860 likes | 1.63k Views
PSIKOPATOLOGJIA. Dr. Nazife Sylejmani - Hulaj. Vetëdija. Vetëdija është forma më e lartë e veprimtarisë mendore, shkalla më e lartë e pasqyrimit të mjedisit rrethues në trurin e njeriut. Vetëdija autopsikike Vetëdija alopsikike. Çrregullimet e vetëdijes. Çrregullimet Kuantitative.
E N D
PSIKOPATOLOGJIA Dr. Nazife Sylejmani - Hulaj
Vetëdija • Vetëdija është forma më e lartë e veprimtarisë mendore, shkalla më e lartë e pasqyrimit të mjedisit rrethues në trurin e njeriut.
Vetëdija autopsikike • Vetëdija alopsikike
Çrregullimet Kuantitative • Somnolenca - i përgjumur, apatik, inert, orientimi në kohë dhe hapësirë është jo i sigurtë, i percepton vetëm ngacmimet e forta senzorike - proceset organike trurore, intoksikimet me monoksid karboni, gjakderdhjet, mbidozimi me sedativë dhe antipsikotikë…
Sopori - është i crregulluar kontinuiteti i vetëdijes, dhe ka amnezion të plotë ose të pjesërishëm për atë periudhë - mund të vendoset shumë shkurtë kontakti verbal, nuk është i orientuar në kohë dhe hapësirë
Koma - plotësisht është i ndërprerë kontinuiteti i vetëdijes, nuk reagon në ngacmine nocioceptive - gjakderdhjet cerebrale, pas traumave të kokës, encefalitet, intoksikimet, tumorët e trurit, pas krizave epileptike, diabeti…
Çrregullimet kualitative • Gjendja konfuze –oneiroide - orientimi është jo i sigurtë, vështirë i njeh njerëzit dhe objektet përreth vetes - dëmtimet toksikoinfektive të SNQ, dëmtimet arteriosklerotike të enëve të gjakut të trurit … • Deliriumi - i ç’orientuar, halucinacione, iluzione, frikë, shqetësim, amnezion të plotë për atë periudhë
Gjendja e errësuar - ngushtim maksimal të vetëdijes, shpejt paraqitet dhe shpejt largohet - epilepsia, neurozat konverzive … • Somnabulizmi - ngrihet nga gjumi dhe kryen lëvizje sikur të ishte zgjuar - epilepsia, konverzioni …
Fuga - papritur ka eksitim motor, vrapon pa ditur se ku, bën veprime kaotike dhe pa qëllim, zgjat disa sek. deri disa min., ka amnezion për atë periudhë - epilepsia, konverzioni … • Gjendja hipnotike - ndryshim në mënyrë artificiale i vetëdijes së personave me sugjestionueshmëri të lartë, gjendje ëndërrimi dhe fantazie
Vëmendja • Vëmendja është aftësia për të drejtuar dhe përqendruar vetëdijen në një ose në disa objekte apo lloj veprimtarie. Luan rol të rëndësishëm në të gjitha proceset e veprimtarisë njohëse. • Është e lidhur ngushtë më përqendrimin, që nënkupton aftësinë për të përqendruar dhe për të ruajtur vëmendjen tonë mbi një veprimtari të caktuar.
Vëmendje e vullnetshme (aktive) • Vëmendje e pavullnetshme ( pasive )
Aftësia e përqendrimit të vëmendjes në një objekt respektivisht aftësia e mbajtjes së vëmendjes në objektin e njëjtë, derisa të kryehet një punë e caktuar dhe të arrihet qëllimi quhet TENACITET I VËMENDJES. • E kundërta e saj, aftësia e drejtimit të vëmendjes tonë në gjëra të reja ose ngjarje quhet VIGJILITET I VËMENDJES.
Çrregullimet e vëmendjes • Tenacitet – i dobësuar - i shtuar • Vigjilencë – e dobësuar - e shtuar
Distraksioni i vëmendjes - paaftësia për të përqendruar vëmendjen mbi një objekt ose veprimtari të caktuar - Sch, çrregullimet e vëmendjes së pamjaftueshme • Mungesa selektive e vëmendjes - bllokim i përqendrimit të vëmendjes vetëm mbi ato gjëra, të cilat u shkaktojnë të sëmurëve ankth
Paqëndrueshmëria -humbje e aftësisë për të fiksuar vëmendjen për një kohë të gjatë mbi një objekt të caktuar - mania ... • Hipervigjilenca - përqendrim i tepruar i vëmendjes, ku përqendrimi shtrihet mbi të gjithë stimujt e brendshëm dhe të jashtëm - pacientët me deluzione paranoide ...
Inercia - dobësim i aftësisë për të zhvendosur vëmendjen nga një objekt në tjetrin - Morbus Parkinson, te postencefalitikët, epilepsia, demenca ... • Frenimi i vëmendjes - pamundësi për të regjistruar në mënyrë aktive ose të vullnetshme ngjarjet që ndodhin përreth tyre, por arrijnë të fiksojnë disa aspekte me ndihmën e vëmendjes pasive ose të pavullnetshme - depresioni, stupori ...
Kujtesa • Kujtesa është funksion i trurit, me anën e së cilës informacioni i depozituar më parë sillet më vonë në vetëdije, në mënyrë që të merret dhe të shfrytëzohet. Pjesët përbërëse të kujtesës janë: • regjistrimi • grumbullimi • konsolidimi ( ruajtja ) • harresa
Funksionimi i kujtesës • Kujtesa shqisore ( 0.5 sec. ) • Kujtesa afatshkurtër ( 30 sec. ) • Kujtesa afatgjatë
Kujtesa imediate • Kujtesa recente • Kujtesa recente e kaluar • Kujtesa e largët
Çrregullimet kuantitative të kujtesës • Hipermnezia - fuqizim i kujtesës - gjendjet deliriante, gjendjet e errësimit te Epilepsia, aura epileptike, situata të stresit, mania ... • Hipomnezia - dobësim apo zvogëlim i kujtesës - selektive dhe organike
Amnezioni lakunar - kujtim i disa fragmenteve, pjesëv ose detajve të situatave në të cilat ka qenë - gjendjet deliriante, dëmtimet arterisklerotike të enëvë të gjakut të trurit ... • Amnezioni retrograd - paaftësi e kujtesës për atë se cka ka ndodhë në ne dhe përreth nesh, para ngjarjes kritike - goditjet dhe tronditjet e trurit, varjet, intoksikimet akute ... • Amnezioni anterograd - pas ngjarjes kritike
Çrregullimet kualitative të kujtesës • Konfabulacionet - janë trillime, zakonisht paraqiten te amnezioni lakunar - lindin si pasojë e boshllëkut të kujtesës dhe nevojës së detyruar për të plotësuar këtë boshllëk • Alomnezionet - iluzione të kujtesë ose kujtesë e shtrembëruar - lodhja, depresioni, mania ...
Pseudomnezionet a. Deja vu ( tashmë e parë ) b. Deja entend ( tashmë e dëgjaur ) c. Deja pense ( tashmë e menduar ) d. Jamais vu ( asnjëherë e parë ) - epilepsia, depresioni, mania, nën ndikimin e deluzioneve ... • Pseudologia phantastica - çrregullimet e personalitetit histerik ...
Sfera emocionale • Afekti është gjendje intenzive dhe afatshkurtër e emocioneve. • Disponimi themelor është gjendje afatgjatë dhe e përgjithshme e emocioneve
Çrregullimet kuantitative • Disponimi depresiv - çrregullimet afektive depresive • Disponimi ekspanziv - çrregullimi bipolar ( mania ) • Disponimi disforik - lind papritur dhe pa shkaqe të jashtme - epilepsia, çrregullimet e personalitetit, traumat kraniocerebrale ...
Disponimi i irritueshëm - zemërim, ndieshmëri e shtuar, nuk durojnë zhurma, dritëne fortë, radio, TV... - çrregullimet organike trurore psikotike ( traumatike ), mani, demencë ... • Apatia - pa iniciativë, ndihet i zbrazët, indiferent - Sch, sy i lobit frontal, dëmtimet masive të indit truror ... • Labiliteti emocional - çrregullimet organike dhe funksionale të trurit ...
Çrregullimet kualitative • Afekti i topitur - reduktim i theksuar i intensitetit të tonit emocional - Sch, morbus Parkinson, te të sëmurët me efekte anësore nga antipsikotikët ... • Afekti i kufizuar • Afekti i sheshuar - mungesë e plotë e cdo dëshmie për praninë e reagimeve emocionale - Sch
Paratimia - reagim paradoksal afektiv - Sch • Paramimia - shprehje paradoksale afektive - Sch
Çrregullime tjera emocionale • Anhedonia • Aleksitimia • Ankthi • Frika • Fobia
Çrregullimet fiziologjike të lidhura me disponimin • Anoreksia • Hiperfagia • Konstipacioni • Crregullimet e gjumit • Pakësimi i libidos
Karakteristikat e afektit • Afekti ndikon në në ndryshimin e përmbajtjes psikike, sidomos të procesit të të menduarit – Janë të njohur dy veprime të afektit në të menduar të ashtuquajturat veprime sintime dhe katatime të afektit. • Në kushte normale me kohë afekti e humb intenzitetin e tij
Afekti mund të ketë të ashtuquajturin afektin e vonuar • Karakteristikë e rëndësishme e afektit është iradacioni • Projektimi i afektit • Ambivalenca afektive • Inkontinenca e afektit
Ecuria e afektit • Përpunimi intelektual • Abreagimi apo zbrazja e afektit në mënyra të ndryshme • Represioni e afektit në pjesën e pavetëdijshme të psikës • Kumulimi i afektit • Shtyerja e afektit
Të menduarit • Të menduarit ështëforma më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut dhe ka të bëjë me idetë, simbolet dhe asociacionet, që rrjedhin drejt një qëllimi, të cilat fillojnë nga një problem ose detyrë e caktuar dhe cojnë në një konkluzion real.
Çrregullimet e të menduarit sipas formës 1.Të menduarit e zgjeruar • hipomania, epilepsia, demenca ... 2. Të menduarit viskoz • Epilepsia 3. Të menduarit e shpejtuar - fluturimi i ideve - mania 4. Të menduarit e ngadalësuar -Mutizmi - depresioni, Sch 5. Të menduarit inkoherent - struktura sintaktike e fjalisë është e shkatërruar - dëmtimet organike dhe funksionale të trurit
6.Të menduarit e disocuar - crregullim të asociacioneve, struktura sintaktike e fjalisë është e ruajtur - sallatë e fjalëve • Sch 7. Bllokimi në të menduar - ndërprerje e papritur e rrjedhës sponatne të të menduarit - Sch, gjendjet e rënda anksioze 8. Perserverimi - prirje për të dhënë të njëjtën përgjigje ndaj stimujve të ndryshëm - demenca, personat me intelegjencë të ulët 9. Verbigerimi - përsëritje ritmike, pa kuptim e fjalëve ose frazave të cilat janë pa kuptim - Sch, demenca
Çrregullimet e të menduarit sipas përmbajtjes • Idetë e mbivlerësimit - mendime apo bindje që rrjedhin nga lidhje të forta afektive ndaj një realiteti të caktuar apo problemi
Obsesionet - menidme, impulse ose përfytyrime të futura nga jashtë e në kundërshtim me dëshirën e tyre a. mendime obsesive- fjalë ose fjali që hyjnë me forcë në mendjen e të sëmurëve dhe që përsëriten herë pas here b. dyshime obsesive c. përfytyrime obsesive d. shtytje obsesive e. fobi obsesive f. kompulsionet
3. Deluzionet • bindje ose besim i gabuar, i bazuar në një konkluzion të pasaktë mbi realitetin e jashtëm • Deluzione sintime • Deluzione katatime
Deluzione primare • Deluzione sekondare Formimi i deluzioneve sekondare kalon nëpër disa faza: • faza e humorit deluzional • faza e perceptimit deluzional • faza e interpretimit deluzional • faza e kristalizimit deluzional
Tipet e deluzioneve • Deluzionet e mohimit • Deluzionet e varfërisë • Deluzionet somatike • deluzionet dismorfike • deluzionet hipokondrike • Deluzionet paranoide • deluzionet e persekutimit • deluzionet e madhështisë • deluzionet e kontrollit • deluzionet e referencës
Deluzionet e vetëakuzimit • Deluzionet e kontrollit • marrja e mendimeve • futja e mendimeve • transmetimi i mendimeve • Deluzionet e xhelozisë • Deluzionet e magjisë
Percepcioni • Percepcioni është proces i kalimit të stimulimit fizik në informacion psikologjik ose një proces mendor me anë të cilit sillen në vetëdijen tonë stimujt sensorë.
Çrregullimet e percepcionit • AGNOZIONET janë çrregullime, të cilat karakterizohen me ndryshim të aftësisë së njohjes të ngacmimeve të marra, edhe pse aftësia funksionale e shqisave ëshët e ruajtur.
ILUZIONET – këtu bëhet fjalë për atë se ngacmimi i marrë, i cili vjen nga ndonjë gjësend, bëhet bashkë me prodhimet e fantazisë, pas së cilës bën aq ndryshime që perceptimi të jep një pasqyrë të gabuar të gjësendit.
HALUCINACIONET – kemi të bëjmë me perceptime pa ngacmime të jashtme gjegjëse. Të sëmurët janë të bindur se dëgjojnë, shohin, në trup ndiejnë atë që në të vërtetë nuk egziston.
Sipas Kraft-Ebingut, halucinacionet munden me qenë: • funksionale që paraqiten gjatë gjendjeve të ndryshme afektive, të frikës, kënaqësisë, në gjendjet kur është e dobësuar ose e çrregulluar vëmendja; zakonisht në vetmi, në të cilat personi gjendet në gjendje afektive speciale ( frikë, etje për liri, ndjenja e fajit ). • organike që është e kushtëzuar nga sëmundjet e qendrave trurore, ku egziston një mosbalansim në ekuilibrin dinamik fiziko-funksional. Mund të takohet te të humburit në shkretëtirë,, tek sëmundjet akute, anemia…
Halucinacionet optike • fotome ( xixa, flakë,dritë ) ose imazhe • mikrohalucinacionet / shihen gjëra të vogla , të cilat zakonisht lëvizin ( buba, minjë ) që janë të shpeshta te helmimet me kokainë, alkool. • Halucinacionet e penjëve të gjatë dhe telave karakteristikë janë për delirium tremens të alkoolit. • Halucinacionet autoskopike janë të rralla, por janë formë e rëndë e halucinacioneve. I sëmuri e sheh trupin e vet jashtë trupit real, koka e tij është e lirë, e ndarë nga trupi, shetit nëpër hapësirë, ai e sheh zemrën e tij se si djeget në ndonjë flakë, sheh se si para tij qëndron tërë trupi i tij, por që është nga qelqi, është i tejdukshëm, në të shihen të gjitha organet. Është e qartë se është një përjetim i rëndë dhe i frikshëm. • Halucinacionet ekstrakampine janë formë interesante e halucinacioneve, gjatë të cilit i sëmuri sheh gjëra jashtë fushës vizive, zakonisht pas shpinës së tij.
Halucinacionet akustike – ato shumë shpesh paraqiten te Sch. Ato mund të paraqiten në formë elementare në formë të ashtuquajtura akoazma, kur dëgjohen zhurma, shushurime, kërcitje ose në formë të “ zërave “. • Zërat vijnë nga burime të ndryshme ose jashtë nga ambiente ku i sëmuri jeton ose janë të lokalizuara brenda në trupin ose organet e vet pacientit. Lokalizimet e shpeshta në ambient të jashtëm janë mjaft absurde: vijnë nga abazhuri, muri, dyshemeja, krevati, nëpër vrimë të çelësit, nga goja e ndonjë kafshe shtëpiake. • Ndonjëherë i sëmuri dëgjon si zë atë që e mendon dhe e ashtuquajtura eho e mendimeve të tija është përjetim katastrofik për pacientin. Ata atëherë kanë përshtypjen se edhe të tjerët po i dëgjojnë mendimet e tij, e ndonjëherë dëgjojnë se si të tjerët po i flasin mendimet e tij ( “ marrje e mendimeve “ ). • Zërat mund të kenë përmbajtje jo të mirë, ironike, kërcënuese. Ndonjëherë janë imperative psh. “ mbytu, kërce nga dritarja, shkatërroje, çka po pret “etj dhe e çojnë pacientin deri në gjendje që të kryejë urdhëresat e tyre. • Ndonjëhëre janë të mundshme edhe halucionet e dyfishta në të njëjtën kohë me përmbajtje të ndryshme, derisa njëri zë urdhëron diçka të caktuar, tjetri zë jep urdhër të kundërtë. Atëherë i sëmuri gjendet në situatë jashtëzakonisht të vështirë, në gjendje të pagjeturisë ose pavendosshmërisë, dhe që ndonjëherë mund të çojnë në vetëvrasje.