150 likes | 302 Views
Vëzhgime mbi mësimin plotësues shqip në diasporë me fokus n ë kompetenc ën ndërkulturore. Nuhi Gashi, MAShT e Kosov ë s. P ër konceptin.
E N D
Vëzhgime mbi mësimin plotësues shqip në diasporë me fokus në kompetencën ndërkulturore Nuhi Gashi, MAShT e Kosovës
Për konceptin • MPSH në diasporë në parametrat themelorë kurrikularë përbën mësimin e gjuhës dhe të kulturës së origjinës, respektivisht mësimin për identitetin kulturor-kombëtar (në 8-shen e kompetencave kurrikulare të UE-së mund të klasifikohet te vetëdija kulturore)
Historia e MP • Te mërgata/diaspora shqiptare e Kosovës (këtu përfshihen edhe viset e tjera shqiptare brenda ish Jugosllavisë) nis gjatë viteve të 70-ta në kuadër të MPJ dhe ka pothuaj se një qëllim të vetëm: zhvillim kulturor/identitar e përgatitje kulturore/arsimore e nxënësve për kthim në atdhe • Në vitet 90-të, paralelisht e në përputhje me lëvizjet politike e kulturore/arsimore në Kosovë, natyrshëm bëhet pavarësimi MSH nga MPJ hartohen planprogrami mësimor dhe tekstet (1990-1995) • Më tej, deri në ditët tona, vazhdon trendi i zhvillimit dhe i përshtatjes brenda integrimeve kulturore e politike shqiptare, duke u ndryshuar e plotësuar edhe qëllimet themelore: a) ruajtje e zhvillim i identitetit të origjinës në shtetin përkatës, b) integrim më i lehtë në shoqërinë vendore përmes zhvillimit e afirmimit të identitetit të parë, ndërtimit e baraspeshimit të kompetencës ndërkulturore, c) integrim më i lehtë në shoqërinë/vendin e origjinës në rast të kthimit
Baza kurrikulare/dokumentet(1)(në Kosovë e Shqipëri) • Kurrikula e SHSHMP në diasporë (MAShT e Kosovës/2007/ dhe tekstet aktuale mësimore (19 FT të projektit TEKSTE PËR DIASPORËN, bërë në bashkëpunim me SHLP të Cyrihut) • Programi i integruar... (MASh e Shqipërisë, 2010) dhe pakoja me 3 tekste mësimore për GJSH. • Dokumente pothuaj se të njëjta në parametrat themelorë kurrikularë
Baza kurrikulare/dokumentet 1(sipas shteteve) • Një numër shtetesh kanë hartuar dokumente themelore kurrikulare (korniza), në të cilat zakonisht janë afishuar parimet e përgjithshme, interesi, fushat etj. • Plane të tilla kornizë kanë shtetet Suedi, Austri, lande të caktuara gjermane, Zvicër etj., ku më i qëmtuari rezulton të jetë ai i Drejtorisë Kantonale Arsimore të Cyrihut (Rahmenlehrplan für Heimatliche Sprache und Kultur (HSK), 2011, Zürich)
Satusi juridik dhe përkujdesja shtetëroe • Në shtetet referente përcaktohet nga politikat përkatëse /vërehet një diversitet/ • Në Atdhe: a) në Kosovë nuk artikullohet mjaftueshëm dhe është reduktuar në një nen (neni 48 i LPAP-2011) që këtë fushë ia atribuon Ligjit për DM-2011), b) Në Shqipëri neni 16 i LAP e obligon shtetin, por ende nuk janë bërë veprime të mirëfillta
Shtrirja e MP sipas shteteve • Suedi- mbi 5000 nxënës/e • Gjermani- deri në 4000 nxënës/e • Austri-deri në 1500 nxënës/e • Zvicër- deri në 3000 nxënës/e • Greqi- deri në 1500 nxënës/e • MB-deri në 400 nxënës/e • Finlandë-deri në 500 nxënës/e • Belgjikë-deri në 300 nxënës/e • Itali-deri në 300 nxënës/e • Kroaci-deri në 200 nxënës/e • Slloveni-deri në 150 nxënës/e • Danimarkë-deri në 150 nxënës/e, • Kanada-deri në 200 nxënës/e • SHBA-deri në 500 nxënës/e • Australi-deri në 150 nxënës/e • Francë-deri në 50 nxënës/e • Norvegji-deri në 200 nxënës/e
Format/modelet e organizimit • Mësim i integruar në sistem (Finlandë, Suedi, Austri, disa lande të Gjermanisë etj.) • Mësim gjysmë i integruar (disa kantone zvicerane etj.) • Forma të tjera brenda projekteve integrative ndërkulturore/ndërgjuhësore e deri te format e vetorganizimit kulturor e arsimor (shoqatat e bashkësitë kulturore/arsimore etj.)
MP në kompleksitetin identitar dhe kulturor dhe shumësia e identiteteve • Kultura/gjuha e parë dhe indetiteti kulturor/kombëtar • Shoqëria moderne multikulturore (perspektivat ?) dhe profili i synuar ndërkulturor • Kompetenca ndërkulturore dhe shkolla moderne • MP dhe favoret e zhvillimit dy e shumëkulturor-gjuhësor të nxënësit/es • Zhvillimi ndërmjet sfidash themelore që burojnë nga koncepte kontradiktore: a) etnocentriste (ku kultura vetanake është masë e vlerësimit të kulturës tjetër) dhe b) etnorelative (ku kultura vetanake krahasohet me kulturat e tjera)
Forma, vende, mjete dhe mundësi zbatimi: në punën e përditshme me nxënës/e, prindër etj., në programet kulturore të kalendarit kulturor të shkollës dhe të mësuesit/es, në bashkëpunimet me shkollën vendore në kuadër të programeve ndërkulturore ,
në programet kulturore të shoqatave, shoqërive dhe entiteteve tjera me interes kulturor, në programet sportive dhe të kohës së lirë, në komunikimet virtuale, në takimet tjera me shkas e qëllim kulturor, argëtues apo të rastit /panaire, pritje, veprimtari të ndryshme publike/ ,
në ekskursionet mësimore në Atdhe /me prezencë edhe të të tjerëve/, në ekskursionet mësimore/njohëse të nxënësve/eve të shkollave të Atdheut në mërgatë e diasporë /roli ndërmjetës edhe me qarqet vendore/
Identifikimi i vetvetes dhe profili profesional Cilat janë përvojat e mia personale? A posedojë edukatë e kompetenca të mjaftueshme ndërkulturore? Ç’ ndodhë në vendin/shtetin ku punojë unë? Më jepet rasti për veprimtari të mirëfilltë ndërkulturore apo atë e (bashkë)krijojë unë?
Cili është raporti me autoritetet e shkollës dhe a manifestohet ksenofobi, politika përjashtuese etj? A bashkëveproj kulturalisht me tjetrin apo vetëm shihemi dhe e dijmë që ekzistojmë? Dhe, në fund, në mjedisin ku punoj e jetoj, ku po ashtu ka edhe shumë të tjerë /gjuhë e kultura-MK/, a ekzistoj vërtet si subjekt, identitet e entitet dinamik (interkultura)?