580 likes | 1.54k Views
I. Shkenca e kompjuterave. Pregatitit:Ermir Orhani Tiranë, 2012. Kapitulli 1: Shkenca e kompjuterave. 1.1 Informacioni dhe paraqitja e tij 1.2 Kompjuteri 1.3 Arkitektura e kompjuterit 1.4 Gjuha e kompjuterit. 1.2 Kompjuteri. 1.2.1 Hyrje 1.2.2 Objektivat e leksionit
E N D
I. Shkenca e kompjuterave Pregatitit:Ermir Orhani Tiranë, 2012 E.Orhani
Kapitulli 1: Shkenca e kompjuterave 1.1 Informacioni dhe paraqitja e tij 1.2 Kompjuteri 1.3 Arkitektura e kompjuterit 1.4 Gjuha e kompjuterit E.Orhani
1.2 Kompjuteri 1.2.1 Hyrje 1.2.2 Objektivat e leksionit 1.2.3 Çfarë është një kompjuter 1.2.4 Karakteristikat e kompjuterit 1.2.5 Historia e kompjuterit 1.2.6 Gjeneratat e kompjuterit 1.2.7 Tipet e kompjuterave E.Orhani
1.2.1 Hyrje • Ne vazhdimisht kryejmë veprime të thjeshta matematikore si mbledhje, zbritje, shumëzime, pjestime • Veprimet e ndërlikuara kërkojnë kohë. • Veprimet duhet të kryhen me saktësi. • Këto kërkesa shpunë në idenë e krijimit të një makine që u quajt “computer”. • “Compute” do të thotë “të llogaritësh” (burimi nga latinishtja com-putare). E.Orhani
Hyrje (1) • Kompjuterit e sotëm ndryshojnë shumë nga fillestarët • Numëri i aplikimeve është rritur “pafundësisht” • Shpejtësia dhe siguria gjithshtu është rritur • Impakti në jetën e përditshme është mjaft i madh • Shembuj E.Orhani
Hyrje (2) • Megjithatë ka një kufizim të kompjuterit • Qënia njerëzore i kryen llogaritjet në mënyrë vetiake (urdhëron vetveten, është e vetkomanduar) • Kompjuteri është një makinë budallaqe dhe atij duhet t’i jepen urdhëra se çfarë duhet të bëjë • Kjo është arsyeja se pse duhet të mësojmë se si kompjuteri punon. E.Orhani
1.2.2 Objektivat e leksionit • Të përcaktojmë një kompjuter • Të identifikojmë karakteristikat e kompjuterit • Të njohim origjinën dhe zhvillimin e kompjuterit • Të identifikojmë aftësitë e kompjuterit në funksion të shpejtësisë dhe saktësisë E.Orhani
Objektivat e leksionit (1) • Të dallojmë kompjuterin nga qënia njerëzore dhe kalkulatori (makina llogaritëse e dorës). • Të identifikojmë rolin e kompjuterit. • Të paraqesim zhvillimin e kompjuterit nëpërmjet pesë gjeneratave të zhvillimit të tij. E.Orhani
1.2.3 Çfarë është një kompjuter? • Kompjuteri është një makinë që manipulon të dhënat sipas instruksioneve të një liste që quhet program. • Kompjuteri është një pajisje që transformon të dhëna. • Të dhënat mund të jenë të kategorive nga më të ndryshmet: - identiteti, mosha, gjinia, pesha, gjatesia e një studenti. - e ardhura, kursimet, investimet e një vendi. E.Orhani
Çfarë është një kompjuter? (1) • Përgjithshëmnjëkompjutermundtëpërcaktohetnëvarësitëfunksioneveqëaikryen: • Pranontëdhëna • Rezervontëdhëna • Përpunontëdhënatsiçikërkohet • I merrentëdhënat e rezervuarasiçkërkohendhekurkërkohen • Printonrezultatinnëformatin e dëshëruar E.Orhani
Pamje e një kompjuteri personal (PC) E.Orhani
1.2.4 Cilësitë e kompjuterit • I shpejtë • I saktë • I kujdesshëm • I gjithanshëm • Të mbajturit mend E.Orhani
I shpejtë • Kompjuteri i kryen punët shumë shpejt. P.sh: • Llogaritja e të ardhurave mesatare të punonjsve të një korporate në bazë të mijra të dhënave që krijohen çdo ditë. • Parashikimi i kohës ditore në TV është rezultat i mbledhjes dhe analizës së një sasie të pamatë të dhënash fillestare . • Kompjuteri kryen me miliona veprime në sekondë • Për paraqitur këto madhësi shpejtësia relatohet në mikrosekonda (10-6 pjesë e sekondës) ose nano-sekonda (10-9 pjesë e sekondës). E.Orhani
I saktë • Kur dikush llogarit shpejt por bën gabime atëhere rezultati është i padobishëm. • Zakonisht llogaritjet kërkohen të kryhen me saktësi të ndryshme: (15:7 2.14; 2.1428; 2.142857143) • Saktësia e kompjuterit është shumë e lartë dhe çdo llogaritje kryhet me të njëjtën saktësi. E.Orhani
I saktë (1) • Niveli i saktësisë përcaktohet që në projektimin e kompjuterit • Gabimet në kompjuter shkaktohen nga njeriu dhe nga pasaktësia e të dhënave E.Orhani
I kujdesshëm • Kurdoherë ai ka të njëjtin kujdes. • Kompjuteri nuk lodhet, punën e kryen gjithmonë njëlloj. • Miliona veprimet i kryen gjithmonë me të njëjtën saktësi. E.Orhani
I gjithanshëm Kompjuteri mund të kryejë punë krejt të ndryshme njëra pas tjetrës. P.sh: • të pregatisë list-pagesën • të menaxhojë inventarin • të përgatisë faturat elektrike E.Orhani
Mban shumë mend • Kompjuteri ka cilësinë të mbajë shumë të dhëna. • Të dhënat mund të rezervohen dhe të merren sa herë të kihet nevojë, për shumë vite radhazi. • Të dhënat që do të vendosen, përpunohen dhe shkatërrohen janë në dorë të njeriut. E.Orhani
Nuk ka inteligjence • “Intelligence quotient” (IQ) e kompjuterit është 0…000! • Ai nuk mund të bëjë asnjë punë pa instruksionet e njeriut • Ai i kryen veprimet me shpejtësi fantastike si dhe me saktësi të paparë. • Kompjuteri nuk mund të marrë vete asnjë vendim. E.Orhani
Nuk ka ndjenja • Kompjuteri nuk ka ndjenja apo emocione, shije, njohuri apo eksperiencë. • Nuk lodhet pas orëve të gjata të punës. • Nuk bën dallime ndërmjet përdoruesve. E.Orhani
1.2.5 Historia e kompjuterit • Historia e kompjuterit mund të gjurmohet duke parë përpjekjet e njeriut për të përdorur numëra të mëdhenj. • Procesi i numërimit gjeneroi sisteme të ndryshme numërimi: Babilonas Grek Romak Indian E.Orhani
Sistemi i numërimit indian • Nga gjithë sistemet e numërimit sistemi indian rezultoi më i përshtatshmi duke i rezistuar kohës. • Ai është baza e sistemit modern dhjetor të numërimit me 10 shënjat bazë: 0, 1 , 2 , 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 • Kompjuteri nuk përdor sistemin 10 por sistemin me bazë 2 (vetëm shenjat 0, 1). E.Orhani
Parahistoria e kompjuterit • Makina llogaritëse ABACUS • Perdorej për të kryer llogaritje si mbledhje • Babilonasit, egjyptianët, kinezët, romaket, etj • Një varg prej 10 shufrash horizontale të mbushura me 10 gogla secila • Shufrat horizontale paraqesin njëshet, dhjetëshet, qindëshet, etj E.Orhani
ABACUS modern E.Orhani
Parahistoria • Kockat e Napier, 1617, për shumezime: John Napier. • Vizorja e shkallëzuar, shek 16, për mbledhje, zbritje, shumëzim dhe pjestim nga Edmund Gunter. • Makina mbledhëse e Paskalit, për mbledhje dhe zbritje. • Makina shumëzuese dhe pjestuese nga Leibniz, 1673. E.Orhani
Vizore logaritmike moderne E.Orhani
Elementet e pare të automatizimit • Tezgjahu i Jackard i komanduar nga kartat e perforuara • Me 1837, Charles Babbage projektoi një makine mekanike të quajtur analitike teresisht te programuar • Për arsye financiare projekti nuk u realizua • Ch. Babbage quhet babai i kompjuterit E.Orhani
Makina e Jackard E.Orhani
Historia vazhdon • Kalkulatori mekanik ne shekullin e 19te përtë gjitha llojet e llogaritjeve matematikore. • Kalkulatori elektrik pasues duke zevendesuar motorin mekanik me një motor elektrik. E.Orhani
Epoka moderne e elektronikës • Llogaritësi elektronik filloi në vitin 1960 dhe elementi bazë ishin tubat elektronikë, që ishin tepër voluminozë. • Më vonë tubat zëvendësohen me tranzistorë, si pasojë zvogëlohen përmasat e kompjuterit. • LLogaritësit elektronikë jo vetëm që kryenin veprime matematike dhe funksione matematike por edhe mund të rezervonin disa të dhëna . E.Orhani
1.2.6 Gjeneratat e kompjuterit • Historia e zhvillimit të kompjuterave fillon në shekullin e 16-te duke mbërritur në formën e sotme. • Ndryshimet më të mëdha i shohim këto 50 vitet e fundit. • Kjo periudhë mund të ndahet në 5 faza të njohura si Gjenerata e kompjuterave . • Klasifikimi bëhet në bazë të tipit të qarqeve të përdorur(switching circuits). E.Orhani
Gjenerata e parë • ENIAC (Electronic Numerical Integrator and Calculator) në vitin 1946 në Universitetin e Pensilvanise nga John Eckert dhe John Mauchy • Teknologjia: llampa me vakuum • Sipërfaqja: 126 m2 • Pesha: 30 ton • Llampa me vakuum: 18,000 • Fuqia e kërkuar: 150,000 wat E.Orhani
Gjenerata e parë (1) Të metat kryesore: • Shpejtësia e veprimeve shumë e ulët • Konsumi i energjisë elektrike shumë i madh • Hapsira fizike e zënë shumë të madhe • Mundësitë programuese shumë të vogla E.Orhani
Kompjuteri ENIAC E.Orhani
Gjenerata e dytë • Në 1955 llampa zëvëndësohet me një pjesëz të vogël të quajtur tranzistor. • Tranzistorët janë të vegjël, shpenzojnë pak energji, kanë kosto të ulët prodhimi. • Fillon ndarja e pjesëve funksionale si: njësia qëndrore e përpunimit, kujtesa, njësitë e hyrje-daljeve . • Krijohen gjuhët e zhvilluara të programimit • Fortran, për aplikime shkencore • Cobol, për aplikime ekonomike E.Orhani
Gjenerata e dytë (1) Kompjuterat më tipikë të kësaj periudhe janë: • IBM 1620: i përdorur për aplikime shkencore • IBM 1401: i përdorur për aplikime biznesi • CDC 3600: i përdorur për qëllime shkencore E.Orhani
Gjenerata e tretë • Kompjuteri i kësaj gjenerate fillon në vitin 1964. • Teknologjia bazë: qarqe të integruar (Integrated Circuits-IC) të njohur edhe si Chips. • Në një qark të integruar vendosen shumë tranzistorë, regjistra dhe kondesatorë në një shtrese të hollë silici. • Përmasat zvogëlohen më tej, shpejtësia rritet, po ashtu kujtesa. • Krijohet gjuha e programimit BASIC . E.Orhani
Gjenerata e tretë (1) Kompjuterat më tipikë të kësaj periudhe janë: • IBM 360 • ICL-1900 • IBM-370 • VAX-750 E.Orhani
Gjenerata e katërt • Fillimi vitet 1975. • Teknologjia: qarqe me shkallë të lartë integriteti (Large Scale Integrated Circuits –LSIC). • Krijimi i mikroprocesorit: njësia qëndrore e përpunimit vendoset në një chip të vetëm. Këta kompjutera quhen mikrokompjutera. • Krijimi i qarqeve me shkallë shumë të lartë integrimi (Very Large Scale Integrated Circuits-VLSIC). • Dimensioni zvogelohet shumë, fuqia rritet. E.Orhani
Gjenerata e pestë • Gjenerata e pestëfillonnëvitet 1990 dhenëvazhdim. • Shpejtësiashumë e lartë. • Krijohenkompjuterame dyprocesorëdhemundtëkryhetpërpunimnëparalel (parallel processing). • FutetkonceptiiInteligjencesArtificiale . E.Orhani
1.2.7 Tipet e kompjuterave Një nga klasifikimet e mundshme të kompjuterave është ai që bazohet në: • përmasat fizike të pajisjes, • efikasitetin llogaritës, • aftësinë rezervuese, • numërin e përdoruesve që mund të punojnë njëkohësisht në një makinë të vetme. E.Orhani
Tipet e kompjuterave (2) • Mikrokompjuter (microcomputer) • Minikompjuter (minicomputer) • Meinfreim (mainframe) • Superkompjuter (supercomputer) E.Orhani
Micro-computer • Janë më të vegjëlit e kompjuterave përsa i përket shpejtësisë dhe kapacitetit rezervues, • Njësia e tyre e përpunimit është një mikroprocesor • Mikrokompjuterat e parë bazoheshin në një mikroprocesor që mund të adresonte 8-bit, • Quhen edhe kompjutera personale (PC), • Mikroprocesorët aktuale të tyre janë të tipit 32 dhe 64 bit E.Orhani
Mini-computer • Projektuar që të punojnë disa përdorues njëkohësisht . • Aftësi rezervuese të madhe dhe shpejtësi veprimi të madhe. • Përdoren në kompani që përpunojnë një volum të madh të dhënash. • Përdoren edhe si servera në rrjeta lokale të kompjuterave. E.Orhani
Main-frame • Aftësi rezervuese shumë të madhe dhe shpejtësi veprimi shumë të madhe • Punojne disa njerez njëkohësisht • Përdoren si database të qendërzuara • Përdoren si nyje kontrolluese për rrjeta rajonale kompjuterash (Wide Area Networks-WAN) • Shembuj: IBM 3000, DEC, ICL E.Orhani
Super kompjuteri • Super kompjuteri është një makine me shumë procesore dhe me kujtesa të kapaciteteve të larta • Përdoret në parashikimin e kohës • Kërkime molekulare • Etj E.Orhani
Super kompjuteri “Cray” E.Orhani
PYETJE???? E.Orhani