200 likes | 721 Views
Masat disiplinore Pezullimi. Çfarë është masa disiplinore?. Një mjet në duart e punëdhënësit për të administruar në mënyrë më të mirë të mundshme burimet e institucionit .
E N D
Çfarë është masa disiplinore? • Një mjet në duart e punëdhënësit për të administruar në mënyrë më të mirë të mundshme burimet e institucionit. • Ky mjet shërben për ta bërë institucionin sa më të orientuar në realizimin e objektivave të caktuar dhe si një kundërpeshë e të drejtave të fituara nga nëpunësi civil, si një rojë e standardeve që punëdhënësi pret të zbatohen nga këta nëpunës.
Llojet e masave disiplinore: • Vërejtje me shkrim (shlyhet pas një viti). • Vërejtje me paralajmërim (nuk shënohet në dosjen e personelit) . Kjo masë ka për qëllim: - Këshillimin dhe paralajmërimin e nëpunësit për masa të tjera disiplinore, më të rënda. - Kjo masë disiplinore nuk shënohet në dosjen vetjake të nëpunësit. - Në rast përsëritjeje të shkeljes disiplinore, masat e tjera shënohen në dosjen vetjake të nëpunësit, së bashku me një kopje të vendimit përkatës. • Pezullimi nga e drejta e ngritjes në detyrë, për një periudhë deri në dy vjet (vetëm një herë) (shlyhet pas 3 vjetësh). • Kalimi në një detyrë të një niveli apo klase më të ulët për një periudhe nga 30 ditë deri në 1 vit (vetëm një herë) (shlyhet pas 3 vjetësh). • Largimi nga shërbimi civil.
Cilat konsiderohen shkelje disiplinore? (VKM Nr. 306, 13.6.2000, “Për disiplinën në Shërbimin Civil”) a) Mosrespektimi i përsëritur i kohës dhe i orarit të punës. b) Moskryerja e detyrave, apo mosrespektimi i përsëritur, i afateve të caktuara për kryerjen e detyrave. c) Sjellja e parregullt, gjatë kohës së punës, me eprorët, koleget,me vartësit dhe me publikun. ç) Dëmtimi i pronës shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar, krijimi pa shkaqe të pranueshme i mundësisë për dëmtim apo keqpërdorim të pronës shtetërore. d) Kryerja, brenda apo jashtë kohës së punës, të veprimeve, që cenojnë figurën e nëpunësit civil, institucionin apo shërbimin civil në tërësi. dh) Kryerja e punëve apo veprimtarive, të cilat cenojnë interesat e detyrës zyrtare ose që pengojnë përmbushjen e saj. e) Shkelja e rregullave të etikës në shërbimin civil; ë) Moszbatimi i dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale; f) Shkelja e rregullave të përcaktuara për ruajtjen e sekretit shtetëror apo të mirëbesimit për të dhënat,e renditura si të tilla; g) Shprehja e mendimeve apo kryerja e veprimtarive publike me karakter partiak në rolin e nëpunësit civil gjatë orarit të punës; gj) Mosrespektimi, i detyrave të tjera, të parashikuara në nenin 19, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Për statusin e nëpunësit civil”.
Procedura gjatë një ecurie disiplinore është … • Përcaktimi i kufijve procedural dhe garantues, me qëllim shmangien e tendencës së punëdhënësit për të shpërdoruar të drejtën që ka për të marrë një masë disiplinore. • Pjesa më e prekshme dhe më e ndjeshme e marrëdhënieve të punës. • Garantimi i të drejtës për t’u informuar, për t’u dëgjuar nga eprori direkt(i drejtpërdrejtë), për t’u mbrojtur dhe për t’u ankuar.
Ecuria disiplinore fillohet nga eprori i drejtpërdrejtë me vetëveprim të tij apo me kërkesë drejtuar atij nga çdo organ apo person i interesuar. Nëe rastin e administratës vendore, është specifike se në çdo rast, eprori i drejtpërdrejtë është titullari i institucionit,pra, Kryetari i Qarkut apo i Bashkisë. Kërkesa për ecurinë disiplinore duhet të plotësohet në këtë mënyrë: Të jetë me shkrim, Të identifikojë nëpunësin civil që pretendohet të ketë kryer shkeljen disiplinore, Të përcaktojë veprimin konkret që pretendohet se përbën shkelje disiplinore dhe rrethanat e kryerjes së shkeljes disiplinore. Më tej, ecuria zhvillohet në këtë mënyrë: Eprori direkt njofton me shkrim nëpunësin civil: Për të drejtën që ai ka të dëgjohet, vetë apo me përfaqësues ligjor, dhe për të paraqitur dëshmitarë; Për datën kur do të shqyrtohet shkelja e pretenduar.Kjo datë nuk mund të caktohet, më vonë se 8 ditë, nga marrja e njoftimit. Nëse çmohet e arsyeshme eprori mund të ftojë dëshmitarë për të sjellë fakte rreth çështjes së caktuar. Nëpunësi dhe përfaqësuesi i tij kanë të drejtë të jenë të pranishëm, në momentin kur dëshmitarët sjellin fakte dhe t'i pyesin ata, për faktet e sjella prej tyre. Fillimi i ecurisë disiplinore
Çfarë vlerësohet për masën disiplinore … • Shkaqet dhe rëndësia e shkeljes disiplinore, • Shkalla e fajësisë, • Rrethanat në të cilat është kryer shkelja, • Pasojat e shkeljes, • Rezultatet e vlerësimit individual, • Sjellja e përgjithshme në kryerjen e detyrave, • Nëse ka marrë masa disiplinore të mëparshme, të cilat nuk janë shlyer në kushtet e nenit 25, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil”.
Në përfundim të një ecurie disiplinore eprori i drejtpërdrejtë vlerëson ... • Bindjen e brendshme, nëse masa disiplinore është e nevojshme dhe nëse po, a është në përputhje me shkeljen disiplinore, pra, a ka bërë zgjedhjen e duhur. Pas kësaj, eprori i drejtpërdrejtë vendos: • marrjen e një mase disiplinore, kur vëren se ka patur shkelje disiplinore. • ndërprerjen e ecurisë disiplinore, në rastet kur vëren se nuk ka shkelje disiplinore, siç ishte menduar ose sugjeruar me shkrim; • Vendos nëse veprimi i shqyrtuar nuk përbën shkelje; • Vendos nëse veprimi nuk ka qenë ose nuk është kryer nga nëpunësi përkatës.
Procedura e marrjes së masës disiplinore përfundon me një vendim të arsyetuar të Kryetarit të Bashkisë/Qarkut. Vendimi duhet të përmbajë… • Organin që e ka marrë vendimin, • Identifikimin e nëpunësit ndaj të cilit është marrë masa, • Masën e marrë, • Shkeljen faktike, • Bazën ligjore, • Arsyetimin e vendimit dhe shpjegimin e fakteve që janë bërë shkas për marrjen e masës, • Datën e hyrjes në fuqi të vendimit, • Te drejtën për t’u ankuar, afatin dhe organin që duhet t’i drejtohet për zgjidhjen e ankesës, nëpunësi ndaj të cilit është marrë masa. • Një kopje e këtij vendimi i dorëzohet nëpunësit dhe një kopje Departamentit / Drejtorisë/Sektorit/Zyrës së personelit brenda 4 ditëve.
Ankimi në KSHC Ankimi në KSHC paraqitet në formë shkresore dhe duhet të përmbajë këto të dhëna: • emrin dhe adresën e ankuesit; • vendimin që kundërshtohet (dy kopje të tij); • bazën ligjore të ankimit; • provat shkresore dhe çdo dokument tjetër që vlerësohet i rëndësishëm nga ankuesi për argumentimin e ankesës. Afati i paraqitjes së ankesave në KSHC • Ankesat kundër vendimeve të marra nga organet kompetente, duhet t’i drejtohen KSHC-së, brenda 30 ditëve pune nga komunikimi i vendimit.
Vendimi i KSHC-së Pas shqyrtimit të ankesës, KSHC vendos: • Pranimin e ankesës, shfuqizimin e vendimit të eprorit të drejtpërdrejtë; • Rrëzimin e ankesës; • Ndryshimin e masës disiplinore në një masë më të lehtë apo më të rëndë; • Pushimin e shqyrtimit.
Pezullimi • Instituti i pezullimit është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënieve ligjore për periudhën sa zgjat arsyeja e ndërprerjes. • Në mbarim të kësaj periudhe, nëpunësi civil rimerr vendin e tij të punës në shërbimin civil, me përjashtim të rastit kur dënohet me heqje lirie.
Kur aplikohet pezullimi… • Kur ndaj nëpunësit civil fillon ndjekja penale për shkak të detyrës. • Kur ndaj tij merren masa provizore për krime të rënda, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. • Gjatë periudhës së thirrjes nën armë. • Gjatë periudhës në të cilën ushtron një funksion politik sipas dispozitave në fuqi. • Për periudha studimi më shumë se 6 muaj, të ndërmarra me nismën e vetë nëpunësit, por në lidhje me profesionin që ai ushtron. Si rregullohet marrëdhënia financiare gjatë dhe pas rënies së shkakut të pezullimit. • Gjatë periudhës së pezullimit nëpunësi nuk paguhet. • Kur pushohet çështja penale ose kur deklarohet i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëpunësit i jepet paga bazë që nga momenti i pezullimit. • Periudha e kohës së pezullimit llogaritet si vjetërsi në shërbimin civil.
Kuadri ligjor • Ligji nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” • VKM nr. 306, datë 13.06.2000, “Për disiplinën në Shërbimin Civil”