1 / 49

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

andie
Download Presentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda:Kontabilitet- AnalizeTema I-re:KontabilitetiFinanciardhestandartet e kontabilitetitLeksioni 2a- Nevojat pertezhvilluar, standartetdhepalet e perfshira;Komisioni I shkembimitteaksioneve (SEC); Hapsira e kontrollitteSEC; Detyrimet; Bordiiprincipevetekontabilitetit; Bordi Istandartevetekontabilitetit; Procesi I deklarimit; Roli I AICPA;Principet e kontabilitetittepranuaragjeresisht.b- Ceshtjeteraportimitfinanciar, vendosja e standarteve ne njemjedistecaktuarpublik.

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. KONTABILITETI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Objektivat e raportimeve financiare Pjesa përmbledhëse • Nevoja për të zhvilluar standaretet • Palët e përfshira në vendosjen e standarteve • Principe të kontabilitetit të pranura gjerësisht • Çështje të raportimit finanicar • Përmbledhja e objektivave të mësimit • Pyetje • Një rast nga eksperienca ndërkombëtare • Simulim profesional

  8. Çështja 3-të. NEVOJAT PER TE ZHVILLUAR STANDARDET DHE PALET E PERFSHIRA. Pikëpyetja më e madhe në vendosjen e standardeve të kontabilitetit është : “Sipas rregullave të kujt duhet të jenë ato?” Pëgjigjia nuk është e qartë, sepse përdoruesit e pasqyrave financiare kanë nevoja si konfliktuale edhe koinciduese për informacione të tipeve të ndryshme.Për të përmbushur këto nevoja dhe për të kënaqur pergjegjësitë raportuese të besueshme të menaxhimit, është përgatitur një komplet i vetëm i qëllimeve të përgjithshme të pasqyrave financiare.Nga këto pasqyra financiare pritet që të prezantohen qartësisht, ndershmërisht dhe plotësisht operacionet financiare të njësisë ekonomike . Si përfundim, profesioni i kontabilistit ka tentuar të zhvillojë një komplet standardesh që janë të pranueshme në përgjithësi dhe të praktikueshme tërësisht. Pa këto standarde çdo njësie ekonomike do ti duhej të zhvillonte standartet vetjake dhe lexuesve të gjendjeve financiare do t`u duhej të familjarizoheshin me çdo llogari të veçantë të njësive ekonomike dhe çdo praktike të tyre raportuese. Do të ishte gati e pamundur që të përgatiteshin gjendje financiare që të mund të krahasoheshin me njëra-tjetrën.

  9. Ky komplet i zakonshëm standardesh dhe proçedurash quhet generally accepted accounting principles (GAAP). Termi generally accepted do të thotë që ose një institucion politikëbërës autoritar i kontabilitetit ka vendosur një parim në raportimin financiar të një lokaliteti të caktuar, ose me kalimin e kohës një praktike e tillë është pranuar si e përshtatshme për shkak të aplikimit të saj universal. Megjithëse principet dhe praktikat kanë shkaktuar si debate edhe kritika , shumica e anëtarëve të komunitetve financiare i kanë njohur si standarde, nga që me kalimin e kohës kanë provuar se kanë qenë të dobishme. 3.1. Palët e përfshira në vendosjen e standarteve. Një numër organizatash janë instrumente të zhvillimit të standardeve të kontabilitetit financiar GAAP në U.S. Katër organizatat kryesore janë: 1.Securities and Exchange Commission( SEC) Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimeve Valutore 2.American Institute of Certified Public Accountants(AICPA) Instituti Amerikan i Kontabilistëve Publikë të Miratuar 3.Financial Accounting Standarts Board (FASB) Bordi i Standardeve të Kontabilitetit Financiar 4.Governmental Accounting Standarts Board(GASP) Bordi Qeveritar i Standardeve të Kontabilitetit

  10. Komisioni i Shkëmbimeve të Aksioneve (SEC) Raportimet e jashtme financiare dhe auditimi u zhvilluan dhe ecën përpara krahas rritjes së ekonomisë industriale amerikane dhe tregjeve të saj kryesore. Megjithatë, kur tregu i aksioneve u godit në 1929 dhe ekonomia nacionale u zhyt në të ashtëquajturën Great Depression, pati kërkesa për një kontroll më të fuqishëm qeveritar dhe mbikqyrje të bizneseve në përgjithësi, veçanërisht mbi institucionet financiare dhe tregun e aksioneve. Si rrjedhojë, qeveria federale formoi Komisionin e Shkëmbimeve të Aksioneve për të ndihmuar në zhvillimin dhe standardizimin e informacionit financiar që u paraqitej aksionereve. SEC është një agjensi federale. Ajo administron Aktin e Shkëmbimeve të Aksioneve të 1934-ës dhe akte të tjera të ndryshme.Shumë kompanive që publikojnë aksionet e tyre për publikun, ose që janë të regjistruara në një bursë aksionesh u kërkohet të auditojnë gjendjet e tyre financiare me SEC. Përveç kësaj, SEC ka të drejta të shumta të përshkruajë, në çfarëdo detaji që ka dëshirë, praktikat e kontabilitetit dhe standardet që duhet të vihen në punë nga kompanitë që janë nën juridiksionin e saj. Dhe kështu, SEC survejon mbi 12000 kompani që janë në listën e bursave kryesore (si psh ajo e New York-ut dhe Nasdaq).

  11. Vështrim Internacional Kombet ndryshojnë edhe për nga shkaqe të zhvillimit të standardeve kombëtare dhe praktikave aktuale të kontabilitetit. Një indikator i nivelit të kontabilitetit të një kombi është forma e profesionit të kontabilistit brenda shtetit. Institucione profesionale të kontabilitetit u formuan në Kanada, U.S.A dhe U.K në shekullin e 19-të. Në kontrast me këtë, institucione publike kontabël u formuan në Hong Kong dhe Kore vetëm në fundin e shekullit të kaluar. Partnership-i privat dhe publik Në kohën kur u krijua SEC, asnjë grup publik apo privat nuk publikonte standarde të kontabilitetit. SEC inkurajoi krijimin e një strukture private për vendosjen e standardeve sepse besonte që sektori privat kishte burimet dhe talentin të zhvillonte standardet e duhura të kontabilitetit. Si rezultat, standardet e kontabilitetit janë zhvilluar në përgjithësi më shumë në sektorin privat sesa nëpërmjet Institutit Amerikan të Kontabilistëve Publike të Miratuar (AICPA) ose Bordit të Standardeve të Kontabilitetit Financiar (FASB).

  12. SEC ka deklaruar mbështetjen e tij për FASB, duke treguar që gjendjet financiare në bazë të standardeve të vendosura nga FASB do të kenë një suport të rëndësishëm nga ana e autoriteteve. Shkurtimisht, SEC kërkon që të regjistruarit të ushtrojnë GAAP. Përveç kësaj, në raportet që SEC i ka drejtuar Kongresit "vazhdon të besojë që inisiativa për vendosjen dhe përmirësimin e standardeve të kontabilitetit duhet të qëndrojë në sektorin privat, subjekt i vëzhgimit të Komisionit". Hapësira e kontrollit të SEC Partnership-i i SEC me sektorin privat ka funksionuar mire. SEC ka ushtruar një kontroll të vlerësueshëm në fushën e zhvillimit të standardeve të kontabilitetit. Zakonisht, SEC është mbështetur mbi AICPA dhe FASB për të rregulluar profesionin e kontabilistit dhe për të zhvilluar e forcuar standardet e kontabilitetit. Përgjatë historisë, gjithsesi, përfshirja e SEC në zhvillimin e standardeve të kontabilitetit ka pasur variacione. Në disa raste sektori privat ka tentuar të vendosë një standart, por SEC ka refuzuar ta pranojë atë. Në raste të tjera SEC e ka shtyrë sektorin privat të ndërmarrë veprime më të shpejta për probleme të caktuara të raportimit, si psh. kontabiliteti i investimeve në blerjen dhe shitjen e aksioneve dhe raportimin për instrumentet në lidhje me të. Në të tjera situata, SEC ia komunikon problemet FASB, u përgjigjet drafteve të ekspozuara të FASB dhe i përgjigjet kërkesave të tij për konsultime dhe këshillime.

  13. SEC ka një mandat për të përcaktuar principet e kontabilitetit. Sektori privat, në këtë mënyrë duhet të degjojë me kujdes pikëpamjet e SEC.Në njëfarë kuptimi sektori privat është formuluesi dhe implementuesi i standardeve. Ndërkohë që partnershipi midis SEC dhe sektorit privat ka funksionuar mirë , ai duhet të stimulohet kur problemet e kontabilitetit nuk adresohen aq shpejt sa do të kishte dëshiruar SEC. Kjo ishte e dukshme në diskutimet e fundit mbi kontabilitetin për kombinimet e biznesit, aseteve të patrupëzuara dhe shqetësimeve mbi kontabilitetin për entitetet me qëllime të veçanta, të theksuara në dështimin e ENRON. • Detyrimet • Siç është treguar më parë, kompanitë që janë në listën e një burse aksionesh janë të detyruara t'ia ofrojnë gjendjen e tyre financiare SEC-it. Nqs SEC konstaton parregullsi kontabiliteti ose mbylljeje në formën ose përmbajtjen e gjendjes financiare, ai i çon një leter kompanisë për këto parregullsi. Zakonisht këto letra i zgjidhin problemet shpejt.Gjithësesi, nqs mosmarrëveshjet vazhdojnë, SEC ka fuqinë që të publikojë një "urdher ndalimi", i cili e ndalon të regjistruarin të tregtojë aksione në bursa. Akuza kriminale mund të sillen nga Departamenti i Drejtesisë për shkelje të ligjeve të caktuara. Programi SEC, iniciativat e sektorit privat, konfliktet civile dhe kriminale ndihmojnë për të siguruar integritetin e raportimeve financiare për njësitë ekonomike publike.

  14. Instituti Amerikan i Kontabilistëve Publike të Miratuar (AICPA) Siç është përmendur edhe më sipër, AICPA, e cila është organizata profesionale nacionale që praktikon (KPC) Kontabilistet Publike te Çertifikuar, ka qenë e angazhuar gjerësisht në zhvillimin e GAAP. Komitete të ndryshme dhe borde, të ngritur që në themelimin e AICPA, kanë kontribuar në këto përpjekje. • Komiteti mbi Proçedurën e Kontabilitetit • Me kërkesën e SEC, AICPA caktoi Komitetin mbi Proçedurën e Kontabilitetit në 1939, i cili përbëhej nga praktikante KPC dhe publikoi 51 buletine mbi punën kërkimore në kontabilitet përgjatë viteve 1939-1959.Këto buletine trajtojnë një problematikë të gjerë të kontabilitetit, por ky trajtim nuk arriti të ofrojë paketën e strukturuar të principeve të kontabilitetit që ishte sa i nevojshëm aq dhe i dëshirueshëm. Si rrjedhojë, në 1959 AICPA krijoi Bordin e Principeve të Kontabilitetit. • Bordi i Principeve të Kontabilitetit (BPK) • Qëllimet kryesore të BPK ishin: 1) të përparojnë me shprehjet e shkruara të principeve të kontabilitetit, 2) të përcaktojnë praktikat e duhura, 3) të shmangin hapësirat e diferencave dhe mospërputhjeve në praktikë. Për të arritur këto objektiva, misioni i BPK ishte pwr zhvillimin e një kornize të përgjithshme konceptuale që të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve, ndërkohë që bëheshin të dukshme, dhe për të kryer një pune kërkimore thelbësore mbi çështjet individuale.

  15. 18-20 anëtarët e bordit, të zgjedhur fillimisht nga kontabiliteti publik, përfshinë gjithashtu edhe përfaqësues nga komuniteti industrial dhe akademik. Deklaratat publike të BPK, të quajtura Opinionet e BPK, ishin të destinuara të bazoheshin kryesisht mbi studimet kërkimore dhe të mbështeteshin nga arësyeja dhe analiza. Ndërmjet konceptimit të tij më 1959 dhe shkrirjes si bord më 1973, BPK publikoi 31 opinione. • Fatkeqësisht, BPK u shpërbë shpejt, e akuzuar për mungesë produktiviteti dhe dështim për të vepruar menjëherë në korrigjimin e abuzimeve të kontabilitetit. Më vonë, BPK kapi në grackë shumë çështje delikate kontabiliteti, vetëm që të bënte zhurmë në sytë e firmave industriale dhe ndërhyrjeve të zakonshme qeveritare. Më 1971, drejtuesit të profesionit të kontabilitetit, ambiciozë për të evituar vendosjen e rregullave nga ana e qeverisë, caktuan një Grup Studimi mbi Përcaktimin e Principeve të Kontabilitetit. Gjerësisht i njohur si Komiteti Wheat, për shkak te drejtuesit te tij Francis Wheat, ky grup u caktua të analizojë organizimin dhe veprimtarine e BPK-së dhe të përcaktojë ndryshimet e nevojshme për të arritur rezultate më të mira. Sugjerimet e Grupit të Studimit u pranuan në Këshillin AICPA në verën e 1972-së, u votuan në përgjithësi dhe u vunë në funksionim në fillimet e 1973-së. • Bordi i Standardeve të Kontabilitetit Financiar (FASB) • Rekomandimet e Komitetit Wheat rezultuan në shkrirjen e PBK-së dhe në krijimin e një strukture të re për vendosjen e standardeve, të përbërë nga tre organizata- Fondacioni i Kontabilitetit Financiar (FAF), Bordi i Standardeve të Kontabilitetit Financiar (FASB) dhe Këshilli Konsultues mbi Standardet e Kontabilitetit Financiar (FASAC). Fondacioni i Kontabilitetit Financiar zgjedh anëtarët e FASB dhe Këshillin Konsultues, investon për aktivitetet e tyre dhe zakonisht i mbikqyr ato.

  16. Organizata kryesore në këtë strukturë treshe është Bordi i Standardeve të Kontabilitetit Financiar (FASB). Misioni i tij është të vendosë dhe të përmirësojë standardet e kontabilitetit financiar si dhe të raportojë për drejtimin dhe edukimin e publikut, i cili përmbledh publikuesit, audituesit dhe përdoruesit e informacionit financiar. Shpresat për suksesin dhe mbështetjen e FASB u bazuan mbi diferenca të dukshme midis tij dhe paraardhësit BPK: • Me anëtarësi më e kufizuar, FASB përbëhet nga 7 anëtarë, që zevëndesojnë numrin relativisht të madh prej 18 vetesh te BPK. Këta anëtarë (të kufizuar) gëzojnë: • 1)Anëtarësi me kohë të plotë dhe pagese. Anëtarët e FASB paguhen mirë, janë të punësuar me kohë të plotë dhe ndryshohen çdo 5 vjet. Anëtarët e BPK ishin pa pagesë dhe me kohë të pjesshme. • 2) Autonomi më të madhe. BPK ishte një komitet i varur nga AICPA, ndërkohë që FASB nuk është në varësi të ndonjë organizate profesionale.Drejtohet dhe i përgjigjet vetëm Fondacionit të Kontabilitetit Financiar. • 3) Pavarësi më të madhe. Anëtarët e BPK-së i ruajtën pozicionet e tyre private me firmat, kompanitë ose institucionet.Anëtarët e FASB-së duhet t`i shkëpusin të gjitha lidhjet në fjalë. • 4) Prezantim më të gjerë. Të gjithë anëtarët e BPK-së ishin të detyruar të ishin CPA dhe anëtarë të AICPA. • Për momentin nuk është e nevojshme të jesh CPA për të qenë anëtar i FASB-së.

  17. 3.2.Proçesi i Deklarimit. • Në vendosjen e standardeve të kontabilitetit financiar, dy premisa kryesore të FASB-së janë: 1) FASB duhet të jetë në dispozicion të nevojave dhe këndvështrimeve të gjithë komunitetit ekonomik, jo vetëm të profesionit të kontabilistit publik.2) Ai duhet të operojë me një këndvështrim sa më të plotë të publikut, nëpërmjet një sistemi deklarimi, që i jep personave të interesuar mundësi të bollshme për të bërë të njohura pikëpamjet e tyre. Për të siguruar arritjen e këtyre qëllimeve, hapat e paraqitura në ilustrimin e mëposhtëm janë marre ne evolucionin e një paraqitjeje nga FASB të Standardeve të Kontabilitetit Financiar.

  18. Axhenda *Kombinimet e biznesit *Derivativat *Raportimi nga segmentet Çfarë mendoni? Punë Kërkimore Diskutim/Memorandum Identifikimi i çështjeve dhe Puna kërkimore, analiza e kryer Dëgjimi i publikut mbi vendosja në axhenden e bordit dhe memorandumi për çështjet standardin e propozuar pro/kundër “Ndonjë koment shtesë?” “Kemi GAAP” Standard i FASB Drafti i paraqitur Bordi vlerëson punën kërkimore Bordi vlerëson përgjigjen dhe ndryshon draftin e dhe përgjigjet e publikut, pastaj paraqitur, nqs është e nevojshme.Publikimi final i publikon draftin e paraqitur. standardit.

  19. Miratimi i një standardi të ri të FASB kërkon mbështetjen e katër nga shtatë anëtarët e bordit. Deklaratat e FASB konsiderohen GAAP dhe janë të detyrueshme për t’u vënë në praktikë. Të gjitha opinionet në fuqi më 1973, kur FASB erdhi në fuqi, vazhdojnë të jenë efektive për aq kohë sa nuk janë përmiresuar ose paraqitur në njoftimet e FASB. Duke njohur keqkuptimet e mundshme të termit "principe", FASB në deklaratat që publikon, përdor termin standarde të kontabilitetit financiar. Llojet e njoftimeve. • Llojet kryesore të njoftimeve që publikon FASB janë: • 1)Standardet dhe interpretimet • 2)Konceptet e kontabilitetit financiar • 3)Buletinet teknike. • 4)Task Forcë për çështjet emergjente • Standardet dhe interpretimet. • Standardet e kontabilitetit financiar të publikuara nga FASB janë konsideruar në përgjithësi si principe të kontabilitetit. Përveç kësaj, FASB publikon edhe interpretime që përfaqësojnë modifikime ose zgjerime të standardeve ekzistues. Interpretimet kanë autoritet të njëjtë me standardet dhe kërkojnë të njëjtat vota për miratimin e tyre.

  20. Megjithatë, interpretimet nuk kanë nevojë që FASB të proçedojë me pikëpamjet e publikut nëpërmjet sistemit të deklarimit, që është e nevojshme për standardet. Bordi i Principeve të Kontabilitetit publikon gjithashtu interpretime dhe të dy tipet konsiderohen tashmë si mbështetje autoritare për qëllimet e përcaktimit të GAAP. Që nga koha e zevëndesimit të BPK-së, FASB ka publikuar 147 standarte dhe 44 interpretime. • Konceptet e kontabilitetit financiar. • Si pjesë e një mundimi për një kohë të gjatë, për të ecur përpara nëpërmjet kalimit të një problematike të gjerë, FASB në nëntor 1978 publikoi për herë të parë me seri Deklarimet e Koncepteve të Kontabilitetit Financiar, si pjesë të një projekti conceptual-bazë. Qëllimi i serive ishte të prezantoheshin synimet-baze dhe konceptet që bordi do të përdorte në zhvillimin e standarteve të ardhshme të raportimit dhe kontabilitetit financiar. Ato tentojnë të formojnë një bashkësi konceptesh të ndërlidhura, një kornizë konceptuese, që do të shërbejnë si mjete për zgjidhjen e problemeve ekzistuese dhe atyre që po lindin në mënyrë të vazhdueshme. Ndryshe nga deklarimet e standardeve të Kontabilitetit Financiar, deklarimet e Koncepteve të Kontabilitetit Financiar nuk përcaktojnë GAAP. Deklarimet e koncepteve megjithatë, kalojnë në të njëjtin sistem si dhe deklarimet e standardeve (diskutime, dëgjimi i publikut, draft i paraqitur...etj).

  21. Buletinet teknike të FASB. • FASB merr shumë kërkesa nga burime të ndryshme për pikat orientuese mbi implementimin ose aplikimin e standardeve e interpretimeve të FASB, opinioneve të APB dhe buletineve mbi punën kërkimore në kontabilitet. Përveç kesaj ka dhe një nevojë të madhe për një guide të herëpashershme mbi kontabilitetin financiar dhe raportimet financiare. Për shembull, në ndryshimin e një ligji mbi taksat, të ardhura të caktuara nga taksat, që njësitë ekonomike kishin akumuluar si obligime, u harruan. Pyetja që lindi ishte: Si duhet të raportohen taksat e harruara- si një reduktim i shpenzimit të taksës mbi të ardhurat: si një modifikim i vogël i një periudhe të mëparshme, apo si një artikull i veçantë? U publikua menjëherë një buletin i veçantë, ku u kërkua që reduktimi nga taksa të raportohej si një reduktim i shpenzimit të taksës mbi të ardhurat e periudhës përkatëse. • Një buletin teknik publikohet vetëm kur: 1) nuk pritet të shkaktojë një ndryshim madhor në praktikën e kontabilitetit për një numër të caktuar njësish ekonomike, 2) kostoja e tij e implementimit është e ulët, 3) guida e ofruar nga buletini nuk krijon konflikte me principe themelore kontabiliteti të vendeve të tjera.

  22. Raportimet e Task Force për çështjet emergjente. • Më 1984 FASB krijoi Task Force për çështjet emergjente (EITF), të përbërë nga 13 anëtarë që prezantojnë firmat CPA dhe përgatitësit e gjendjeve financiare. Gjithashtu, mbledhjet e EITF ndiqen edhe nga vëzhgues të SEC dhe AICPA. Qëllimi i Task Force është që të arrihet një konsensus mbi auditimin e transaksioneve financiare të reja dhe të pazakonta që kanë mundësi të krijojnë praktika raportuese financiare të ndryshme. Shembujt përfshijnë auditimin e planeve të pensioneve, të ardhurat nga transaksionet financiare që bëjnë njësitë ekonomike të internetit ose sasitë e tejkaluara të të ardhurave që u paguhen specialistëve takeover. EITF ofroi herë pas here direktiva mbi raportimet e humbjeve nga sulmet terroriste që u shkaktuan nga sulmet e Qendrës Tregtare Botërore ne 9/11/01. • Nga ana tjetër nuk mund ta mbivlerësojmë rëndësinë e EITF. Në një vit psh, EITF shqyrtoi 61 çështje emergjente mbi raportimet finançiare dhe arriti në një konsensus afërsisht në 75% të tyre. SEC ka deklaruar se do t`i shikojë zgjidhjet me konsensus si kontabilitet i preferuar dhe do të kërkojë justifikime bindëse nqs do ketë shmangie prej tyre. • EITF e ndihmon FASB në shumë mënyra të ndryshme. Për shembull, çështjet emergjente që lindin, tërheqin vëmendjen e publikut. Nqs këto nuk zgjidhen menjëherë, mund të çojnë në kriza finançiare e skandale dhe mund të thyejnë besimin e publikut në praktikat raportuese aktuale. Hapi tjetër, ndërhyrjet e mundshme qeveritare, mund të kërcënojnë vazhdimësinë e vendosjes së standardeve në sektorin privat. Përveç kësaj, EITF identifikon problemet e debatueshme të kontabilitetit në kohën që krijohen dhe përçakton nëse ato mund të zgjidhen shpejt apo FASB duhet të përfshihet në zgjidhjen e tyre. Në thelb EITF përbën një "filtër" problematikash. Në këtë mënyrë shpresohet që FASB të punojë mbi probleme të qëndrueshme afatgjata sesa mbi problemet imediate afatshkurtra që trajton EITF.

  23. Bordi Qeveritar i Standarteve të Kontabilitetit. (GASB) • Gjendjet financiare të përgatitura nga shteti dhe qeveritarët lokalë nuk janë të krahasueshme me raportet financiare të përgatitura nga organizatat e bizneseve private. • Kjo mungesë krahasueshmërie u theksua më 1970, kur një numër i madh qytetesh të U.S.A si New York dhe Cleveland u përballën me falimentime potenciale. Si përgjigje e kësaj, u krijua në 1984 Bordi Qeveritar i Standardeve të Kontabilitetit (GASB) nën vëzhgimin e Fondacionit të Kontabilitetit Financiar, për të drejtuar çështjet raportuese shtetërore dhe qeveritare lokale. • Struktura Operacionale e GASB është e njëjtë me atë të FASB. Dmth. që ka një këshill konsultues të quajtur Këshilli Konsultues i Standardeve të Kontabilitetit Qeveritar (GASAC) dhe asistohet nga stafi i tij teknik dhe task forcat. • Krijimi i GASB ishte një çështje e debatueshme. Shumë veta besojnë se duhet të jetë vetëm një autoritet që vendos standarde: FASB. U shpresua se ndarja e vendosjes së standardeve mes GASB, e cila merret vetëm me çështjet raportuese shtetërore dhe qeveritare lokale, dhe FASB, që drejton raportimet për të gjitha entitetet e tjera, nuk do të conte në konflikte. Meqë ne jemi të interesuar kryesisht me raportimet financiare të përgatitura nga organizata fitimprurëse. • Struktura formale e organizatës, ashtu siç ekziston për momentin, për zhvillimin e standardeve të raportimit financiar prezantohet në ilustrimin 1-3:

  24. Fondacioni i Kontabilitetit Financiar (Qëllimi) Zgjedhja e anëtarëve të FASB dhe GASB, këshillave të tyre konsultues, sponsorizimi i aktiviteteve të tyre dhe ushtrimi i një kontrolli të përgjithshëm. Bordi i Standardeve të Kontabilitetit Financiar ( FASB) (Qëllimi) Vendosja dhe përmirësimi i standardeve të kontabilitetit, raportimi financiar për udhëheqjen dhe edukimin e publikut, përfshirë publikuesit, audituesit dhe përdoruesit e informacionit financiar. Bordi Qeveritar i Standardeve të Kontabilitetit. (GASB) (Qëllimi) Vendosja dhe përmiresimi i standardeve të kontabilitetit financiar për shtetin dhe qeveritë lokale. Stafi dhe Task Force. (Qëllimi) Ndihma përkundrejt të dy bordeve mbi çështjet e raportimeve duke kryer punë kërkimore, analizë dhe shkrimi i funksioneve. Këshilli Konsultues mbi Standardet e Kontabilitetit Financiar. (Qëllimi) Konsultimi mbi çështjet kryesore politike, çështjet teknike,përparësitë e projektimeve dhe zgjedhjen e organizimin e Task Force. Këshilli Konsultues i Standarteve te Kontabilitetit Qeveritar (GASAC) (Qëllimi) Konsultimi mbi çështjet e politikave kryesore, çështjeve teknike, proriteteve të projekteve dhe zgjedhjes e organizimit të Task Force.

  25. Roli I AICPA • Për dekada të tëra AICPA ofroi bashkëpunim në zhvillimin e principeve dhe rregullave të kontabilitetit. Ajo rregulloi profesionin e kontabilistit, zhvilloi dhe përforcoi praktikat e auditimit më shumë se çdo organizatë tjetër profesionale. Kur Bordi i Principeve të Kontabilitetit u shkri dhe u zëvendësua me FASB, AICPA formoi Seksionin e Standardeve të Kontabilitetit, si zëdhënëse të saj zyrtare mbi çështjet e kontabilitetit dhe raportimit. • Komiteti Ekzekutiv i Standardeve të Kontabilitetit (AsSEC) u krijua në brendësi të Seksionit dhe u formulua si nje komitet teknik i specializantëve, i autorizuar të fliste në emër të AIÇPA në fushën e raportimit dhe kontabilitetit financiar. Kjo arrihet nëpërmjet disa formave komunikuese me shkrim: • - Udhëzuesi i Kontabilitetit dhe Auditimit përmbledh praktikat e kontabilitetit të industrive specifike dhe ofron ndihmë specifike mbi çështjet që nuk janë të trajtuara nga FASB. • - Deklaratat e Pozicionit (SOP) ofrojnë udhëzime mbi pikat e veçanta të raportimit financiar, deri në kohën kur FASB vendos standarde mbi çështjet në fjalë. SOP mund të përshtasë, korrigjojë dhe qartësojë udhëzimi mbi kontabilitetin dhe auditimin ose të ofrojë udhëzime të reja e të pavarura.

  26. - Buletinet e Praktikës tregojnë pikëpamjet e AsSEC mbi çështje të ndërlikuara të raportimeve financiare, të patrajtuara nga FASB. • AICPA ka qenë lider në zhvillimin e standardeve të auditimit nëpërmjet Bordit të Standardeve të Auditimit. Gjithsesi Akti i Sorbonës-Oxley i 2002 kërkon Bordin Supervizor të Kontabilitetit të Kompanive Publike, për të ndjekur zhvillimin e standardeve të ardhshme të auditimit. AICPA do të vazhdojë të zhvillojë dhe vlerësojë shkallën e përgatitjes së CPA-ve, që administrohet në 50 shtete. • Cështja 4-të.PRINCIPET E KONTABILITETIT TE PRANUARA GJERËSISHT. • Pincipet e pranuara gjerësisht janë ato principe që kanë "mbështetje themelore autoritare". Kodi i Sjelljes Profesionale të AICPA-se u kërkon anëtarëve të përgatisin gjendjet financiare në përputhje me principet e pranuara gjerësisht. Në veçanti, rregulli 203 i këtij Kodi i ndalon anëtarët të shprehin mendimin se gjendjet e tyre financiare korrespondojnë me GAAP, nqs këto gjendje përmbajnë një material shmangës nga principet e pranuara gjerësisht, edhe pse anëtari mund të demonstrojë që për shkak të rrethanave të pazakonta gjendjet financiare në të kundërt do të ishin të gabuara. Shkelja e rregullit 203 mund të çojë në humbjen e liçensës së CPA për të ushtruar profesionin. • Principet e pranuara gjerësisht dhe kuptimi i tyre përcaktohen nga Deklarata mbi Standardet e Auditimit No. 69, "Kuptimi i Paraqitjes në konformitet me Principet e Pranuara Gjerësisht në raportimet e pavaruara të Auditorëve" .

  27. Në këtë standard, principet e kontabilitetit të pranuara gjerësisht dhe të mbrojtura nga rregulli 203 janë formuluar si standarte dhe interpretime të FASB, opinione APB, dhe buletine Studimore të Kontabilitetit AICPA. • Shpesh një transaksion kontabiliteti ndodh që nuk është i mbrojtur nga asnjë nga këto dokumente. Në këtë rast mund të përdoret literaturë tjetër autoritative. Shembuj kryesore janë : buletinet teknike FASB, protokollet e kontabilitetit dhe auditimit industrial AICPA, si dhe deklaratat e pozicionit që janë "sqaruar" nga FASB. Këto dokumente konsiderohen si një mbështetje e fortë autoritative, sepse organizmat profesionale të njohur i kanë dhënë mundësinë e veprimit palëve të interesuara dhe të prekura ndaj drafteve të ndryshme dhe përgjigjes ndaj kërkesave të publikut, dhe kanë votuar në mbështetje të tyre. Nëse këto reklamime kanë mangësi në orientim, atëherë burime të tjera mund të merren parasysh. Hierarkia e këtyre burimeve paraqitet në ilustrimin e mëposhtëm: • Nëse trajtimi i një ngjarjeje nuk speçifikohet nga një kategori (a), reklamimi apo kategoritë (b) nëpërmjet (d) duhen investiguar. Nëse ka një konflikt midis reklamimeve në (b) nëpërmjet (d), atëherë kategoria më e lartë duhet të ndiqet. Për shembull (b) është më e madhe se (c).

  28. Kategoria (d) (më pak autoritare) Shtëpia e GAAP Praktika industriale ekzistuese dhe të njohura gjerësisht AICPA Interpretimet e kontabilitetit FASB Udhëzime të vënies në përdorim Kategoria (c) Task Force e FASB për çështjet emergjente. Buletinet praktike të AICPA dhe AsSEC Kategoria (b) Buletinet teknike të FASB Udhëzimet e kontabilitetit dhe auditimit në industri të AICPA-së Deklaratat e pozicionit të AICPA-së FASB Standardet dhe interpretimet Opinionet e APB-së Buletinet e punës kërkimore në kontabilitet të AICPA Kategoria (a)

  29. Nëse asnjë nga këto reklamime nuk i adresohet ngjarjes në fjalë, kërkohet nga burime tëe tjera literature mbi kontabilitetin. Shembuj të kesëj literature janë: Deklaratat e Koncepteve të FASB, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe artikuj të tjerë mbi kontabilitetin. TË KTHEHEMI PAK PRAPA TË KTHEHEMI PAK PRAPA A duhet profesioni i kontabilistit të ketë standarte të bazuara në principe apo në rregulla? Kritikët e profesionit thonë se në tre dekadat e fundit vendosësit e standardeve janë shmangur nga stabilizimi i principeve të kontabilitetit, duke u siguruar se deklaratat financiare të njësive ekonomike janë prezente. Nga ana tjetër, kritikët thonë se vendosësit e standardeve janë zhvendosur drejt rregullave mjaft voluminoze, që mund t'i detyrojnë audituesit dhe njësitë ekonomike t'i devijojne anës ligjore nëse vazhdohet në versionin e check - box. Kjo mund të rezultojë në krijimin e strukturave komplekse të kapitalit që teknikisht përshtaten me GAAP, por që fshehin bilionë dollarë defiçite dhe obligacione. Për më tepër, shefi i kontabilisteve të SEC ka theksuar " Dikush mund të thyejë ligjet e SEC dhe në të njëjtën kohë të jetë në përshtatje me GAAP".Me pak fjalë, nuk është e nevojshme të rikontrollojmë përditë dhe të bëjmë gjithshka sipas kërkesave të GAAP. Duhet të kthehemi pak prapa dhe të kuptojmë nëse impresioni i përgjithshëm i dhënë nga GAAP përshkruan drejt ekonominë e detajuar të një njësie ekonomike. Është një qëllim i rëndësishëm dhe që audituesit dhe menaxherët e njësive ekonomike të punojnë shumë për ta arrirë.

  30. 4.1.Çështje të raportimit financiar. • Meqenëse shumë interesa mund të preken nga implementimi i një standardi të kontabilitetit , nuk është aspak e habitshme që ka shumë diskutime rreth çështjes se kush duhet t’i zhvillojë këto standarde dhe kujt duhet tia kërkojmë këtë gjë. Disa nga çështjet kryesore janë trajtuar më poshtë: • 4.1.1. Vendosja e standarteve në një mjedis të caktuar politik. • Më të fuqishmit që ndikojnë në zhvillimin e standardeve të kontabilitetit janë grupet e përdoruesve. Këto grupe përbëhen nga palët që janë më shumë të interesuara ose më shumë të ndikuara nga standardet, rregullat dhe proçedurat e kontabilitetit. Standardet e kontabilitetit janë produkt i veprimeve politike po aq sa janë dhe produkt i një logjike të kujdesshme dhe të dhënave empirike.Standad do të thotë rregulla e përgjithshme që përcaktojnë se si duhet të veprohet në praktikë për të arritur përfundim të njëjtë e të saktë për problemin. • Grupet e përdoruesve mund të kenë nevojë për raportime të veçanta ose analiza të ngjarjeve ekonomike të caktuara, por të kenë vështirësi në gjetjen e tyre. Ata e kanë të qartë që mënyra më efektive për të ndikuar në standardet që diktojnë praktikat e kontabilitetit është pjesmarrja në formulimin e këtyre standardeve ose përpjekja për të ndikuar, apo e detyruar formuluesin e tyre. Në këtë mënyrë FASB është kthyer në shënjestër për shumë presione dhe përpjekje për të ndikim në standardet ekzistuese dhe në zhvillimin e standardeve të reja.

  31. Këto presione kanë ardhur duke u shtuar. Disa grupe ndikuesish kërkojnë që profesioni i kontabilistit të veprojë më shpejt dhe në mënyrë më të vendosur në zgjidhjen e problemeve që ka dhe në korrigjimin e defiçiteve. Grupe të tjera i rezistojnë këtij veprimi, duke preferuar që ta implementojnë ndryshimin në mënyrë më të ngadaltë, për të mos thënë që nuk e pranojnë fare. Ilustrimi më poshtë tregon grupet e ndryshme që krijojnë presion: Entitetet e biznesit Firmat kontabël dhe Kontabilistet e miratuar Komuniteti finaciar (analistet, bankieret, etj) Përgatitesit ( Instituti i Zbatimeve Financiare) AICPA Akademikët Qeveria Publiku investues Shoqatat industriale FASB Standardet e kontabilitetit, Interpretimet dhe buletinet.

  32. Çfarë kuptojmë me anë të numrave? • A duhet të marrë pjesë politika në vendosjen e standardeve për kontabilitetin financiar dhe raportimin? Politikën e kemi në shtëpi, në shkollë, në bashkësi, konvikt, kishë, tempull dhe xhami- politika ështe kudo.FASB nuk ekziston në një hapësirë boshe. Vendosja e standardeve është pjesë e jetës reale dhe nuk mund ti shpëtojë politikës dhe presioneve të saj. • Kjo nuk do të thotë që politika në vendosjen e standardeve ndikon negativisht. Duke konsideruar pasojat ekonomike të shumë standardeve të kontabilitetit, nuk është e habitshme që grupe me interesa të veçanta të kthehen në potenciale shprehëse ( disa mbështetëse dhe disa kundërshtuese) kur formulohen standarde. Bordi duhet të jetë i kujdesshëm për pasojat ekonomike të veprimeve të tij. Bordi nuk duhet të publikojë njoftime që janë të motivuara nga politika në mënyrë parësore.Ndërkohë që i kushton vëmendje pasojave, bordi duhet t’i bazojë standardet e tij mbi një punë kërkimore rezultative dhe mbi një strukture konceptesh që e kanë bazën në realitetin ekonomik.

  33. PASOJAT EKONOMIKE TË “GOODWILL” • GOODWILL-një AAGJ jo MATERIAL që vlerësohet në bazë të përparësive ose reputacionit që ka një biznes dhe jo sipas vlerës së tij reale. • Investitorët zakonisht e injorojnë një ndryshim të kontabilitetit. Por kur ai ndikon në mënyrë thelbësore të ardhurat neto, aksionerët fillojnë të kenë kujdes. Një ndryshim që do të ndikojë mbi shumë kompani është një rregull i ri goodëill. Përpara kësaj kompanitë që kishin këtë privilegj ishin të detyruara tua ngarkonin këtë vlerë të ardhurave të tyre në total herë pas here. Me vendosjen e rregullave të reja , kompanitë nuk kanë pse ta shkruajnë këtë vlerë në mënyrë sistematike.Efekti në fund të llogarive për disa kompani është i reëndësishëm. Për shembull, duke mos marrë përsipër amortizimin e goodëill, International Paper vlerësoi një rritje në sasinë e të ardhurave prej 21%, Johnson Controls 16% dhe Pepsi Bottling Group 30%. • Disa mendojnë se ky ndryshim i rregullave do ti bëjnë aksionet e tyre më tërheqëse, të tjerë argumentojnë se kjo nuk ka pse të ketë ndonjë efekt sepse zbritja nga të ardhurat e një aseti është thjesht një vlerë në regjistrimin e transaksioneve. Ka argumentime që ndryshimet e rregullave nuk kanë ndikime mbi flukset monetare, por mbi perceptimin nga investitorët të kompanive që janë me fitimprurëse dhe në këtë mënyrë i një blerjeje më të mirë në treg. • Në këtë mënyrë numrat ushtrojnë ndikimet e tyre, si mendoni?

  34. Mangësitë e parashikimeve • Të gjitha profesionet kanë qënë të vëzhguara imtësisht nga qeveria : bankierët, për shkak të shkëmbimeve tregtare, duke shfrytëzuar informacionet e brendshme; mjekët, për shkak të kostove të larta në mashtrimet mbi pajisjet dhe ndihmën mjekësore; ose inxhinierët që shpesh dështojnë në përcaktimin e pasojave ambjentale mbi punën që kryejnë. Vështrim internacional Firmat e huaja te kontabilitetit qe ofrojne nje raport auditimi per një njësi ekonomike të regjistruar ne U.S A jane subjekt i Bordit Vezhgues te Kontabilisteve. (mandatuar nga Akti i Sorbonës-Oxley)

  35. Siç është treguar dhe më sipër , skandalet e kontabilitetit në kompani si Enron, Cendant, Sunbeam, Xerox dhe Worldcom kanë tërhequr vëmendjen e Kongresit Amerikan. Në 2002 ,legjislacioniu shfuqizua; ligji i ri rriti mundësitë dhe burimet e SEC që të luftonte mashtrimin dhe të kufizojë praktikat raportuese të dobëta. SEC i ka rritur përpjekjet e tij kontrolluese , duke aprovuar rregulla të reja pavarësie në auditim dhe materiale referuese për raportimin financiar. Përveç kësaj, Akti Sorbonës-Oxley paraqet ndryshime të rëndësishme ne strukturen institucionale te profesionit te kontabilistit. • Më poshtë janë disa garanci themelore të legjislacionit: • Është ndërtuar një bord, i cili do të mbikqyre auditimin. Ai do të ketë autoritet detyrues dhe vëzhgues, si dhe do të vendose auditimin, cilësinë e kontrollit, pavarësinë e standardeve dhe të rregullave. • Janë vendosur tashmë rregulla më të fuqishme pavarësie në auditim. Partnerëve në auditim, për shembull, do tu duhet të kryejnë rotacion çdo 5 vjet. • CEO dhe CFO duhet të konfiskojnë bonuse dhe të ardhura nëse kryhet një rivlerësim kontabiliteti. • CEO dhe CFO duhet të çertifikojnë se deklaratat financiare dhe informacionet e njësisë ekonomike janë të sakta dhe të plota. • Komisionet e auditimit duhet të kenë anëtarë të pavarur dhe anëtarë eksperte financiare. • Kodet e etikës duhet të jenë të njohura për specializantët financiarë.

  36. A do të mjaftojne këto ndryshime? Mangësitë e parashikimeve (expectations gap), çfarë të tjerët mendojnë se një kontabilist duhet të bëjë dhe çfarë një kontabilist mendon se mundet - është mjaft e vështirë të shuhen. Shembuj të një raportimi jo të saktë kanë kushtëzuar pyetjen nëse profesionistët po bëjnë aq sa duhet. Ndonëse profesionistët mund të argumentojë me plot të drejtë që ata nuk mund të jenë përgjegjës për çdo katastrofe financiare, përsëri përpjekjet për të përmbushur kërkesat e shoqërisë duhet të vazhdojnë. Përpjekjet për të përmbushur këto kërkesa do të jenë me kosto më të lartë, sepse zhvillimi i një sistemi transparent, të qartë dhe të besueshëm kërkon burime të konsiderueshme. • 4.2.Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit. • Laërence Summers, Sekretari i Parë i Thesarit, deklaron se konceptimi i ri më i rëndësishëm i tregut të kapitaleve është idea e principeve të kontabilitetit të pranuara gjerësisht. Summers shkon më tej duke theksuar rëndësinë e pranimit të ketij koncepti në mbarë botën. • Shumë vende kanë njohur rëndësinë e standardeve më globale. Si rezultat, the International Accounting Standarts Committee ( IASC ) u krijua më 1973 – në të njëjtin vit krijimi dhe të FASB –, me qëllim pakësimin e zonave të divergjencës ndërmjet standardeve të vendeve të ndryshme.

  37. Qëllimi i IASC në gjuhën e vendosjes së standardeve ishte “ për të punuar kryesisht për përmirësimin dhe harmonizimin e ligjeve, standardeve të kontabilitetit dhe proçedurave në lidhje me paraqitjen e të dhënave financiare ”. Eliminimi i ndryshimeve nuk është i lehtë. Qëllimet e raporteve financiare në Shtetet e Bashkuara shpesh janë të ndryshme nga ato të vendeve të tjera, strukturat institucionale shpesh të pakrahasueshme dhe tendencat kombëtare të forta mjaft të përhapura. Megjithatë shumë punë është bërë që nga momenti i krijimit të IASC. • Së fundi IASC është rikonstruktuar dhe riemëruar International Accounting Standarts Board ( IASB ). Ky organizëm i ri do të punojë në drejtim të zhvillimit të një tërësie të vetme standardesh globale të një cilësie të lartë. IASB ka një strukturë të ngjashme me FASB. Mendohet se institucionalizimi i një organizmi plotësisht të pavarur vendosës të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit do të mundësojë konvergjencën e duhur në rrugën drejt një sistemi të tregut global të kapitaleve. • Duhet theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë një rol të rëndësishëm në mënyrën e zhvillimit të standardeve ndërkombëtare. Si rezultat ka mjaft ngjashmëri midis standardeve të IASB dhe atyre amerikane. Vazhdimisht në këtë libër,do të paraqiten të dhëna ndërkombëtare për të bërë të kuptueshëm fushën e raportimit në mbarë botën. Gjithashtu, siç dhe theksohet nga ikona në anë, ka një diskutim mjaft të gjerë të kontabilitetit ndërkombëtar.

  38. 4.3. Etika në fushën e kontabilitetit. • Robert Sack, një komentues i subjektit të etikës së kontabilitetit thekson se, “ Bazuar në eksperiencën time, të sapodiplomuarit janë idealiste…. falenderojmë Zotin për këtë. Megjithatë është mjaft e rrezikshme të mendosh se mburoja juaj është e plotë dhe duhet të themi “ kurrë nuk do të dorëzohem ”. Presionet nuk na shkatërrojnë, ato rriten dhe ne shpesh nuk i njohim atëherë kur na zotërojnë”. • Siç theksohet në këtë kapitull, fokusimi i biznesit në “ rritjen e linjës minimale ”, “ përballja e sfidave të konkurrencës ”, dhe “ përqëndrimi në rezultatet afatshkurtra ”, i vendos kontabilistet në një mjedis konfliktesh dhe presionesh. Pyetje bazë si “ A është kjo mënyrë e shkëmbimit të informacioneve financiare e mirë apo jo ? ”, “ A është e drejtë apo e gabuar ? ”, “ Çfarë duhet bërë në rrethana të tilla ?, ” jo gjithmonë gjejnë përgjigje nëpërmjet aderimit në GAAP(Në Shqipëri në shoqatat e kontabilistëve) apo duke përmbushur rregullat e profesionit. Aftësia teknike shpesh nuk është e mjaftueshme në rastet e përballjes për marrjen e vendimeve etike. • Të bësh gjënë më të drejtë, të marrësh vendimin e duhur, shpesh nuk është e lehtë. E drejta nuk është gjithmonë e lehtë për t’u konceptuar. Dhe presionet “ për të përshtatur rregullat ” , “ të luash sipas rregullave të lojës ”, apo “t’i injorosh ato ” janë të shumta. Për shembull, “ A do të ndikojë vendimi im negativisht në performancën e punës sime ?”, “ A do të shqetësohen eprorët e mi ?, ” “ A do të mërziten kolegët e mi ? ”, janë shpesh pyetjet me të cilat përballemi gjatë marrjes së një vendimi etik.

  39. Vendimi bëhet më i vështirë për faktin se nuk ekziston një konsensus publik në formulimin e një sistemi etik të pranueshëm dhe që mundëson zbatimin e protokolleve të ndryshme. Sikurse u diskutua më parë, ky qëllim është bërë mjaft i rëndësishëm dhe Kongresi Amerikan ka legjitimuar domosdoshmërinë e zhvillimit të një kodi etik nga njësitë ekonomike për specializantët e financës. • Ky proçes i tërë i një sensitiviteti dhe seleksionimi etik midis alternativave mund të komplikohet nga presionet që mund të formulohen si presione kohore, presione të punës, presione të klientit, presione personale dhe presione të kolegëve. Në këtë libër, konsideratat etike janë paraqitur me qëllim sensibilizimin tuaj ndaj llojeve të rrethanave që mund të ndeshni në realizimin e pergjegjësive tuaja profesionale. • Çfarë kuptojmë me anë të numrave?

  40. TË DHËNA MBI POLITIKAT • Duke patur parasysh numrin e madh të skandaleve financiare të përmendura në këtë libër, nuk është befasues fakti që palët politike po punojnë në menaxhimin e njësive ekonomike sipas kodit etik. Presidenti Bush, për shembull, ka deklaruar një grup propozimesh për të luftuar sjelljet joetike nga anëtarët e korporatave, duke zgjeruar gamën e akuzave ndaj dënimeve civile dhe kriminale. Dhe SEC dhe Departamenti i Drejtësisë kanë një shtesë buxheti për të rritur luftën ndaj manipulimeve financiare. Bush ka theksuar “ se qeveria do te jetë vigjilente ndaj zbulimit dhe dënimit te manipulatorëve në bizneset amerikane”. Njëkohësisht, Partia Demokrate po këmbëngul në marrjen e inisiativave për reformën e korporatave. Një gjë është e sigurtë – ngjarjet aktuale kanë konsoliduar besueshmërinë e konsumatorit ndaj korporatave amerikane dhe tregjeve të kapitalit. Këto manipulime dëmtojnë ekonominë amerikane dhe politikanët po përpiqen për gjetjen e përgjigjeve të duhura.

  41. Konkluzion • Në dhjetë vitet e ardhshëm do të ketë zhvillime mjaf interesante në drejtim të vendosjes së standardeve. Mundësia e standarteve globale, kriza e besueshmërisë në tregjet e kapitaleve e shkaktuar nga Enron, Ryco, Ëorld – Com, në USA apo Parmalat në Itali dhe dështime të tjera financiare, si dhe qëllimi i standardeve bazuar në principe dhe jo në rregulla, janë faktorët që do të ndikojnë dukshëm në vendosjen e standardeve në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e tjera të botës. • Aktualisht, ne besojmë se profesioni i kontabilitetit po vepron me përgjegjshmëri në korrektimin e defekteve të identifikuara. Për arsye të burimeve substanciale dhe të experiences, sektori privat do të jetë në gjendje të zhvillojë dhe të mbajë standarde të larta. Por është një proçes i vështirë që kërkon kohë, logjike dhe diplomaci. Nga një përzierje e saktë e këtyre tri komponenteve ky profesion do të vazhdojë të zhvillojë standardet e raportimit nën supervizionin e SEC në USA dhe organizma të tjera mbikyrëse në Europë e vende të tjera.

  42. PËRMBLEDHJE E OBJEKTIVAVE TË MËSIMIT • Identifikimi i deklaratave financiare dhe e elementeve të tjere të rezultateve financiare. • Deklaratat financiare më të shpeshta në praktikën e përditshme janë : (1) tabela e bilanceve , (2), deklaratat e të ardhurave, (3) deklaratat e flukseve monetare të arkës (cash – flow), (4) deklaratat e aksioneve të pronarëve apo investitoreve. Raportimi financiar, ndryshe nga deklaratat financiare, mund të paraqitet në forma të ndryshme. Shembujt përfshijnë letrën e presidentit dhe skedulet suplementare në raportin vjetor të korporatës, prospektet, raportet e regjistruara në agjensitë shtetërore, dhënia e informacioneve të reja, parashikimi i menaxhimit dhe çertifikatat në lidhje me kontrollin e brendshëm dhe manipulimet e tij. • Shpjegon se si kontabiliteti asiston në përdorimin efiçent të burimeve defiçitare. Kontabiliteti siguron një informacion të besueshëm, thelbësor dhe të programuar ndaj menaxherëve, investitorëve dhe kreditorëve, ndaj dhe burimet janë orientuar në bizneset më efiçente. Kontabiliteti mundëson matjen e efiçesës (profitit) dhe të garacive financiare.

  43. Njohja e disa sfidave me të cilat përballet kontabiliteti. Raportet financiare nuk mund të sigurojnë : (1) disa masa thelbësore të performancës të përdorura gjerësisht nga menaxhimi , (2) informacionin parashikues të kërkuar nga investitorët dhe kreditorët, (3) informacionin e plotë në asetet e trupëzuara dhe (4) informacionin financiar real • Njohja e objektivave të raportit financiar. Objektivat e raportit financiar janë sigurimi i (1) informacionit të nevojshëm në vendimet e investimit dhe kreditimit, (2) informacionit të nevojshëm në përcaktimin e prospekteve cash – flow, (3) informacionit për burimet e njësive ekonomike, deklarimin e tyre dhe ndryshimet në to. • Shpjegon nevojën për standarde të kontabilitetit. Profesioni i kontabilitetit është përpjekur në zhvillimin e një tërësie standardesh të pranuar gjerësisht dhe aplikuar globalisht. Pa këtë tërësi standardesh çdo njësi ekonomike do të zhvillonte standardet e saj dhe zotëruesit e deklaratave financiare duhet të njiheshin me tërësinë e elementeve të kontabilitetit të çdo njësie ekonomike dhe praktikave të raportimit. Si pasojë, do të ishte e pamundur përgatitja e deklaratave të mundshme për të krahasuar. • Njohja e organizmave kryesore politikëbërës dhe roli i tyre në proçesin e vendosjes së standardeve. The Securities Exchange Commission ( SEC ) është një agjensi shtetërore që ka mundësi të mëdha formulimi në detaje të caktuara të standareve të kontabilitetit që duhen aplikuar nga kompanitë nën juridiksionin e saj. The American Institute of Certified Public Accountants ( AICPA ) mundëson këto standarte përmes Committee on Accounting Procedure dhe Accounting Principles Board.

  44. The Financial Accounting Standarts Board ( FASB ), konsolidon dhe përmirëson standardet e kontabilitetit dhe raportimin financiar për drejtimin dhe edukimin e publikut. The Governmental Accounting Standarts Board ( GASB ) konsolidon dhe përmirëson standartet e kontabilitetit financiar për shtetin dhe qeverisjet lokale. • Shpjegon domethënien e principeve të kontabilitetit të pranuara gjerësisht. Principe të kontabilitetit të pranuara gjerësisht janë ato që kanë një mbështetje themelore të autorizuar, si FASB Standartet dhe Interpretimet, APB Opsionet dhe Interpretimet, AICPA Buletinet Studimore të Kontabilitetit, dhe publikime të tjera të autorizuara. • Përshkruan përballjen e grupeve përdorues në proçesin e vendosjes së standardeve. Grupet e përdoruesve mund të dëshirojnë që të dhëna të caktuara ekonomike të kontabilohen dhe raportohen në mënyra të ndryshme dhe hasin vështirësi në realizimin e saj. FASB është shëndrruar në target nga shumë presione dhe përpjekje për të ndikuar ndryshime në standardet ekzistuese dhe në zhvillimin e standardeve te reja. Për shkak të një ritmi të përshpejtuar ndryshimesh dhe kompleksitetit të ekonomisë sonë, këto presione po shumëfishohen. Standardet e kontabilitetit janë një produkt i veprimit politik, si dhe I të dhënave llogjike dhe empirike. • Kuptimi i qëllimeve në lidhje me etikën dhe kontabilitetin financiar. Kontabilistët financiare njihen si gjykatës morale dhe marrës vendimesh etike. Vendimi është më i vështirë, sepse një konsensus publik nuk ekziston në formulimin e një sistemi të kuptueshëm etik që siguron protokolle në gjykimet etike.

  45. Bëni diferencën midis kontabiliteti financiar dhe atij menaxherial. • Bëni diferencën midis “ deklaratave financiare ” dhe “ raportit financiar ” • Si e ndihmon kontabiliteti proçesin e orientimit të kapitalit? • Cilat janë sfidat kryesore që ndesh një kontabilist? • Kush janë objektivat madhore të një raporti financiar? • Cila është vlera e një grupi standardesh në kontabilitetin dhe raportin financiar? • Kush është kufizimi më i mundshëm i “deklaratave financiare me qëllim të përgjithshëm”? • Cilat janë disa nga zhvillimet apo ngjarjet që ndodhen në vitet 1900 – 1930 dhe ndikuan në ndryshimet në teorinë dhe praktikën e kontabilitetit ? • Cilat janë objektivat e mbështetja e SEC në standardet dhe principet e kontabilitetit ?. PYETJE DHE DETYRA :

  46. Çfarë ishte Committee on Accounting Procedure, cilat ishin arritjet dhe dështimet e tij ? • Për çfarë qëllimesh AICPA më 1959 krijoi Accounting Principle Board ? • Bëni dallimin midis Accounting Research Bulletins, Opinions if the Accounting Principles Board, dhe Statements of the Financial Accounting Standards Board. • Nëse do të shpjegonit ose përcaktonit “ principe dhe standarde kontabiliteti gjerësisht të pranuara” , çfarë karakteristikash esenciale do të përfshinit në shpjegimin tuaj? • NJË RAST NGA EKSPERIENCA NDËRKOMBËTARE • Michael Sharpe, drejtuesi i Komitetit të Standardeve të Kontabilitetit Ndërkombëtar (IASC) , bëri komentet e mëposhtme para Konferences Vjetore të Institutit të Zbatimeve Financiare (FEI). • Ka një lëvizje të pakthyeshme drejt harmonizimit të raportimit financiar nëpër të gjithë botën. Tregjet botërore të kapitaleve duan që një sërë problemesh të marrin fund: 1.Konfuzioni i shkaktuar nga kompanitë ndërkombëtare që publikojnë rezultate të ndryshme të bazuara mbi komplete të ndryshme të standardeve të kontabilitetit të aplikuar. Njoftime të kohëve të fundit nga Daimler-Benz theksojnë konfuzionin që kjo shkakton.

  47. Kompanitë në disa vende që përfitojnë avantazhe të padrejta tregtare nga përdorimi i standardeve kombëtare të veçanta të kontabilitetit. • Komplikacionet në negociatat e bashkëpunimeve tregtare për joint-venture ndërkombëtare, të shkaktuara nga kërkesat e ndryshme të kontabilitetit. • Paaftësia e kompanive ndërkombëtare në kuptimin dhe përdorimin e një numri të jashtëzakonshëm standardesh të kontabilitetit në varësi të vendit në të cilin ato ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe vendeve në të cilët ato ngrejnë kapitale dhe debite. Talenti ekzekutiv humbet në përshtatjen e përhershme me kompletet e ndryshme të standardeve të kontabilitetit dhe ndryshimet që ato pësojnë. • Paaftësia e menaxhereve investitore, bankierëve dhe analistëve financiarë, ndërsa kërkojnë të krahasojnë raportimet financiare të marra në perputhje me kompletet e ndryshme të standardeve të kontabilitetit. • Dështimi i shumë bursave aksionere dhe të rregullatoreve për t’u kërkuar kompanive që janë nën juridisksionin e tyre t’u ofrojnë baza raportuese financiare të krahasueshme, të kuptueshme dhe transparente. • Vështirësi për vendet në zhvillim dhe vendet që janë duke hyrë në ekonominë e tregut të lire, si Kina dhe Rusia edhe për të hyrë në tregjet e huaja të kapitaleve për shkak të diferencave të theksuara ndërmjet standardeve kombëtare. • Ndalimi i lëvizjes së lirë të ofruesve të shërbimeve financiare nëpër botë si pasojë e standardeve të ndryshme të kontabilitetit.

  48. Instruksione • Cili është Bordi i Standarteve të Kontabilitetit Ndërkombetar dhe çfarë lidhjesh ka me Komitetin e Standardeve të Kontabilitetit Ndërkombëtar? • Cilët aksionerë mund të përfitojnë nga përdorimi i Standardeve Ndërkombetare të Kontabilitetit? • Cilat besoni se janë disa nga pengesat më të mëdha për një harmonizim ?

  49. SIMULIM PROFESIONAL Kontabiliteti-Pincipet e Kontabilitetit të Pranuara Gjerësisht Udhëzime Situata Punë kërkimore Shpjegime Burimet

More Related