1 / 27

Msc. Majlinda Hala

OBJEKTI I METODIKëS Së EDUKIMIT MUZIKOR. Msc. Majlinda Hala. Tiranë,Universiteti Planetar i Tiranës. Ku fillon edukimi i fëmijëve?.

theta
Download Presentation

Msc. Majlinda Hala

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. OBJEKTI I METODIKëS Së EDUKIMIT MUZIKOR Msc. Majlinda Hala Tiranë,Universiteti Planetar i Tiranës

  2. Ku fillon edukimi i fëmijëve? “Shumicën e gjërave që më duhet t’i dija për të jetuar, si të veproja dhe si të sillesha, i kam mësuar në kopësht. Dituria nuk qëndron në majë të shkollimit, por fillon atje në kopësht”.Robert Fulghum

  3. Edukimi? • Zhvillimi i trurit të njeriut është më i intensiv gjatë viteve të para të jetës, vite në të cilat krijohenskema të cilat qëndrojnë gjatë gjithë jetës. • Disa aspekte të të nxënit mund të zotërohen me efektivitet vetëm në 7 vitet e para të jetës: • Përdorimi i gjuhës • Numërimi • Kuptimi i fenomeve naturore • Dallimi i ngjyrave • Dallimi i tingujve nga zhurmat • Përqëndrimi • Qëndrimi ndaj punës • etj. • Shprehitë sociale e ndihmojnë fëmijën të kuptojë se bota është e mbushur me njerëz të ndryshëm. • Mjedisi i mirëstrukturuar fillon ndërton themelin për karierën e mëtejshme.

  4. Prirjet e viteve të fundit në edukim: • Kërkimet në fushën e zhvillimit njerëzor kanë treguar se ka një sërë hapash të përgjithshme dhe të paracaktuara të rritjes së fëmijve deri në moshën 9 vjec. Njohja e zhvillimit të fëmijëve është si një kornizë për mësuesit që brenda së cilës duhet të përgatisin mjedisin e të nxënit dhe të planifikojnë veprimtari të përshtatshme. • Fëmija duhet konsideruar si individ dhe jo si pjesëtar i një “eskorte”. Çdo fëmijë është një person unik me modelin e tij individual të rritjes dhe personalitetit, të stilit të të nxënit dhe të mjedisit familjar. • Edukimi duhet të marrë në konsideratë karakteristikat e zhvillimit të fëmijëve dhe mënyrën se si nxënë dhe të përshtasin për ta, përmbajtjen dhe strategjitë e programeve mësimore.

  5. Zhvillimi i fëmijës në mënyrë holistike. Si një qenie njerëzore, edhe fëmijët zhvillohen në të gjitha fushat e ndërlidhura: estetike, konjitive, emocionale, gjuhësore, sociale,artistike dhe fizike. • Fëmija zhvillohet në bazë të një ecurie normative e cila vihet re në të gjitha aspektet e zhvillimit, edhe pse shpesh vihen re variacione individuale, në përgjithësi zhvillimi i nënshtrohet një ecurie të parashikuar. • Nuk ka dy fëmijë që të jenë ekzaktësisht të njëjtë. • Aftësitë dhe konceptet e reja ndërtohen duke përdorur si themel ato të fituara më parë. • Zhvillimi i përmban në vetvete të dy efektet: nxitës ose pengues. Mund të ndodhë që eksperiencat e hershme të fëmijës të bëhen pengesë më vonë në jetë.

  6. Gjatë zhvillimit të fëmijës ka periudha optimale gjatë të cilave rritet niveli i përvetësimit (për eksperienca pozitive ose negative). • Fëmijët nxënë më mirë nëse nevojat fizike të tyre janë të plotësuara dhe nëse ata ndihen psikologjikisht të qetë dhe të sigurt. • Fëmijët janë ndërtues të njohurive të tyre, janë aktivë dhe gjithmonë në përpjekje për të njohur botën. • Çdo fëmijë ka stilin e tij të të nxënit. Çdo individ zotëron 7 lloj inteligjencash, ku kombinimi i inteligjencave në secilën fushë përbën profilin unik konjitiv dhe përcakton mënyrën me anë të të cilës një person nxë më mirë. • Fëmijët mësojnë nëpërmjet lojës dhe Loja e fëmijës është treguesi dhe mjeti i parë për zhvillimin e tij mendor.

  7. Çfarë ështëpedagogjia dhe didaktika? Pedagogjia: • është shkenca që merret me edukimin e njeriut dhe analizon sjelljen e njeriut nën ndikimin e procesit të edukimit. • shqyrton të mësuarit në përgjithësi, pavarësisht nga objekti të cilit i referohet. • studion dhe përpunon ligjet e përgjithshme të dhe edukimit, ndërsa didaktika merret me çështje të veçanta të këtij procesi. Didaktika: • është pjesë e pedagogjisë. • lidhet ngushtë me pjesë të pedagogjisë të cilat janë: a)teoria e të mësuarit dhe b) teoria e edukimit.

  8. Didaktika • është arti i përbotshëm për t’u mësuar gjithçka të gjithëve. • është shkenca e zhvillimit të objektivave të realizueshme të mësimdhënies, e cila shikon dhe studion zbatimet praktike dhe vlerësimet e këtyre synimeve dhe objektivave. • studion transmetimin dhe përvetësimin e njohurive në të gjitha nivelet e të mësuarit. l • është organizimi i dijes në: • mënyrën, • kohën dhe • masën e përshtatshme për t’u përvetësuar nga nxënësit .

  9. Objekti i didaktikës: • Përshkrimi dhe shpjegimi i dukurive të ndryshme që kanë lidhje me procesin mësimor. • Analiza e proceseve dhe të veprimeve të ndërsjella që ndodhin gjatë procesit të mësimdhënies dhe të nxënies. • Nxitja e situatave dhe proceseve që nxitin të mësuarit e njohurive konkrete. • Mjedisi dhe kushtet në të cilat realizohen situatat dhe proceset.

  10. Lidhja e didaktikës me shkenca të tjera Didaktika lidhet me: • shkencën e lëndës nëpërmjet të cilës zgjidh problemin e përmbajtjes dhe të metodës. • pedagogjinë duke përdorur teori të saj. • kërkimin duke përdorur studime dhe përfundime. • psikologjinë duke përdorur stadet e zhvillimit. • logjikën duke përdorur skemat e arsyetimit. • teknologjinë duke përdorur metodat dhe mjetet e saj.

  11. Metodika dhe muzika, objekti • Metodika e edukimit muzikor dhe arsimimit muzikor ka qëllim që në mënyrë racionale dhe efikase, në forma dhe procedura metodike të plotësojë konform gjithë kërkesave bashkëkohore dhe diaktike muzikore nivelin e edukimit dhe arsimimit muzikor. • Objekti kërkimor të metodikës e përbëjnë: dukuritë, proceset dhe cështjet që i përkasin edukimit muzikor, dhe përkatësisht mësimit të muzikës. Duke vërejtur, kërkuar, shpjeguar dhe përgjithësuar një numër të caktuar fenomenesh dhe cështjesh, kjo metodikë krijon specifikën e saj si disiplinë shkencore. • Kompleksiteti i edukimit dhe arsimimit të përgjithshëm muzikor qëndron në vetë përmbajtjen e tij të krijuara nga një sërë elementesh dhe shumë elementev të disiplinave muzikore të gërshetuara në një strukturë të integruar dhe të rrumbullakosur (S.Spahiu, fq 20). • Metodika e muzikës nuk studion vetyëm dukuri, procese dhe fenomene por vërteton ligjshmërinë e tyre duke shpjeguar shkaqet për një proces sa më të sukseshëm si dhe studion tendencat dhe prirjet e kësaj fushe arsimoire.

  12. Muzika dhe komponentët e saj përbërës • Muzika, si komponent i edukimit estetik Edukim muzikor merr pjesë në edukimin estetik duke zhvilluar muzikalitetin e fëmijëve, duke i aftësuar për të: • përjetuar dhe kuptuar të bukurën në muzikë; • ndjerë karakterin shprehës të një muzike të dëgjuar; • Pasuar personalitetin e fëmijës në aspektin estetik. Të gjitha këto cojnë në drejt formimit të ndjenjave muzikore estetike. Pra, edukimi muzikor synon formimin e ndjenjave muzikore estetike të fëmijëve duke i vënë në kontakt të drejpërdrejtë me artin muzikor. Pyetje: Një fëmijë mund të ketë vesh muzikor, aftësi për të kënduar, vallëzuar, kënaqet me muzikën e lehtë por mërzitet shumë shpejt kur dëgjon/merr pjesë në një koncert me muzikë serioze/klasike??? Përgjigje: ……………………………….

  13. II. Muzika si komponent i formimit edukativ dhe shoqëror Fëmijët duke kënduar, luajtur në instrument, kërcyer dhe dëgjuar muzikë, duke koordinuar veprimet veta me kërkesa të përbashkjëta me punën me të tjerë, fillojnë të krijojnë raporte shoqërore. Kështu ata fillojnë të gërshetojnë punën dhe përgjegjësinë vetjake me atë që është e përbashkët. p.Sh puna në kor zhvillon rregullin , ku veprimtaria e cdo nxënësi (këndimi) sublimohet me kërkesat e muzikimit të përbashkët dhe bëhet harmonik kur të gjithë zërat pajtohen dhe këndojnë në harmoni me njëri - tjetrin. Pra, ndjenja e qëllimit të përbashkët shoqëror, gjendet si pjesë e edukimit dhe arsimimit muzikor. Ndërsa zhvillimi edukativ është pjesë e formimit kulturor dhe muzikor dhe ka ndikim të dukshëm, e cila zhvilllohet nëpërmjet:përmbajtjeve të teskteve të këngëve të cilat kanë karakter atdhetar, heroik, shoqëror, prindëror etj.

  14. III. Muzika si komponent i proceseve psikologjike • Muzika nxit dhe zhvillon proceset psikike në mënyrë specifik përjetimit dhe njohjes së muzikës në mënyrë të vetëdijshme. • Duke kënduar apo dëgjuar një përmbajtje të caktuar muzikore, fëmijët vërejnë dukuri të ndryshme duke shtuar kështu përfytyrimet muzikore dhe duke njohur e përvetësuar koncepte të reja muzikore. • Format e ndryshme të punës edukativo – muzikore, zhvillojnë vëmendjen herë në ritëm dhe herë në melodi, dhe pastaj tek të dyja bashkë. • Nxitja e të shprehurit dhe krijimeve muzikore, përmes improvizimeve muzikore ndikojnë në imagjinatën krijuese të fëmijëve. • Dëgjimi i muzikës, i bën fëmijët më të ndjeshëm, më të drejpërdrejtë në përjetimin e pjesë muzikore, kuptimin e të bukurës muzikore etj.

  15. III. Muzika si komponent i zhvillimit fizik • Edukimi muzikor nxit proceset psikike dhe njëkohësisht edhe proceset fizike, sepse ato janë të ndërlidhura dhe të kushtëzuara. • Muzika ndikon në gjithë qenien fizike të njeriut përmes: lëvizjeve, frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut. • Këndimi zhvillon aparatin e këndimit, ngaqe të gjitha organet marrin pjesë njëkohësisht gjatë të kënduarti dhe funksionojnë në mënyrë të sinkronizuar. • Lidhjet e muzikës me lëvizjet janë të thella dhe shumëfish të lidhura. Lëvizjet dhe kombinimi i tyre me muzikën janë: më të gjalla, më të organizuara, më plastike, emocionale. Lojërat muzikore dhe vallet e ndryshme ndihmojnë dhe zhvillojnë në mënyrë harmonike ritmin. • Zhvillimi shpirtëror dhe fizik i fëmijëve përmes lëvizjeve shton gëzimin dhe ndjenjnë e kënaqësisë tek fëmijët dhe shton gjallërinë fizike të tyre.

  16. Parimet didaktike të muzikës dhe mësimit të saj Didaktika, si disiplinë shkencore e ligjeve, parimeve të përgjithshme të teorisë (muzikore) dhe praktikës mësimore parasjtron parimet me zbatimin e të cilave sigurohet realizimi i sukseshëm i objektivave mësimore. • Parimi i përjetimit dhe shprehjes muzikore: • aktivizimi emocional rol prijës në procesin e mësimit në krahasim me atë intelektual.Përjetimi si proces psikik mund të jetë spontan, intepretim i drejpërdrejtë, dëgjim i ndonjë vepre, apo ngjarje muzikore p.sh: mbajtja e një rimtim muzikor në mënyrë të pavetëdishme; fishkëllimi apo këndimi i ndonjë motivi muzikor, etj. Këto përjetime spontane shfrytëzohen për të gjallëruar veprimtarinë mësimore dhe shmangur lodhjen dhe indifrencën. • Përjetimi i drejtuar, ose i nxitur me qëllim të caktuar edukativ. Përjetimet e nxitura përfshijnë gjithë spektrin mësimor, duke përfshirë këndimin, dëgjimin, krijimin, luajtjen me isntrument etj.

  17. Psh: kur prezantojmë një këngë që duhet mësuar përjetimi i saj është i pashmangshëm. Si?,,,,,,,, në vazhdim me zbërthimin e saj qoftë tekstual ashtu edhe nëpërmjet elementeve muzikore përjetimi është plotësuar. P.sh: kur dëgjojmë një pjesë muzikore, përjetimi i saj është i pashmangshëm. Në fillim krijohet një imazh i përgjithësuar për karakterin shprehës të saj. Me përsëritjen e dëgjimit dhe evidentimit të elementeve muzikore ritmit, melodisë, dhe elementeve të tjera përbërëse që bëjnë pjesë në ndërtimin e saj, fillohet një përjetim i i vetëdijshëm dhe analitik i pjesës. Thelbi i përjetimit nga emocionalja drejt të vetëdijshmes , bëhet gjithmonë duke patur moshën e fëmijëve, përvojën e tyre përjetuese, dhe perceptuese, kështu shkathtësitë dhe njohuritë e fituara do të jenë shumë të qëndrueshme. Përjetimet duhet të vijnë dhe mësohen gradualisht , duke krijuar një lidhje harmonike midis moshës, përvojave dhe njohurive që kërkon të realizojë programi mësimor.

  18. Parimi i maturisë sipas moshës Njohuritë muzikore, aftësitë, shprehitë do të përvetësohen më lehtë nëse kanë vazhdimësi me njëra –tjetrën. Kështu përmbajtjet mësimore duhet të jenë graduale nga klasa në klasë duke iu përgjigjur moshës dhe nivelit të fëmijëve. Vazhdimësia dhe gradualizmi nuk ka të bëjë vetëm me përmbajtjen dhe thellësinë e lëndës por edhe me metodat dhe procedurat metodike sidomos në krijimin e veshit muzikor (nga ana ritmike dhe melodike). Nga zhvillimi gradual i njohurive muzikore dhe procedurave dhe metodave duhen patur parasysh 4 rregulla të njohura didaktike:

  19. 4 rregullat didaktike • Prej së njohurës tek e panjohura, p.sh: nëse një këngë ka një regjistër ku tingujt(notat muzikore ngjiten dhe zbresin dhe janë shumë evidente) atëherë fëmijët e kanë më të lehtë të kuptojnë konceptin e lartësisë së tingullit –një nga vetitë e tingujve. • Prej së lehtës tek e vështira, p.sh: një këngë shumë e thjesht në tekst dhe nota, duhet ti praraprijë këngëve me tekst dhe nota më të vështira – kënga “Atdheu im” në krahasim me këngën “ëndrra”. Ose gjatësia ritmike nga ndërtimi i grafikëve me vizatim që tregojnë gjatësinë e tingujve, në ritmet me 2, 3 dhe 4 goditje e më tej. Ose këndimi me vesh dhe pastaj ai me nota, etj. • Prej të afërtës tek e largëta: shfrytëzimi i dukurive muzikore më të afërta për fëmijët, p.sh koncepti i ritmit është më i kuptueshëm në muzikë nëse interpretohet i shoqëruar me duartrokitje, lëvizje trupi, marshim etj. • Prej së thjeshtës tek e ndërlikuara: fëmijët e kuptojnë një oncept muzikor duke filluar nga më e lehta tek më e vështira p.sh ritmi 2/4 është më i thjeshtë se ¾, etj.

  20. Parimi i konkretizimit të mësimit • Dëgjimi dhe perceptimi konkret i dukurive muzikore, duhet të jetë pikënisje në procesin e edukimit muzikor, psh: tingujt, zhurmat, ngjyrimi, etj. • Tingulli është mjet shprehës që reflektohet përmes dëgjimit, por perceptimi auditiv/dëgjues ndihmohet edhe nga ato vizualet, prandaj për ti krijuar konceptet tingëllore janë të nevojshme edhe mjetet e konkretizimit vizual. • Formimi i veshit muzikor, i shkrimit dhe i leximit të muzikës gjatë një procesi ndihmohet me mjete të ndryshme konkretizimi. • Ritmi shoqërohet me lëvizjen e dorës, të këmbëve ose trupit. Përdoren instrumente të ndryshme fëminore ritmike apo edhe mjete të tjera për konkretizim. • Ligjërimi ritmik (këngë fëmijnore numërimi, vargjet e ndryshme poetike) janë bazë për të përjetur dhe kuptuar dukuritë ritmike.

  21. Ndjenja për lëvizje melodike, zhvillohet nga të vërejturit dhe përjetimi i dukurive tingëllore ku këndimi nga mësimdhënsi dhe instrumenti janë shumë të rëndësishëm në kuptimin e tyre. • Mjete të tjera të konkretizimit, tabela që shpjegojnë dhe tregojnë dukuritë muzikore, grafikë, vizatime etj., ndërsa pajisje janë magnetofoni, kasetofoni, Cd-iplejëri, DVD-ja, emisionet e ndryshme televizive, kompjuteri. Arsimimi teorik muzikor i fëmijëve bëhet vetëm nëpërmjet mësimdhënies praktike muzikore duke shkuar drejt përgjithësimit. Praktikat muzikore të konkretizuara si këngë, dëgjime muzikore etj., duhet të jenë të përshtatshme sipas grupmoshave, sepse përkojnë më drejpërdrejt me mundësitë përjetuese të një moshe në përafërsi.

  22. Parimi i sistemimit të përmbajtjeve mësimore Dukuritë muzikore dhe përkatësisht aftësitë dhe shprehitë që përfothen përmes zbatimit të tyre praktik, duhet të kenë një renditje të përcaktuar për ti mësuar. Ky parim ka të bëjë me gradualitetin. Kompleksiteti i përmbajtjeve mësimore, kushtëzon një sistemim metodik të tyre p.sh gjatësia ritmike nuk do të përjetohet dhe zbatohet sipas një sistemimi shkencor nga më e gjata deri te më e shkurtra (e plotë dhe 1/16) sepse nuk u përgjigjet mundësive shprehëse të fëmijëve, por do të merret dhe zbatohet gjatësia tonale ¼ dhe 1/8 të cilat gjenden më shpesh në këngët për fëmijë. Kjo bëhet për faktin sepse ndihmon më mirë për të kuptuar dukuritë muzikore. Përssëritja dhe përforcimi, ndihmojnë në sistemimin e njohurive, aftësive dhe shprehive të marra, duke u përqëdnruar në ato më të rëndësishmet.

  23. Parimi i aktivitetit emocional dhe të vetëdijshëm • Organizimi i mirë i procesit të mësimit të muzikës, do të thotë që fëmijët të vendosen në situata konkrete praktike ku ata përjetojën dhe provojnë vetë dukuritë muzikore. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet një motivimi drejt një një qëllimi të caktuar mësimor. • Cdo përmbajtje mësimore përfshirë edhe muzika, është i pëlqyeshëm dhe krijon emocione, kur ata drejtohen drejt një aktiviteti të vetëdijshëm duke e shprehur potencialin e tyre intelektual/muzikor në shumë aspekte. • Mësimdhënia muzikore për nga vetë natyra, zbatohet dhe nënkupton një aktivitet emocional dhe fizik të vetëdijshëm të fëmijëve. Gërshetimi i njohurive, aftësive dh shkathtësive i bënë ata të jenë të sukseshëm në veprimtaitë muzikore, p.sh nëse ritmi me dy goditje paraqitet në fillim përmes një ligjërimi ritmik të një vargu poetik, të cilin fëmijët e interpretojnë direkt dhe pastaj analizojnë dukuritë muzikore, aktiviteti i tyre është i vetëdijshëm: • 2/4 flu-tur flu – tur ; vash – e bu – kur ; etj… • ♪ ♪ ♪ ♪ ♪ ♪ ♪ ♪ Mbajtja e ritmit dhe këndimi me dorë shton edhe aktivitetin psikomotor të fëmijëve.

  24. Parimi i qëndrueshmërisë njohurive, aftësive dhe shprehive muzikore Njohuritë, aftësitë dhe shprehitë muzikore bëhen të zbatueshme vetëm atëherë kur janë të qëndrueshme. • Rol të rëndëishëm luan përjetimi i parë i dukurive muzikore nga mësimdhënësi, për riprodhimin të saktë dhe me emocion nga fëmijët. 2. Ushtrimi, përforcimi dhe zbatimi, i veprimtarive muzikore krijon qëndrueshmëri tek fëmijët. Përfytyrimet dhe përjetimet e elementeve muzikore, duhet të kthehen në shprehi të vetëdijshme tek ata, p.sh shkrimi dhe leximi i shkrimit muzikor kthehet në shkathtësi të automatizuara vetëm pas ushtrimeve të mjaftueshme. Pra përvec dhënies së njohurisë duhet ushtrimimi i tyre që është shumë i rëndësishëm në qëndrueshmërinë e shkathtësive.

  25. Parimi i individualizimit dhe i socializimit të fëmijëve Procesi mësimor muzikor duhet të zhvillohet në atë mënyrë që të gjithë fëmijët të zhvillojnë potencialin maksimal individual. Gjatë këtij procesi vërehen ndryshime individuale. Në një klasë me gjithë cilësitë dhe aftësitë e përbashkëta që kanë si rrjedhim i moshës së njëjtë që kanë përsëri ata kanë veti individuale të ndryshme muzikore, psh një fëmijë mund të ketë aftësitë shumë të mira ritmike por ka probleme me ato melodike etj. Puna e mësimdhënësit apo e vetë fëmiëjve që kanë aftësi të mira ritmike dhe melodike, ndihmojnë fëmijët e tjerë të kuptojnë dhe aftësohen saktë për një dukuri të caktuar muzikore. Kjo krijon një atmosferë konstruktive për punën e mësimdhënësit. Edhe puna me nxënësit e talentuar është një proces që duhet të udhëzohet dhe ndihmohet. Dallimet e aftësive muzikore tek njëri dhe tjetri nuk pengon përparimin por ndihmon dhe nxit si të të dyja kategoritë e fëmijëve.

  26. Parimi i racionalizimit/planifikimit të mësimdhënies Përvetësimi i njohurive, aftësive dhe shprehive muzikore zhvillohet dhe jep rezultat edhe përmes një planifikimi të menduar mirë. Kjo arrihet kur planifikohet shumë mirë koha dhe energjia e fëmijëve dhe e mësimdhënësit. Parimi i planifikimit ka të bëjë me: • Mënjanimi i fakteve të tepërta (data lindjesh apo vdekjesh së kompozitorëve) dhe orientimi i përgjithshëm por i saktë i etapave historike të zhvillimit të muzikës; • Njohja me stilet muzikore nëpërmjet dëgjimit muzikor është më efikas sesa zhvillimi teorik i tyre. • Mjetet mësimore përkatëse dhe përdorimi i tyre në funksion të kuptimit të zbatimit të dukurive muzikore ndihmojnë në një zbati me efilasitet të procesit mësimor. Pra planifikimi/racionalizimi i procesit të mësimdhënies nënkpton mbështetjen e njohurive të reja në ato të kaluarat.

More Related