170 likes | 339 Views
L10 Promovimi si motivim. Prof.as. Avdullah Hoti. www.valmirnuredini.tk. Konteksti (1). Promovimi në kompani si motivim i fortë për menaxherët Mundësia për tu promovuar nxit punëtorët të rrisin produktivitetin. www.valmirnuredini.tk. Konteksti (2). Biseda në bordin e kompanisë
E N D
L10Promovimi si motivim Prof.as. Avdullah Hoti www.valmirnuredini.tk
Konteksti (1) • Promovimi në kompani si motivim i fortë për menaxherët • Mundësia për tu promovuar nxit punëtorët të rrisin produktivitetin www.valmirnuredini.tk
Konteksti (2) • Biseda në bordin e kompanisë • Secili në kompani dëshiron të promovohet. • Promovimi nënkupton pagë më të lartë. • Si të bëhet kjo? • Mund të aplikoni promovimin pa rritje page. • Por kjo mund të shihet si mashtrim i punëtorëve. • Sidoqoftë, bëni njerëzit të ndihen më mirë duke i promovuar ata. • Por, jo çdo kush mund të promovohet pasi humb vlera e promovimit. • Kostoja e promovimit dhe qasja ndaj promovimit. www.valmirnuredini.tk
Konteksti (3) Si ndikon promovimi tek punëtorët? Deri në çfarë mase duhet të aplikohet promovimi? Cilat janë kriteret për promovim? Sa duhet të jetë rritja në pagë gjatë promovimit? www.valmirnuredini.tk
Konteksti (4) • Supozimi: në kompani ekziston një strukturë e pagave e lidhur me hierarkinë në kompani • Si vendos firma këtë strukturë të pagave? • Konkurenca luan rol të rëndësishëm • Por, punëtorët nuk largohen nga firma edhe kur paga është e ulët • Mundësia për promovim i lidh ata me kompaninë • Si duhet t’i qaset kompania kësaj çështjeje? www.valmirnuredini.tk
Modeli i turnamentit (1) • Teoria e turnamentit – metafora e lojës së tenisit • Supozoni një lojë tenisi në mes të Sampras dhe Agasi • Çmimet janë të fiksuara pavarësisht arritjeve absolute të lojtarëve. Pavarësisht sa thellë e fiton një lojtarë lojën, prapë çmimi mbetet i njëjtë • Kompania: struktura hierarkike fikse. • Njëri lojtar fiton çmimin duke qenë më i mirë se tjetri, e jo sa është i mirë në terma absolut • Kompania: punëtori promovohet jo pse është i mirë, por se është më i mirë se të tjerët • Për të marrë pozitën e zv.Presidentit duhet të jesh më i mirë se të tjerët që konkurojnë, nuk ka rëndësi sa i mirë jeni www.valmirnuredini.tk
Modeli i turnamentit (2) • Teoria e turnamentit – metafora e lojës së tenisit 3. Niveli i përpjekteve për të arritur promovim varet nga ajo se sa rritet paga pas promovimit • Loja e tenisit: • nëse çmimi ndahet 250,000 me 250,000 në mes të fituesit dhe humbësit, prapë loja zhvillohet pasi njerëzit në përgjithësi dëshirojnë të fitojnë • Por: nëse i gjithë çmimi prej 500,000 shkon për fituesin, lojtarët do të angazhohen shumë më tepër në lojë • Kështu: sa më e madhe që është diferenca në pagë si rezultat i promovimit, përpjekjet e punëtorëve në vendin e punës janë më të mëdha. • Incentivat për tu promovuar janë më të mëdha. www.valmirnuredini.tk
Modeli i turnamentit (3) • Teoria e turnamentit – metafora e lojës së tenisit • Kështu: paga e zv.Presindetit shërben jo vetëm si motivim për zv.Presidentin për të punuar më shumë • Por edhe si incentiv i fortë për të tjerët për tu promovuar në pozitën e zv.Presidentit • Paga e zv.Presidentit është si shpërblim për përpjekjet paraprake të zv.Presidentit aktual para se të promovohej • Paga e lartë e zv.Presidentit nuk rezulton nga altruizmi i kompanisë • Në kompani nuk aplikohet forma ‘winner-take-all’ sikurse në tenis • Asistentët e zv.Presidentit megjithatë paguhen www.valmirnuredini.tk
Modeli i turnamentit (3) • Teoria e turnamentit – metafora e lojës së tenisit • Pavarësisht rritjes në pagë, niveli i rritjes së pagës nuk është infinit • Kur arrihet një nivel i përpjekjeve të punëtorëve në vendin e punës, • Për të arritur më tutje përpjekjet e punëtorëve, duhet rritur pagën ndjeshëm dhe kjo i kushton firmës • Po ashtu, për punëtorët nuk është e lehtë rritja e përpjekjeve infinit • Gladiatorët e Romës • Winner-take-all • Askush nuk konkuron pasi përfitimi mesatar është i ulët www.valmirnuredini.tk
Struktura e pagës dhe përpjekjet (1) • Sa më e lartë rritja në pagë si rezultat i promovimit, aq më të mëdha janë përpjekjet e punëtorëve • Shembull: • Firma dëshiron të motivojë punëtorët për zhvillimin e një aeroplani për 5 vitet e ardhshme • Zhvillimi i një aeroplani të madh (Mallard) merr 5 vite, pastaj inxhinierët angazhohen në prodhimin e një aeroplani më të vogël (Pigeon) për 5 vitet e ardhshme • Dy inxhinierë në kompani (Katy and Joe), të dy 55 vjeç • Ai që bën punën më mirë, emërohet shef në prodhimin e Pigeonit • Struktura e pagës në Tabelën 9.1 www.valmirnuredini.tk
Struktura e pagës dhe përpjekjet (2) Tabela 9.1: Struktura Paga e hulumtuesit Paga e shefit Struktura A 50,000 200,000 Struktura B 50,000 100,000 Struktura C 100,000 250,000 Humbësi (mbetet hulumtues për 10 vite) C > A = B (10x100,000 > 10x50,000 = 10x50,000) Fituesi (5 vite hulumtues dhe 5 vite shef) C > A > B Tabela 9.2: Përfitimet fituesit, humbësit dhe përfitimet mesatara Struktura Humbësi Fituesi Diferenca Mesatare Struktura A 500,000 1,250,000 750,000 875,000 Struktura B 500,000 750,000 250,000 625,500 Struktura C 1,000,000 1,750,000 750,000 1,375,000 www.valmirnuredini.tk
Struktura e pagës dhe përpjekjet (3) • Diferenca në fitim për A e njëjtë me C • Inxhinierët mund të punojnë njësoj në të dy strukturat • Por ata preferojnë C, pasi fitimi mesatar është më i lartë • Firma preferojnë A, pasi punëtorët punojnë njësoj si në C por paguhen mesatarisht më pak • Nëse diferenca në paga është e madhe, incentivat për të punuar më shumë rriten • Katy dhe Joe hyjnë në garë me njëri tjetrin duke punuar me orë të gjata • Ata mund të merren vesh që të punojnë vetëm deri në orën 17 • Por të dy kanë incentiva për të mashtruar, që të punojnë më gjatë pa e ditur tjetri derisa këtë e bëjnë të ditur tek presidenti i kompanisë • Me rritje e numrit të punëtorëve, koordinimi i aktiviteteve është më i vështritë dhe mundësia për të mashtruar më e madhe www.valmirnuredini.tk
Struktura e pagës dhe përpjekjet (4) • Stuktura B e bënë zgjedhjen më të vështirë • Paga është më e ulët dhe diferenca në mes të fituesit dhe humbësit më e ulët se në A dhe C • Punëtorët punojnë më pak me këtë strukturë • Cilën strukturë të pagave zgjedhin punëtorët? • Varet se si shihen nga punëtorët përpjekjet shtesë • Nëse e gjejnë të vështirë të rrisin përpjekjet e tyre, preferojnë skemën e pagës B • Në të kundërtën preferojnë skemën A • Cilën strukturë të pagave zgjedhin kompanitë? • Zgjedhin A nëse rritja e përpjekjeve (dhe e produktivitetit) tejkalon rritje e pagave • Në të kundërtën zgjedhin B • Nëse duhet zgjedhur në mes A dhe C, zgjedhin A pasi përpjekjet e punëtorëve janë të njëjta ndërsa rritja në pagë është më e madhe www.valmirnuredini.tk
Struktura e pagës dhe përpjekjet (5) • Përmbledhje e modelit të turnamentit • Struktura e pagës ka dy veti: niveli dhe diferenca • Firmat preferojnë stukturat e pagave më të ulta • Punëtorët preferojnë strukturat e pagave më të larta • Kështu, firmat zgjedhin A kurse punëtorët C • Por, kjo mund të mos realizohet nëse struktura A nuk i tërheq punëtorët e kualifikuar sa duhet • Në një treg konkurent, firma duhet të zgjedhë strukturën C • Sa më e madhe diferenca nga promovimi aq më të mëdha janë përpjekjet e punëtorëve për të arritur promovimin www.valmirnuredini.tk
Promovimi dhe fati (1) • Përveç përpjekjeve, promovimi varet edhe nga faktorë të tjerë: • Pasiguria në prodhim • Të gjithë punëtorëve iu bie gripi (ndikim negativ) • Qeveria papritmas hap tender për produktet e firmës (ndikim pozitiv) • Promovimi vie si rezultat i faktorëve të jashtëm • Problement me matjen e përpjekjeve • Nëse bëhen gabime në matjen e përpjekjeve të punëtorëve, atëherë punëtorët nuk i rrisin përpjekjet e tyre • Principi: • Përpjekjet e punëtorëve bien kur gjasat për promovim varen pak nga përpjekjet e shumë nga faktorët e tjerë • Kur promovimi varet shumë nga fati, tendenca për zvogëlimin e përpjekjeve mund të zvogëlohet me rritjen e diferencës në pagë që vie me promovim. www.valmirnuredini.tk
Promovimi dhe fati (2) • Japonia: strukturë të kompresuar të pagave • SHBA: rritje e madhe e pagave nga promovimi • Arsyet: • në SHBA rreziku më i madh (për shkak të rrethinës ekonomike më liberale) • Gjasat për humbje të vendit të punës më të mëdha • Rritja në pagë më e madhe për të tërhequr punëtorët në këto vende pune www.valmirnuredini.tk
Përmbledhje Si ndikon promovimi tek punëtorët? Deri në çfarë mase duhet të aplikohet promovimi? Cilat janë kriteret për promovim? Sa duhet të jetë rritja në pagë gjatë promovimit? Teoria e turnamentit: cilat janë supozimet? Cilat janë vetitë e pagës? Çfarë sturkute page preferojnë firmat e çfarë punëtorët Përveç përpjekjeve, promovimi faret edhe nga fati dhe nga problemet e matjes së përpjekjeve? www.valmirnuredini.tk