350 likes | 1.18k Views
KËRKESA AGREGATE, OFERTA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK. 29 tetor 2010. Në këtë ligjëratë do të njiheni me:. Konceptin e kërkesës & ofertës agregate Kërkesa & Oferta agregate: afatshkurtër, afatgjatë, faktorët përcaktues etj. Ekuilibri makroekonomik Shkollat e mendimit ekonomik.
E N D
KËRKESA AGREGATE, OFERTA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK 29 tetor 2010
Në këtë ligjëratë do të njiheni me: • Konceptin e kërkesës & ofertës agregate • Kërkesa & Oferta agregate: afatshkurtër, afatgjatë, faktorët përcaktues etj. • Ekuilibri makroekonomik • Shkollat e mendimit ekonomik
Hyrje ne konceptet e kërkesës dhe ofertës • Ne te gjithë jemi te detyruar te dalim ne treg, për te plotësuar nevojat tona! • Secili dëshiron te fitoje nga këmbimi ne treg. • Për te shpjeguar aktivitetet qe ndodhin ne treg dhe funksionimin e tij, na duhet te shpjegojmë konceptin e kërkesës dhe te ofertës!
Koncepti i Kërkesës • Dukuria për te cilën do te flasim është kaq e rëndësishme, sa qe ekonomistet e kane quajtur edhe Ligji i Kërkesës! • “Ekziston një lidhje negative midis sasisë se produkteve qe njerëzit duan te blejnë dhe çmimet qe ata duhet te paguajnë për te marre ato produkte.”
Koncepti i Kërkesës • “Kërkesa përfaqëson sasitë e produkteve qe blerësit janë te gatshëm dhe ne gjendje te blejnë me çmime te caktuara, gjate një periudhe te caktuar kohore, ceteris paribus.” • Ka raste kur çmimi i një produkti rritet e njerëzit blejnë me shume (pritjet për te ardhmen)!
Kërkesa vs. Sasia e Kërkuar • Shpesh, përdoret termi kërkesë, për sasinë e caktuar te një produkti! • Duhet te bëjmë dallimin ne mes te një kërkeses dhe sasisë se kërkuar! • Kërkesa ne teorinë ekonomike është një marrëdhënie midis dy variablave: çmimit dhe sasisë se kërkuar.
Kërkesa vs. Sasia e Kërkuar • Nuk duhet te konsiderojmë kërkesën për ndonjë produkt, thjeshte si sasi! • Kërkesa është gjithmonë një seri çmimesh dhe një seri sasish qe njerëzit do te dëshironin te blinin për secilin çmim.
Kerkesa agregate dhe përcaktuesit e saj • “Kerkesa Agregate (AD) paraqet sasinë e përgjithshme te produkteve qe konsumatoret , firmat, qeveria apo te huajt (agjentet ekonomik) janë te gatshëm te blejnë me çmime te caktuara ne një kohe te caktuar. AD = C + I + G + Nx (X – M)
Lakorja e AD • Lakorja e AD shpreh lidhjen midis GDP real dhe nivelit agregat te çmimeve, ceteris paribus. • Konsumi ndryshon ndaj nivelit te çmimeve, • Investimet ndryshojnë ndaj nivelit te çmimeve, • Shpenzimet qeveritare ndryshojnë ndaj politikave qeveritare,
Faktorët qe përcaktojnë sjelljen e lakores AD • Efekti i bilanceve reale • Efekti i normave te interesit • Efekti i tregtisë se jashtme
Efekti i bilanceve reale • Vlera reale e parasë matet me sasinë e produkteve qe mund te blihen me ato para. • Kur ulen çmimet, vlera reale e “bilanceve monetare” rritet. • Me te njëjtën sasi parash mund te blejmë me shume mallra dhe • Me paratë e kursyera mund te blejmë mallra.
Efekti i normave te interesit • Kur ngrihet niveli i çmimeve, ulet vlera e “bilanceve reale”, dhe njerëzit mund te kenë nevoje për me shume para, për te blere produktet qe i kane blere deri me tani me ato para. • Duke e supozuar te pandryshuar ofertën e parasë, rritja e kërkesës për para qon ne rritje te normës se interesit. • Por, ngritja e normës se interesit, qon ne ulje te shpenzimeve për investime.
Efekti i tregtisë se jashtme • Sasia e eksportit dhe importit varet direkt nga niveli i çmimeve. • Diskuto: • Nëse niveli i çmimeve tona bie? • Nise niveli i çmimeve tona ngrihet?
Oferta dhe lakorja e ofertës • Veç blerësve, ne treg ekzistojnë edhe shitësit, te cilët duhet te vendosin sa te prodhojnë, me çfarë çmimi te prodhojnë dhe çfarë te prodhojnë! • “Oferta përfaqëson sasitë e një produkti qe shitësit janë te gatshëm te ofrojnë për shitje me çmime te caktuara ne periudhe te caktuar kohore, ceteris paribus.
Oferta vs. Sasia e Ofruar • Duhet te bëjmë dallimin ne mes te një oferte dhe sasisë se ofruar! • Oferta ne teorinë ekonomike është një marrëdhënie midis dy variablave: çmimit dhe sasisë se ofruar.
Oferta vs. Sasia e Ofruar • Nuk duhet te konsiderojmë oferten për ndonjë produkt, thjeshte si sasi! • Oferta është gjithmonë një seri çmimesh dhe një seri sasish qe shitesit do te dëshironin te shisnin për secilin çmim.
Oferta Agregate • Oferta Agregate paraqet sasinë totale te produkteve qe prodhuesit janë te gatshëm te ofrojnë ne treg me çmime te caktuara, ne një kohe te caktuar, ceteris paribus. • Periudha afatshkurtër dhe • Periudha afatgjate.
Afatshkurtër vs. Afatgjate • Periudhe afatshkurtër, ne kuptimin makroekonomi, është ajo periudhe ne te cilën me ndryshimin e kërkesës apo ofertës, ndryshojnë çmimet por jo edhe pagat. • Periudhe afatgjate, ne kuptimin makroekonomik, është ajo periudhe ne te cilën si çmimet ashtu edhe pagat përshtaten ndaj çdo kërkesë ose oferte te re.
Produkti Potencial • Sjellja e ofertës agregate ndikohet shume nga kapaciteti prodhues i ekonomisë, pra nga produkti potencial. • Produkti potencial e detyron lakoren e ofertës agregate te behet pothuajse vertikale.
Shkollat e mendimit ekonomik • Shkolla Klasike • Shkolla Kejnsiane
Shkollat e mendimit ekonomik • Fleksibiliteti i çmimeve dhe pagave • Fleksibiliteti i ofertës agregate • Efekti i rritjes së kërkesës agregate në prodhim
Ekuilibri Makroekonomik • Ekuilibri makroekonomik arrihet atëherë kur oferta agregate barazohet me kërkesën agregate, ku sasia e produktit total real qe shitësit janë te gatshëm ta ofrojnë ne treg me një çmim te caktuar, është e barabarte me sasinë e produktit total qe blerësit janë te gatshëm ta blejnë me atë nivel çmimesh.