570 likes | 892 Views
Rregullat e mirësjelljes n ë biznesin Global. Çka është “ etika/ etiquette”?. Etika është …. sjellje e pranueshme nga shoqëria në lidhje me praktikën profesionale në mesin e anëtarëve të një profesioni në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin.
E N D
Etika është… sjellje e pranueshme nga shoqëria në lidhje me praktikën profesionale në mesin e anëtarëve të një profesioni në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin.
Etika nuk njihet si diçka e standardizuar në tërë botën… Për shembull një gjest i një vendi mund të ketë tërësisht tjetër kuptim në një kulturë tjetër!
Pse etika globale dhe diferencat kulturore janë me rëndësi për ne?
Me zgjerimin e vazhdueshëm të biznesit global, element kritik për një biznes të suksesshëm është vlerësimi dhe respektimi i diferencave kulturore. Ështe e domosdoshme shfrytëzimi i njohurive tuaja lidhur me diversitetin kulturor dhe komunikimin ndërkulturor kurdo që udhëtoni apo caktoheni me punë jashtë shtetit.
Le të shohim se sa dini për diferencat kulturore……Koha për kuiz!
1. Në të gjitha vendet e mëposhtme përpos njerit vend është e pritshme që ju të sjellni dhuratë për një takim pune. Në cilin vend nuk pritet te sjellet dhuratë? • Kina • Japonia • Republika Çeke • Danimarka • Bolivia
2. Në Arabinë Saudite, cili gjest konsiderohet si gjest miqësie mes burrash? • qake- a high-five • mbajnë duart gjersa ecin • shtrëngim duarsh – hand shake • bëjnë me sy • falen apo puthje në faqe
2. Në Arabinë Saudite, cili gjest konsiderohet si gjest miqësie mes burrash? • qake- a high-five • mbajnë duart gjersa ecin • shtrëngim duarsh – hand shake • bejne me sy • falen apo puthje ne faqe
3. Në Britaninë e Madhe, prekja e hundës tuaj tregon se diçka është: • konfidenciale • e dyshimtë • e papërshtatshme • shumë e rëndësishme • tepër e mërzitshme
3. Në Britaninë e Madhe, prekja e hundës tuaj tregon se diçka është: • konfidenciale • e dyshimt • e papërshtatshëm • shumë e rëndësishme • tepër i mërzitshëm
4. Cila nga këto dhurata janë tëlidhura me vdekjen dhe nuk duhet të jepen si dhurata në kulturën kineze? • orë • sandale kashte • një faculetë • një lejlek • të ngjajshme si këto
4. Cila nga këto dhurata jane tëlidhura me vdekjen dhe nuk duhet të jepen si dhurata në kulturën kineze? • orë • sandale kashte • një facultë • një lejlek • të gjitha më lart
5. Kur qarosni nje klient me drekë/darkë zyrtare në Kinë, dhurata(shpërblimi i përshtatshëm) është: • 15% dhuratë • Sa më shumë aq më mirë • 20% dhuratë • mos jepni dhuratë fare • 50% dhuratë
5. Kur qarosni nje klient me drekë/darkë zyrtare ne Kine, bakshishi i përshtatshem është: • 15% bakshish • Sa me shumë aq me mirë • 20% bakshish • mos jepni bakshish fare • 50% bakshish
6. Kur bëni biznes në Iran, gruaja duhet të mbuloj: • gojën • këmbët • sytë • krahët dhe këmbët • krahët, këmbët dhe flokët
6. Kur beni biznes ne Iran, gruaja duhet te mbuloj: • gojen • këmbet • syt • krahet dhe këmbet • krahet, këmbet dhe flokët
Focus Regions France Brazil India Japan
Pse të flasim për Francën? • Fjala “etikë" vjen nga frëngjishtja që do të thot "rregulla të mirësjelljes“, që ka kuptimin e mirësjelljes shoqërore apo protokolit profesional ... • Franca është vendi më i madh i Europës Perëndimore.
Trashëgimi dhe kultura Franceze • Franca është e njohur si qendë botërore për kulturë. • Francezët janë shumë krenarë për historinë e tyre të gjatë dhe rolin e tyre në çështjet botërore.
Gjuha • Frëngjishtja është gjuhë zyrtare. • Nëse nuk flisni frëngjisht, është shumë me rëndësi që ju te kërkoni ndjesë për mungesë njohurie. • Megjithatë, shumica e individëve në biznes flasin anglisht.
Komunikimi • Francezët e vlerësojnë bisedën si një formë të artit. • Ata shpesh ndërpresin njëri-tjetrin, jo pse duan të jenë të pa sjellshëm, por për shkak se e konsiderojnë argumentimin si argëtues. • Ata ankohen se amerikanët më shumë mbajnë "leksion" në vend se "të bisedojnë". • Si amerikan, duhet të jeni të kujdesshëm për volumin e zërit tuaj (nuk duhet të jeni të zëshëm!) • Kontakti me sy tek Francezët është i shpeshtë dhe intensiv, kjo nuk duhet të ju vë në siklet!
Dukja • Francezët i japin rëndësi paraqitjes së tyre. • Duhet të visheni me veshje mirë të përshtatur dhe konservatore. • Ngjyrat e mbyllta janë të preferuara. Ngjyrat e ndritshme dhe bizhuteritë e rënda duhen të shmangen. • Meshkujt francezë nuk e lirojnëkollaren dhe nuk i heqin xhaketat e tyre. Një sjellje e tillë konsiderohet joprofesionale.
Disa fakte tjera lidhur me kulturën franceze • Përpikëria në orar nuk ështe strikte. • Ushqimi francez duhet të shijohet, nuk duhet nxituar. Prisni që një drekë apo darkë të zgjas diku prej dy deri në tri orë! • Shtrëngimet e duarve janë të shkurtëra dhe të shoqëruara me kontakt- syve të dallueshme. Gjithmonë faluni (shake) pas takimit kur largoheni.
Disa fakte tjera lidhur me kulturën franceze • Arsimi vlerësohet shumë lartë në Francë. • Dhënja e dhuratave në takime pune është në diskrecionin e të huajit, por dhuratat e sugjeruara janë librat dhe muzika, meqë ata tregojnë interes për çështjet intelektuale.
Dukja • Brazilianët janë krenar për veshjen e tyre. • Gratë me veshje konservatore.- Kostume dhe fustane feminie elegante. • Gjithmonë me thonjtë të rregulluar –manikyr. • Veshjet me kombinim të ngjyrës së gjelbër dhe të verdhë (ngjyrat e flamurit brazilian).
Përshëndetja Burrat shtrëngojnë duart dhe mbajnë kontaktin me sy. Miqët përqafen ose i bien lehtë njëri-tjetrin në shpinë. Femrat puthen me njëra-tjetrën në faqe, duke filluar nga e majta. Nëse një grua dëshiron që të shtrëngoj duart me një burrë, ajo duhet të shtrijë dorën e para. Simboli "OK" është gjest i vrazhdë dhe kurrë nuk duhet të përdoret. Për të shprehur falënderimin/vlerësimin, mbajnë llapën e veshit të tyre me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Për të thënë fat të mirë, përdorin gjestin "Fig" Sjellja
Dhënja e dhuratave. Dhuratat nuk kërkohen në takimin e parë zyrtar. Në vend te dhuratës qaros me drekë apo darkë. Kurrë mos dhuroni lule vjollcë sepse ata i përdorin kryesisht në funerale. Dhuratatmerren kur pranohen. Të ushqyerit/Dining Mesdita është koha për ushqimin kryesor përveç nëse është një oragnizim formal. Nëse jeni të ftuar për darkë, eja me 30 minuta vonesë. Në qoftë se është një ndeje më e madhe, eja me 1 orë vonesë. “Veshu për të bërë përshtypje", Sjellja (vazhdimi)
Kurr mos e filloni bisedën i pari kur jeni në takimet zyrtare, pritësi duhet ta bëjë këte; takimet fillojnë me bisedë të lirë ( jo zyrtare), Mund të flisni për futboll, familjen apo fëmijët, Mos flisni tema për Argjentinën, politikën, religjionin apo pyjet tropikale, Preferojnë takime - ballë për ballë, Komunikimi është jo-formal. Është e pranueshme për të ndërprerë dikë që është duke folur. Kurrë mos nxito kohën e ndërtimit te marrëdhënieve reciproke. Prisni që të merrni një kohëtë gjatë për shqyrtimin e detajeve. Angazhoni avokatët dhe kontabilistët vendor. Takimi afarist mund të caktohet në minutën e fundit, por tentoni ta planifikoni 2-3 javë më parë. Në San Paulo dhe Brazilias, duhet të arrini me kohë për takime. Në Rio de Janeiro dhe disa qytete të tjera, është e pranueshme që të arrini disa minuta me vonesë. Mos u dukni të padurueshëm nëse ju lën të prisni. Etika e biznesit
Dukja • Biznesi Formal • Meshkujt – Komplete dhe kollare (xhaketa mund të hiqet gjatë verës) • Femrat – veshje konservative apo komplet me pantollona • Biznesi jo formal (casual) • Meshkujt – këmishë me mëngë të shkurtëra dhe pantollone të gjata ( të shkurtëra vetëm gjatë aktiviteteve sportive) • Femrat – duhen të jenë të mbuluara gjatë gjithë kohës pjesa e epërme e duarve, gjoksi, shpina dhe këmbët . • Përdorimi i produkteve të lëkurës mund të konsiderohet si ofenduese.
Sjellja • Asnjëherë mos e prekni kokën e dikujt tjetër. Koka konsiderohet si vendi i shpirtit. • Keni kujdes me këmbët tuaja. Këmbët konsiderohen si të pa pastra. • Kurrë mos i drejtoni këmbët tuaja ndaj një personi. Nëse këpucët ose këmbët prekin një person kërkoni falje. • Nëse pranoni një dhuratë të mbështjellur, vendoseni mënjan derisa dhuruesi të largohet. Dhuratat nuk hapen në prani të dhuruesit. • Drekat zyrtare janë më të preferuara se sa darkat. Mbajeni mend se Hindusët nuk e han mishin e viqit, ndërsa Muslimanët nuk han mishin e derrit.
Komunikimi • Gjuhë zyrtare është anglishtja. Anglishtja është e përdorur gjerësisht në politikë, biznes dhe arsim. • Fjala "jo" konsiderohet si veçanërisht e ashpër në Indi. Të refuzosh një kërkesë në mënyrë më të paqartë është më e zakonshme dhe e sjellshme. • Kurrë mos refuzoni drejtpërdrejt një ftesë. Në vend të kësaj, përdorni komunikimin jo-verbal dhe indirekt për të treguar mosmarrëveshjen tuaj.
Praktikat e punës Indiane • Indianët e vlerësojnë me përpikëri orarin, por nuk do të thotse ata janë te përpikët. Përpiqu të jeni fleksibël. • Cakto takimet e biznesit në mëngjes vonë ose pasdite të hershme, ideale ështe në mes orëve 11:00 dhe 16:00. • Afatet nuk duhen nxituar! Marrja e vendimeve në kulturën indiane është shpesh një proces i ngadaltë dhe i zhytur në mendime. Shfaqja e padurimit është parë si i vrazhdë dhe fyese.
Do’s and Don’tsBëni dhe mos bëni • Do, prisni që kolegia femër të ju përshëndes e para. Meshkujt indian në përgjithësi nuk përshëndeten me gratë duke i dhënë dorën dhe këte e bëjnë nga respekti. • Do,përdorni tituj sa herë që të jetë e mundur, të tilla si "Profesor" ose "Doktor". Nëse personi nuk ka një titull zyrtar, përdorni "zotri", "zonjë", apo “zonjushë" dhe mbiemrin e tyre. • Don’tMos refuzoni ndonjë ushqim apo pije të ofruara për ju gjatë takimeve zyrtare.
Dukja • Është me rëndësi të“visheni për të lën përshtypje ” • Meshkujt duhen të vishen me kostume zyrtare/konservative të mbyllta. • Femrat duhen të vishen me veshje konservative,me aksesor(plotësues) minimal dhe taka të ulta. • Pa pantollona për femra, meshkujve Japonez kjo ju duket ofenduese.
Sjellja Do’s and Don’ts Do Mos e përdor gjestin për OK Don’tMos trego me gisht Don’t Mos i fshij hundët në publik Don’t Mos e mbush pijen tuaj YouTube - Japanese Etiquette 2 Do Kur jeni të ftuar në një organizim ejani pak me vonesë. Don’t Mos prekni në publik dikë të gjinisë tjetër.
Komunikimi • Mund të ketë shtrëngim duarsh. • Duhet të kryeni formalitetet para se të filloj takimi zyrtar. • Buzëqeshja mund të shpreh ose gëzimin ose kënaqësinë, prandaj keni kujdes! • Lejoni pritësin të ulet në qetësi. • Japonezët nuk preferojnë të përdorin fjalën “jo”
Shpresojmë të keni mësu pak nga etika globale! Arigato! Merci! THANK YOU! Dhanyavaad! ¡Gracias!
Krijo grupet punuese në klasë Cili grup liston më shumë gjuhë për fjalën Faleminderit dhe Të dua.
Dhuratat në takimet Zyrtare • Kompanitë shumëkombëshe dhe disa shtete kanë politika të rrebta për dhurata. • Në Malajzi dhe Paraguai çdo dhuratë konsiderohet si ryshfet. • Kur zgjedhni dhuratat duhet të dini ligjet fetare. • Në cilat vende pranohen dhuratat? Në cilat vende nuk pranohen dhuratat?
Dhuratat në kulturën Kineze • Dhuratat refuzohet tri herë që të mos duken lakmitare. • Dhurohet me të dy duart dhe dhurata hapet më vonë. • Dhuratat përshtaten sipas hierarkisë dhe marrëdhënieve të biznesit. • Nuk duhet të jenë as shumë të shtrenjta as të lira.
Dhuratat në kulturën Kineze • Simbolika është me rëndësi • për shembull, në Vitin e Ri kinez, paratë mund të jepen në një zarf të kuq, shuma duhet të jetëçift, duke përdorur një numër çift të monedhave të reja. • Ngjyra e kuqe është me fat, rozë dhe e verdhë përfaqësojnë lumturi, numri 8 është numri fatlum. • Ngjyra e zezë, e bardhë dhe blu dhe # 4, apo katër nga çdo gjë, janë të lidhura negativisht me vdekje ose funerale. Gjithashtu, të përfshira në këtë kategori janë: ora, shamia, dhe sandale kashtë.
Dhuratat në kulturën Japoneze • Në Japoni dhënia e dhuratës është një formë e artit që përfaqëson miqësi, respekt, dhe mirënjohje. • Ceremonia është e rëndësishme, dhurata duhet të jetë gjithmonë në një kuti për dhurata, ose e mbështjellur bukur në letër të cilësisë, dhe të jepet me respekt shumë të madh. • Kur ju ofroni dhuratën tuaj, do ta mbani atë me të dy duart dhe të përkuleni, duke thënë fjalë që lë personi të kuptoj se, ”kjo dhuratë është e parëndësishme në krahasim me rëndësinë e marrëdhënieve tuaja miqësore”.
Dhuratat në kulturën Japoneze • Janë dy stinë në vit për t’i dhënë dhuratat . • Njëra është mesi i verës (O-Chugen) • dhe tjetra në fund të vitit (O-Seibo). • Një dhuratë duhet të jepet gjatë secilës prej këtyre stinëve. • Librat nuk janë të përshtatshme, si dhe objektet e mprehta: thika, gërshërët e gjësende si këto.