E N D
1.
Workshop nderkombetar
Ndergjegjesimi per mosperdorimin e bromurit te metilit ne Shqiperi.
Hollimi i shtreses se Ozonit
pergatitur nga Figali Hila , Instituti I Mjedisit, Tirane
Hotel “ Mondial ” Tirane 26-27 korrik 2004
2. HOLLIMI I SHTRESES SE OZONIT Formimi i ozonit
Ozoni O3 eshte forme e oksigjenit me tre atome ne vend te dy
qe ka oksigjeni
Rrezatimi ultraviolet i diellit i ndan molekulat e oksigjenit ne
atome, te cilat duke u kombinuar me molekula te tjera oksigjeni formojne ozonin.
Molekulat e ozonit krijohen dhe shkaterrohen ne vazhdimesi.
Ozoni eshte gaz veçanerisht ndjeshem ndaj komponimeve natyrore qe permbajne: hidrogjen ,azot ,klor, gje
qe çon ne shkaterrimin e tij.
3. FAKTE LIDHUR ME OZONIN 1839 Ozoni u zbulua nga C. F. Schönbein gjate observimit
te shkarkesave elektrike.
1850 U arrit ne konkluzionin qe ozoni eshte nje prej perberesve te atmosferes.
1880 Eksperimentet e kryera treguan qe ozoni ka aftesi te madhe absorbuese te rrezatimit ultraviolet .
1913 U deshmua qe pjesa me madhe e ozonit ne atmosfere ndodhet ne stratosfere.
Ne vitin 1974 James Lovelock zbuloi pranine e CFC- ve ne atmosfere ne te gjithe gjeresine gjeografike
Sherwood Rowland dhe te Mario Molina , zbuluan mekanizmin e proçesit te konsumit te shtreses se ozonit. Ata u vleresuan me çmimin Nobel per kimine si dhe çmimin e ozonit nga UNEP
4. SHPERNDARJA E OZONIT NE STRATOSFERE
5.
Troposfera : Toke-11km Stratosfera: 11-48 km Jonosfera : 48-480 km
Ne stratosfere 11-48 km larg tokes, ozoni formon nje shtrese delikate, por shume efektive.
Kjo shtrese pengon me efiçence pothuajse te gjitha rrezet e demshme ultraviolet te diellit.
Çdo dem qe i behet shtreses se ozonit do te çoje ne rritje te radiacionit UV-B.
Çdo rritje e UV-B qe arrin siperfaqen e tokes ka rrezik te shkaktoje deme te konsiderueshme per mjedisin dhe jeten ne toke.
6. SHKAQET E KONSUMIT TE OZONIT Klori – i CFC-ve – eshte evidentuar si shkaku kryesor ne lidhje me konsumimin e shtreses se ozonit.
Me te rrezikshmet ne keto kimikate jane ato me jete-gjatesi te madhe . Per kete aresye ato influencojne ne konsumimin e ozonit per nje periudhe te gjate kohe ne vazhdim.
Çdo molekule CFC shkaterron mijra e mijra molekula ozoni.
Besohet se 1 atom klor mund te shkateroje me shume se 100.000 molekula ozoni.
7. Pamje e Çarjes se Ozonit ne HemisferenJugore
8. PSE DUHET TA MBROJME SHTRESEN E OZONIT
Hollimi i shtreses se ozonit sjell shtimin e rrezatimit ultraviolet
Per çdo rritje te konsumit te ozonit me 1% kemi nje rritje me mbi 2 % te ekspozimit kundrejt rrezatimit ultraviolet.
Rrezatimi i shtuar ultraviolet shkakton :
Efekte ne shendetin e njeriut:
Rritje te kancerit te lekures,kataraktet e syve dhe Dobesim te sistemit imunitar
Kanceri i Lekures
Rritja e rrezatimit UV-B ndikon ne tre tipe te kancerit te lekures qe prek qeniet njerezore:
Basal, Squamous dhe Malignat Melanoma
Dy te parat jane me te perhapurit dhe ka prekur rreth gjysem milion njerez ne SH.B.A
9.
Kataraktet e syve jane re qe formohen ne lentet e syve, duke kufizuar shikimin.
Nje nga faktoret eshte dhe rritja e ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet
Sistemi Imunitar
Rritja e ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet dobeson aftesin e sistemit imunitar per te luftuar disa semundje.
Herpes simplex dhe leishmaniasis,semundje parazitare te perhapura ne tropic, mendohet se avancojne si rezultat i rritjes se rrezatimit ultraviolet.
10. EFEKTE NE MJEDIS Rritja e rrezatimit UV-B ndikon ne boten bimore dhe ujore
Testet kane treguar ulje te prodhimit te sojes mbi 29% per nivel te konsumimit te ozonit nen 25%. Me te prekshmet jane bizelet, bathet, pjeprat dhe lakra.
Redukton cilesine e disa lloje perimesh si domate, patate ,panxhar sheqeri .
Deme ne organizmat ujore deri ne thellesi 20 m ne ujrat e paster.
Veçanerisht i demshem per krijesat e vogla si plankton, larvat e peshqve dhe bimet ujore. Ulja e numrit te tyre mund te çoje ne ulje te prodhimit te peshkut.
11. PERDORIMI I CFC-ve Rreth 70 % e CFC-ve te prodhuara perdoreshin si : solvente, aerosole dhe ne poliuretane
Ato jane perdorur si fluide ne shume sisteme ftohese, pompa ngrohese dhe kondicioneret e ajrit.
NDIKIMI I CFC- ve NE NGROHJEN GLOBALE
Produktet e CFC-ve kane nje kapacitet shume te larte per absorbimin e rrezatimit infrared, pra jane komponime qe shkaktojne efektin sere.
Ato kane ndikim direkt dhe indirekt
12. MASAT PER SHPETIMIN E SHTRESES SE OZONIT
Ne Stokolm me 1972 UNEP, analizoi çeshtjen e varferimit te shtrese se ozonit.
Ne mars te vitit 1977 eksperte nga 32 vende u mblodhen ne Uashington, dhe paraqiten planin e veprimi per mbrojtjen e shtreses se ozonit.
Me 1980 Kouniteti Europian vendosi
te ndalonte prodhimin e CFC-11 dhe CFC-12
13.
KONVENTA E VJENES
Me1985 ne Viene u nenshkrua Konventa e Vienes per Mbrojtjen e Shtreses se Ozonit. Moren pjese 43 vende dhe fillimisht u nenshkrua nga 20 vende.
Konventa beri thirrje per te marre “masat e duhura” per te mbrojtur shtresen e ozonit dhe per te krijuar nje tjeter mekanizem nderkombetar per kerkim, monitorim dhe shkembim informacioni.
Tekstit te Konventes ju bashkengjit nje liste me kimikate qe u konsideruan si “potencialisht te demshme per shtresen e ozonit”.
PROTOKOLLI I MONTREALIT
Ne negociatat e Protokollit te Montrealit moren pjese rreth 60 vende. Protokolli i perfundoi negociatat me 16 shtator 1987 dhe u nenshkrua nga 46 vende.
Protokolli sanksionoi ngrirjen e prodhimit dhe te konsumit te 5 klorofluorokarboneve me te rendesishem (CFC-te 11,12,113,114,115) per vendet e zhvilluara qe prej dates 1 Korrik 1989, dhe te haloneve (halonet 1211, 1301, 2402) vetem tre vjet me vone.
Protokolli vendosi qe brenda vitit 1998 nje reduktimin te CFC-ve ne masen 50% ne vendet e zhvilluara.
Per vendet ne zhvillim me perdorim te ulet te LOH-ve per fryme (me pak se 0.3 kg per fryme) u dha nje periudhe kohore dhjetevjecare me vone se sa vendet e zhvilluara per zbatimin e tij.
14. Amendamente te Protokollit te Montrealit
Amendamenti i Londres ( 1990) percaktoi listen e substancave qe duhen eleminuar
Amendamenti i Kopenhages (1992) parashikoi eleminimin hidroklorfluorkarboneve ( HCFC),te hidrobromfluorkarboneve (HBFC) dhe te bromuri te metilit
Amendamenti i Montrealit ( 1997) vendosi :
sistemin e liçencimit per importet dhe eksportet e substancave qe ndikojne ne konsumimin e shtreses se ozonit
Amendamenti i Pekinit ( 1999) parashikoi :
afate per eleminimin e metanit te bromkloruruar,
prodhimin ne sasi te caktuar te HCFC
Konventa e Vienes per Mbrojtjen e Shtreses se Ozonit (1985) dhe Protokolli pasardhes i Montrealit mbi Substancat Ozonholluese (1987) formojne bazen per bashkepunimin nderkombetar per mbrojtjen e shtreses se ozonit.
15. Mekanizmat financiare
1991 :U krijua Fondi i perbashket me UNDP, UNEP, UNIDO dhe Banken Boterore ,per te siguruar asistence financare dhe teknike per vendet ne zhvillim.Ky fond ne periudhen 1991-2000,ka levruar rreth 813 milion USD per 100 vende ne zhvillim
Arritjet
Prodhimi dhe Konsumi i CFC-ve dhe Haloneve ka rene rreth 87% midis 1986 dhe 1999.
Perqendrimi atmosferik i klorureve arriti maksimumin ne 1994 dhe tani eshte ne renie.
Rimbushja e shtreses se ozonit pritet rreth vitit 2050, gjithmone vetem nese Protokolli i Montrealit zbatohet nga te gjitha Palet.
16. Shqiperia dhe Konventa e Vienes &
Protokolli i Montrealit
Shqiperia ka ratifikuar dokumentat e Konventes se Vienes dhe Protokollit te Montrealit ne 8 Tetor 1999, dhe duke filluar prej 7 Janarit 2000 eshte pale ne to.
Nga qenia pale Shqiperia duhet te raportoje konsumin ne vite te substancave ozon-holluese, si edhe te zbatoje kuotat e caktuara te importit .
Gjithashtu ajo duhet te vendosi sistemin e licensave per LHO.
17.
FALEMINDERIT