1 / 20

Shkurt rreth programit AlbVET

Shkurt rreth programit AlbVET. AlbVET - program zhvillimi që synon mbështetjen e Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri AlbVET bazohet në marrëveshjen dypalëshe mes dy qeverive, qeverisë shqiptare dhe qeverisë zvicerane nënshkruar në korrik 2008.

ruby
Download Presentation

Shkurt rreth programit AlbVET

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Shkurt rreth programit AlbVET • AlbVET - program zhvillimi që synon mbështetjen e Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri • AlbVET bazohet në marrëveshjen dypalëshe mes dy qeverive, qeverisë shqiptare dhe qeverisë zvicerane nënshkruar në korrik 2008. • AlbVET financohet nga qeveria zvicerane dhe zbatohet nga Swisscontact, Fondacioni Zviceran për Bashkëpunim Teknik

  2. Qëllimi kryesor i Programit AlbVET • Mbështet qeverinë shqiptare, MASH dhe MPÇSSHB për një reformë të thellë në fushën e AFP • Bashkon përpjekjet me aktorë të tjerë të fushës së AFP drejt një sistemi te decentralizuar, cilësor dhe të orientuar gjithnjë e më shumë nga tregu i punës

  3. Partneret AlbVET • MASH • MPÇSSHB • AKAFP • SHKP • Pushteti lokal • Shkollat profesionale • Qendrat publike dhe private të trajnimit • Komuniteti i biznesit • Projekte të tjera në AFP të zbatuara në Shqipëri

  4. Komponentet e AlbVET Mbeshtetje per sistemin 2+1+1 Partneritet për të mësuar Decentralizim i AFP Formimi i lëvizshëm Përfshirje sociale Cilësi dhe risi

  5. Komponentet e AlbVET • Decentralizimi i AFP: Mbështetje për decentralizimin e strukturave të AFP në rajonin e Durrësit përmes pilotimit të një Qëndre Rajonale të AFP • Partneritet për të mësuar : Inkurajim i partneritetit mes ofruesve publikë dhe privatë të AFP dhe biznesit • Mbështetje për sistemin 2+1+1 : Mbështeten shkollat publike të arsimit profesional në gjithë Shqipërinë, në profesionin e hidraulikës ( më pas në atë të automekanikës ) me sistemin 2+1+1 ( në bashkëpunim me MASH + AKAFP)

  6. Komponentet e AlbVET ( vazhdim) • Formimi lëvizshëm : Mbështetje për ofrimin e trajnimit profesional të levizshëm në Shqipërine verilindore (bashkëpunim me MPÇSSHB) • Cilesi dhe risi : Nxitje dhe mbështeje për nënprojekte cilësore dhe inovatore nga ofrues të trajnimeve publike apo private si dhe institucione shtetërore • Përfshirje sociale : Ky komponent fillon në fazën tjetër (korrik 2009) dhe synon të mbështesë grupet sociale me nevoja te veçanta

  7. Komponenti : Cilësi dhe Risi Synimi : Nxitje dhe mbështeje për nënprojekte cilësore dhe inovatore propozuar nga shkolla profesionale publike, qendra trajnimi publike dhe private dhe institucione shtetërore

  8. Ç’ kuptojmë me nënprojekte cilësie dhe inovacioni • nënprojekte që synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve të AFP nga ofrues publike dhe privatë • iniciativa novatore që përmirësojnë manaxhimim cilësor te shërbimeve të trajnimit • iniciativa që rrisin interesin e të rinjve dhe publikut në tërësi ndaj sistemit të AFP, interes që aktualisht nuk është në nivelin e dëshiruar • inciativa që orientojnë AFP drejt tregut të punës • Iniciativa që zhvillojnë /gjenerojnë një partneritet efikas mes ofruesve të trajnimit dhe komunitetit të biznesit • të tjera fusha me interes që do t’i gjeni në vijim

  9. Kush mund të aplikojë për nënprojekte? • Te gjithë ofruesit e shërbimeve publike dhe jo- publike të ftuar në këtë takim • Qëndrat Rajonale të FP • Agjencia Kombëtare e AFP • Shërbimi Kombëtar i Punësimit

  10. Fushat e propozuara për bashkëpunim dhe financim • Zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ( faqe interneti për shkollën/qendrën, amza elektronike, informatizimi i bibliotekave, sisteme manaxhimi informacioni etj) • Hartimi i planeve të zhvillimit të shkollave/qendrave • Hartimi i plan bizneseve

  11. Fushat e propozuara për bashkëpunim dhe financim ( vazhdim) • Bordet e shkollave/qendrave (inkurajohen lidhjet me partnerët sociale /biznesin ) • Krijimi i Komiteteve Këshillimore sipas profesioneve • Forcimi i parneriteteve ( publik- privat, privat- privat) • Testime finale sipas modelit të shkollës së mesme profesionale Stiliano Bandilli, Berat

  12. Fushat e propozuara për bashkëpunim dhe financim ( vazhdim) • Tregu i ideve • Zhvillim i materialeve mësimore • Përmirësimi i manaxhimit të org/inst • Trajnim profesional nëpërmjet punës i instruktorëve • Inkurajimi i bashkëpunimeve rajonale (cross border) • Publikim i materialeve që kontribuojnë në sistemin e AFP ( për institucionet) • Te tjera

  13. Inkurajimi i bashkëpunimit mes agjencive aplikuese • AlbVET inkurajon bashkëpunime mes ofruesve të trajnimit, apo mes tyre dhe biznesit që në fazën e hartimit të koncept idesë • Kjo do të thote : dy shkolla, dy qendra, një qender dhe një biznes, etj mund të propozojne një koncept ide/ me pas nënprojekt të hartuar së bashku

  14. Procedura e aplikimit për nënprojekte Për një manaxhim më efikas është menduar që procesi të ndahet në dy faza: • Koncept ide • Propozim nënprojekti

  15. Faza e pare Koncept ide : përshkrim i shkurtër i aktivitetit që propozohet duke u fokusuar në : • atë që ekziston • nevojën për ndryshim • mënyren si do të adresohet problemi • aktiviteti kryesor i propozuar • impakti i këtij ndryshimi në cilësinë e shërbimeve të trajnimit • koston totale te përafert ( jo i detajuar) Mbani mend ! Koncepti nuk duhet të jetë më shumë se 2 faqe A 4, por mund të shoqërohet me fotografi apo dokumenta ilustruese. Vetem koncept – idetë fituese kalojne në fazën e dytë

  16. Faza e dytë Dokumentat e propozimit për nënprojekt përfshijne: • Formatin e Aplikimit te plotësuar në shqip, sipas sqarimeve për çdo rubrikë • Plani i aktiviteteve sipas objektivave • Buxheti i nënprojektit i detajuar (sipas modelit të propozuar në formatin e aplikimit

  17. Anekset • Lista e plotë e stafit që do të angazhohet në zbatimin e nënprojektit ( me CV-të respektive) • Fotokopje e dokumentit të regjistrimit të organizatës ( qendrat private) • Fotokopjen e statutit të organizatës/qendrës • Nr e llogarisë bankare të qendrës/ organizatës/institucionit

  18. Mbani mend ! • Në këtë fazë do të inkurajohen dhe favorizohen ato agjenci aplikuese që kanë një plan zhvillimi, plan biznesi apo strategji zhvillimi afat-mesme ose afat gjatë • Në fazën tjetër hartimi i tyre do të jetë parakusht për aplikim për grante nën Programin AlbVET nën komponentin Cilësi dhe Risi • AlbVET do të mbështesë dhe inkurajojë institucionet/ofruesit e AFP për t’i hartuar ato në të ardhmen sipas një plani të hartuar dhe miratuar paraprakisht

  19. Formulari i Aplikimit( word document)

More Related