160 likes | 354 Views
Humbjet e mëdha (Zia) dhe drejtimi i zisë. Humbja është ndarja nga një person i dashur dhe i rëndësishëm Pikëllimi është proces që fillon me humbjen e më të afërmit e që përfundon me pranimin e realitetit. Stadet e pikëllimit sipas Bowly.
E N D
Humbja është ndarja nga një person i dashur dhe i rëndësishëm • Pikëllimi është proces që fillon me humbjen e më të afërmit e që përfundon me pranimin e realitetit
Stadet e pikëllimit sipas Bowly • Pandjeshmëri apo protest që karakterizohet me pengesa,frigë dhe zemërim.Shoku mund të zgjat disa minuta, ditë apo muaj • Mallëngjimi dhe kërkimi për personin e humbur Bota duket e zbrazët dhe e pakuptimtë, por vetërespekti mbetet i paprekur.E karakterizon preokupimi për personin e humbur,shqetësimi trupor, të qajturit dhe zemërimi. Mund të zgjas disa muaj apo vite
Dezoorganizimi dhe dëshprimi Shqetësimi, preokupim i rritur somatik, tërheqje dhe ngacmueshmëri. Përjetim i përsëritur i kujtimeve(ngjarjeve nga e kaluara) • Reorganizimi Rivendosje e modeleve të reja të objekteve dhe qëllimeve, mërzia tërhiqet zhvendoset në kujtime melankolike
Stadet e pikëllimit sipas Parkes • Alarmi Gjendja e stresit karakterizohet me ndryshime p.sh.rritja e shtypjes së gjakut dhe shpejtimi i të rrahurave të zemrës, ngjashëm me stadin e parë sipas Bowlby • Pandjeshmëria-Personi sillet sikur ta godiste humbja në mënyrë të paditur,dhe kështu mbrohet nga paaftësia akute • Kërkimi- Personi kërkon apo përkujton personin e humbur, ngjashëm me stadin e dytë sipas Bowlby
Depresioni Personi ndihet i pashpresë në lidhje me ardhmërinë, nuk mund të duroj jetën, tërhiqet nga familja dhe miqtë • Përmirësimi dhe reorganizimi Personi e kupton se jeta e tij saj vazhdon me përshtatje të reja dhe qëllime të ndryshme
Pikëllimi te fëmijët që humbin prindin ka këto faza • Fazën e protestës- fëmiu tregon ndjenjë të fuqishme për prindin e vdekur • Fazën e dëshprimit-Fëmiu ndihet i pashpresë, tërhiqet në vetëvete, është apatik • Fazën e ndarjës-fëmiu shkëput lidhjën emocionale me prindin e vdekur • Fëmiu mundet që nevojën për prindin e humbur ta bart në një person(apo më tepër) tjetër të rritur
Humbja e fëmiut ka këto karakeristika • mund të jetë përvojë shumë intenzive • mbizotërojnë ndjenja e fajësisë dhe pandihmës • stadi i shokut, mohimi,zemërimi dhe pranimi • Shprehja e pikellimit mund të jetë prezente gjatë tërë jetës • 50% e cifteve qe u vdes fëmiu përfundojnë me divorc
Pikëllimi mund të ndodh edhe nga shkaqe të tjera si: • Humbja e personit të dashur përmes shkëputjës, ndarjës apo izolimit • Humbja e gjësendeve apo situatave që kanë rëndësi emocionale p.sh. humbja e gjësendeve të vlefshme, punës apo pozitës së rëndësishme • Humbja e objektit të dashur të paramenduar p.sh.vdekja intrauterine e fetusit,lindja e fëmiut me abnormalitete
Humbja që është pasojë e lëndimit të narcizmit, p.sh.amputimi, mastektomia
Intenziteti i pikëllimit varet nga: • Lloji i humbjes (mosha,afërsia e tj) • Natyra e lidhjes me atë person • Natyra-mënyra e vdekjes(natyrale,akcidentale,suicidale) • Nga eksperiencat e mëhershme • Personaliteti • Faktorët kulturor (traditat,ritualet,rrjeti social e tj)
Komplikimet e pikëllimit • Pengesat në procesin e pikëllimit mungese apo shtyrje(vonim i pikëllimit) pikëllim i tepërt pikëllim i zgjatur • Ndjeshmëri e tepruar Lodhje ndjeshmëri e shpeshtë ndaj gjendjeve fizike
Crregullime psikiatrike si: Crregullim i ankthit Crregullim depresiv Crregullim si rezultat i përdorimit të substancave psikoaktive
Menagjimi i pikëllimit • Mbështeteni ventilimin e ndjenjave Lejoni personit të flas për objektin e dashur, do të ndihmonte kujtimi i ngjarjeve pozitive • Mos kërkoni të mos qaj dhe të mos shqetësohet • Mos përshkruani në mënyrë rutinore anksiolitik apo antidepresiv. Nëse personi ka agjitim akut është mirë ti ofrohet suport verbal e jo tableta.Sidoqoftë dozë e vogël e barit (diazepam 5mg) mund të ndihmojë për një periudhë të shkurtër
Duhet të njihni reaksionet e pikëllimit të shtyer që lajmërohen pas një periudhe të humbjës dhe mund karakerizohen me ndryshime në sjellje agjitim, disponim jostabil dhe keqëpërdorim të substancave.Reaksione të tilla mund të lajmërohen afër periudhës së përvjetorit të humbjës • Mbani në mend se reaksioni i pikëllimit të pritur mund të lajmërohet më përpara, para humbjës dhe kjo mund të qetësoj reaksionin akut të pikëllimit në kohën kur ndodh vdekja. Ky mund të jetë një proces i dobishëm nëse njifet kur paraqitet.
Mbani në mend që personi që është i pikëlluar për anëtarin e familjës që ka bërë suicid ndoshta nuk dëshiron të flas për ndjenjat e veta sepse mund të ndihet I turpëruar