1 / 56

Antenat

Antenat. Leksion 7 Arkitektura e përgjithshme e sistemeve televizive satelitore PhD CAndidate . Lediona NISHANI. Hyrje. Ne kete leksion do te trajtohen komunikimet televizive satelitore, duke trajtuar elementet e ndryshme në sistemin e komunikimeve televizive satelitore.

Download Presentation

Antenat

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Antenat Leksion7 Arkitektura e përgjithshme e sistemeve televizive satelitore PhD CAndidate . Lediona NISHANI

  2. Hyrje Ne kete leksion do te trajtohen komunikimet televizive satelitore, duke trajtuar elementet e ndryshme në sistemin e komunikimeve televizive satelitore. Elementet e sistemit të komunikimit më vonë mund të lidhen dhe të analizohen së bashku për të përcaktuar buxhetin e linkut. Më përpara shikuesit e stacioneve satelitore për të zbuluar programe përdornin antenat parabolike të cilat ishin të shtrenjta. Antena parobolike bashkë me pajisjen marrëse iu jepte shikuesve mundësinë të gjenin stacione të huaja, të cilët ushqeheshin nga stacione shpërndarjeje të ndryshëm.

  3. Hyrje Sot shumica e klientëve i marrin kanalet TV satelitore nëpërmjet një sateliti që bën shpërhapjen direkt të kanaleve “DBSdirect broadcast satëllitë”, si një TV direkt ose rrjet antenash parabolike “DISH Network”. Ofruesi i shërbimit zgjedh programet dhe i shpërndan ato tek klientët si një paketë. Në thelb qëllimi i ofruesit të shërbimit është që të sjellë një numër të madh kanalesh TV satelitore. Në ndryshim me kohët më përpara shpërhapja e kanaleve është komplet dixhitale, që do të thotë së ka një figurë dhe një cilesi zëri shumë më të mirë. Televizionet satelitore të mëparshme janë shpërndarë në frekuenca C-band - 3.7 GHz deri në 6.4 GHz rang frekuencë. Satelitët me shpërndarje dixhitale transmetojnë programe në frekuencë Ku (11.7 GHz deri në 14.5 GHz ).

  4. Sateliti me Shpërhapje të drejtpërdrejt KomponentetKa pesë komponente kryesore të përfshira në DTH “direct to home” ose në sistemin satelitor me shpërhapje të drejtpërdrejt “Direct Broadcast Systëm” : qendra e programimit, qendra e shpërhapjes, sateliti, antena parabolike marrësi.

  5. Satelit ZëriFiguraTëdhëna S-Band Ku-Band Qendra e ngarkesës Stacioni Tx “Uplink” Përsëritës S-Band Kanal i pasëm UHF e S-Band Rrjeti i Tëlekomunikacionit Marrësi Sateliti me Shpërhapje të drejtpërdrejt

  6. Sateliti me Shpërhapje të drejtpërdrejt • Qendra e Programimit janë thjështë kanalet që japin programet të cilat duhen shpërhapur. Ofruesi i shërbimit nuk i krijon vetë programet origjinale; ai paguan kompani të tjera, për të drejtën për të shpërhapur prodhimin e tyre nëpërmjet satelitit. • Qendra e shpërhapjes “Provider Broadcast” është hub-i qëndror i sistemit. Në qendrën e shpërhapjes, ofruesi televiziv merr sinjale nga qendra programimi të ndryshme dhe rrezaton një sinjal që shpërhapet tek satelitët në orbitën gjeosinkrone. • Satelitët marrin sinjalin nga qendra e shpërhapjes dhe e rishpërhapin atë në Tokë. • Antena parabolike “dish”kap sinjalin nga sateliti (ose satelitët e shumëfishtë në të njëjtën pjesë hapësire të qiellit ) dhe e kalon atë tek marrësi në shtëpinë e shikuesit. • Marrësi përpunon sinjalin dhe e kalon atë në një TV Standart.

  7. Lind pyetje: sa transmetues televiziv nevojiten për të mbuluar të gjithë vendin? Përgjigjia varet nga një numër i madh faktorësh: si teknik ashtu edhe gjeografik. Vetëm një gjë është e sigurt – që janë shumë, dhe kushtojnë shumë shtrenjtë. Një gjë tjetër ofrohet nga televizionet satelitore, të cilët mund të ndricojnë një numër vendesh me një transponder të vetëm.

  8. Ka përsëri një disavantazh: Të njëjtat programe do të shpërhapen në të gjithë fushën e mbulimit, psh programet rajonale nuk janë të mundshme të transmetohen. Për me tëpër, marrja satelitore në band - Ku kërkon një antenë të drejtuar dhe një link direkt me satelitin line-of-sight, që është shumë e veshtire të realizohet me TV të ndryshme. Prandaj ajo cfarë kërkohet, është një teknologji për një sistem televiziv të lëvizshëm që mund të mbulojnë të gjithë vendin me një kosto të arsyeshme dhe sinjalet e të cilit mund të merren edhe nga antena të vogla brenda shtëpisë.

  9. . Zgjidhja është një rrjet hibrid tokësor/satelitor “hybrid terrestrial / satellite-based network” Transponderi satelitor përmban qeliza me anë të të cilave siguron mbulim të gjere kombëtar. Në hapësirat rurale të populluara ky është burim sinjali i vetëm.

  10. Në qytete dhe hapësira me mbulim satelitor të ulët, përdoren përsëritësit tokësor për të ritransmetuar sinjalin satelitor, i cili në mënyrë të vecantë përmirëson marrjen e sinjalit brenda shtëpisë. Gjithashtu përsëritësat bëjnë të mundur transmetimin e programeve rajonale.

  11. Lidhjalartanaloge Përsa u përket pajisjeve ka një masë përgjithësimi midis sistemeve analoge dhe dixhitale, kështu që ne do të përshkruajmë njëherë sistemet tipike analoge. Lidhja ka një video dhe një sinjal audio si energji, dhe nga antena ajo prodhon një sinjal radioje të fortë i cili drejtohet drejt satelitit. Me qëllim që të shpjegojmë procesin, ne do të përdorim një sinjal Ku-band meqënësë është vala më e përdurur për STS (Sistemet Televizive Satelitore ).

  12. Antena Uplink KombinuesiFazor Ku Band Amplifikator i Fuqisë sëLartë Figuratregon “zinxhirin”e lidhjes analoge në mënyrë më të detajuar .(kini parasysh se zinxhiri i transmetimit të lidhjes quhet ndonjëherë edhe si “fije”). Ngarkesë Fals 70.5 dBW Matësi i Fuqisë Konvertuesi lart 70/140 MHz→ L-band→Ku-band Analizuesi i spektrit IF Modulator Kontrolli i nivelit të Hyrjes Pre-theksimi Modulimi i Frekuensë 70(140) MHz Video & Audio të kombinuar në një mbartëse FM Video in Audio in

  13. Modulatori Në një sinjal analog energjia e videos dhe sinjali i valëve audio përdoren dhe pastaj i aplikohen një modulatori. Mbajtësi KF i frekuencave të modulatorit prodhues është afërsisht në 70 ose 140 MHz (për mjetet e tekomunikacionit ka mbajtës standart të frekuencave) ose në vartësi të prodhuesit nganjëhere edhe në valët L. Këtë e quajnë ndryshe dhe frekuencë mesatare të sinjalit. Termin “Mesatar” e kemi përdorur sepse ai shtrihet në një rradhë frekuencash bazë dhe frekuencave finale të transmetimit.

  14. Përpunimi (zhvillimi i videove ) Përpunimi primar i videove quhet edhe “pre-theksim” një lloj frekuencë që varet nga niveli i transmetimit ose “filtrimit”. Kjo bën që të tejkalohen problemet që mund të ndeshen gjatë transmetimit të mëvonshëm që mund të quhen ndryshe “vonesa në grup” duke ndikuar kështu elementin ngjyrë të sinjalit të transmetimit e cila do të ishte e dukshme në energjinë e videos së demoduluar në lidhjet e poshtme.

  15. Përpunimi (zhvillimi i videove ) Parametrat e paratheksimit variojnë nga kontrollet në modulator bashkë me nivelin prodhues të videos. Demodulatori në lidhjen e poshtme duhet të ketë të njëjtin “theksim” standart video të zgjedhur me “per theksimin”në lidhjen e sipërme, ose ndryshe demodulatori do të prishet. Videoja precise para dhe momentale e theksuar varet nga niveli i TV të përdorur psh vija 525 filtruese ndryshon nga vija 625 filtruese.

  16. Zhvillimi i Audios Fazat e zhvillimit audio të modulatorit (të cilat mund të lejojnë të mbajnë të paktën dy kanale analoge audio) kanë kontrolle të cilat mund të lejojnë valët e “nën-mbajtësit” audio të zgjidhen nga kanalet si dhe llojin e pre-theksimit që është përdorur në ketë rast. Nën-mbajtësi audio është një shtesë në sinjalin FM që i aplikohet një frekuencë pak më lartë së frekuencës më të lartë (e cila zakonisht është 5.0 ose 5.5 MHz, në varësi të nivelit të TV). Nën -mbajtësit tipik audio i kanë frekuencat 6.6 dhe 7.2 MHz (këto janë frekuencat qëndrore të nën mbajtësit FM audio).

  17. Zhvillimi i Audios Ndryshe ka një sistem Europian ku audio mund të mbahet si sinjal dixhital në pulset “sync” të sinjalit të videos së TV , dhe kjo quhet ndryshe “tingulli – në –sync” kjo më vonë lëshon nën- mbajtësit audio për të mbajtur informacione të tjera Si për shembull komunikimet në studio, të cilat ose mund të mbahen si sinjale të komplikuara në një nën mbajtës i cili ka kanale të ndryshme të ketij lloji ose komunikime private.

  18. Zhvillimi i Audios Pre-theksimi audio i aplikuar me një modulator përdoret për të përmisuar kualitetin e sinjalit audio që merret nga lidhjet e poshtme , vecanërisht të sinjaleve të zhurmshëm. Konceptin e këtij do ta ndeshim sërishtë më vonë kur të diskutojmë mbi kualitetin e lidhjeve satelitore (i cili nuk përdoret vetëm për audio por edhe për matje cilësore në video dhe RF).

  19. Masa e sinjalit të zhurmshëm Masa e sinjalit të zhurmshëm është tamam ajo që shpreh – masa e mirë e sinjalit kundrejt sfondit të zhurmshem “background”. Është një matje e fuqisë relative , por në vend që të shprehet me masë të drejtpërdrejt (psh 1000:1) e cila nuk është aq e lehtë për t’u përdorur. E mira e përdorimit të dB është së shumëzimi dhe pjestimi i elementeve (disa prej të cilave janë në nr të madh )mund të bëhen vetëm duke shtuar vlera në dBs.

  20. Masa e sinjalit të zhurmshëm dB përdoret mjaft në inxhinierin elektronike , si dhe është një njësi llogaritjesh që do të thotë 2dB nuk përfaqësojnë 2-fishin e fuqisë së një dB (në fakte 3dB është 2-fish fuqia e një dB). Që të dy veshi dhe syri i njeriut janë “ përllogaritës “ psh jo linear ndryshojnë nga nivelet e stimulimit, që është një arsye tjetër pse ne përdorim njësi matëse. Matematikisht një masë e shprehur në decibel është : X(dB)= 10xlog10(Y) Ku X është vlera në decibel dhe Y është vlera numërike origjinale. Nqs do të donim të dinim sesa dB përfaqësojnë një rritje me 1000 ( ose masa 1000:1) llogaritjet do të dukeshin kështu. duhet të ishte 55-60 dB.

  21. Masa e sinjalit të zhurmshëm X=10x log10 (1000) Logaritmi me bazë 10 nga 1000 është 3.kështu që : =10 X 3 = 30dB duke u kthyer tek S/N ,që është gjithashtu 1 masë, atëhere shprehet : S/N = Psinjal / Pzhurma dB ku P është fuqia. Kështu që masa S/N e 30 dB fuqia e sinjalit është 100 here më e madhe se sa fuqia e zhurmës. Përsa i përket dëgjimit , një masë S/N nga 30 dB nuk është shumë e mirë (Hi-Fi). kualiteti i dëgjimit në Hi-Fi konsiderohet të jetë i mirë në 60 dB (10000.000: 1) kurse në një CD duhet të jetë 90 dB (1000.000.000:1) një analog i mirë i SNG

  22. Pre-theksimi audio Ka tre standarte kryesore të pre-theksimi, të cilat vetëm përmenden: 50s kohe konstante 75s kohe konstante 117 një standart ITU

  23. Pre-theksimi audio Kështu që mund të zgjidhet një standart i dëgjimit. Ka disa prej tyre por më e zakonshmja është Vegner Panda. Zgjedhja e dëgjimit është një sistem që ndryshon në varesi të frekuencave që përdoren nëpër sinjalet e dëmshme. Ashtu si dhe me videot e paratheksueshme lidhjet e poshtme duhet të kenë të njëjtin standart për të evituar kështu shkatërrimin dhe për të fituar bënëfitet e përdorimit të këtij procesi.

  24. Mbajtësit e kontrollit Modulatori ka kontrollues të cilët do ti lejojnë mbajtësit të fiket dhe të ndizet, të ndryshojë niveli i mbajtësit, si dhe modulatori të jetë i ndezur apo i fikur me zgjedhje të mëtejshme të sinjaleve të cilat mund të modifikohen në programet video dhe audio. Do të ketë zgjedhje për devijime të mbajtësit dhe kjo zakonisht ndodh në shkallë 17-36 MHz / V (majë me majë). Sinjali i TV analog ka një vlerë në maje prej 1V dhe normalisht një analog STS do ti montohet deviacioni 20MHz / V.

  25. Mbajtësit e kontrollit Vlera varet nga gjerësia e valës së vendosur – sa më i lartë të jetë deviacioni aq më e gjerë duhet të jetë vala – dhe kjo tregohet nga kanali transmetues i vendosur nga operatori satelitor, i cili do të vendose për shumën e “valëve mbrojtëse” që nevojiten gjatë transmetimeve në “planin e frekuencave” për mbajtësin e satelitit. Një deviacion i frekuencave në 25 MHz / V me një sinjal TV prej 5.5 MHz gjerësi vale i lejon sinjalit të moduluar të përputhet me transmetuesin e kanalit prej 3 MHz (i cili mund të jetë gjysëm transmetues ose i plotë varet nga figura dhe konfigurimi ) me një valë mbrojtëse.

  26. Mbajtësit e kontrollit Nga pikëpamja e lidhjes së operatorit,një gjerësi më e madhe vale do të bëjë të mundur një kualitet më të mirë sinjali, por kjo rritje e gjerësisë së valës do të ketë një çmim. Kështu që mbetet një cështje të pranosh kualitetin kundrejt një çmimi më të lartë . Le të themi se operatori i satelitit ka vendosur një transportues kanali me një frekuencë qëndrore 14.25 GHz / V. Kjo shprehet normalisht nga operatori i satelitit në MHz dhe kështu, në këtë rast do të ishtë 14 250000MHz. Me një deviacion prej25 MHz / V të zgjedhur, dhe duke supozuar së sinjali televiziv është (ka një gjerësi prej 5 MHz, minimumi i frekuencës do të ishte 14232.000 MHz(14250000- 125000 -5.500) kurse maksimumi i devijimit të frekuencës do të ishte 14268000 MHz (14250000+ 12500 +5500) kjo tregohet në fig.

  27. Spektri i kanalit/transponderit televiziv analog tipik në Ku-band 14.232 GHz 14.250 GHz 14.268 GHz 18 MHz 18 MHz 36 MHz

  28. Mbajtësit e kontrollit Ashtu sic u përmend më parë do të ketë edhe një energji shpërndarëse. Energjia e shpërndarë ( ED) është e nevojshme në një lidhje të sipërme për shkak të disa karakteristikave të rëndësishme të sinjalit televiziv. Sinjali televiziv analog është i përbërë nga viza dhe fusha, të cilat formojnë elementet e kontrolluar të figurave. Numri i vizave ndryshon në varësi të standarteve televizive dhe është ose 625 vija për figurë në TV Europiane (PAL) ose 525 vija në USA dhe Japoni (NTSC).

  29. Mbajtësit e kontrollit Një figure i referohemi ndryshe edhe si kornizë dhe ka dy fusha në cdo kornizë . Edhe numri i fushave ndryshon dhe është ose 50 fusha për sekond (25 korniza për sekond) ose 60 fusha për sekond (30 korniza për sekond). Megjithatë masat nuk janë me domosdoshmëri të lidhura me standarte PAL ose NTSC , vijat / fushat janë në përgjithësi 625/ 50 për PAL dhe 525/ 60 për NTSC.

  30. Shpërndaresi i Energjisë Sinjali analog televiziv ka pulse kohore që ndodhin në fillim të cdo vije dhe fushe. Meqënësë këto sinjale janë të përsëritshme, të krahasuara me informacionet mbi figurat që ndryshon në mënyrë konstante, “Masa” konstante energjie krijohen nëpër frekuenca. Kjo mund të shkaktojë edhe interferencanë sinjale paralele në të njëjtin grup frekuencash, dhe kjo do të kishte të bëntë me lidhjet e valëve tokësore që operojnë në Ku- Band. Është gjithmonë e dëshirueshme nga pikëpamja e interferencës që energjia të shpërndahet në mënyrë të barabartë në gjerësinë e valës

  31. Në të gjitha kushtet me një përbërës të figurës që ndryshon në mënyrë konstante kjo nuk do të shkaktonte ndonjë problem. Megjithatë në qoftë se testet e sinjaleve statike do të ishin në transmetim, energjia e figurës do të ishtë konstante e cila do të shkaktonte interferencë. Shpërndarja e energjisë është një sinjal shtesë i cili i shtohet sinjalit video zakonisht në masën e kornizës(25 ose 30 Hz) me një devijim frekuencë prej 4MHz( psh ±2 MHz) majë më majë.

  32. Kjo pa një sinjal video psh një mbajtës i pastër,me video të aplikuar, ajo automatikisht lëshon 2 MHz majë më majë. Kjo si pasojë shpërndan energjinë në mënyrë më të barabartë në një masë më të madhe frekuencash. Majat e këtyre sinjaleve janë planifikuar të ndodhin në një interval midis kornizave pasuese të figurës për të evituar kështu cdo shqetësim në informacionin e figurës. Sinjali ED zhvendoset nga lidhja e poshtme në fazën e marrësit (nqs nuk do të zhvendosej rezultati do të ishte një figurë e lëvizur).

  33. Kjo është kërkesë që u bëhet të gjithë operatorëve satelitor që transmetimet analoge të kenë si shtesë ED. Sido që të jetë një kontroll mbi modulatorin është i nevojshëm pasi shpesh ED fiket në fazat e para të transmetimeve satelitore. Një kontroll mbi pendën e satelitit do të kërkonte një mbajtës pa ED përpara sesa modulatori të vendoset dhe kështu ED ndizet .

  34. Konvertuesi i sipërm Funksioni i konvertuesit të sipërm është të transformojë sinjalin e moduluar IF nga modulatori deri tek frekuencat e valëve Ku nëpërmjet ndryshimit të valëve. Kjo ndonjëhere bëhet në dy hapa: nga 70/140 MHz në valët L pastaj nga valët L në K Megjithatë çdo proces i konvertuesit ka një numër shkallësh më të vogël të ndryshimit të frekuencave

  35. Arsyeja e përdorimit të frekuencave 70 ose 140 MHz është së 70 MHz ka qënë standart tradicional, ndërsa standarti 140 MHz ka avantazhin së frekuencat e saj të jashtme mund të ndryshojnë. Kjo përkon edhe me gjerësinë e valës dhe me atë të transponderit (72 MHz) kështu që frekuencat e konvertuesit të sipërm mund të përdoren për të përzgjedhur transponderin dhe frekuencat e modulatorit dhe më vonë për të zgjedhur kanalin brenda transponderit

  36. Një pyetje e mundshme mund të ishte pse nuk modulohet sinjali në një mbajtës GHz ? Një arsye është madhësia e sinjalit të valëve dhe frekuencave të valëve Ku. Në qoftë se do të supozonim se sinjali audio ndryshon nga 0 në 5 MHz dhe frekuenca Ku është 14000 MHz (ose 14 GHz) atëhere frekuenca e transmetimit është 2800 herë më e madhe se frekuencat më të larta bazë. Stabiliteti i transmetimit duhet të mirëmbahet brenda limiteve precise. Kështu që një numër hapash kërkohen për të arritur tek frekuencat e moduluara finale të transmetimit. Deri tani kemi marrë 70 MHz frekuenca të moduluara.

  37. Një prodhues i veçantë ka një IF të ndreqshme të 950-1450MHz në konvertuesin e tyre të sipërm që lejon për ndreqjen e IF kështu që transmetimi i saktë mund të përfitohet. Sipërkonvertuesi zakonisht 1 RU i lartë ka shumë pak kontrollues në të ,më i rëndësishëm i të cilëve është prodhuesi i frekuencave. Duke supozuar se hapi tjetër është transmetimi i frekuencave, atëhere këto frekuenca të kontrolluara transmetohen në valët Ku

  38. Kështu që kjo është pajisja që operatori “arrin” “thërret” frekuencën e transmetuar aktuale. Prodhimi i kësaj fazë të parë të sipërkonvertuesit kalon te sipërkonvertuesi i qëndrueshëm. Ky unitet, kjo pjesë mund të montohet sa më afër të jetë e mundur tek HPA për të minimizuar humbjet dhe vendoset brenda një kutie që nuk hapet ose depërtohet nga uji. Sipërkonvertuesi përfundimtar prodhon një nivel të ulët të valëve Ku dhe transportohet më vonë tek HPA e cila i çon tek niveli i dëshirueshëm.

  39. Duhet të dallohet se tek STS RF si zinxhir transmetimi, sipërkonvertuesi është një nga dy pajisjet me të mundshme ,që mund të dështoje, tjetra është HPA, PSU. Kjo ndodh sepse sipërkonvertuesi duhet të bëje një numër hapash të shumëzimit të frekuencave, duke mbajtur në të njëjtën kohë një nivel të lartë transmetimi zakonisht brenda KHz dhe 14GHz.

  40. Amplifikatori / Përforcuesi i fuqisë së lartë”HPA” Amplifikatori i fuqisë së lartë për TS analoge përdor 300 – 800 W dhe është relativisht i madh si dhe janë dhe pajisje të rënda. HPA është një nga pjesët më të shtrenjta në lidhjet e sipërme tjetra është antena ose maja. Funksioni i HPA është të amplifikojë sinjalet e niveleve të ulta nga sipërkonvertuesit deri tek një fuqi shumë e madhe e cila më vonë i jepet antenës.

  41. Në zemër të HPA është një pjesë që quhet vala udhëtare (TWT). Është relativisht delikat dhe kërkon kontroll të sofistikuar dhe një pjesë shtesë për fuqizim, sepse është shumë i lartë dhe (disa qindra volt).\ Megjithëse fuqia prodhuese e HPA matet Wat, shpesh mund të shprehet edhe me dB Wat ose dBW,kjo nënkupton decibel me të vogla ose me të medha se 1 W (0 dBW) që tregohen me +ose -.

  42. Fuqia e përdorur në transmetimet satelitore prodhon shuma të mëdha duke rezultuar në llogaritje të mëdha, kështu duke përdorur decibelin llogaritjet janë më të lehta. Në “lidhjet buxhetore” përdorimi i dB i lehtëson llogaritë. Kështu për një moment HPA e përdorur për TS (transmetimet satelitore) mund të ketë një fuqi prodhuese prej 300W + 25 dBv. + tregon së sinjali është më i madh se 1 W.

  43. Pajisja TWT është jolineare për përdorimin e sinjaleve ; me fjale të tjera një rritje në fuqinë prodhuese nuk do të thotë se edhe prodhimi / rezultati rritet. Marrdhënia fuqi hyrese/ dalëse e thënë ndryshe “karakteristikat e fuqisë transportuese” tregohet në fig. Në pamje të parë ky jo-linear duket sikur nuk ka rëndësi, por në fakt TWT në pjesën jo-lineare të kthesës transferuese rezulton në frekuenca që prodhohen shtesë sinjalit të dëshiruar në prodhimin e HPA.

  44. Karakteristika e transferimit të fuqisë HPA Pjesa jo-lineare hyrja dalja Pjesa lineare e karaktëristikes së transferimit

  45. Këto sinjale të tepërta që quhen “prodhime ndërmodulare” Ips janë një formë c’rregullimi që shkaktojnë interferenca ndaj janë edhe të padëshirueshme. Por në pjesën e poshtme të kthesës marrdhëniet janë lineare. Gjatë operimit sinjali hyres tek HPA kundërshtohet, kështu që TWT të mund të veprojë në pjesën lineare. Kjo shpesh quhet “sinjali hyres i kundërshtuar ose dB.

  46. Për një vlerë të dhënë të dB,TWT përdoren në transmetuesit satelitore. HPA mund të përdoret në fuqi maksimale kur një analog i vetëm i lidhjes po përdoret, atje ku një sinjal i vetëm programi po përdoret, kjo mënyrë operimi quhet “kanal i vetëm për mbajtës”(SCPC) dhe u referohet të dyjave operimit analog dhe atij dixhital. Në qoftë se po përdoren shumë mbajtësa atëhere në ketë rast kemi shumë “multi mbajtësa për kanal” (MCPC).

  47. Në këtë rast është e nevojshme një shumë më e madhe e sinjalit hyrës të kundërshtuar. Në rastin më të mirë sistemi HPA duhet të zgjidhet kështu që ai të operoje midis 60-80 % të fuqisë së tij dalese. Vendosja e madhësisë së HPA duhet bërë duke marrë parasysh fuqinë e satelitëve më të cilët do të përdoret.

  48. Si rregull sa më i vjetër sateliti aq më e madhe energjia që nevojitet. Vlera e TWT përbën një shumë të rëndësishme të cmimit të përgjithshëm të HPA, dhe në qoftë se TWT dështon zëvendësimi i tij do të kushtojë më shumë se 50% të të gjithë shumës .Sic u përmend më parë, PSU është një nga dy elementet më të zakonshëm për të dështuar për numrin e madh të voltazhit që duhet të prodhojë.

  49. Fuqia dalesë e lidhjes së sipërme shpjegohet nga dy parametra :Fuqia dalesë e HPA dhe fitimi i antenës. Pesë lidhjet në sistem deri tani janë bërë me një kabëll bashkboshtor por lidhja nga HPA deri tek antena bëhet nga kordon fleksibël. Ky është një tub metali i hollë dhe prodhohet në shkallë të lartë fleksibiliteti.

  50. Në frekuenca më shumë së disa GHz është e zakonshme të përdoren tuba të tillë. Është e rëndësishme të përdoren në mënyrë më eficentë. HPA zakonisht paketohen në dy mënyra të ndryshme ose si pjesë e antenës. HPA përdoren zakonisht me energji të ulta dhe janë të përshtatshme për sistemet Dixhital të TS.

More Related