritar i kambialit të sotëm qëndron në atë se ai paraqet një mjet të rëndësieshëm kreditues. • Kambiali mund të shërbej gjithashtu edhe si mjet i përshtatshëm për sigurimin e kërkesave (Garancioneve bankare, kredive të akceptuara) • Në raste të veçanta kambiali mund të shfrytëzohet edhe si mjet i pagesës, në radhë të parë në qarkullimin ndërkombëtarë.

  7. Rolidherëndësia e kambialitnëhapësirënndërkombëtare • Sipas materies dhe funksionit kambiali ka fituar disa veti dhe karakteristika ndërkombëtare; • ~shtë njëri ndër mjetet më të rëndësishme në jetën ekonomike ndërkombëtare; • Pikërisht kjo e paraqet nevojën e unifikimit të kambialit; • Përpjekjet e para për të unifikuar kambalin datojnë që në vitin 1812 në Konferencën Ndërkombëtare të Hagës; • Pas 30 vitesh me 1930 në Gjenevë u mbajt konferenca për unifikimin e rregullave lidhur me kambialin; • Kjo konferencë e nxorri konventën për ligjin uniform;

  8. PARIMET E KAMBIALIT Parimet e kambialit janë: • Parimi i formalitetit • Parimi i inkorporimit • Parimi i rrptesisë së kambialit • Parimi i detyrimit fiks të kambialit • Parimi i solidarësisë së debitorëve të kambialit • Parimi i drejtpërdrejtshmërisë • Parimi i mvetsisë së detyrimeve kambialore

  9. 1) Parimi i formalitetit – kambiali si letër me vlerë tipike, sipas urdhërit hyn në radhën e letrave formale me vlerë, ku sipas ligjit është e obligueshme forma me shkrim. Deklaratat kambialore dhe nënshkrimet do të kenë vlerë dhe forcë kambialore nëse janë të shënuara në kambial, sepse deklaratat dhe nënshkrimet e dhëna jashtë kambilit nuk prodhojnë efekt kambialo-juridik. 2) Parimi i inkorporimit – do të thot se ekzistimi i bazës juridike dhe dëshmimi i saj janë të inkorporuara në letrën e kambialit, dhe se puna juridike e kambialit nuk mundë të dëshmohet me mjete të tjera përveç letrës së kambialit me shkrim. 3) Parimi i rrptesisë së kambialit – rreptesia manifestohet në pikpamje të procëdurës formale – juridike, sepse për ti mbajtur të drejtat e kambialit duhet të përdorën procedurat siq janë: protesta, padia, datimi, amortizimi, etj.

  10. 4) Parimi i detyrimit fiks të kambialit – ka të bëjë me atë se në bazë të kambialit mundë të kërkohet për pagesë vetëm ajo që është e shënuar në kambial dhe aq sa është cekur. • 5) Parimi i solidarësisë së debitorëve të kambialit – në të drejtën e kambialit nëse një debitorë ka bërë pagimin e shumës së kambialit , nuk ka të bëjë me debitorin kryesorë, krijohet mardhënja e bartjes. Ky debitorë i cili e kryen pagesën ka të drejtë regresi ndaj të gjith atyre debitorëve sepse të gjith këta janë debitorë solidarë. • Parimi i drejtpërdrejtshmërisë – secili nga nënshkruesit e kambialit, si debitorë të kambialit është drejtërsedrejti përgjegjës ndaj poseduesit të kambialit. • 7) Parimi i mvetsisë së detyrimeve kambialore – çdo deklaratë kambialore dhe çdo nënshkrim i cili formalo-juridikisht është në rregull vlersohet nga deklaratat e tjera kambialore nëse kambiali në tërsi është në rregull në aspektin juridiko-formal.

  11. LLOJET E KAMBIALIT • Kambiali i trasuar • Kambiali personal (solo kambiali) • Kambiali personal tërheqës sipas urdhërit vetanak

  12. Kambiali i trasuar- është asi kambiali i cili një person (TRASANTI) i jep urdhër personit tjetër (TRASATIT) që personi i tretë (REMITENTI) t’i paguaj pa kusht shumën e cekur në kambial në momentin e arritjes së kambialit për pagesë. • Dy lloje te kambialit te trasuar: • a) Kambiali i trasuar sipas urdhërit vetanak • b) kambiali i trasuar në trasantin • 2) Kambiali personal – te ky lloj kambiali ekzistojnë vetëm dy persona trasanti dhe remitenti. Këtu trasanti obligohet t’i paguaj remitentit shumën nga kambiali në momentin e arritjes së kambialit për pagesë. • 3) Kambiali personal tërheqës sipas urdhërit vetanak – te ky lloj kambiali ne momentin e lëshimit nuk ka kreditorë, sepse lëshuesi i kambialit e përcakton obligimin që vetës t’i paguaj diçka. Pra, trasati, trasanti dhe remetenti janë një person. • 4) Kambiali mallor – shitësi e krediton blerësin në atë mënyrë që ia lëshon kambialin, kurse blerësi e akcepton atë dhe në këtë mënyrë ai bëhet debitori kryesorë i kambialit. • 5) Kambiali afarist – shfrytëzohet te kontratat e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve. • 6) Kambiali financiar – sigurohen kërkesat e kreditorëve në qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe pagesave.

  13. Kambialte në bazë të formës janë: • Kambiale të plota (përmbajnë të gjitha elementet e nëvojshme të rëndësieshme në momentin e lëshimit), • - Kambialet blanko (përmbajnë vetëm nënshkrimin e trasantit dhe eventualisht ndonjë element tjetër)

  14. ELEMENTET E KAMBIALIT Elementet qensore janë: • shenimi në letër se është kambial në gjuhën në të cilën është përpiluar • urdhëri i pakusht që të paguhet shuma e caktuar • emëri i personit i cili duhet ta bëj pagesën (trasatit) • përcaktimi i afatit të arritjes së pagesës • vendi i pagesës • emri i atij të cilit do të duhej të bëhej pagesa (remitentit) • data dhe vendi se ku është lëshuar kambiali • nënshkrimi i lëshuesit të kambialit (trasantit) Mungesa e cilitdo element të lartëcekur e bënë kambialin të pavlefshëm juridikisht. Elementet joqensore janë: • shprehja ”paguani për këtë prurësin e kambialit” • shprehja ”vlera e pranuar në të gatshme” ose ”vlera e pranuar në mallë” • shprehja ”paguaj sipas urdhërit”, etj. Pa këto elemente kambiali funksionon pa pengesa. Mirpo, duhet pasur kujdes se nëse janë të shënuara në kambial ato fitojnë mbrojtjen juridike dhe duhet respektuar.

  15. PUNËT-VEPRIMET KAMBIALORE Kambiali si nocion i tërsieshëm paraqet një numër të punëve të ndara juridike, ku secila nga këto bazohet në veprimet kambialo-juridike. • Lëshuarja e kambialit • Shumëzimi i kambialit • Akceptimi i kambialit • Avalimi në kambial • Prezantimi i kambialit • Pagesa e kambialit • Indosimi i kambialit (bartja)

  16. Lëshuarja e kambialit • Aktin i lshuarjes së kambialit e ndërmerr personi i cili quhet TRASANT, i cili është debitori i parë kambialor. • Duhet ditur këto të dhëna: a) Kambiali në të cilin nuk ka urdhër të dhënë është nul nëse nuk është aceptuar, kurse kambiali që është aceptuar është i plotfuqishëm edhe kur nuk e ka urdhërin e dhënë. b) Nëpërmjet llojit të blanko kambialit, lëshuarja mund të pasoj jo vetëm pas aceptimit, por eventualisht edhe pas deklarimeve të tjera. c) Lëshuarja e kambialit kryhet me vënjën e nëhkrimit në kambial në vendin e caktuar për trasantin.

  17. Shumëzimi i kambialit • Kambiali mund të shumëzohet jo vetëm në momentin e lëshuarjes së tij, por edhe më vonë, deri në momentin e pagimit të shumës në kambial. • Kambiali vetanak nuk mund të shumëzohet, sepse me shumëzimin e tij në realitet do të vie deri te lëshuarja më e madhe e numrit të kambialeve, e jo deri te shumëzimi i tij. • Shumzohet vetëm kambiali i njejtë dhe nuk duhet paguar secili ekzemplar i shumëzuar. • Në ekzemplaret e shumëzuar duhet të paraqiten nënshkrimet e të gjithë personave të autorizuar të cilët janë nënshkruar në kambialin origjinal. • Çdo ekzemplar i kambialit duhet të përmbajë numërin e tijë rendor. • Ekzemplari burimor i kambialit quhet ”unikat”

  18. Indosimi i kambialit (bartja) • Indosimi i kambialit është bartja e të drejtave nga kambiali që bëhet me shprehjen e njëanëshme të vullnetit me anë të cilit një person i quajtur INDOSANT i bart në personin tjeter INOSATRIN të drejtat nga kambiali. Indosamenti për tu trajtuar i plotfuqishëm duhet ti plotësoj dy kushte: a) që të jetë i dhënë i pakusht sepse ekzistimi eventual i ndonjë kushti konsiderohet sikur të mos ekzistonte fare b) kambiali apo të drejtat që bartën nga kambiali duhet të indosohen tërsishtë sepse indosimi i pjesëshëm konsiderohet nul. • Përkah forma indosimi mund të jetë: a) I plotë e përmbanë deklaratën e bartjes, emrin e indosatit dhe nënshkrimin e indosantit b) Bianko indosimi bërmbanë vetëm nënshkrimin e indosantit c) Rekta indosimi përmbanë klauzolën e cila ndalon bartjen e mëtejshme të atij kambiali me indosim. • Përkah përmbajtja indosamentet kambialore mund të jenë: • Indosamente pronësore • Indosamente të pengut dhe • Indosamente autorizuese.

  19. Akceptimi i kambialit • Akceptimi i kambialit është punë kambialo-juridike me të cilin TRASATI e pranon urdhërin e TRASANTIT që të paguaj shumën nga kambiali. • Deklarata e trasatit që në këtë relacion shënohet në kambial quhet ”akceptim” dhe nga ky moment i akceptimit të kambialit trasatin e quajm ”akceptues” dhe ky në realitet bëhet debitori kryesorë. • Akceptimi shënohet në fytyrë të kambialit me shprehjen ”e pranoj”, ”e pranoj për pagim”, etj dhe vëhet nënshkrimi.

  20. Avalimi në kambial • Avalimi i kambialit është veprim kambialor me të cilin një person ndërmerr dorëzani për përmbushje të rregullt të obligimit nga kambiali. Personi i cili merr dorëzani avalist, kurse personi për të cilin jep dorëzani avalisti quhet honorat. • Avalimi poashtu është shprehje e njëanëshme e vulletit po në mënyrë formale e cila jepet (shenohet) sipas rregullit në fytyrë të kambialit.

  21. Prezantimi i kambialit Dy shkaqe të prezantimit të kambialit: • Perzentimi për akceptim dhe • Przentimi për pagesë. Për prezantimin e kambialit për pagesë kryesisht duhet respektuar këto kushte: • Kambiali duhet t’i dërgohet për pagesë trasatit respektivisht akceptuesit nëse më parë është akceptuar. • Kambiali dërgohet për pagim në vendin e pagimit • Kambiali duhet të prezantohet për pagesë në afatin e caktuar • Kambialin e dërdon për pagesë vet poseduesi i tij ose nëpërmjet bankes afariste të tij.

  22. Pagesa e kambialit • Pagesën e kambialit duhet në radhë të parë ta kryej debitori kryesorë i kambialit apo pagesën duhet t’i bëhet poseduesit të autorizuar të kambialit i cili atë e përcakton për pagesë në kohën e arritjes së tij për pagesë.

More Related