350 likes | 805 Views
L i gj ë r a t a 2. Tatimi mbi vlerën e shtuar. Ç’është tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)?. Taksë që zbatohet sa herë që një produkt i shitet anëtarit pasardhës në kanalet e sistemit të shpërndarjes që nga lënda e parë e deri te konsumatori final.
E N D
L i gj ë r a t a 2 Tatimi mbi vlerën e shtuar
Ç’është tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)? • Taksë që zbatohet sa herë që një produkt i shitet anëtarit pasardhës në kanalet e sistemit të shpërndarjes që nga lënda e parë e deri te konsumatori final. • Ёshtë taksë që ndikon në vendosjen e çmimit të shitjes së produkteve nga secila firmë përbërëse e shpërndarjes së tij, nga që zbatohet sa herë që ndërron dorë një vlerë, p.sh. Nga prodhuesi i lëndës së parë të fabrikuese, nga fabrikuesi te shitësi me shumicë, nga shitësi me shumicë të shitësi me pakicë, nga shitësi me pakicë të konsumatori final.
Ç’është tatimi mbi vlerën e shtuar? • TVSH është: • Taksë e përgjithshme që aplikohet, në parim, tek të gjitha aktivitetet komerciale duke përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen (tregtimin) e mallrave dhe shërbimeve. • Taksë konsumi sepse mblidhet pikërisht nga konsumatori. Ajo nuk e ngarkon biznesin. • Ngarkohet si përqindje e çmimit, që do të thotë ngarkesa aktuale e taksës është e dallueshme në secilin nivel të prodhimit apo tregtimit. • Mblidhet pjesërisht, përmes sistemit të pagesës, përkatësisht sipas tregimit të shitjes nga biznesi duke e zvogëluar shumën që ata kanë paguar më parë me rastin e blerjes një personi tjetër të taksueshëm në blerjet për aktivitetin e tyre biznesor. Ky mekanizëm siguron që taksa është neutrale në lidhje me atë se sa transaksione janë të involvuara. • Paguar autoriteteve të të hyrave nga shitësi I mallrave, që është person I taksueshëm, por që aktualisht paguhet nga blerësi te shitësi si pjesë e çmimit. Kjo është një taksë indirekte.
Ç’është tatimi mbi vlerën e shtuar? • Tatimi mbi vlerën e shtuar apo TVSH-ja është një tatim mbi konsumin. • Tatimi mbi vlerën e shtuar do të paguhet në masën prej 16% nga vlera e tatueshme e importit, hyrjeve brenda dhe furnizimeve tjera të tatueshme me përjashtim të furnizimeve të normës zero. • Tatimi mbi vlerën e shtuar do të paguhet sipas normës zero për qind (0%) mbi vlerën e tatueshme të furnizimeve të tatueshme me normën zero, siç është përcaktuar në nenin 10 të Ligjit mbi TVSH.
Ç’është tatimi mbi vlerën e shtuar? • Furnizime me normë zero janë: • eksportet ; • furnizimi i mallrave dhe shërbimeve në lidhje me: • transportimin ndërkombëtar të mallrave ose udhëtarëve, • ujitjen e tokës bujqësore dhe • importet, dhe furnizimi i mallrave të shënuara në shtojcën e këtë ligji.....
Çfarë është personi i tatueshëm? Për qëllime të TVSH, person i tatueshëm është secili biznes individual, ortakëri apo çdo kush që furnizohet me mallra dhe shërbime të tatueshme e që ka të bëjë me aktivitet biznesi. • Sidoqoftë, nëse qarkullimi vjetor i këtyre personave është më i vogël se limit, këta persona nuk ngarkohen me TVSH për shitjet e tyre.
Si ngarkohet TVSH? • TVSH është detyrim ndaj secilës shitje shprehur në përqindje të shitjes por nga kjo, personit të taksueshëm I mundësohet të zbres taksën e paguar më parë me rastin e blerjes së mallit të shitur. Kështu, taksimi i dyfishtë mënjanohet dhe taksa paguhet vetëm mbi vlerën e shtuar në secilin nivel të prodhimit apo të tregtimit. Në këtë mënyrë, çmimi final I produktit është I barabartë me shumën vlerës së shtuar në secilin nivel të krijimit të të hyrave, kështu që TVSH finale paguhet mbi shumën në e TVSH së paguar te secili nivel.
Bazat e kontabilitetit • TVSH-ja llogaritet në baza akruale. Kjo nënkupton se obligimi për TVSH lind kur njëra nga ngjarjet e mëposhtme ndodh e para: • - Kur lëshohet fatura; • - Kur mallrat dhe shërbimet janë të gatshme për blerësin; • - Kur pranohet pagesa. • Kjo eshte e rendesishme te theksohet se ju do të jeni obligues për TVSH në shitje të mallrave dhe sherbimeve gjate cdo periudhe tatimore madje edhe nëse ju nuk keni arketuar teresisht apo pjeserisht pagesen per nje a disa furnizime tuajat.
Fatura Tatimore • TVSH-ja në lidhje me shpenzimet (TVSH e zbritshme) mund te zbritet nese keni marre nje fature tatimore e cila ne rastin e importeve eshte deklarate e unifikuar doganore.
Fatura Tatimore • Faturat Tatimore mund të lëshohen vetëm nga personat e tatueshem te cilet jane te regjistruar dhe nga te cilet kerkohet te deklarojne. Leshuarja e faturave tatimore nga personat te cilet nuk I plotesojne keto kerkesa eshte kundervajtje serioze dhe mund te merret veprim ligjor kunder kundervajtesve te tille. Përveç nese jane subjekt I gjobes, keta persona do te kerkohet te paguajne TVSH-ne e aplikuar pa perfitim nga krediti I tatimit te zbritshem.
Fatura Tatimore • Fatura tatimore duhet te leshohet cdo here kur personi I tatueshem e I regjistruar kryen nje furnizim te tatueshem per bizneset e tjera. Kjo fature duhet te leshohet ne se paku dy kopje autentike, nje per shitesin dhe nje per bleresin. Shitesit me pakice poashtu mund te leshojne fatura tatimore por gjithashtu ne vend te tyre mund te leshojne edhe kupona te kases regjistruese elektronike.
Shitësi Data e faturës BlerjaNumri i urdhër.Kushtet e kredisë Kushtet e transp.Malli Shuma e faturës
Lirohen nga pagesa e TVSH-së • Tatimi mbi vlerën e shtuar nuk do të paguhet për: • importimin e sendeve personale të udhëtarit të lejuara sipas dispozitave doganore në fuqi; • importin e mallrave turistike të lejuara nga dogana sipas dispozitave në fuqi të Doganës; • importet ose furnizimet e financuara nga donacionet e bëra permes Ministrive dhe Departamentet qeveritare, organizatat qeveritare, organizatat joqeveritare me status të beneficuar publik si ndihmat për programet humanitare dhe rindërtimin e Kosovës; • importet ose hyrjet të cilat i kanë bërë përfaqësuesit diplomatikë ose janë bërë për ta apo për zyret e ndërlidhjes
Lirohen nga pagesa e TVSH-së • importet apo hyrjet brenda të cilat i kanë bërë Kombet e Bashkuara ose janë bërë për to apo për cilindo nga organet e saj, duke përfshirë UNMIK-un (siç është përcaktuar, në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/47 të datës 18 gusht 2000 mbi Statusin, • privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it e të EULEX-it dhe të personelit të tyre në Kosovë),agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, Bankën Botërore dhe organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare, • importet apo hyrja e barnave brenda, shërbimet mjekësore, produktet farmaceutike, instrumentet mjekësore apo kirurgjike, pajisjet dhe • gjobitja me para ose dënimi i bërë nga autoritetet publike.
Furnizimet vijuese konsiderohen furnizime të përjashtuara • furnizimi i barnave, i shërbimet mjekësore, i produkteve farmaceutike, i instrumenteve mjekësore a kirurgjike dhe i pajisjeve; • furnizimet e shërbimeve të arsimimit publik; • furnizimet e shërbimeve financiare; • transferimi i titullit të pronësisë, qiraja e tokës dhe e shtëpive të banimit; • furnizimi të cilin e kryen personi i cili importon apo fut mallra, qarkullimi i të cili nuk e tejkalon limitin e caktuar (shiko ligjin) • sigurimi i lejeve ose licencave bashkë me pagesën nga organet komunale ose publike.
Mbajtja e regjistrimeve • Çdo person i tatueshëm duhet të mbajë Librin e Shitjes ku të gjitha shitjet duhet te regjistrohen dhe Libri I Blerjes ku duhet te regjistrohen te gjitha blerjet.
Librat • Si duken libri i blerjes dhe libri i shitjes?
Shembull • Të shohim se si llogaritet TVSH
Shembull • Më 13.11.2006, kompania ka importuar mall në vlerë prej 20.000 €. Shpenzimet e transportit janë 1.000 €. Kompania paguan doganën dhe TVSH në pikën doganore në Han të Elezit. • Të kalkulohet vlera blerëse dhe të regjistrohet transaksioni në ditar.
Shembull • Vlera e faturës 20.000 € • Shpenzime transporti 1.000 € • Vlera blerëse 21.000 € • Dogana (10 % e vl. blerëse) 2.100 € • Baza për TVSH (3+4 * 15%) 23.100 € • TVSH 3.465 €
Shembull: Kalkulimi i çmimit shitës • Vlera blerëse 23.100 € • Diferenca në çmim 10 % 2.310 € • Baza për TVSH (1+2) 25.410 € • TVSH (3*15%) 3.812 € • Vlera shitëse (4+5) 29.222 €
Gabimet në përpilimin e faturës shitëse • Rasti me lejimin e rabatit !! • Llogaritja e TVSH ??
Ligjërata 2 F u n d