170 likes | 903 Views
Model i planit mësimor. Lënda : Gjuhë Shqipe Klasa : III Njësia mësimore: Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm Mjetet mësimore: Libri,letra,tabela,shkumsi, f letoret e nxënësve. Fjalë kyçe: Emri i përveçëm,emri i përgjithshë. Rezultatet e të nxënit:.
E N D
Model i planit mësimor Lënda:Gjuhë Shqipe Klasa: III Njësia mësimore: Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm Mjetet mësimore:Libri,letra,tabela,shkumsi, fletoret e nxënësve. Fjalë kyçe: Emri i përveçëm,emri i përgjithshë.
Rezultatet e të nxënit: Në fund të orës mësimore, nxënësit do të jenë në gjendje të : • Të shkruajmë vetë emra të përveçëm e të përgjithshëm. • Të dallojnë në tekstë emrat e përveçëm e të përgjithshëm . • Të kategorizojnë emrat e përveçëm njerzish, kafshësh, sendesh.
Qëllimi i të nxënit: Të mësojmë për emrin dhe si ndahet: Më pas përcaktojmë bashkë me nxënësit kriteret e suksesit për qëllimin e të nxënit • Të shkruajmë vetë emëra të përveçëm e të përgjithshëm. • Të dallojmë në tekstë emrat e përveçëm e të përgjithshëm. • Të klasifikojmë emrat e përveçëm njerzish kafshësh sendesh. Konteksti: Duke u bazuar në libër.
EVOKIMI: Alfabeti i njëpasnjëshëm në tryez të rrumbullakët • Udhëzohen nxënësit për detyrën që do ta kryejë si pas grupeve .U kërkohet të shkruajnë emra që fillojnë me secilën shkronjë të alfabetit ( sa më shumë të jetë e mundur) në fletët e përgatitura më parë me alfabetin e një pas njëshëm. • Çdo grupi i jepet një fletë e tillë, për këtë detyrë u jepet 5 minuta kohë.
REALIZIMI I KUPTIMIT: Rendit, grupo, emërto • Kërkoj nga grupet e punës të rendisin emrat që shkroi i gjithë grupi në një fletë të • bardhë. Udhëzojë nxënëxit të grupojnë emrat sipas karakteristikave të • përbashkëta p.sh.: emrat që tregojnë njerzë, kafshë, sende etj. • Vihet në dukje cilët emra shkruhen me shkronjë të madhe dhe me shkronjë të • vogël. Pas kësaj shkëmbehen mendimet mes grupeve dhe arrihet përfundimi : • Një pjesë e emrave tregon njerëz, një pjesë e emrave tregon kafshë dhe një tjeter • tregon sende. Ka emra që tregojnë njerzë apo kafshë që veçohen nga grupi i tyre, • këto janë emra të përveçëm. Ka emra që tregojnë grupe të mëdha njerëzish, • kafshësh apo sendesh, këto janë emra të përgjithshëm. • Në fletoret e klasës nxënëxit grupojnë emrat që gjenden në ushtrimin 1 në tekst • sipas modelit të ndërtuar në tabelë.
REFLEKTIM: Përvijim i të menduarit • Pas ushtrimit të tekstit nxënësit arritën të gjejnë emrat dhe të përcaktojnë secilit grup i përkasin, duke përdorur me kujdes shkronjën e madhe aty ku duhej. • Së pari fillon skema me fjalën EMRAT dhe më pas nxënësit punojnë individualisht në fletore të klasës, për ta përfunduar atë.
Deryrë: Nxënëxit udhëzohen të shkruajnë një hartim të shkurtër ku të përdorin emra të përveçëm dhe të përgjithshëm.