1 / 58

Sistemi i HACCP

Sistemi i HACCP . Standardet Nderkombetare dhe Rregullat Teknike IFC-PEPSE & Agjensioni i Veterines dhe Ushqimit. Permbajtja. Sistemi HACCP - Perkufizimi dhe Qellimi Legjislacioni i BE ne lidhje me ushqimin Perparesite dhe te Metat e HACCP Parimet, Fazat dhe Kushtet e Sistemit HACCP

more
Download Presentation

Sistemi i HACCP

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Sistemi i HACCP StandardetNderkombetaredheRregullatTeknike IFC-PEPSE & AgjensioniiVeterinesdheUshqimit

  2. Permbajtja • Sistemi HACCP - Perkufizimi dhe Qellimi • Legjislacioni i BE ne lidhje me ushqimin • Perparesite dhe te Metat e HACCP • Parimet, Fazat dhe Kushtet e Sistemit HACCP • Zhvillimi i Sistemit HACCP • Fazat e Zhvillimit te HACCP • Kushtet Paraprake per Zbatimin e HACCP • Sistemi ISO 22000

  3. SISTEMI HACCP: PËRKUFIZIMI DHE QËLLIMI Dy përcaktues kryesorë të ushqimit: • Siguria shëndetësore (Ushqim i Shëndetshëm dhe i Sigurtë) • Cilësia (Ushqim Cilësor) • Siguria shëndetësore e ushqimit – parandalimi i cënimit të shëndetit të konsumatorëve nga ushqimet. • Rreziqet ndaj shëndetit të konsumatorit që vijnë nga ushqimet, mund të jenë: • Fizike, Kimike, Mikrobiologjike Mbrojtja efektive e shëndetit të konsumatorit nënkupton rëndësinë e eleminimit të duhur dhe në kohë të rreziqeve shëndetësore. Përgjegjësia kryesore bie mbi PRODHUESIT, jo mbi qeverinë.

  4. Sistemi HACCP Sistemi HACCP siguron mbrojtje më efektive të shëndetit të konsumatorit në procesin e prodhimit të ushqimeve. I krijuar në fillim nga ekspertët e NASA-s. HACCP - inicialet: Hazard = Rrezik Analysis = Analizë Critical = Kritik Control = Kontroll Point = Pikë HACCP - Analiza e Rrezikut nëpërmjet Kontrollit të Pikave Kritike (Hazard Analysis through Control of Critical Points)

  5. Përkufizim – HACCP është një mënyrë racionale, sistematike dhe e bazuar shkencërisht për të siguruar sigurinë shëndetësore të ushqimit, duke na lejuar: • Identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve shëndetësore në të gjitha fazat e proçesit të prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve. • Specifikimi i masave në kohën e duhur për të parandaluar dhe kontrolluar rreziqet e identifikuara. • Sigurimi i zbatimit efektiv të masave parandaluese.

  6. PËRSE HACCP? • Sëmundjet me origjinë ushqimore – një nga problemet më të mëdha të shëndetit publik. • Skandale të shumta të lidhura me ushqimin (BSE-sëmundja e lopës së çmendur, OMGJ, hormone, antibiotikë, dioksina, metalet e rënda, mykotoksinat ...) • Pasoja të rënda ekonomike. • Industrializimi, urbanizimi dhe prodhimi në masë – rrezik më i lartë i ndotjes së mjedisit – ushqimit. • Shtimi gjithnjë në rritje i tipeve të reja të substancave ushqimore. • Mënyrë jetese më e shpejtë – përgatitja e ushqimit në shtëpi në rënie. • Ndërgjegjësim i rritur i konsumatorëve në lidhje me rreziqet shëndetësore të lidhura me ushqimet. Praktika të mira prodhimi (PMP): Praktika të mira higjene (PMH): PMP dhe PMH të pamjaftueshme për sigurinë shëndetësore të ushqimit.

  7. GRAFIKU I SISTEMIT HACCP • IDENTIFIKIMI I RREZIQEVE SHËNDETËSORE POTENCIALE • PËRCAKTIMI I PARAMETRAVE DHE STANDARDEVE TË KONTROLLIT • PROPOZIMI I VEPRIMEVE DHE MASAVE KORRIGJUESE • TRAINIMI I PUNONJËSVE • ZBATIMI I VEPRIMEVE DHE MASAVE KORRIGJUESE • DOKUMENTIMI DHE VERIFIKIMI I AKTIVITETEVE

  8. STANDARDET MË TË RËNDËSISHME USHQIMORE • Codex Alimentarius (FAO/WHO) – një grup standardesh ndërkombëtare mbi ushqimin • Udhëzimet Statutore për Zbatimin e HACCP (1993) • Rregullat e anëtarësisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë (OBT) (1995) • Vendet anëtare të OBT-së duhet të mbështesin legjislacionin e tyre kombëtar të ushqimit mbi Statutin (Codex) • Rishikimi i Statutit (Codex) (1997): kërkesa minimale për zbatimin e HACCP – fleksibilitet në zbatim duke respektuar në të njëjtën kohë parimet bazë të sistemit

  9. BE MBI SIGURINË USHQIMORE • Parimet bazë të tregëtisë ushqimore siç janë sanksionuar në traktatet e mëposhtme: • Lëvizja e lirë e mallrave (Marrëveshja e Romës, 1957) • Politikat e BE që inkurajojnë mbrojtjen shëndetësore (Marrëveshja e Romës, 1957) • Marrëveshja WTO TBT (Marrëveshja mbi Barrierat Teknike ndaj Tregëtisë – Technical Barriers to Trade Agreement, 1984) • Marrëveshja WTO SPS (Marrëveshja Sanitare & Fitosanitare – Sanitary & Phytosanitary Agreement, 1995)

  10. LEGJISLACIONI AKTUAL I BE në lidhje me USHQIMIN, RREGULLORET BE Rregullorja (EC) No.178/2002 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 28 Janar 2002 që përcakton parimet dhe kërkesat e përgjithshme të legjislacionit ushqimor, krijimin e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (European Food Safety Authority – EFSA) dhe përcakton procedurat në lidhje me sigurinë e ushqimit, veçanërisht mundësinë e gjurmimit. • Rregullorja EC/178/2002 përkufizon gjurmueshmërinë si aftësia për të gjurmuar dhe ndjekur ushqimet dhe përbërësit përgjatë të gjitha fazave të prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes. • Rregullorja (EC) Nr. 852/2004 eParlamentitEvropiandheeKëshillittë datës 29 Prill 2004 mbihigjenënesubstancaveushqimore. Kjodirektivë BËNTHIRRJEPËRFUTJENEHACCPNË PRODHIMINEUSHQIMEVE.

  11. Rregullorja (EC) Nr. 853/2004 që përcaktonrregullatspecifiketë higjenëspërushqimetmeorigjinë shtazore. Rregullorja (EC) Nr. 854/2004 që përcaktonrregullatspecifikepër organiziminekontrollevezyrtarembiproduktetmeorigjinë shtazoretë synuarapërkonsumnjerëzor. Rregullorja (EC) Nr. 882/2004 mbikontrolletzyrtareqë kryhenpër verifikiminepërputhshmërisë melegjislacioninmbiushqimine kafshëvedheushqimet, shëndetinekafshëvedherregullate shendetittë kafshëve. Sistemi i ri ka hyrë në fuqi nga data 1 Janar 2006. STANDARDET ISO ISO 22000 : 2005 – Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore – Kërkesat për çdo organizëm pjesë e zinxhirit ushqimor.

  12. PËRPARËSITË E SISTEMIT HACCP Përparësitë e brendshme: • Mënyrë e organizuar, SISTEMATIKE dhe racionale për sigurinë ushqimore • Nuk bazohet mbi kontrollin e difekteve por në PARANDALIMIN e tyre • Krijon kushtet për identifikimin dhe PARANDALIMIN E TË GJITHË RREZIQEVE • Metodat e kontrollit janë SPECIFIKE për çdo proçes dhe produkt • Kontrollet bazohen mbi PJESËMARRJEN AKTIVE DHE PËRGJEGJSHMËRINË e punonjësve • Metoda e ANALIZËS OPERATIVE e zbatueshme për të gjithë zinxhirin e furnizimit nga lënda e parë deri tek konsumatori • Në përputhje me standardet ISO 9000 dhe ISO 14000 • Parimet e HACCP të përfshira në standardin ISO 22000 • Lejon përqëndrimin e të gjitha burimeve të përfshira në Pikat Kritike te Kontrollit (PKK) duke synuar kontrollin dhe parandalimin e rreziqeve

  13. MOTIVIM PËR MENAXHERËT DHE PUNONJËSIT • REDUKTIM I KOSTOVE të analizave laboratorike të cilat mund të jenë më të rralla • MINIMIZIMI I HUMBJEVE për shkak të reduktimit të mbetjeve në proçesin e prodhimit dhe reduktimi i rasteve të tërheqjes së detyruar të mallrave nga tregu • Përparësitë e jashtme (përfitime që rrjedhin nga HACCP për kompanitë): • Plotësimi i kërkesave të tregut dhe konsumatorëve • Përputhshmëria me legjislacionin (Direktiva 93/43/EEC – mbi higjenën e substancave ushqimore) • Përputhshmëria me standardet ndërkombëtare (Codex Alimentarius, FAO/WHO) – të njohura dhe pranuara në rang ndërkombëtar • Rritje e reputacionit dhe konkurencës në treg e prodhuesve/furnizuesve • Lehtësimi i aksesit në tregjet ndërkombëtare (mundësi të përmirësuara eksporti)

  14. “DISAVANTAZHET/TE METAT” E SISTEMIT HACCP Të brendshme • Menaxhon vetëm sigurinë e produktit (jo cilësinë, kostot dhe personelin) • Ka nevojë për burime financiare dhe burime të tjera për t’u zbatuar • Kosto fillestare relativisht të larta • Trainimet e rregullta të vazhdueshme të punonjësve kanë koston e tyre • Nevojë për të ndryshuar planin e HACCP së bashku me çdo ndryshim produkti apo proçesi prodhimi Të jashtme • Aktualisht nuk ka një çertifikatë HACCP të unifikuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht (jo si çertifikimi ISO ku këto çertifikata janë thelbësore për suksesin)

  15. AUDITIMI I SISTEMIT HACCP Auditimi sipas ISO 9000 Proçes sistematik, I PAVARUR dhe i dokumentuar i mbledhjes së PROVAVE dhe vlerësim OBJEKTIV i këtyre provave me qëllim plotësimin e KRITEREVE të pranuara. PROVAT – regjistra të verifikueshëm, dokumente, fakte dhe informacion tjetër që mund të verifikohet KRITERET – të gjitha procedurat, veprimet, kërkesat, normat dhe standardet e përdorura si referenca në hartimin e planit të HACCP

  16. Objektivat e Auditimit • Përcakton përputhjen e planit HACCP me kërkesat dhe standardet speficike për aktivitetet dhe procedurat individuale • Verifikon efektivitetin e masave dhe veprimeve të planifikuara • Përcakton përmirësimet dhe korigjimet, të cilat kanë nevojë të zbatohen • Përcakton saktësinë e dokumentacionit • Plotëson kërkesat ligjore të auditimit • Çertifikimi – nëse është i zbatueshëm; mirëmbajtja dhe regjistrimi i çertifikatës

  17. Kategoritë e Auditimit • I brendshëm (Auditim nga palë e parë) • Kompania vlerëson vetë sistemit e saj HACCP • I jashtëm (Auditim nga palë e dytë) • Klienti vlerëson kompaninë • Kompania vlerëson furnizuesin – partnerin e saj • I jashtëm (Auditim nga palë e tretë) • Organizma TË PAVARURA TË LIÇENSUARA (palë e tretë), të quajtura Organe Çertifikimi (Certification Bodies – CB), do të auditojnë (vlerësojnë) dhe çertifikojnë (nëse është e zbatueshme) kompanitë sipas kërkesave të standardeve përkatëse (p.sh. ISO 9001:2000, • ISO 14001, ISO 22000), apo sistemeve (HACCP, etj.)

  18. PARIMET, FAZAT DHE KUSHTET E ZBATIMIT TË SISTEMIT HACCP SHTATË PARIMET E HACCP PARIMI 1:Analiza e riskut dhe përcaktimi i masave parandaluese PARIMI 2:Vendosja e pikave kritike të kontrollit PARIMI 3:Vendosja e kufijve kritikë PARIMI 4:Monitorimi i pikave kritike të kontrollit PARIMI 5:Përcaktimi i masave korrigjuesePARIMI 6:Verifikimi i sistemitPARIMI 7: Dokumentimi i sistemit

  19. PARIMI 1 – ANALIZA E RREZIKUT DHE PËRCAKTIMI I MASAVE PARANDALUESE Hazard/Rrezik: agjent fizik, kimik apo biologjik i cili mund të ketë një efekt negativ mbi sigurinë e ushqimit. Risk/Rrezik: Mundësiae një efekti të dëmshëm mbi shëndetin e njeriut. Analiza e rrezikut: Identifikimi i rreziqeve që kanë të ngjarë të shfaqen në faza të caktuara të prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit, duke përfshirë vlerësimin e mundësisë së shfaqjes së tyre dhe vlerësimi i ndikimit të tyre mbi sigurinë ushqimore.

  20. Masat parandaluese: Veprime që mund të përdoren për parandalimin e rreziqeve të identifikuara, eliminimi apo reduktimi i natyrës së tyre të rrezikshme, dhe reduktimi në një nivel të pranueshëm i mundësisë së shfaqjes së tyre. Përcaktimi i rreziqeve të mundshme që lidhen me prodhimin e ushqimeve në të gjitha fazat, nga lënda e parë, proçeset e prodhimit dhe shpërndarjes, deri në përgatitjen finale të prodhimit për konsum. Vlerësimi i mundësisë së shfaqjes së rreziqeve dhe vlerësimi i ndikimit të tyre mbi sigurinë e ushqimit. Përcaktimi i masave parandaluese për kontrollin e këtyre rreziqeve.

  21. PARIMI 2 – PËRCAKTIMI I PIKAVE KRITIKE TË KONTROLLIT (PKK) Pikat e kontrollit duhet të vendosen në fazat operative të zinxhirit të prodhimit dhe shpërndarjes i cili, nëse mbikqyret dhe kontrollohet, do të eleminojë apo minimizojë mundësinë e ndodhjes së rreziqeve. PARIMI 3 – VENDOSJA E KUFIJVE KRITIKË Kufijtë kritikë duhet të vendosen dhe respektohen me qëllim që të sigurohet që çdo PKK operon në nivelet e pranueshme. Përkufizim: Kufiri kritik është një kriter (vlerë numerike apo kriter ekzekutiv) i vendosur për secilën masë parandaluese dhe i përdorur për të bërë ndarjen ndërmjet niveleve të pranueshme dhe të papranueshme.

  22. PARIMI 4 –MONITORIMI I PIKAVE KRITIKE TË KONTROLLIT (PKK): Monitorimi – një seri e planifikuar vëzhgimesh dhe kontrollesh për të vlerësuar nëse PKK përkatëse operojnë brenda niveleve të pranueshme. • Krijimi i sistemit të monitorimit të pikave kritike të kontrollit dhe kufijve të tyre kritikë. • Përcaktimi i procedurës për përpunimin e rezultateve të monitoruara me qëllim që prodhimi të mbahet në kontroll brenda kufijve të pranueshëm.

  23. Monitorimi: 1. Tregon tendencën e humbjes së niveleve të pranueshme në çdonjërën prej PKK. 2. Tregon kur kufijtë kritikë të kontrollit janë shkelur (humbje e kontrollit) 3. Jep provat e kërkuara të dokumentuara Kontrolli – çdo veprim matjeje, inspektimi apo testimi i një ose më shumë specifikave të produktit dhe krahasimi i tyre me specifikimet e përcaktuara më parë, me qëllim që të përcaktohet shkalla e përputhshmërisë së tyre me nivelet e pranueshme. Specifikimet e produktit – një dokument që parashtron karakteristikat dhe kërkesat me të cilat duhet të përputhet produkti.

  24. PARIMI5 – PËRCAKTIMI I MASAVE KORRIGJUESE: Procedurat që duhet të zbatohen kur rezultatet e monitorimit të pikave kritike të kontrollit (PKK) tregojnë shkelje të kufijve kritikë. Masat e kontrollit – veprime që nevojiten për të eleminuar apo minimizuar rreziqe të caktuara ose përsëritjen e tyre. Përcaktimi i masave korrigjuese duhet të zbatohet kur sistemi i monitorimit në një PKK tregon që ka ndodhur një devijim nga kufijtë e përcaktuar. Objektivat: 1. korrigjimi i shkakut të këtyre devijimeve, 2. reduktimi i nivelit të mospërputhjes me kufijtë kritikë.

  25. PARIMI 6 – KRIJIMI I REGJISTRAVE EFIÇENTË DHE SISTEMIT TË DOKUMENTIMIT PËR HACCP Objektivat: 1. dokumentimi i historisë së produktit, 2. dokumentimi i veprimeve të ndërmarra në rast të devijimeve/shmangieve nga kufijtë kritikë, 3. dokumentimi i shpeshtësisë dhe natyrës së devijimeve/shmangieve, 4. dhënia e provave të nevojshme të dokumentuara për inspektimet e brëndshme dhe të jashtme.

  26. PARIMI 7 – VENDOSJA E PROCEDURAVE TË VERIFIKIMIT PËR TË SIGURUAR FUNKSIONIMIN EFIÇENT DHE SIPAS PLANIT TË SISTEMIT HACCP. Objektivi: verifikimi nëse sistemi HACCP 1. funksionon, 2. funksionon në mënyrë efiçente, 3. funksionon në mënyrë të qëndrueshme.

  27. ZHVILLIMI I SISTEMIT HACCP Zbatimi i 7 parimeve bazë për zhvillimin e sistemit HACCP kërkon zbatimin e një serie aktivitetesh të cilat ndjekin një rrjedhë logjike sipas një plani pune specifik: TREMBËDHJETË FAZAT E ZHVILLIMIT TË SISTEMIT HACCP Analizimi i proçeseve të prodhimit, planifikimi dhe zbatimi i veprimeve Faza 1 – Përcaktimi i objektivave Faza 2 – Përzgjedhja e ekipit të HACCP Faza 3 – Përshkrimi i produktit Faza 4 – Përshkrimi i përdorimit të pritshëm të produktit Faza 5 – Hartimi i grafikut që përshkruan proçesin e prodhimit Faza 6 – Verifikimi në terren i grafikut Faza 7 – Analiza e rreziqeve – identifikimi i risqeve në fazat e prodhimit – PARIMI 1 Faza 8 – Përcaktimi i pikave kritike të kotrollit (PKK) – zbatimi i “pemës” së vendimit PAR2 Faza 9 – Vendosja e kufijve kritikë për PKK – PARIMI 3 Faza 10 – Përcaktimi i sistemit (procedurat) të monitorimit të secilës prejPKK – PARIMI 4 Faza 11 – Përcaktimi i veprimeve korrigjuese – PARIMI 5 Faza 12 – Krijimi i regjistrave dhe sistemit të dokumentacionit – PARIMI 6 Faza 13 – Përcaktimi i procedurave të verifikimit për sistemin HACCP – PARIMI 7

  28. FAZA 1: PËRCAKTIMI I OBJEKTIVAVE Më parë duhet të gjenden përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme: Pyetja 1: Cilat lloj rreziqesh do të studiohen (mikrobiologjike, kimike apo fizike)? Pyetja 2: A do të jetë ky një studim gjithëpërfshirës apo do të kryhet pjesërisht? Pyetja 3: A do të studiohen produktet në mënyrë individuale apo si një grup produktesh të ngjashme? Pyetja 4: Deri ku do të arrijë studimi? A do të kufizohet në fabrikë apo do të shkojë përtej fabrikës për të mbuluar dhe shpërndarjen, shitjet dhe konsumatorët?

  29. FAZA 2: PËRZGJEDHJA E EKIPIT TË HACCP EKIPI I ΗΑCCP:Grup ndër-disiplinor njerëzish i ngarkuar me përgatitjen e sistemit HACCP. PËRSE DUHET NJË EKIP I HACCP? Për të siguruar përfshirjen e të gjithëve në çështjet e sigurisë. Një studim përgatitor i HACCP kërkon mbledhjen dhe vlerësimin e të dhënave teknike nga fusha të ndryshme. Drejtuesi i Ekipt të HACCP përfaqësues i menaxhimit të kompanisë i ngarkuar me zbatimin dhe funksionimin efiçent të sistemit. Anëtarët e Ekipit të HACCP • personel teknik dhe shkencor me njohuri specifike dhe përvojë të lidhur me produktin e kompanisë - vijnë nga fusha të ndryshme të organizatës - të lidhur me kompaninë të brendshëm dhe të jashtëm

  30. Përbërja e Ekipit të HACCP Madhësia e ekipit varet nga: - kompania - kompleksiteti i produkteve/proçeseve të përzgjedhura - zakonisht të paktën 4 – 6 persona Anëtarët e përzgjedhur të ekipit duhet të kenë njohuri të përgjithshme mbi të gjitha procedurat dhe aktivitetet. Ekipi duhet të përbëhet nga specialistë nga : - prodhimi, - mirëmbajtja, - laboratori, - teknologjia, - cilësia- kërkimi/zhvillimi, - inventari, Sekretar/e, - Drejtues Ekipi

  31. FAZA 3: PËRSHKRIMI I PRODUKTIT Përkufizime bazë • Lënda e parë: Përbërësi kryesor i përdorur në përgatitjen e produktit të përfunduar, i cili bëhet objekt i një sërë modifikimesh nga ana e kompanisë. • Përbërës apo lëndë dytësore: Përbërësi dytësor, i përdorur në përgatitjen e produktit të përfunduar, i cili i shtohet materialit kryesor me ose pa modifikim (d.m.th. substanca shtesë, erëza, ose të ngjashme me to). • Produktet gjysëm të përfunduara: Gjendja kalimtare e një produkti gjatë përgatitjes së tij për t’u përdorur si një përbërës për një ose një numër produktesh të përfunduara. • Produkti i përfunduar: Njësia gati për shitje në dalje nga kompania. Kjo përfshin: - lëndët e para, përbërësit (ose materialet dytësore), produktet gjatë prodhimit (gjysëm-të gatshme) - produktet e përfunduara I sipërpërmenduri është subjekt i vlerësimit (verifikimit) të produktit.

  32. PËRSE DUHET PËRSHKRIMI I PRODUKTIT? Na lejon të krijojmë një bazë referimi për studimin përgatitor të HACCP dhe të përcaktojmë cilësinë e dëshiruar të produktit. • Përshkrimi i produktit pastaj përkthehet në specifikimin e produktit. • Specifikimet e produktit përfshijnë një paketë parametrash që përcaktojnë sigurinë e produktit, nganjëherë dhe cilësinë e tij (parametrat cilësorë). • Plani i HACCP duhet të tregojë se në cilën mënyrë kontrollohet siguria (parametrat cilësorë). Faza 1: Përgatitni një listë të plotë të lëndëve të para, produkteve të gjysëm-përfunduara dhe produkteve të përfunduara. Faza 2:Vlerësoni produktin , përgatitni një analizë të plotë dhe përshkrim të paramentrave cilësorë të produktit të lidhura me cilësinë.

  33. Për çdo lëndë të parë dhe lëndë dytësore: • Përkufizimi • Identifikim i detajuar (kodi, emri, ngjyra, forma, madhësia, etj.) • Kushtet e përgatitjes dhe përpunimit • Veçoritë, kriteret e cilësisë (pH, lagështia …) % në produktin përfundimtar • Kushtet e mirëmb, magazinimit dhe shpërndarjes • Ambalazhimi Për çdo produkt të gjysëm-përfunduar dhe të përfunduar: Kodi, Emri, Veçoritë e përgjithshme (përbërja, ngjyra, aroma, madhësia, forma), Metoda e përgatitjes dhe kostot, Receta (sasitë), Veçoritë fizike dhe kimike (pH - lagështia…), Tipi (përbërja), Ambalazhimi, Magazinimi, Transporti, Shpërndarja, Përdorimi i parashikuar (qëllimi), Ligjet, specifikimet

  34. FAZA 4: PËRSHKRIMI I PËRDORIMIT TË PRITSHËM TË PRODUKTIT Duhet të përcaktohen: Përdoruesit e pritshëm, grupet e synuara të përdoruesve (pakicë, hoteleri, etj.) – me qëllim që të përcaktohet nëse produkti do të jetë për një grup konsumatorësh të ndjeshëm, siç janë njerëzit me imunitet të dobët, fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit. Metoda e përdorimit (nëse do të piqet/gatuhet apo është ushqim i gatshëm-për-konsumim) – me qëllim që të përcaktohet mundësia për një përdorim jo të duhur nga konsumatori. Përshkrimi i përdorimit të pritshëm të produktit Në rast se produkti pritet të konsumohet dhe nga grupe konsumatorësh të ndjeshëm, është e nevojshme të ndërmerren masat e përshtatshme, siç janë: - shënime mbi ambalazh (udhëzime për përdorim dhe menjanim të përdorimit të gabuar) - përfshirja e masave të veçanta në proçesin e prodhimit të produktit (siç është ngrohja e produktit në temperatura të larta për shembull)

  35. FAZA 5 : GRAFIKU I PROÇESIT TË PRODHIMIT Përkufizim: Seri e detajuar e fazave të planifikuara të proçesit të prodhimit. Kjo përfshin një lloj specifik të verifikimit të proçesit të prodhimit. Përse një analizë e proçesit të prodhimit? Analiza e proçesit të prodhimit është baza për planifikim të ardhshëm. Krahasimi ndërmjet specifikimeve të produktit dhe metodës së prodhimit krijon mundësinë e vlerësimit sistematik të rreziqeve të brendshme të produktit dhe të procesit të prodhimit. Hapi 1: Analiza e fazave të proçesit të prodhimit Hapi 2: Mbledhja e informacionit të dobishëm dhe të rëndësishëm nga secila fazë

  36. Informacion përkatës për secilën fazë: • Përkufizim, natyra e proçesit • Qëllimi • Pajisjet dhe instrumentat • Mjediset • Metodat dhe proçeset e pastrimit dhe disinfektimit • Materialet: lëndët e para, lëndët dytësore dhe produktet gjysëm-të gatshme • Karakteristikat e kritereve të trajtimit: rendi, metoda, parametrat (temperatura, koha) • Rrjedha e brendshme dhe riqarkullimi • Rrjedha e jashtme • Mjedisi: ajri, uji, aromat, ergonomia • Kontakti i produktit me mjedisin • Kushtet e ruajtjes dhe shpërndarjes

  37. FAZA 6: VERIFIKIMI I GRAFIKUT Ekipi i HACCP do të bëjë krahasimin e grafikut të prodhimit me gjendjen aktuale në terren, me qëllim që: - të sigurojë që grafiku i proçesit ndiqet në realitet në çdo kohë - të sigurojë që nuk ka devijime/shmangie në asnjë kohë. Këshilla: - verifikimet duhet të kryhen në kohë të ndryshme gjatë periudhës së përpunimit - grafiku ose praktika e punës duhet të ndryshojë në rastet kur shihen devijime. FAZA 7: ANALIZA E RREZIQEVE – IDENTIFIKIMI I RREZIQEVE DHE VEPRIMEVE (MASAVE) PARANDALUESE – PARIMI 1 Terminologjia Shkak: Sipas metodës HACCP, çdo faktor apo kusht (lëndë të para, lëndë dytësorë, praktikë, procedurë …) që mund të jetë burim i një apo më shumë rreziqeve. Veprime korrigjuese (masa kontrolli): Veprimet ose masat për eleminimin apo minimizimin e rreziqeve në një mënyrë te pranueshme

  38. Burimet e Informacionit • Ekipi i HACCP • Informacion nga fazat e mëparshme (të dhënat e produktit, grafiku) • Historia e produktit • Ankesat e konsumatorëve • Literatura (revista shkencore, studime, libra teknikë ...) • Ligjet • Institucionet shkencore • Raportet e medias

  39. Hapi 1 - Ekipi i HACCP do të përcaktojë të gjitha rreziqet e mundshme – një hap kyç! - Mund të injorohen rreziqet që me siguri mund të konsiderohen që nuk kanë absolutisht të ngjarë të ndodhin përsa i përket probabilitetit të shfaqjes. - Nëse ka paqartësi apo dyshim përsa i përket probabilitetit të ndodhjes së një rreziku, ekipi i HACCP duhet të konsultohet me burimin përkatës të informacionit. Nëse ky dyshim vazhdon akoma, ky rrezik duhet të konsiderohet si i mundshëm. Hapi 2 - Ekipi i HACCP do të përgatisë një listë të gjithë burimeve të mundshme të rrezikut që janë identifikuar, duke marrë parasysh të mëposhtmet: Lëndët e paraProduktin përfundimtarPërpunimin Planifikimi i kapacitetitPajisjet e përdorura Personeli i përfshirëpastrim / disinfektimambalazhimmagazinim transport / shpërndarje, trajtim, përdorim

  40. Hapi 3 - Ekipi i HACCP do të kryejë një vlerësim të risqeve (rreziqet e mundshme) në bazë të: - probabilitetit (mundësisë) që ato të ndodhin, - seriozitetit të tyre (ndikimi negativ mbi produktin) duke përgatitur grafikun bazë të rreziqeve të identifikuara dhe të pranuara. Shënim 1. Qëllimi i vlerësimit është të identifikojë dhe njohë rreqizet të cilat (për shkak të sigurisë së produktit) duhet të monitorohen dhe kontrollohen sistematikisht (rreziqet kritike). 2. Të gjitha rreziqet duhet të kontrollohen, edhe nëse ato nuk konsiderohen kritike. Hapi 4 – Ekipi i HACCP do të bëjë një listë të veprimeve parandaluese / korrigjuese (masat e kontrollit) që trajtojnë të gjitha rreziqet e mundshme. Hapi 5 – Ekipi i HACCP do të standardizojë masat parandaluese dhe t’i integrojë ato në Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë të kompanisë. Të sipërpërmendurat do të përfshijnë përshkrime të detajuara të masave të kontrollit të përcaktuara me qëllim që të krijojë - procedura operative - udhëzimet e punës

  41. FAZA 8: PËRCAKTIMI I PIKAVE KRITIKE TË KONTROLLIT (PKK) – PARIMI 2 Ekipi i HACCP do të përcaktojë PKK-të duke përdorur PEMËN E VENDIMMARRJES TË PKK PËR VLERËSIMIN E RISKUT për secilin nga rreziqet e mundshme të njohura. Kur është identifikuar një rrezik i mundshëm, pyetësori i standardizuar (në formën e një grafiku) do të zbatohet për secilën fazë të proçesit të prodhimit ku mund të ndodhë rreziku në fjalë. Pika Kritike e Kontrollit (PKK) ≠ Pika e Kontrollit (PK) PKK = Siguri PK = Cilësi Pika Kritike e Kontrollit (PKK): Pika, faza apo proçesi i prodhimit në të cilën duhet të kontrollohen faktorët biologjikë, kimikë apo fizikë, por mungesa apo niveli i pamjaftueshëm i kontrolleve mund të shkaktojë një siguri të papranueshme të produktit. Pikë Kontrolli (PK): Pika, faza apo proçesi i prodhimit në të cilën duhet të kontrollohen faktorët biologjikë, kimikë apo fizikë, por mungesa apo niveli i pamjaftueshëm i kontrolleve mund të shkaktojë një cilësi të papranueshme (inferiore) megjithëse produkti është i sigurtë.

  42. RREZIK SIGURI CILËSI PKK PK HACCP PMP apo SMC PMP = Praktikë e Mirë Prodhimi SMC = Sistem i Menaxhimit të Cilësisë

  43. PKK mund të përcaktohen duke ju përgjigjur pyetjeve të mëposhtme dhe duke zbatuar diagramën për secilën fazë prodhimi: Ε1 A ka masa parandaluese për rreziqet? Ε1΄ A është i nevojshëm kontrolli i prodhimit për të mundësuar sigurinë në këtë fazë? Ε2 A është planifikuar faza e prodhimit për të eliminuar apo minimizuar rrezikun në një nivel të pranueshëm? Ε3 A mundet që rreziku i pranuar të dëmtojë produktin duke kapërcyer kufijtë e pranueshëm? Ε4 A eleminon apo minimizon rrezikun në një nivel të pranueshëm ndonjë nga fazat e mëtejshme të prodhimit? Përshkrim i veprimeve parandaluese Po Jo Jo Ε1 Ε2 Ε3 Po Jo Modifikimi i proçesit Po PKK Po Ε1` Ε4 Jo Jo Jo PKK PKK Jo PKK Studimi tjetër i rrezikut Studimi tjetër i rrezikut Përcaktimi i pikave kritike të kontrollit (PKK) – Pema e Vendim-marrjes

  44. Deri tani, ekipi i HACCP, nëpërmjet një studimi të detajuar HACCP, ka bërë - njohjen e rreziqeve të mundshme dhe propozimin e veprimeve të duhura parandaluese (masave të kontrollit) ekzistuese apo të planifikuara, dhe • përcaktimin e Pikave Kritike të Kontrollit (PKK) duke përdorur pemën vendim-marrëse. Me tej, përcaktohen kushtet e monitorimit për secilën PKK specifike. FAZAT 9, 10, 11: SISTEMI I MONITORIMIT DHE VEPRIMET KORRIGJUESE (MASAT PARANDALUESE) Këto janë tre faza të lidhura ngushtë që lejojnë zhvillimin e mëtejshëm të sistemit HACCP: Vendosja e vlerave të synuara dhe kufijve kritikë nëpërmjet pikave të referimit (HACCP FAZA 9). Krijimi i sistemit të monitorimit dhe mbikqyrjes (HACCP FAZA 10). Përcaktimi i veprimeve / masave korrigjuese (HACCP FAZA 11) në rast të devijimeve nga kufijtë e pranueshëm.

  45. Objektivat: Të fokusuara tek kriteri apo grupi i vlerave brenda kufijve kritikë. Objektivi është një vlerë ideale rreth së cilës mund të zhvillohet një pikë referimi (benchmark) duke eliminuar një risk. Hapi 1 (FAZA 9): Përcaktimi i pikave të referimit (benchmarks) për monitorimin e vlerave të synuara dhe kufijtë kritikë për të siguruar kontrollin e proçesit. Hapi 2 (FAZA 10): Krijimi i kushteve të monitorimit me qëllim që të monitorohen ndryshimet e parametrave të monitoruar (benchmarks) brenda kufijve të pranueshëm dhe për të parandaluar devijimet. Hapi 3 (FAZA 11): Përcaktimi i veprimeve/masave korrigjuese për t’u zbatuar nëse identifikohen devijime nga kufijtë e lejuar pavarësisht nga përpjekjet e parandalimit të përshkruara në Hapin 2. Hapi 4: Tabelë përmbledhëse me të dhënat e nxjerra nga sistemi i zbatuar i monitorimit. Hapi 5: Standardizimi i procedurave, udhëzimeve, formularëve dhe dokumentimit të sistemit.

  46. FAZA 9: PËRCAKTIMI I KUFIJVE KRITIKË PËR PKK - (HACCP PARIMI 3) 1. Ekipi i HACCP do të përcaktojë pikat e referimit (benchmarks) për t’u monitoruar / PKK 2. Ekipi i HACCP do të vendosë vlerat kufi për t’u monitoruar / PKK Shënim: Është e mundshme që një PKK mund të kërkojë më shumë se një pikë referimi (benchmark). Parametrat e përdorur për vendosjen e kufijve kritikë: Temperatura Koha Lagështira Aktiviteti i ujit pH Përqëndrimi i kripës Klorina e disponueshme Përqëndrimi i konservuesve Kontrolli pamor Kriteret mikrobiologjike etj. Kufijtë kritikë të kontrolluar në një PKK vendosen në bazë të faktorëve të mëposhtëm: Legjislacioni kombëtar apo ndërkombëtar Materialet e referimit shkencor Përvoja e kompanisë DUKE SYNUAR SIGURINË E PLOTË TË PRODUKTIT TË PËRFUNDUAR

  47. FAZA 10: VENDOSJA E KONTROLLEVE NË PKK – PARIMI 3 Ekipi i HACCP do të krijojë një sistem kontrolli për kufijtë e PKK: Tipi i kontrollit ? Metodat e përdorura ? Shpeshtësia e monitorimit (kontrollit) ? Kush është i ngarkuar ? Sistemi i futjes së të dhënave në regjistrat e monitorimit ? FAZA 10: VENDOSJA E MONITORIMIT NË PKK – PARIMI 4 Synimi i monitorimit është të tregojë tendencat në lidhje me përputhshmërinë (respektimi i kufijve) e rezultateve të monitoruara në PKK – dhe të sjellë fakte dhe arsye për fillimin e zbatimit të VEPRIMEVE (MASAVE) PARANDALUESE. Monitorimi i PKK mund të bëhet nëpërmjet: 1. Vëzhgimeve 2. Matjeve të kufijve Fizikë Kimikë Mikrobiologjikë

  48. FAZA 11: ZBATIMI I MASAVE KORRIGJUESE PËR ELIMINIMIN E DEVIJIMEVE NGA KUFIJTË KRITIKË – PARIMI 5 Ekipi i HACCP do të përcaktojë veprimet (masat) korrigjuese të cilat duhet të zbatohen në momentin kur në një PKK ka ndodhur një devijim nga kufijtë e përcaktuar. Masat kanë si synim: - korrigjimin e shkakut të devijimit i cili do të rezultonte në kthimin e vlerave brenda kuadrit të kufijve kritikë, • sigurinë e produktit duke eleminuar rrezikun ndaj sigurisë së produktit që vjen nga shfaqja e rrezikut të monitoruar. Kur është identifikuar një shkelje e kufijve kritikë në një PKK: 1. Ndaloni proçesin nëse është e nevojshme. 2. Vendosni produktin “e dyshimtë” në “linjën e pritjes” dhe hiqeni nëse kërkohet. 3. Korrigjimi i shpejtë është i rëndësishëm, në mënyrë që pastaj prodhimi të jetë i sigurtë. 4. Njohje dhe korrigjim i shpejtë i shkakut kryesor të problemit. 5. Vendim mbi asgjësimin e produktit të dyshimtë bazuar në kriteret e sigurisë. 6. Futja e problemit dhe masave të ndërmarra në regjistrat e sistemit. 7. Ri-testimi dhe përmirësimi i sistemit të HACCP, nëse është e nevojshme.

  49. PLANI HACCP Përkufizimi: Dokumenti që përcakton procedurat të cilat duhet të respektohen me qëllim që të mundësohet siguria e produkteve ushqimore dhe siguria e procedurave të përcaktuara. Përmbajtja përshkruan aktivitetin e sistemit HACCP në tërësi, në të cilën specifikohen të mëposhtmet për secilën fazë të proçesit: • Pikat kritike të kontrollit • Risqet e identifikuara dhe shkaqet e mundshme • Masat parandaluese të kontrollit • Kufijtë që duhet të monitorohen • Veprimet (masat) parandaluese dhe personat përgjegjës për to • Vlerat e pranueshme (kufijtë) e pikave të kontrollit (benchmarks) • Veprimet (masat) korrigjuese në rast të devijimeve dhe personat përgjegjës • Tipi dhe shpeshtësia e regjistrimeve

  50. FAZA 12: SISTEMI I DOKUMENTIMIT – PARIMI 6 1. PLANI I HACCP - Struktura Organizative - Procedurat - Proçeset - Burimet Me qëllim që të dokumentohet zbatimi i sistemit të HACCP.

More Related