590 likes | 947 Views
Personalitet. Tërësi a e karakteristikave tipike të një personi, që e bëjnë atë unik dhe të ndryshëm nga të tjerët.
E N D
Personalitet • Tërësiae karakteristikave tipike të një personi, që e bëjnë atë unik dhe të ndryshëm nga të tjerët. • Është një mënyrë të qëni, të njohjes së ambientit dhe të veprimit (sentimente, mendime, sjellje), që garanton unicitet, koeherencë, vazhdimësi, stabilitet dhe planifikim të marrëdhënieve të individit me ambientin.
Personalitet • Është një konstrukt që kryhet gjatë zhvillimit individual nëpërmjet bashkëveprimit të vazhdueshëm që realizohet ndërmjet organizmit dhe ambientit, dhe ku personi merr pjesë në mënyrë aktive • Dallojmë dy aspekte të personalitetit: struktural dhe dinamik
Struktural • Ka të bëjë me paraqitjen e personalitetit dhe si identifikohet në tiparet, që janë elementët e dallueshëm të personalitetit. • Koncepti i tipareve është themelor në psikologjinë e personalitetit, dhe tregon një mënyrë veprimi, aktivizimi, relativisht të pavarur nga rrethanat. Tiparet kanë tendencën të përpunojnë informacionet, të shprehin emocionet dhe ndjenjat, të veprojnë dhe reagojnë në mënyrë relativisht uniforme
Dinamik • Ka të bëjë me funksionimin e personalitetit si sistem autorregullues dhe i autoreferueshëm, dhe i aftë të bashkëveprojë me ambientin me qëllim arritjen e objektivave personalë.
Faza e përkufizimit • Faza e kërkimit të përkufizimit me eksponentët kryesorë si Allport dhe Murray që u munduan të kalonin limitet e kërkimit në laborator • Në këtë fazë psikanaliza përbën modelin bazë
Faza e mikroteorive • Faza e mikroteorive që zhvillohet kryesisht në vitet ’40-’70 me një ecuri parabolike. Kulmin e vet e pati në vitet ’50 dhe më pas erdhi dukë rënë, për faktin se ra interesi për të sinkronizuar studimin e zhvillimeve sociale dhe kulturore (antropologji, sociologji) me ato të sjelljeve individuale (psikologjia), si dhe sinkronizimin e perspektivave teorike shumë të diversifikuara me prinicipet e psikologjisë shkencore.
Faza bashkëkohore • Vërtitet rreth kompleksitetit dhe pluralizmit metodologjik të viteve ’80, kuriozitetit për diferencat individuale, rinovimit të interesit për studimin e rasteve të veçuara, dhe për teknikat e reja të përpunimit.
Metodat e kerkimit • Perpunim i teorive • Studim rastesh klinike (kerkimi klinik) • Testet e personalitetit • Kerkimet eksperimentale ne laborator
Teoria psikodinamike e Freud • Psikologjia e Egos (A.Freud, Hartmann) • Stern dhe Lichtenberg mbeshtetes te konceptit te Vetes si organizator i zhvillimit psikobiologjik • Hartmann: dallim mes Egos dhe Vetes • Mahler: ndarje-individualitet per Veten • Winnicott: gjiri i mire dhe gjiri i keq • Erikson: zhvillimi psikosocial
Dimensioni historik-evolutiv • Vemendje ndaj dimensionit relacional te botes se brendshme • Dy perspektiva: relacioni me objektet dhe perspektiva nderpersonale • Klein: lidhja me objektet • Relacionet sociale dhe ato ambientale • Nderveprimi mes dy boteve • Bota e brendshme e femijes formohet qe ne muajt e pare te jetes • Objektivi i vertete: relacioni me tjetrin
Teoritë e tipareve, faktorëve etj. • Personaliteti formohet si rezultat i kombinimit të tipareve që karakterizojnë arkitekturën e përgjithshme
Allport • Allport dallon dy orientime, nomotetik dhe idiografik. I pari bën fjalë për karakterin përgjithësues të tipareve ndërsa idiografiku ka të bëjë me studimin e tipareve në rastin e veçuar, singolar, vë theksin mbi kompleksitetin individual. Allport thekson se personaliteti ka një organizim dinamik, dhe është i influencuar nga ambienti social, faktorët biologjikë dhe psikologjikë. • Koncept bazë i teorisë së tij është principi i autonomisë funksionale, që tregon se sjellja, fillimisht e motivuar nga një nevojë mund të bëhet për personin një qëllim për t’u arritur.
Murray • Murray i kushton më rëndësi analizës së kontekstit • Koncepte bazë të teorisë së tij janë presioni ambiental dhe koncepti i fushës.
Cattell • Orientim sasior • Catell me anë të analizës faktoriale izolon një numër të konsiderueshëm tiparesh dhe përcakton ndikimin e tyre nga ana statistikore në strukturën mendore. • Catell përcakton 16 tipare të personalitetit (16personality factors), dhe në sajë të kombinimit të tyre bën analizën faktoriale.
Guilford • Teoria e tij multifaktoriale të strukturës së intelektit • Studimet mbi kreativitetin
Hans Eysenck • Ndërtoi një model global të personalitetit, duke përfshirë dhe përbërësit biogjenetikë • Modeli i tij ka një numër të reduktuar dimensionesh, të cilat janë tre: ekstroversion, neuroticizëm dhe psikoticizëm • Studimi i personalitetit koinçidon me studimin e temperamentit dhe inteligjencës të cilave u atribuon një bazë solide gjenetike.
Cloninger • Merr në konsideratë derivatët biologjikë a) kërkimi i të resë b) shmangia e situatës së pakënaqshme (evitimi i dëmit) c) varësia nga rikompensimi
Wiggins • Propozon një model rrethor të tipareve ndërpersonale me dy akse kryesore: a) aktivizim-pasivitet, dhe b) afrim-largim ndaj të tjerëve • Këto dy strategji motivacionale furnizojnë koordinatat për të kuptuar sjelljen ndërpersonale. Kombinimi i tyre sjell 8 lloje relacionesh ndërpersonale ku nuk ekziston ekuilibri por, aty ku një dimension është më i përqëndruar, atij i korrespondon ai lloj tipari i personalitetit.
Big Five • 5 faktorë: • Ekstroversion-introversion • Socializim-asocializim • Ndërgjegjshmëri-pandërgjegjshmëri • Stabilitet emotiv-instabilitet • Kultura (ose intelekti, ose prirje për eksperienca) - mungesë interesi ndaj të resë
Millon • Ndërton personalitetin në tre pole: • Aktiv-pasiv • Vetja-objekti • Kënaqësi-pakënaqësi
Teoritë konjitivo-sociale etj. • Teoritëme karakterkonjitiv, bihejvioristdheevolutiv • Piaget, Vygotskij, Bowlbyqëkanëdhënëkontributin e tyre me teoritëpërzhvilliminevolutivdhekonjitivtëfëmijës
Bowlby • Teoria e atashimit • Kjo teori vë theksin tek ideja se ekziston një tendencë e parëlindur në qënien njerëzore që kërkon pranë një figurë mbrojtëse si pikë referimi në situata rreziku, frike, tensioni etj. • Nuk eshte e lidhur me eksperienca të kaluara të realizimit të një nevoje primare, por, paraqet një nevojë primare. Fëmija ndonjëherë nuk kërkon nënën për t’u ushqyer por, për të marrë ngrohtësi, siguri, mbrojtje
Mary Ainsworth • Strange Situation • Kjo teknikë përbëhet nga 8 lloje dipendencash që përshkruajnë gjendjen e fëmijës gjatë dipendencës nga e ëma. • Në bazë të llojit te varësisë që fëmija krijon në sajë të lidhjes me të ëmën formohet baza për personalitetin e ardhshëm.
Mary Main • Adult attachment interview, AAI, intervista e dipendencës e adultit. • Teori të dipendencës, për moshat madhore, ose adulte. • Bëhet fjalë për një investigim tek pacienti të historisë së eksperiencave të tij fëminore dhe të rolit që ato luajnë në personalitetin e personit në moshë madhore.
Teoritëbihejvioriste • Watson, Tolman, Hull etj • Hiqnin dorë nga introspeksioni dhe bazoheshin në formimin e personalitetit tek sjellja dhe eksperienca
Bandura • Teoria e konjicionit social • Sjellja konfigurohet si një ndërthurje e ambientit, personit dhe sjelljes së tij. Karakteristika të teorisë së tij ishin imitimi dhe modelimi.
Staats • personaliteti formohej nga ndërthurja e tre fushave • linguistike-konjitive • emotive-motivacionale • senso-motore
Neisser • “Njohuri dhe realitet” • 5 variante të vetes: • vetja ekologjike • vetja ndërpersonale, • vetja kohore, • vetja personale (private), • vetja konceptuale
Teori personaliteti Mekanizmat mbrojtes
Mekanizmat mbrojtes • Mbrojne Egon ne jeten e perditshme duke u munduar te mbajne nje ekuiliber ne situatat e ndryshme ku ai vepron
Rimocioni • Përfaqëson atë mekanizëm mbrojtës automatik të pandërgjegjshëm të mosnjohjes së imazheve vetiake mendore të sikletshme, instikte seksuale ose agresive, të mbushura me një ngarkesë emocionale të veçantë, ndonjëherë të lidhura me kompleksin edipik që mbron shumë mirë individin nga rreziqet që vijnë nga ripërjetimi.
Projeksioni • Përfaqëson një mekanizëm mbrojtjeje nga simptoma e ankthit zëvendësues i mossuksesit të paraqitur nga mekanizmi i rimocionit.
Identifikimi • Duke qenë se bën pjesë tek mekanizmat fiziologjikë të ndërtimit të Egos në çdo formë edukimi, mund të transformohet në mekanizëm mbrojtës patologjik aty ku psh., gjejmë imitim servil ose në perversionin sado-mazokist ku verifikohet identifikimi pikërisht me atë nga e cila kemi frikë dhe që duam të shtypim: agresorin.
Identifikimi projektiv • Është mekanizmi mbrojtës që konsiston kur “vendosim” tek tjetri pjesë të vetes sonë të “mira” dhe të “këqija”. • Pjesët e këqija projektohen në mënyrë që të kontrollojmë objektin për t’u liruar dhe për ta shkatërruar. Pjesët e mira i projektojmë për të evituar ndarjen nga objekti kur kemi frikë se mos e humbim
Introjeksioni • Mekanizëm që ka tendencë të përvetësojë pjesët e dëshirueshme të botës së jashtme si për shembull siguria, si edhe pjesët e padëshirueshme dhe pakënaqësinë duke i fshehur brenda vetes për shembull zia melankolike e shumë fantazive neurotike.
Brendesimi • Sinonim i introjeksionit ose identifikimit, është në të vërtetë një transformim i një lidhjeje ndërpersonale me një lidhje ose një raport ndërpsikik, për shembull lidhja e autoritetit baba-fëmijë brendësohet si një lidhje mes Super-Egos dhe Egos ose në lidhjet e konflikteve sociale aty ku brendësohet raporti mes Autoritetit, Pushtetit, Lirisë, etj. Në praktikë mund ta konsiderojmë identifikimin si inkorporim objektesh, personash fizikë ose tipare të tyre ndërsa brendësimi si inkorporim i një lidhjeje ndërhumane.
Fiksimi • Raprezanton një arrest të zhvillimit evolutiv-emotiv-afektiv prandaj personi qëndron “i fiksuar”, i imobilizuar në një fazë të mëparshme evolutive shtyrë nga një nevojë e pandërgjegjshme për të mbrojtur ekuilibrin e vet psikologjik.
Regresioni • Një mekanizëm që mund të instalohet edhe në eksperienca normale të jetës së përditshme në kërkim të një kthimi, edhe tranzitor në një moment kënaqësie të kaluar • Mekanizëm mbrojtës që nga kauza të jashtme finalizohet relativisht në mënyrë të pandërgjegjshme në rekuperimin e ekuilibrave psikikë
Racionalizimi • Proçes diferencimi që mundohet të mbyllë një hendek në proçesin jo të realizuar me sukses të rimocionit. Për këtë arsye themi se kryhet në mënyrë të pandërgjegjshme një modifikim i ideve, motivacioneve, perceptimeve dhe interpretimeve më qëllimin për t’u justifikuar përballë vetes dhe të tjerëve. Pak a shumë si fabula e dhelprës me rrushtë.
Intelektualizimi • Shfaqet sa herë gjatë një bisede, preket një argument që për individin është burim shqetësimi motivacional. Atëherë ai filozofon, interpreton ose justifikon intelektualisht ankthet e veta më të thella. Këtë e kryen për të qetësuar nevojën e tij për të kontrolluar gjithçka.
Mohimi • Mekanizëm mbrojtjeje që zhduk nga ndërgjegjia dëshira, mendime, ndijime ose situata traumatizuese, të dhimbshme apo të papëlqyeshme. • Mundohemi të largohemi, të ikim nga gjendje shpirtërore ankthi, duke mohuar realitetin e papëlqyeshëm që ka provokuar gjendjen e sikletshme.
Represioni i afekteve • Është një variant i rimocionit, me ndryshimin që mekanizmi i mbrojtjes shfaqet në një nivel më sipërfaqësor ose më mirë të themi të parandërgjegjshëm. Ndonjëherë shfaqet edhe me vetëdije të plotë për arsye kontrollimi të rregullave të raporteve sociale
Sublimimi • Konsiston në modifikimin e orientimit të instikteve të veta seksuale ose agresive primitive drejt një objektivi më fisnik e më të pranueshëm nga ana sociale, psh., idealizimi i gruas në përgjithësi, ëndërrimi me sy hapur etj.
Ashketizmi • Verifikohet në shumë adoleshentë, i ngjashëm me sublimimin në fillesat e tij por ndryshon për kërkesën e tij për të aderuar në jetën ashketike, aderon në rregullat strikte (zgjimi shpejt në mëngjes, të bësh dush të ftohtë, dieta të rrepta etj.).
Formacioni reaktiv • Tipike e neurozave obsesive-kompulsive dhe në histeri • Dëshirë e pandërgjegjshme e shprehur me të kundërtën e saj
Anullimi • Me anullimin tentohet të plotësohen njëkohësisht dy sjellje: ajo instiktive e fshirë nga kujtesa dhe ajo e mbrojtjes.
Translatimi • Mekanizëm zhvendosjeje ose spostimi të afekteve drejt personave të tjerë, kafshë ose gjëra. Kjo kryhet si rrjedhojë e frustrimeve që individi ka përjetuar. Tipik i personave të vetmuar ose që jetojnë vetëm.
Izolimi • Konsiston në intelektualizimin inafektiv ekstrem në situata emocionale penalizuese për individin për shkak të një mekanizmi hipermbrojtës.
Largimi emotiv • Verifikohet në rast frustrimesh intense ose të zgjatura me largimin afektiv-emotiv-ndërpersonal nga frika e zhgënjimeve eventuale të tjera si psh.: toksikomanët, alkolikët, ëndrra me sy hapur ose një dedikim i tepruar në punë.