1 / 26

Kryetari i Shtetit

Kryetari i Shtetit. Kryetari i shtetit. Organi më i lartë në shtet Përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë Kryesisht individual. Kryesisht jo qeverisës. Format e kryetarit të shtetit. Monarku:

patty
Download Presentation

Kryetari i Shtetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Kryetari i Shtetit

  2. Kryetari i shtetit • Organi më i lartë në shtet • Përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë • Kryesisht individual. • Kryesisht jo qeverisës.

  3. Format e kryetarit të shtetit • Monarku: • Jo qeverisës por herë pas here shfaqet me disa kompetenca në varësi të modelit (honorifik, ose veprues me dekrete) • Institucion i trashëguar i lidhur me traditën. • Pa mandat • Presidenti: • Kryetar tipik i republikave (pavarësisht nga modeli) • Qeverisës ose jo (në varësi të sistemit të qeverisjes së zgjedhur) • Me mandat

  4. Monarku • Mbetje e së kaluarës por me cilësi të reja. • I pazgjedhshëm, pra i trashëguar. • Nuk mban përgjegjësi sepse është i palegjitimuar në mënyrë demokratike. • Rol honorifik, në disa raste kompetenca përfaqësimi dhe rrallë ndërmjetësimi. • Për sa më lartë vihet në pikëpyetje roli i tij si kryetar i shtetit.

  5. Presidenti Kompetencat dhe përgjegjësitë e Presidentit janë në varësi të Kushtetutës që adoptohet Në bazë të disa kushtetutave • roli i presidentit është pak më tepër se ceremonial, si në Gjermani, Itali, Greqi etj.(sistemi parlamentar) • presidenti është përgjegjës për funksionet e ekzekutivit dhe ushtron kompetenca dhe influencë të jashtëzakonshme, si në SHBA (sistemi presidencial) • ekzistojnë edhe sisteme që kombinojnë sistemin presidencial me atë parlamentar. Franca është shembull i këtij sistemi.(sistemi semipresidencial)

  6. Roli i Presidentit të Republikës në legjislacionin shqiptar • Ka njohur pozicione të ndryshme. • Në Dispozitat Kryesore Kushtetuese: • një organ jo me kompetenca të shumta. • funksioni i tij ishte i papajtueshëm me atë të anëtarit të ndonjë partie politike. • Me ndryshimet që ju bënë d.k.k. në Prill të vitit 1992, Presidentit u paraqit tepër i fuqizuar me kompetenca në të tre pushtetet dhe nuk konsiderohej i papajtueshëm funksioni i tij me atë të qënies në organet drejtuese të partise politike, e cila e kish zgjedhur.

  7. Presidenti i Republikës honorifik ? • Një president me kompetenca të shumta, i pashkëputur nga përkatësia politike. • Shpesh përfshihej aktivisht në qeverisje. • Presidenti i Republikes i afrohej më shumë formës së republikës presidenciale apo dhe semipresidenciale

  8. Roli i Presidentit në Republikën Parlamentare • Kryetar i shtetit • Përfaqëson unitetin e popullit • Organ neutral • Respektimi i kushtetutës, stabiliteti dhe ekuilibri qeverisës

  9. Përfaqësimi i unitetit të popullit • Nuk bën pjesë në asnjë parti politike (pas zgjedhjes). • Nuk shpreh preferenca ndaj grupeve të ndryshme shoqërore (besimeve fetare, kategorive sociale, minoriteteve, etj). • Angazhohet politikisht dhe institucionalisht për të mirën e përgjithshme. • Është arbitër midis forcave politike në rast krizash ose mosmarrëveshjesh.

  10. Përfaqësimi i shtetit shqiptar • Mbikëqyr veprimtarinë shtetërore si kryetar i shtetit. • Përfaqëson vendin në marrëdhënie me jashtë por: a) nuk e formon vetë vullnetin e shtetit; b) ai vetëm shpreh vullnetin e formuar nga organet qeverisëse. • Përfaqëson integritetin shtetëror.

  11. Presidenti i Republikëssi garant i Kushtetutës • Merr pjesë në procesin e emërimit të organeve kushtetuese. • Ka të drejtën e vetos pezulluese për ligje antikushtetuese. • Shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi. • Në raste krize u bën thirrje forcave politike dhe organeve qeverisëse për respektimin e Kushtetutës. • Ka të drejtë të vërë në lëvizje GjK.

  12. Presidenti në raport me pushtetin legjislativ • Ushtron kompetencën për • shpalljen e ligjeve, • të drejtën e vetos ndaj ligjeve të Kuvendit, • shpërndarjen e Kuvendit në rastet e pamundësisë së zgjedhjes së Kryeministrit, • emërimin apo shkarkimin e ministrave, • shpalljen e gjendjes së luftës, • nxjerrjen e akteve që kanë fuqinë e ligjit gjatë gjendjes së luftës etj. • thirrjen e mbledhjes së parë të Kuvendit pas përfundimit të zgjedhjeve.

  13. Presidenti në raport me pushtetin gjyqësor • Ai është Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. • Emëron apo shkarkon gjyqtarët dhe funksionarëve të tjerë që kanë të bëjnë me drejtësinë. • Emëron me pëlqim të Kuvendit, Kryetarin dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarin dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë, • Emëron dhe shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm me pëlqimin e Kuvendit dhe prokurorët e tjerë me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.

  14. Presidenti në raport me pushtetin ekzekutiv • Emëron kryeministrin dhe ministrat dhe shkarkon ministrat me propozim të Kryeministrit. • Emëron, liron apo tërheq përfaqësuesit e plotëfuqishëm të RSH në shtete apo organizata ndërkombëtare. • Lidh marrëveshje ndërkombëtare.

  15. Në kompetencat e luftës • Presidenti është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. • Drejtimi i një lufte është një kompetencë me natyrë ekzekutive dhe aktet që Presidenti nxjerr në këto raste marrin karakterin e akteve administrative. • Presidenti mund ta shpall gjendjen e luftës, kur i kërkohet nga KM (nenit 171/1) • Dekreti për shpalljen e gjendjes së luftës duhet t’i paraqitet Kuvendit brenda 48 orëve nga nënshkrimi i tij; • Presidenti është në pozicionin e propozuesit, pasi është Kuvendi ai që vendos shpalljen e gjendjes së luftës dhe gjendjen e mobilizimit dhe çmobilizimit të përgjithshëm apo të pjesshëm. (neni 171/2)

  16. Kompetenca administrative • Kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për ]ështje të ndryshme.p për qëllime informimi. • Jep dhe lejon lënien e shtetësisë shqiptare. • Jep ose heq gradat ushtarakëve të lartë. • Jep dekorata dhe tituj nderi. • Emëron rektoret e universiteteteve; • Emëron kryetarin e Akademisë së Shkencave;

  17. Kushtet e zgjedhshmërisë • Të jetë i lindur shtetas shqiptar. • Të ketë qëndrim jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri. • Të ketë mbushur moshën 40 vjeç.

  18. Zgjedhja e Presidentit • Procedura fillon 60 ditë para mbarimit të mandatit të presidentit paraardhës (neni 88/2). • Propozimi i kandidatit prej jo më pak se 20 deputetë. • Kërkohet 3/5 e votave për zgjedhjen vetëm në votimin e parë, dytë ose tretë; i katërt dhe i pestë me shumicë të thjeshtë. • Nëse dështojnë të 5 votimet, Kuvendi shpërndahet. Pas zgjedhjeve të reja Presidenti do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. • Votim i fshehtë dhe pa debat.

  19. Mandati i Presidentit • Ushtron detyrën për 5 vjet me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. • Presidenti fillon detyrën mbasi bën betimin (kusht për fillimin e detyrës). • Papajtueshmëria e mandatit të presidentit me: • një funksion tjetër publik; • qenien anëtar partie; • me një veprimtari private.

  20. Përfundimi i mandatit • Në përfundim të afatit 5 vjeçar (në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë). • Kur jep dorëheqjen • Kur vdes • Kur shkarkohet • Kur vërtetohet pamundësia e ushtrimit të detyrës

  21. Pamundësia për ushtrimin e mandatit (neni 91 I KSH) • Pamundësia e përkohshme: • Kryetari i Kuvendit ushtron kompetencat e Presidentit. • Pamundësia për të ushtruar detyrën për më shumë se 60 ditë: • Kuvendi vendos me dy të tretat për dërgimin e çështjes në GjK; • Kur vërtetohet pamundësia vendi mbetet vakant; • Zgjedhjet për Presidentin e ri bëhen brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë

  22. Mospërgjegjësia e Presidentit • Nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij (neni 90). • Presidenti mund të shkarkohet për: • shkelje të rëndë të Kushtetutës • kryerjen e një krimi të rëndë • Propozimi për shkarkim nga 1/4 e deputetëve, miratimi i shkarkimit nga 2/3 e deputetëve. • Shqyrtimi i vendimit të shkarkimit bëhet nga Gjykata Kushtetuese.

  23. Roli i Presidentit në republikën parlamentare • Presidenti i Republikës si kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit • është rregullator midis pushteteve, jo pjesëmarrës në ushtrimin e tij; • garanton ushtrimin në mënyrë të pavarur të tre pushteteve dhe pa cënuar njëri tjetrin.

  24. Roli i Presidentit në Republikën Presidenciale • Është organ më i lartë qeverisës. • Mban rolin e drejtuesit të ekzekutivit dhe të kryetari të shtetit. • Është diplomati më i lartë dhe drejtuesi më i lartë i administratës. • E gjithë figura shtetërore është e përfaqësuar dhe mishëruar tek një person i vetëm. • Përgjegjësia politike është e plotë, • Kontrollohet nga ligjvënësi vetëm në rast të tradhtisë dhe veprës penale - impeachment

  25. Përfundime • Kryetari i shtetit mund të paraqitet me kompetenca të ndryshme. • Pavarësisht rolit që ai ka në të gjitha rastet ai mbetet organi më i lartë i shtetit. • Roli përfaqësues dhe ekuilibrues i tij nuk dobësohet pavarësisht formës së zgjedhur dhe kompetencave.

  26. Kazus • Presidenti i Republikës nisur nga gjendja shqetësuese e gjakmarrjes në vend, merr iniciativën për të ngritur një komitet të drejtuar prej tij për zhdukjen e fenomenit. • Pasi kjo iniciativë bëhet publike dhe disa deputetë reagojnë duke u shprehur se Presidenti s’ka kompetencë të marrë iniciativa të tilla sepse këtë duhet ta bëjë qeveria ose parlamenti. • A është i bazuar ky arsyetim? Cili është roli i Presidentit në përgjithësi dhe në këtë rast në veçanti?

More Related