160 likes | 753 Views
Termocentralet Punoi: Artiola Peci Ars. Muhamer Ujkani Kl.9/7. Në termocentrale si lëndë djegëse përdoret thëngjilli, vajguri ose gazi natyror.
E N D
Në termocentrale si lëndë djegëse përdoret thëngjilli, vajguri ose gazi natyror . Në fillim si lëndë djegëse është përdorur vajguri por me rritjen e konsumimit të benzinës për automobila por me rritjen e çmimit kjo doli nga përdorimi, kurse sot përdorim të madh ka gazi natyror sepse prodhimi i dioksidit të sulfurit, shirave acidike dhe trajtimi i hirit nuk shfaqin problem dhe për ambientin është shumë më mirë
Pjesët përbërëse të një termocentrali janë: • Depo e thëngjillit • Kalldaja • Trubina • Gjeneratori dhe sistemi elektrik
Thëngjilli transportohet me shirita transportues ose me vagonë të trenit.
Depo e thëngjillit ka rezervë disa javë furnizim. Shiritat e tjera transportuese transferojnë thëngjillin në termocentral i cili nëpërmjet hinkës i mbush mullinjtë e mëdhenj. Në mullinjë, thëngjilli bluhet dhe bëhet pluhur. Pluhuri i thëngjillit përzihet me ajër dhe futet në kalldaj nëprëmjet aparatit për djegie. Kjo përzierje ndizet në brendi të furrës.
Kalldaja • Kalldaja është nga çeliku dhe muret e saj janë të mbuluara me tuba të ujit. Pjesët përbërëse të saj janë: • Sistemi për injektim të lëndës djegëse • Sistemi ujë-avull • Sistemi për rrymim të ajrit • Sistemi i hirit
Sistemi ujë-avull • Uji i futur me pompa në kalldaj nxehet dhe qarkullon nëpër tuba. Për shkak të nxehtësisë që lirohet gjatë djegies së lëndës djegëse uji avullohet dhe prodhohet avulli.
Sistemi për rrymim të ajrit • Ventilatorët për rrymimin e ajrit lëviz ajrin e freskët të ambientit nëpër ngrohësin e ajrit dhe rritet temperatura e ajrit. Gazi i nxehtë e ngroh ngrohësin e ajrit.
Sistemi i hirit • Termocentralet me thëngjill prodhojnë edhe sasi shumë të madhe të hirit. Grimcat e hirit do të grumbullohen në fund të furrës dhe përzihen me ujë. Hiri fluturues nxjerrët nga thasët e fultereve dhe përzihet me ujë. Hiri pastaj hidhet në depotë e hirit, të cilat duhet të mbulohen me tokë për të mbjellur bimë që të minimizohet ndotja e ambientit. Gjithashtu hiri mund të përdoret edhe për beton.
Turbina • Shtypja e lartë dhe temperature e avujve e vejnë në lëvizje turbinën. Energjia e nxehtësisë në avuj shndërrohet në energjinë mekanike. Gjatësia e fletëve të turbinës rritet duke u nisur nga hyrja në dalje të avujve. Turbina ka pjesën e palëvizshme dhe boshtin rrotullues. Termocentralet bashkëkohore kanë një turbinë të shtypjes së lartë dhe një turbinë të shtypjes së ulët në disa raste një turbinë me shtypje të ndërmjetme.