100 likes | 400 Views
Ushtrimi i tret ë . Aktivitetet kryesore në kontabilitet Mr. Sc. Sokol Domniku. Aktivitetet kryesore në kontabilitet. aktiviteti financues aktiviteti investues aktiviteti operues. Aktiviteti financues.
E N D
Ushtrimi i tretë Aktivitetet kryesore në kontabilitet Mr. Sc. Sokol Domniku
Aktivitetet kryesore në kontabilitet • aktiviteti financues • aktiviteti investues • aktiviteti operues
Aktiviteti financues • Aktiviteti financuesnënkupton rastin kur organizata në mënyrë që të fillojë dhe ti realizojë planet e saja, p.sh. të blejë tokë, të ndërtojë objekte, të furnizohet me produkte, etj., duhet të ketë një aktivitet financues paraprakisht që nënkupton sigurimin e mjeteve financiare qoftë nga mjetet vetanake ose të jashtme.
Shembull nr. 1 • Pronari i një ndërmarrje financon xhirollogarinë e ndërmarrje me një vlerë prej 10.000€, për qëllime investive. • Ndërmarrja siguron një kredi në vlera prej 1.000€, d.m.th. siguron një fond prej 1.000€ për realizimin e shpenzimeve me qëllim të përfitimit ose shlyerjes së borxhit
Aktiviteti investues • Aktiviteti investues nënkupton deponimin dhe shfrytëzimin e mjeteve financiare në asetet fizike të ndërmarrjes, p.sh. sigurimi i 10.000€ nga burimet e financimit për të investuar në një mjet transportues të ri, ose sigurimi i 2.000€ për tu investuar në pajisje të re të punës, etj.
Aktiviteti operues • Aktiviteti operues nënkupton shfrytëzimin e burimeve të firmës për prodhim, hulumtim, distribuim, etj. Dy përbërësit kryesorë të aktivitetit operues janë të hyrat nga shitja dhe kostoja e prodhimit ose shpenzimet.
Shembull nr. 2 • Shesim mall në vlerë prej 1.000€ose • Blejmë mall në vlerë prej 1.000€ • Paguajmë tatimet në vlerë prej 200€ose • Paguajmë licencën e punës në vlerë prej 100€
Kuptimi i shpenzimeve në kontabilitet • Shpenzimet operative janë ato lloj shpenzimesh që ndihmojnë realizimin e procesit të prodhimit, furnizimit si dhe në përgjithësi të gjitha aktiviteteve të tjera që kërkojnë një shumë të caktuar parash në mënyrë që të kryhet një operacion i caktuar në ndërmarrje, p.sh. blerja e lëndës së parë, pagesa e pagave, pagesa e internetit, etj. • Shpenzimet kapitale janë ato lloj shpenzimesh të cilat investohen në pasurinë e ndërmarrjes, dhe të cilat ndihmojnë dhe ndikojnë në prodhimin e produkteve ose shërbimeve të mëtutjeshme të firmës, p.sh. blejmë një mjet të ri transportues, blejmë një parcelë të tokës, blejmë 20 kompjuterë të ri të zyrave të ndërmarrjes, etj.
Shembuj: • Identifikoni transaksionet në vijim se cilit aktivitet të kontabilitetit i takojnë: • Blejmë një parcelë të tokës në vlerë prej 10.000€ • Paguajmë furnitorët në vlerë prej 2.000€ • Pronari financon 2.000€ • Marrim një kredi në vlerë prej 2.000€ • Paguajmë shpenzimet e ndërtimit të ndërtesës na vlerë prej 200.000€ • Arkëtojmë 2.000€ nga shërbimet e ofruara ta kontabilitetit • Blejmë një mjet të ri transportues
Diskutime dhe hapësirë për parashtrimin pyetjeve të mundshme në lidhje me ushtrimin sotëm si dhe të gjitha njësitë e ushtruara paraprakisht . . .