1 / 59

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

gefen
Download Presentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.Agim BINAJLenda:Konceptet e kontabilitetitTema III-te: Aktivet afatgjata materiale dhe kontabiliteti i tyreLeksioni 6a- Amortizimi i AA, nocione dhe kontabiliteti i tyre, norma e amortizimit, metoda e llogaritjes se amortizimit, paraqitja ne bilance e amortizimit.b- Renia ne vlere e aktiveve afatgjata materiale, jomateriale, dhe financiare; Nevoja e kryerjes se tesit per renien ne vlere.

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. AKTIVET AFATGJATA, AMORTIZIMI DHE EVIDENCA E TYRE KONTABEL ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Amortizimi i A.A.GJ. Rënia në vlerë e aktiveve • Nocioni i amortizmit • Metoda e llogaritjes së amort. • Kontabilizimi i amortizimit • Paraqitja në bilanc e amortizimi Rënia në vlerë e aktiveve fikse Nevoja për kryerjen e një testi për rënien e vlerës Anullimi i një humbje nga rënia e vlerës Shitja e A.A.GJ.

  8. Çështja I-rë.Amortizimi i aktiveve afatgjata, nocione dhe kontabiliteti i tyre. Elementet e ndryshme të pasurisë së njësisë ekonomike mund të pësojnë zhvlerësime, e thënë ndryshe humbje të vlerës, për shkaqe të ndryshme. Një makineri mund të zhvlerësohet thjesht nga përdorimi i saj. Një arkëtim i mëvonshëm mund të humbasë vlerën e tij si rezultat i situatës financiare të klientit. Së fundi, një gjendje produktesh përfundimtare mund të jetë totalisht e pashitshme dhe për rrjedhim të humbasë pjesën më të madhe të vlerës. Ndërkaq, kujtojmë që një nga parimet themelore të kontabilitetit është kujdesi, marrëveshje që çon në rregjistrimin e të gjitha minusvlerave të mundshme dhe në të kundërtën në shpërndarjen e të gjitha plusvlerave . Çdo zhvlerësim është një shpenzim për njësinë ekonomike dhe normalisht duhet konstatuar në fund të ushtrimit nga një amortizim ose provizion. Diferenca midis amortizimit dhe provizionit mbështetet në dy nocione: kthyeshmëria ose jo e zhvlerësimit dhe mundësia ose jo e parashikimit të tij. Shembuj: Dihet se që nga përdorimi i parë i një makinerie, ajo do të humbë në mënyrë progresive nga vlera e saj, dhe kjo në mënyrë të pakthyeshme. Të dy nocionet e parashikimit dhe pakthyeshmërisë së zhvlerësimit janë bashkuar këtu.

  9. Nga ana tjetër, është e pamundur të parashikohet zhvlerësimi i një aksioni nga klientë që mund të jenë vetëm të përkohshme. Kjo situatë e dytë karakterizohet nga një pamundësi totale e parashikimit dhe të paktën një kthyeshmëri teorike e zhvlerësimit. Çdo zhvlerësim i gjykuar i pakthyeshëm, do të konstatohet nga një amortizim, nga ana tjetër një zhvlerësim i gjykuar i kthyeshëm do të jetë objekt i një provizioni. (Më poshtë do të trajtojmë në veçanti temën e provizioneve.) Ndërsa në këtë çështje do të trajtojmë amortizimin si një telement i rëndësishme zhvlerësimi i aktiveve. 1.1 Nocioni i amortizimit. Në standartet kombëtare të kontabilitetit amortizimi përkufizohet si “konstatimi kontabël injë pakësimi të pakthyeshëm të vlerës së një elementi të aktivit, që rezulton nga përdorimi, nga koha, nga ndryshimi i teknollogjisë ose nga çdo gjë tjetër”. Pra amortizimi shpreh konsumin ose pakësimin e vlerës së elementëve pasurorë afatgjatë (që përdoren për një kohë më të gjatë se 1 vit, për shkak të ndikimit mbi to të përdorimit, kohës dhe përparimet teknologjike apo ndryshimit të destinacionit).

  10. Ky përkufizim tregon shumë qartë tre shkaqet të zhvlerësimit të elementeve të aktivit: Shkaku i parë i zhvlerësimit, mbështetet në vjetërimin dhe përdorimin fizik të të mirave, ky quhet amortizimi funksional; Shkaku i dytë, mbështetet në ndikimin e kohës dhe kushteve klimaterike të zonës, ky quhet amortizimi kohor; Shkaku i tretë, mbështetet në evoluimin e teknikave. Në fakt, teknikat e reja, i bëjnë të vjetrat më pak perferuara, dhe duke u krahasuar zvogëlojnë kapacitetin e tyre, ky quhetamortizimi moral ose në terma ekonomik amortizim ekonomik. Amortizimi konsiston në marrjen përsipër të këtij zhvlerësimi, me qëllim që të rigjenerojë, në mbarim të kohëzgjatjes normale të përdorimit të së mirës, një kapital të barabartë me vlerën e tij të origjinës. Nevoja dhe rëndësia e amortizimit Amortizimi është i nevojshëm për vlerësimin e pasurisë së njësisë ekonomike, por edhe për kontabilitetin prandaj është i lidhur ngushtë me to. Në vlerësimin e pasurisë, amortizimi konsiderohet si pakësim i vlerës së një elementi pasuror afatgjatë për shkak të ndikimit të të gjithë faktorëve (përdorim, koha, ndryshimi i teknikave). Ai përdoret për të llogaritur vlerën e elementëve pasurorë kur nuk përputhet koha e vlerësimit me kohën e përfitimit të tyre. Pra si nga pikpamja teorike e praktike, amortizimi është në qëndër të vlerësimit të pasurisë.

  11. Në kontabilitet amortizimi përfaqëson atë pjesë të elementit pasuror, që konsumohet për të prodhuar produkte që sjellin të ardhura. Pra ai përfaqëson shpërndarjen e shpenzimit fillestare të paguar për përfitimin e elementit pasuror gjatë viteve të përdorimit të tij. Amortizimi përbën një element të shpenzimeve të prodhimit dhe një kusht paraprak për funksionimin normal të njësisë ekonomike, nëpërmjet përtëritjes ose zëvendësimit të elementëve pasurorë të amortizuar. Së fundi, nëpërmjet llogaritjes së vazhduar të amortizimit përcaktohet në çdo moment vlera e tyre dhe për rrjedhim shkalla e gadishmërisë dhe mundësitë e ardhme të shfrytëzimit të tyre. 1.1.1 Aktivet A.GJ.të amortizueshme. Shohim se shkaqet që pakësojnë vlerën e A.A.GJ, kanë pasoja të pakthyeshme dhe kërkojnë rinovimin e tyre. Kështu, janë objekt i amortizimit A.A.GJ, potenciali i pritur i shërbimit apo i prodhimit të së cilave, zvogëlohet normalisht me kalimin e kohës. Këtu përfshihen disa aktive të qëndrueshme të patrupëzuara (shpenzimet e zhvillimit, patenta dhe të drejta të ngjashme) dhe pjesa më e madhe e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara (ndërtime, automjete, makineri dhe pajisje të ndryshme). Disa aktive të qëndrueshme që nuk pësojnë zhvlerësim të rregullt në kohë, me përdorimin e tyre ose një vjetërim çfarëdo, nuk do të jenë objekt i amortizimit.

  12. Janë kryesisht terrenet (toka), fondi tregtar dhe aktivet e qëndrueshme financiare, elementet që teorikisht janë të pandjeshëm ndaj kohës. Megjithatë, n.q.se këta elemente do të njihnin një zhvlerësim që i detyrohet një evenimenti të duhur dhe të paparashikueshëm, kjo do të përcaktohej nga provizionet. Sigurisht, zërat e aktivit, përveç aktiveve të qëndrushme, janë përjashtuar nga fusha e amortizimeve (aktivi qarkullues). Kush e përbën bazën e amortizimit të Aktivit Afatgjate? Vlera e origjinës, e quajtur vlera bruto, përbën bazën e amortizimit. Kjo vlerë përcaktohet si mëposhtë: Kjo vlerë është e barabartë me koston e blerjes. Kosto e blerjes është e barabartë me çmimin e blerjes, plus shpenzimet e blerjes (transport, shpenzimet eventuale të vënies në shërbim). Shembull: Një njësi ekonomike blen një makinë trasporti(Tip.Fiat) për një shumë prej 1.000.000 lekë, shpenzimet e transportit janë 5.000 lekë, vënia në shërbim kërkon 8.000 lekë shpenzime shtesë. Kosto e blerjes do të jetë e barabartë me 1.000.000 + 5.000 + 8.000 = 1.013.000 lekë. Kjo vlerë do të shërbejë si bazë për llogaritjen e amortizimit. Aktive Afatgjate (AA) të prodhuara nga njësia ekonomike. Disa A.A. mund të prodhohen nga njësia ekonomike. Bëhet fjalë veçanërisht për ndërtimet, instalimet e përgjithshme ose ndonjëherë makineri industriale. Vlera e tyre në bilanc është e barabartë me koston e tyre të prodhimit. Kjo, e përcaktuar nga kontabiliteti analitik, është e barabartë me shumën e të gjitha shpenzimeve direkte dhe indirekte të kryera për prodhimin e AA.

  13. Jeta ekonomike e elementëve pasurorë. Jeta ekonomike e një elementi pasuror është periudha gjatë së cilës ai shfrytëzohet, përdoret ose prodhon. Ajo shprehet në periudhë kohore p.sh vite ose muaj ose në peirudha operative (funksionale) p.sh orë pune, ditë pune, ose në periudha prodhuese p.sh njësitë e produktit të prodhuar. Përcaktimi i jetës ekonomike, paraqet vështirësi në praktikë sepse jeta ekonomike varet nga shumë kushte të natyrës së përgjithshme dhe të veçanta siç janë ato që kanë të bëjnë me kohën e dëmtimit fizik të elementëve pasurorë, me shkallën e shfrytëzimit, me vëllimin total të prodhimit të tyre, me interesin e treguar për sëhrbimin dhe mirëmbajtjen e tyre, me kushtet tokësore klimaterike dhe topogjeografike të çdo zone dhe me mundësinë ose pamundësinë për të strehuar disa kategori të elementëve pasurorë. Vështirësi për përcaktimin e jetës ekonomike paraqiten edhe në rastet e shitjes ose çfarëdo mënyre të largimit të tyre nga prodhimi për shkak të aksidenteve, zjarrit, përmbytjeve, etj. Nga sa më sipër, del se përcaktimi i jetës ekonomike të elementëve pasurorë, lidhet me periudhën kohore(me numrin e viteve ose të muajve), me periudhën funksionale (numrin e orëve ose ditëve të punës), me priudhën prodhuese (numrin e njësieve të prodhuara) që shërbejnë si bazë për llogaritjen e amortizimit. Pjesa me e madhe e elementëve pasurorë, mbështetet në amortizimin kohor, sepse pavarësisht nga natyra e tyre, përcaktimi i periudhës kohore të jetës ekonomike, bëhet më i lehtë në krahasim me përcaktimin e shkallës së shfrytëzimit ose me përcaktimin e prodhimit total.

  14. Norma e amortizimit Norma e amortizimit është një përqindje që shpreh shtrirjen e një zhvlerësimi. Ajo është e barabartë me të anasjelltën e kohëzgjatjes. Shembull 1: Kemi një makinë me vlerën e origjinës 1.000 lekë. Norma e amortizimit të kësaj të mire supozojmë që është 10%. Kjo përqindje tregon zhvlerësimin e kësaj makine që duhet rregjistruar çdo vit, 10% e 1.000 lekë. E thënë ndryshe, kohëzgjatja e përdorimit të kësaj makine është e barabartë me 1/10% = 10 vjet. Shembull 2: Kemi një makinë, norma e amortizimit të së cilës është 25%. Kohëzgjatja e përdorimit të saj do të jetë 1/25% = 4 vjet. Shembull 3: Kemi një makinë, kohëzgjatja e përdorimit të së cilës është 5 vjet, norma e amortizimit të saj do të jetë e barabartë me të anasjelltën e jetëgjatësisë, 1/5=0.2, e thënë ndryshe 20%. Është shumë e rëndësishme të kuptohet mirë kjo lidhje e anasjelltë midis normës së amortizimit dhe jetëgjatësisë (kohëzgjatjes së përdorimit). Normalisht, është drejtuesi i njësisë ekonomike ai që duhet të vlerësojë jetëgjatësinë e makinës së tij të amortizueshme, duke iu referuar veçanërisht përdorimeve të lejuara në profesionin e tij. Amortizimi i përdorur duhet të jetë “i justifikuar ekonomikisht”, e thënë ndryshe, të shprehë një zhvlerësim efektiv, cilatdo qofshin dispozitat e rregullit fiskal. Megjithatë, administrata tatimore, (Qeveria) përcakton normat që përkufizojnë në fakt mundësitë e amortizimit.

  15. Shembull 4: Kemi një makinë, norma e amortizimit të së cilës është 20%. Në realitet, drejtuesi i njësisë ekonomike vlerëson që, duke patur parasysh përdorimin e saj intensiv, të amortizohet me një normë 25%. Shefi kontabilitetit i njësisë ekonomike duhej të konstatonte shpenzimet e amortizimit, të llogaritura mbi një tarifë prej 25%. Fatkeqësisht, shpenzimet e amortizimit, të vendosura në zvogëlim të rezultatit të tatueshëm do të llogariten mbi bazën 20% dhe jo 25%. Kjo dispozitë e rëndësishme fiskale çon në fakt në mbajtjen e normave të administratës tatimore në shumicën e rasteve, shpesh në dëm të nocionit të imazhit besnik të njësisë ekonomike, të evokuar më parë. Normat kryesore të përdorshme nga administrata fiskale janë të mëposhtmet:

  16. Shuma vjetore e amortizimit shpreh thjesht shumën e zhvlerësimit për t’u rregjistruar gjatë ushtrimit që realizohet. Llogaritja e saj varet nga sistemi i amortizimit të përdorur (shih më poshtë). Kujtojmë që, megjithëse amortizimi është një fenomen i vazhdueshëm, ai konstatohet vetëm gjatë ushtrimit kontabël. Vlera kontabël neto ose vlera e mbetur është e barabartë me diferencën midis vlerës së origjinës dhe amortizimit të llogaritur. Shembull: Kemi një të mirë, vlera e origjinës së të cilës (vlera bruto) është 1 000. Shuma e amortizimit - 600 Vlera neto kontabël do të llogaritet në mënyrën e mëposhtme: Vlera e origjinës 1 000 Shuma e amortizimit - 600 Vlera neto kontabël ose vlera e mbetur 400 Vlera e mbetur dhe vlera e amortizueshme e elementëve pasurorë Vlera e mbetur e një elementi pasuror të amortizuar, është vlera e parashikuar që do të ketë ai në fund të jetës ekonomike të tij. Vlera e mbetur në fakt është vlerë neto e mbetur pasi prej saj janë zbritur shpenzimet për likujdimin e elementit pasuror. Vlera e mbetur e marrë në konsideratë në llogaritjen e vlerës së amortizueshme, në disa raste është e konsiderueshme, në disa raste është shumë e vogël, në varësi me natyrën e elementit pasuror dhe me mundësinë e llogaritjes së saktë të saj. Në praktikë, nisur nga pikëpamja e ekzistencës ose jo të vlerës së mbetur, elementët pasurorë ndahen në grupe: elementë që kanë vlerë të mbetur. elementë që nuk kanë vlerë të mbetur.

  17. Ekzistenca ose jo e vlerës së mbetur lidhet me shumën e vlerës së amortizueshme të tyre, në kuptimin që ato elementë pasurorë që kanë vlerë të mbetur, kanë një vlerë të amortizueshme më të vogël në krahasim me ato që nuk kanë vlerë të mbetur, në fund të jetës së tyre ekonomike. Kjo ndodhi spese vlera e mbetur përjashtohet nga amortizimi, pra nuk amortizohet. Shuma e vlerës së mbetur varet nga praktikat që ndjek njësia ekonomike në lidhje me kohën e likujdimit të mjeteve. Kur elementë pasuror nxirret jashtë përdorimit brenda një kohe të shkurtër nga koha e përfitimit të tij dhe ka gjendje të mirë nga pikëpmja e funksionimit, atëherë vlera e tij është më e madhe, ndërsa kur likujdohet pas mbarimit të jetës ekonomike të përcaktuar, vlera e tij e mbetur është më e vogël. Përgjithësisht, vlera e mbetur e një elementi pasuror, llogaritet 10% mbi vlerën fillestare. 1.1.1.1 Metodat e llogaritjes së amortizimit. Teorikisht, amortizimi duhej t’i korrespondonte në fund të çdo ushtrimi, zhvlerësimit efektiv të marrë nga aktivi i qëndrueshëm që prej hyrjes së tij në njësinë ekonomike. Në fakt, për shkak të vështirësive të shumta të masës së zhvlerësimit të vërtetë, amortizimi konsiston në shpërndarjen e vlerës së origjinës së aktivit të qëndrueshëm në kohëzgjatjen e mundshme të përdorimit të tij. Kjo shpërndarje merr formën e një plani amortizimi , tregon mënyrat e përdorura të shpërndarjes. Sigurisht, ka metoda të ndryshme proçedimi në shtrirjen e një zhvlerësimi (konstante, progresive, regresive, etj). Ndërkaq, sistemi ynë kontabël përdor vetëm dy metoda shtrirjeje, lineare dhe për vlerën e mbetur. Për efekte mësimore ne do të trajtojmë edhe ato regresive.

  18. a) Amortizimi linear. Metoda e amortizimit linear konsiston në shtrirjen e zhvlerësimit të një të mire në mënyrë konstante në kohë, gjë që çon në hipotezën që aktivi i qëndrueshëm pëson një zhvlerësim të rregullt. Me qëllim që të ndërtohet një plan amortizimi linear, duhen disponuar informacionet e mëposhtme: • vlera e origjinës ose vlera bruto e Aktiveve A.A.GJ; • data e vënies në shërbim; • norma e amortizimit. Mënyrat e llogaritjes Llogaritja e amortizimit është shumë e thjeshtë. Në fakt, shuma vjetore e amortizimit është marrë duke shumëzuar vlerën fillestare të së mirës me normën e amortizimit. Shembull 1: Kemi një vlerë fillestare 1.000 lekë, normë amortizimi 20%, shuma vjetore e amortizimit do të jetë 1 000 x 20% = 200. Në llogaritjen e amortizimit, duhet të marret parasysh data e vënies në shfrytzim e aktivit A.A.GJ .Zakonisht llogaritja bëhet vjetore ,mbi bazën e një viti i cili ka vetëm (për thjeshtësi) 360 ditë. Shembull 2: Kemi një aktiv të qëndrueshëm me vlerë fillestare 1.000 lekë të vënë në shërbim në 15 nëntor 200X, mbyllja e ushtrimit bëhet në 31 dhjetor 200X, norma e amortizimit është 20%. Kuota e parë e zhvlerësimit do të llogaritet në mënyrën e mëposhtme (shih skemën e mëposhtme) 1 000 x 20% x 46/360 = 25.55 lekë

  19. 15/11 31/12 200X 200X Koha e zhvlerësimit: Nëntor = 16 ditë _______ Dhjetor = 30 ditë Nga 15 nëntor deri në 30 nëntor =15 ditë Nga 1 dhjetor deri në 31 dhjetor = 31 ditë = 46 ditë Por në praktikën profesionale pranohet gjithashtu llogaritja e mëposhtme: Këto informacione lejojnë të ndërtohet një tabelë amortizimi. Shembull 3: Një AAGJ me vlerë fillestare 1 000 është amortizuar në mënyrë lineare me një normë 20%. Ai është vënë në shërbim në 15 mars të ushtrimit X, mbyllja e llogarive do të bëhet në 31 dhjetor. Jetëgjatësia është 5 vjet (1/20%=5), Kuota e parë e zhvlerësimit do të jetë e barabartë me: 1 000 x 20% x 286/360 = 159 (e rrumbullakosur). Kuotat e plota të zhvlerësimeve në vazhdim do të jenë të barabarta me 1 000 x 20% = 200. Kuota e fundit e zhvlerësimit do të jetë prorata temporis meqenëse ajo do të marrë parasysh kohën që ka kaluar ndërmjet 1 janarit dhe 15 marsit. Në mënyrë akoma më të thjeshtë mund të themi që shuma e fundit është gjithnjë plotësuese e së parës (me qëllim që të arrihet një shumë e barabartë me12 muaj).

  20. Paraqitja grafike ku me “N” janë shënuar vitet: N+3 N+ 4 N+5 N+2 N N+1 15/03 14/03 N = kuota e vitit parë e amortizimit nga 15/03 deri 31/12= N+1 = N+2 = N+3, N+4 = të gjitha kuotat = 1 000 x 20% = 200 N+5 : kuota e fundit e amortizimit = 1/1=> 14/03 Totali i kuotave të amortizimit = 159+200+200+200+200+41 = 1 000

  21. A.A.GJ – vlera bruto 1 000 – Norma 20% * VKN : Vlera Kontabël neto ● Përfundime Kjo tabelë nuk paraqet vështirësi të veçantë. Duhet bërë kujdes vetëm në kuotën e parë, që në bazën e amortizimit shënohet gjithmonë vlera bruto, dhe që kuota e fundit është patjetër plotësuese e të parës (159 + 41 = 200). Kjo tabelë shpreh një barazi të domosdoshme midis totalit të kuotave dhe vlerës bruto. Në fakt, në fund të planit të amortizimit, vlera e mbetur duhet të jetë, sigurisht zero. Së fundi, nënvizojmë që amortizimi shtrihet në një kohëzgjatje pesë vjet. Gjithësesi, meqenëse data e vënies në shërbim të AAGJ është e ndryshme nga ajo e çeljes së ushtrimit kontabël, plani i amortizimit nuk dublon vitet nëvazhdim.Duke patur si fillim vitin N, ai e tejkalon vitin N + 5. ● Fusha e zbatimit të amortizimit linear Amortizimi linear është sistemi i të drejtës së përgjithshme, gjë që do të thotë që të gjitha AAGJ të amortizueshme mund t’i drejtohen kësaj metode. Për më tepër, ky sistem linear përcakton amortizimin minimal të detyrueshëm. Në fakt, shuma e amortizimeve të praktikuara efektivisht që prej blerjes ose krijimit të një elementi të dhënë nuk mund të jetë në mbyllje të ushtrimit më e vogël se shuma e amortizimeve të llogaritura sipas sistemit linear.

  22. b) Amortizimi për vlerën e mbetur. Mënyra e llogaritjes së amortizimit për vlerën e mbetur konsiston në shtrirjen e zhvlerësimit të një Aktivi të qëndrushëm jo në mënyrë konstante sipas mënyrës lineare, për vlerën e mbetur të tij. Me qëllim që të ndërtohet një plan amortizimi sa më i saktë duhet të disponohen informacionet e mëposhtme: • vlera e origjinës ose vlera bruto e aktivit AAGJM(kosto e blerjes) • data e vënies në shërbin • norma e amortizimit • amortizimi i akumuluar deri në datën e llogaritjes së amortizimit. Mënyra e llogaritjes. Edhe në këtë rast mënyra e llogaritjes është e thjeshtë. Shuma e vjetër e amortizimit është marrë nga vlera bruto (kosto e blerjes) minus amortizimin e akumuluar dhe vlera e mbetur shumëzohet me përqindjen e amortizimit. Shembull 1: Një makineri ka vlerë bruto (kosto blerje) 2.000 lekë, amortizimi i akumuluar deri në datën e llogaritjes së amortizimit është 200 lekë, norma e amortizimit 20%. Shuma vjetore e amortizimit do të jetë: (2.000 - 200) x 20 = 360 lekë. 100 Në këtë mënyrë do të vazhdojë llogaritja dhe në vitet pasardhëse.

  23. c) Amortizimi regresiv (në rënie). ● Parimi. Ky sistem amortizimi bazohet në regresivitetin e zhvlerësimit, gjë që do të thotë që kuotat e para të amortizimit janë më të mëdha se të fundit. Kjo hipotezë, që kërkon një zhvlerësim më të fortë në fillim sesa në fund të periudhës, mbështetet në dy argumenta: nga njëra anë vjetërimi është shumë i shpejtë, sidomos në fushat me teknologji të lartë; nga ana tjetër, nuk duhet harruar që amortizimi është një shpenzim i brendshëm (d.m.th. nuk kemi pagesë nga arka) që kontribuon në mënyrë direkte në kapacitetin e autofinancimit. Për rrjedhim, sa më i rëndësishëm që të jetë shpenzimi, aq më e shpejtë do të jetë mundësia e rinovimit të AAGJ. Informacionet e nevojshme në llogaritjen e amortizimit regresiv mbështeten pjesërisht në ato lidhur me sistemin linear. a) Vlera bruto e aktivit A.A.GJ, • mbetet sigurisht e pandryshuar b) Amortizimi linear merrte parasysh datën e vënies në shërbim, sistemi regresiv merr datën e BLERJES (që është përgjithësisht përpara vënies në shërbim). c) Norma e zakonshme e amortizimit e përcaktuar nga administrata fiskale nuk ndryshon (shih tabelën e mëparshme)

  24. Dimë që norma përcakton kohën e përdorimit të AAGJ dhe për rrjedhim planin e amortizimit. Gjithashtu, kushdo qoftë sistemi i adaptuar periudha e amortizimit nuk ndryshon. Por, koha e përdorimit të së mirës do të lejojë të përcaktohet një koefiçient sikurse e tregon tabela e mëposhtme: Gjithashtu norma e mbajtur e amortizimit regresiv do të llogaritet duke shumëzuar normën e zakonshme me koefiçientin. Shembull 1 : Një makinë përfiton nga një normë amortizimi fiskale 10%. Kohëzgjatja e tij e përdorimit është për rrjedhim 10 vjet, koefiçienti është i barabartë me 2.25. Norma e amortizimit regresiv do të jetë 10% x 2.25 = 22.5% ; plani i amortizimit do të shtrihet në 10 vjet. Shembull 2 : Norma e amortizimit të një makinë tip.1 është 20%. Kohëzgjatja e përdorimit të tij është 5 vjet, koefiçienti është 1.75. Norma e amortizimit regresiv do të jetë 20% x 1.75 = 35%. Periudha e amortizimit do të jetë 5 vjet. Nuk duhet të ngatërrohemi : norma e zakonshme e caktuar nga administrata fiskale, përcakton gjithmonë shtrirjen e planit të amortizimit, ajo nuk kërkon zgjedhjen e një sistemi. Për rrjedhim, rritja e normës në sistemin regresiv modifikon vlerën e kuotës, por kurrë shtrirjen fillestare të planit.

  25. ● Modalitete llogaritjeje. Ashtu si në sistemin linear, kuota e parë duhet të zbritet në proporcion me kohën e rrjedhur midis datës së blerjes dhe mbylljes së ushtrimit. Gjithësesi, kjo kuotë e parë llogaritet për të tërë muajin, cilado qoftë data e blerjes brenda muajit. Kështu, një makineri e blerë në 25 shkurt do të amortizohet duke filluar që nga 1 marsi data kur hyn në përdorim. Për kuotat e mëtejshme, parimi i llogaritjes së kuotës regresive ndryshon nga sistemi linear. Në fakt, llogaritja e kuotave bëhet duke llogaritur çdo vit normën e amortizimit regresiv jo mbi vlerën e origjinës, por mbi vlerën e mbetur(ose vlerën neto kontabël). Shembull: Kemi një makinë, vlera e origjinës së të cilit është 1 000, norma e amortizimit të zakonshëm është 20%. Llogaritje paraprake: Jetëgjatësia: 5 vjet. Koefiçienti 1.75. Norma e amortizimit regresiv: 1.75 x 20% = 35% -Kuota e parë (duke supozuar që blerja është bërë në fillim të ushtrimit) do të jetë e barabartë me 1.000 (vitin e parë vlera e mbetur është e barabartë me vlerën bruto) x 35% = 350; -Kuota e dytë: vlera e mbetur do të jetë e barabartë me 1.000 (vlera e origjinës) – 350 (amortizimi i vitit të parë) = 650. -Kuota e tretë: vlera e mbetur do të jetë e barabartë me 1.000 -577,50 (350 + 227,50) = 422,50 (zbritet amortizimi i kumuluar). Kuota e amortizimit do të jetë 422,50 x 35% = 147,87.

  26. Mund të përmbledhim në një tabelë atë që do të ishte zbatimi strikt i kesaj mënyre llogaritjeje: 650,00 422,50 274,62 Tabela e amortizimit regresiv Vlera bruto 1.000 – data e blerjes 01/01/01- Norma 40% Baza e amortizimit nuk është e barabartë me vlerën bruto (përveç vitit të parë) por është gjithmonë e barabartë me vlerën neto kontabël ose të mbetur të ushtrimit të mëparshëm. Ky shembull tregon se amortizimi regresiv mbështetet në një progresion gjeometrik zbritës. Është e qartë se baza e amortizimit (vlera e mbetur ose vlera neto kontabël) shkon drejt zeros, por nuk është asnjëherë e barabartë me zero edhe n.q.se plani i amortizimit shkon drejt infinitit. Shembulli ynë tregon një vlerë të mbetur 116 dhe një total amortizimi 884.

  27. Ndërkaq, duhet që në përfundim të planit të amortizimit, vlera e mbetur të jetë e barabartë me zero. Me qëllim që të zgjidhet kjo vështirësi, njësia ekonomoke duhet të adaptojë një metodë që do t’i lejojë të mbyllë planin e saj të amortizimit. Shprehja e kësaj metode mund të duket e abstrakte, gjithësesi një shembull do të japë një ilustrim për të. Në fakt, kur në mbylljen e një ushtrimi kuota regresive bëhet më e vogël se herësi i vlerës neto kontabël me vitet e mbetura, njësia ekonomike zgjedh si kuotë një herës për vitet e fundit të amortizimit. Marrim përsëri shembullin e mëparshëm: Baza e amortizimit për ushtrimin 3 është 422,50 (vlera e fundit të ushtrimit 2), mbeten për t’u llogaritur 3 kuota. Kuota regresive e llogaritur normalisht për këtë ushtrim 3 është 147,87. Herësi i vlerës neto kontabël (422.50) me numrin e kuotave të mbetura (3) është i barabartë me 140,83. Shohim se 147,87 është më e madhe se 140,83, njësia ekonomike do të zgjedhë vlerën më të fortë dhe do të adaptojë për rrjedhim sistemin regresiv për vitin 3. Tani studiojmë bazën e amortizimit të ushtrimit 4. Ajo është e barabartë me 274,62 (vlera e mbetur në fund të ushtrimit 3), mbeten për t’u llogaritur dy kuota. Kuota regresive e llogaritur pikërisht për këtë ushtrim 4, është e barabartë me 96,11. herësi i vlerës neto kontabël me numrin e kuotave që mbeten është i barabartë me 274,62/2 = 137,31. Ky herës është më i madh se 86, për rrjedhim,njësia ekonomike do ta shpërndajë këtë vlerë neto kontabël duke adaptuar për kuotën herësin e llogaritur në këtë mënyrë (137,31). Dy kuotat e fundit do të jenë pra konstante dhe të barabarta me 137,31.

  28. Kjo metodë konsiston pra në një moment të dhënë, në abandonimin e sistemit regresiv për të arritur në një formë amortizimi linear. Tabela e amortizimit të shembullit tonë është tashme e mëposhtmja: Tabela e amortizimit regresiv. Tabela përfundimtare Vlera bruto 1.000 – Data e blerjes në 01/01/01 – Norma 20% x 1,75 = 35% Ky ndryshim metode duhet të jetë plotësisht i zotërueshëm, kjo është arsyeja për të cilën është e rëndësishme të tregojmë një tip të dytë arsyetimi, që lejon, pa llogaritje të dimë kur do të ndryshojë sistemi i amortizimit të njësisë ekonomike.

  29. Njëshembull do të lejojë të ilustrojmë këtë teknikë: kemi një makineri tip. 2 të blerë në 15 prill të vitit 1. Vlera e origjinës, 120 000, norma e përdorshme e amortizimit, 12.5%. Llogaritje paraprake: Jetgjatësia: 8 vjet (100/12.5) Koefiçienti = 2.25 Norma regresive = 2.25 x 12.5% = 28.13% Paraqitja e normës së amortizimit regresiv Vlera bruto 120.000 – Norma 28.13% - Jetgjatësia 8 vjet. Llogaritja për vitin e parë është bërë në Prill. Mënyra e llogaritjes për vitin e parë: 120.000 x 0,125 x 2,25/ 12 x 9 muaj = 25.317 lekë

  30. Kolona që duhet të tregojë tipin e arsyetimit që do të ndiqet me qëllim që të përcaktohet nisur nga cili vit do të ndryshojë. Këtu dallojmë që kur mbeten tre vjet, norma e tipit linear (33%) bëhet më e madhe se norma regresive 28.13%. Për rrjedhim, tre kuotat janë të barabarta (25 262/3 = 8421) Kjo teknikë e dytë është më e thjeshtë për t’u përdorur. Duhet të kemi parasysh që sistemi ndryshohet nisur nga viti ku norma lineare (herësi i vlerës kontabël neto mbi numrin e viteve që mbeten i shumëzuar me 100) bëhet më e madhe ose e barabartë me normën e amortizimit regresiv. Shembull: Kemi një aktiv fiks (makineri tip. 3) të amortizueshëm me një normë të përdorshme 10%. Nisur nga cili vit duhet të ndryshojmë sistem? Llogaritje paraprake: Jetgjatësia 10 vjet Koefiçienti 2,25 Norma regresive 22,5% Mjafton të vëzhgojmë tabelën e mëparshme (kolona e majtë) për të ditur që kur të mbeten 4 vjet, norma e amortizimit të tipit linear (100/4 = 25%) do të jetë më e madhe se norma regresive. Njësia ekonomike do ta shtrijë këtë vlerë të mbetur në pjesë të barabarta mbi katër vitet e fundit.

  31. Lektori mund të bëjë të njejtin konstatim duke studiuar shembullin e parë të amortizimit regresiv në 5 vite me një normë 40%. Duke u nisur nga viti i katërt, norma e tipit linear (100/2=50%) bëhet më e madhe se norma regresive. Së fundi, vemë në dukje se në diferencën e amortizimit linear, amortizimi regresiv mund të ketë një kohëzgjatje më të vogël në planin teorik. Është rasti kur blerja e një aktivi të qëndrueshëm bëhet gjatë vitit. Shembull: një njësi ekonomike bën blerjen e një makine në 15 mars të vitit 1. Norma e amortizimit regresiv është 35%, jetgjatësia është 5 vjet, njësia ekonomike bën mbylljen e llogarive të saj në 31 dhjetor. Në këtë rast, kuota e parë do të llogaritet nga koha e vënies në përdorim, por më pas, plani i amortizimit do të ndërtohet mbi katër vitet kalendarike që mbeten, pa u mbivendosur mbi vitin në vazhdim. 1 2 3 4 5 10 12 12 12 12 muaj muaj muaj muaj muaj Termi i planit kuota e parë = 10 muaj Numri total i muajve të amortizimit : 58 + (10 + 48)

  32. Kjo dispozitë jep një avantazh të konsiderueshëm për këtë tip amortizimi meqenëse një vlerë e njejtë është shpërndarë në një kohëzgjatje më të shkurtër, duke përshpejtuar kështu formimin e kapacitetit të autofinancimit. ● Fusha e zbatimit të amortizimit regresiv. Amortizimi regresiv është fakultativ dhe i rezervuar për një kategori aktivesh të qëndrueshme, lista e të cilave është e kufizuar. Bëhet fjalë veçanërisht për veprime industriale dhe transporti, ndërtesa industriale jetgjatësia e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 15 vjet, instalimet e sigurisë, të luftës kundër papastërtive, dhe së fundi automjetet me përdorim tregtar, ngarkesa e lejuar e të cilave është dy ton (përjashtohen automjetet e turizmit). Ato duhet të kenë një jetgjatësi më të madhe se 2 vjet dhe të jenë blerë të reja. 1.1.1.2 Kontabilizimi i amortizimeve. ● Parimi. Në parim veprimi i amortizimit mund të analizohet si një fluks ekonomik që prodhohet në brendësi të njësië ekonomike. Amortizimi është një transferim i vlerës midis një elementi që “jep” nga substanca e tij (AAGJ) dhe një elementi që e merr atë (një llogari shpenzimesh).

  33. Destinacioni Origjina Shpenzim (llogaria e rezultatit) Aktiv i Qëndrueshëm (bilanci) Kuota e zhvlerësimit çon në një zvogëlim të vlerës së të mirës së amortizueshme dhe në një rritje të shpenzimeve të njësisë ekonomike. Konstatimi i një amortizimi bëhet në kontabilitet si dotacion, që tregon më së miri një lëvizje të vlerës pa lëvizje monetare. Llogaritë e amortizimit Rregjistrimi i amortizimit të aktiveve A.A.GJ. Proçedura e regjistrimit të amortizimit nënkupton zvogëlimin e vlerës së një AAGJ të amortizueshme e cila nuk shënohet në kredi e llogarive të A.A.GJ, por në një nënllogari që i shoqërohet asaj. Kështu, çdo llogarie aktivi të amortizueshëm (llogari debitore) i shoqërohet një nënllogari amortizimi (kreditore), që i referohet një 8 në rangun e dytë. Kështu, mjafton që të shohim 8-ën në rangun e dytë për të gjetur rrënjën e llogarisë së cilës i referohet amortizimi.

  34. 215 Makineri transporti Debi Kredi Shembull: 215 Makineri transporti 2815 Amortizimi i makinerive të transportit 2815 Amor.i mak. Transportit. Debi Kredi Tërësia e dy llogarive lejon të arrihet Vlera Kontabël Neto (Vlera Bruto –Amortizimi i akumuluar) Dimë që llogaria 215 “Makineri transporti” rregjistron në debi të saj blerjet ,ndësa llogaria 2815, do të rregjistrojë kuotat përkatëse të amortizimit. Kjo teknikë kontabiliteti paraqet një avantazh të madh. Në fakt, shoqërimi i llogarive të amortizimit me llogaritë e aktiveve A.A.GJ.lejon të njihet në mënyrë të përhershme vlera e origjinës e aktivit të qëndrueshëm dhe zhvlerësimet e akumuluar që i përkasin. Këto informacione janë veçanërisht të rëndësishme për analistin financiar. Proçesi i amortizimit direkt do ta ndalonte këtë informacion të dyfishtë.

  35. Shembull: Imagjinojmë një aktiv të qëndrueshëm me vlerë bruto 100, të amortizuar në vitin e parë me 20. N.q.se zhvlerësimi do të bëhej direkt në kredi të llogarisë së aktivit të qëndrueshëm, bilanci në fund të periudhës, do të tregonte një tepricë debitore 80. Vëzhguesi do të ishte i paaftë të njihte vlerën e origjinës së aktivit të qëndrueshëm dhe amortizimet e akumuluara. ● Llogaritë e shpenzimeve të amortizimit. Debia e llogarisë 68”Amortizime” rregjistron shpenzimet e llogaritura të amortizimit dhe provizioneve, titulli i së cilës është: ● Rregjistrimi kontabël i amortizimeve. Rregjistrimi i amortizimeve bëhet nga konstatimi i një shpenzimi dhe shpërndarja e tij në llogaritë e amortizimeve përkatëse. Skema e kontabilizimit është e mëposhtë: 68 Shpenzime amortizimi Debi Kredi 28 Amortizimi i Aktiveve afatgjata Debi Kredi

  36. Shembull: Kemi për të rregjistruar amortizimet e mëposhtme: Amortizimi i një ndërtese 8.000 Amortizimi i një makine 5.000 Amortizimi i një automjeti 2.000 Pranojmë se llogaritë e amortizimeve kanë rregjistruar tashmë kuotat e amortizimeve të mëparshme si mëposhtë: Ndërtesa 20.000 Makineri 12.000 Automjeti 7.000 Regjistrimet në llogari do të jenë si më poshtë: 68 Shpenzime amortizimi Debi Kredi 2812 Amortizimi i ndertesave Debi Kredi 2815 Amortizimi i makinerise Debi Kredi 2813 Amortizimi i automjetit Debi Kredi

  37. Zgjidhja në mënyrë informatike: • = Amortizimet e mëparshme të akumuluara • =Amortizimi i ushtrimit

  38. Kujtojmë që llogaritë e bilancit (ku bëjnë pjesë llogaritë e amortizimit) janë llogari të vazhdimësisë(Memories),që rregjistrojnë akumulimet, ndërkohë që llogaritë e shpenzimeve çelen në fillim të ushtrimit dhe mbyllen në fund të periudhës me qëllim që të përcakohet rezultati. Llogaritë e shpenzimeve të amortizimit rregjistrojnë sigurisht amortizimin e vitit. • 1.1.1.3 Paraqitja e amortizimit në bilanc. • Proçesi i amortizimit lejon një informacion të mirë në bilanc. Në fakt, aktivi i bilancit lejon që amortizimi të lexohet për çdo zë: • vlera bruto ose vlera e origjinës (kolona 1); • amortizimet e akumuluara të konstatuara në formën e amortizimit, që vijnë në zbritje të vlerave bruto (kolona 2); • vlera neto kontabël, d.m.th. vlera bruto minus amortizimet (kolona 3); • së fundi, një kolonë e fundit e quajtur vlera neto e çdo elementi për ushtrimin e mëparshëm. Shembull:

  39. ● Niveli kontabël Amortizimi është një shpenzim dhe si i tillë ai merr pjesë në llogaritjen e rezultatit. Kjo pikë është veçanërisht e vërtetë në kontabilitetin analitik meqenëse llogaritja e kostove duhet të integrojë të gjitha shpenzimet, përfshirë dhe shpenzimet e llogaritura. Për rrjedhim amortizimi është një element i kostos totale. ● Niveli ekonomik Amortizimi konsiston në shtrirjen e zhvlerësimit të një AAGJ(ndërtesa,makineri etj.) në kohëzgjatjen e përdorimit të tij. Amortizimi bëhet për të shpërndarë koston e blerjes së një aktivi të qëndrueshëm, e thënë ndryshe për të transformuar në mënyrë progresive një investim në shpenzim. Ekonomisti kontabël duhet, sigurisht të reflektojë mbi metodat e përdorura për shtrirjen e këtyre investimeve. Ndërkaq, konstatohet se, duke u munduar t’u përgjigjemi detyrimeve fiskale, teknikat e përdorura të amortizimit nuk shprehin domozdoshmërisht amortizimin e vërtetë. ● Niveli financiar Ky aspekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm meqenëse amortizimi merr pjesë në llogaritjen dhe formimin e kapacitetit të autofinancimit. Në fakt, amortizimi është një shpenzim i brendshëm, d.m.th. një shpenzim i papagueshëm.

  40. Shembull:Kemi një llogari rezultati si mëposhtë: *të papagueshme si psh (Amortizim,Provzione). Rezultati është i barabartë me 400 (diferenca midis totalit të të ardhurave dhe totalit të shpenzimeve). Variacioni i arkëtimeve d.m.th. diferenca midis të ardhurave të arkëtueshme (shitje= 1 600 lek) dhe shpenzimeve të pagueshme (shpenzime =1 000 lek) është i barabartë me (fitimin pa zbritur amortizimin=600 lek). Ky variacion i arkëtimit është quajtur kapacitet i autofinancimit dhe mund të llogaritet duke mbledhur shumën e rezultatit (400 lek) me shpenzimet e amortizimit (200 lek). Edhe n.q.se rezultati do të ishte i barabartë me zero (mjafton të imagjinojmë se shpenzimet e jashtme janë të barabarta me 1 400),kapaciteti I autofinancimit do të ishte i barabartë me shumën e amortizimeve (200).

  41. Ky shembull tregon që amortizimet kontribuojnë në një kursim të vërtetë të brendshëm, objektivi i të cilit është të përbëjë financimin e investimeve të njësisë ekonomike. Gjithësesi, duhet bërë e ditur që, përgjithësisht (dhe sidomos në periudhën e rritjes së çmimeve), amortizimet e llogaritura mbi një vlerë origjine, nuk mjaftojnë për të formuar një kapacitet financimi të mjaftueshëm për të blerë psh. makineri e paisje të reja. ● Konkluzion: Parimi i kujdesit kërkon që në fund të ushtrimit kontabël, të gjitha minusvlerat të merren në konsideratë. Zëra të shumtë të aktivit mund të pësojnë minusvlera. Këto humbje vlerash janë quajtur “zhvlerësime” dhe mund të paraqesin ose jo një karakter të pakthyeshëm. Zhvlerësimet që përfaqësojnë një karakter të pakthyeshëm do të konstatohen në formën e një amortizimi dhe në të kundërt, zhvlerësimet e gjykuara të kthyeshme do të jenë objekt i një provizioni. Tabela e mëposhtme lejon për secilin të përmblidhen karakteristikat kryesore.

  42. Tabelë përmbledhëse: 1 2 3 4 5 Mbivendosje Mbivendosje

  43. (1) Prej këtej rezulton që kohëzgjatja e amortizimit regresiv është në përgjithësi më e vogël se kohëzgjatja teorike, përveçse kur blerja koinçidon me muajin e parë të ushtrimit kontabël. Cilido qoftë sistemi i zgjedhur në përdorim, amortizimi ka katër misione esenciale:1) të korrigjojë aktivin, 2) të rritë shpenzimet, 3) të shtrijë një investim 4) të kontribuojë në formimin e burimeve financiare të autofinancimit. Cështja II-të. Rëniet në vlerë të aktiveve afatgjata materiale ,jomateriale dhe financiare . 2.1. Rënia në vlerë e aktiveve afatgjata. Zërat e aktiveve afatgjata materiale si dhe të aktiveve afatgjata jomateriale do të zvogëlohen në shumën e rikuperueshme të aktivit nëse kjo shumë është më e vogël se vlera kontabël. Për të përcaktuar se një aktiv mund të bjerë në vlerë, duhet të kryehet një test nga i cili do të dalë dhe shuma e rikuperueshme. Më poshtë do të shpjegohet se kur një njësi ekonomike duhet të kryejë një test të tillë të rënies në vlerë, metodologjia për testimin e një aktivi individual dhe emri i mirë për zhvlerësim , anullimi nga rënia e vlerës. Humbja nga rënia në vlerë do të njihet si shpenzim i periudhës ushtrimore.

  44. 2.1.1 Përcaktimi i nevojës për kryerjen e një testi për rënien e vlerës. Në çdo datë të mbylljes së bilancit, sipas përcaktimit në Standartin e Kontabilitetit, kryhet një test mbi rënien në vlerë të atyre aktiveve që kanë shenja të rënies në vlerë. Në çdo datë të mbylljes së bilancit, organet drejtuese të njësisë ekonomike duhet të vlerësojnë në mënyrë kritike nëse ka të dhëna mbi rënien në vlerë të aktiveve. Të dhëna të tilla mund të jenë faktorët e mëposhtëm: • Vlera e tregut e aktiveve të ngjashme ka rënë; • Mjedisi ekonomik i përgjithshëm dhe gjendja e tregut është keqësuar si rezultat i të cilit ka të ngjarë që përfitimet e pritshme ekonomike nga ky aktiv të bien; • Vlera kontabël e aktiveve neto të njësisë ekonomike është më e madhe se vlera e tregut; • Gjendja fizike e aktiveve është përkeqësuar; • Perfitimet ekonomike të aktivit ose e një grupi aktivesh është më e dobët se çpritej; • Njësia ekonomike ka planifikuar të ndërpresë dias fusha operimi ose të mbyllë disa departamente. Në rast se ndonjëri nga faktorët e lartpërmendur ndodh (ose të tjerë që tregojnë rënien në vlerë të një aktivi), duhet të kryhet testi mbi rënien në vlerë. Nëse një test i tillë nuk është i mundshëm për një aktiv individual për shkak se flukset e parasë që gjeneron ky aktiv nuk dallohen nga flukset e tjera të parasë në njësinë ekonomike, testi mbi rënien në vlerë do të kryhet për njësinë e gjenerimit të parasë të cilës i përket aktivi. Testi për rënien në vlerë të emrit të mirëdo të kryhetgjithmonë në të njëjtën kohë me njësinë e gjenerimit të parasë të cilës i përket emri i mirë.

  45. Testi mbi rënien në vlerë kryhet për të përcaktuar shumën e rikuperueshme të një aktivi, e cila është shuma më e lartë ndërmjet dy treguesve – vlera e caktuar drejtësisht e një aktivi (minus koston e shitjes) dhe vlera e tij në përdorim. Nevoja për zvogëlimin e vlerës së aktivit ekziston nëse si vlera e tij e caktuar drejtësisht (minus koston e shitjes) ashtu edhe vlera e tij në përdorim janë më të ulta se vlera e tij kontabël. Nëse vlera e llogaritur në fillim (qoftë vlera e caktuar drejtësisht, qoftë ajo në përdorim) e kalon vlerën kontabël të aktivit, atëherë nuk është e nevojshme të çmohet vlera tjetër pasi vlera e rikuperueshme e aktivit është në çdo rast më e madhe se vlera kontabël e tij. Në përcaktimin e vlerës së përcaktuar drejtësisht të një aktivi (minus koston e shitjes) duhet të merren për bazë treguesit e mëposhtëm: • Çmimi i shitjes së një aktivi për të cilin është rënë dakort me një marrëveshje shitjesh të detyrueshme; • Vlera e tregut të një aktivi në një treg aktiv nëse nuk ka ndonjë marrëveshje shitjesh të detyrueshme; • Nëse nuk ka marrëveshje shitjesh të detyrueshme ose një treg aktiv për aktivin, çmimi përllogaritur në treg të lirë mes palëve të pavarura duke marrë për bazë veprime të ngjashme të fundit të së njëjtës industri. Nëse asnjë nga treguesit e lartë përmendur nuk mund të matet me besueshmëri, atëherë vlera e rikuperueshme e aktivit do të jetë vlera e tij në përdorim. Për çmuarjen e vlerës së një aktivi fiks në përdorim, do të përgatitet një projektim realist për flukset e parasë që do të vijnë nga përdorimi i aktivit në periudhat e mëpasshme dhe duhet të llogaritet vlera e caktuar drejtësisht e këtyre flukseve të parasë. Buxhetet dhe parashkimet e miratuara nga drejtuesit për periudhat e mëpasshme (në përgjitjësi jo më shumë se 5 vjet) do të përdoren si bazë për parashkimin e flukseve të parasë.

  46. Flukset e parasë së periudhave që nuk mbulohen nga buxhetet dhe parashikimet e miratuara nga drejtuesit do të çmohen duke zbatuar norma realiste të rritjes për buxhetet apo parashikimet aktuale. Norma e zbatueshme e rritjes duhet të jetë në përgjithësi ose e qëndrueshme ose në rënie dhe nuk duhet të kalojë normën mesatare të rritjes në tregun e aktiveve të ngjashme të të njëjtës industri (nëse është e përshtatshme norma e zbatueshme mund të jetë zero ose negative). Parashikimet e fluksit të parasë do të përgatiten gjithashtu në mënyrë të tillë që ato të mos përmbajnë kontradikta të paarsyeshme mes rezultateve historike të njësisë ekonomike dhe industrisë përkatëse. Flukset e parasë të përdoruara për llogarirtjen e vlerës së një aktivi në përdorim do të përfshijë të gjitha flukset e parasë të hyra nga përdorimi i vazhdueshmë i një aktivi dhe nga nxjerrja e tij jashtë përdorimit, duke përfshirë dhe flukset e parasë të nevojshme për mirëmbajtjen dhe riparimin e aktivit. Flukset e parasë të përdorura për llogaritjen e vlerës së një aktivi në përdorim nuk do të përfshijnë flukset e ardhshme të parasë të çmuara për përmirësimin e një aktivi nga investimet shtesë (as nga të ardhurat shtesë që vijnë nga investime të tilla), veprimtaria e financimit (p.sh. rikthimi i borxheve) ose pagesat e mundshme për tatimin mbi të ardhurat. Në llogaritjen e vlerës aktuale neto të flukseve të parasë, si normë zbritëse do të përdoret një normë interesi që investuesit do të kërkonin si kthim për një projekt të ngjashëm.

  47. Norma e zbatueshme e zbritjes duhet të marrë në konsideratë të gjtha rreziqet e lidhura me aktivin duke përfshirë rreziqet e vendit, rreziqet e lidhura me konvertimin e monedhës, rrezikun e lidhur me çmimin dhe të tjera rreziqe specifike që lidhen me aktivin. Kosto mesatare e ponderuar e kapitalit të njësisë ekonomike mund të jetë një tregues i mirë për një normë zbritjeje të përshtashme. Megjithatë, në përcaktimin e normës së duhur të zbritjes, duhet mbajtur parasysh që ajo duhet të reflektojë çmuarjen e tregut mbi rreziqet specifike të lidhura me aktivin dhe të jetë e pavaruar nga mënyra se si është financaur aktualisht blerja e këtij aktivi. 2.1.2 Testi mbi rënien në vlerë të aktiveve AGJ dhe në mënyrë të vecant të emrit të mirë. Kur është e mundur, testi mbi rënien në vlerë do të kryhet për çdo aktiv të veçantë nëse ka ndonjë tregues se vlera e tij mund të bjerë. Nëse kryerja e një testi të tillë nuk është e mundur për një aktiv të veçantë, pasi vlera e tij e rikuperueshme nuk mund të përcaktohet me besueshmëri,do të kryhet një test i rënies në vlerë për grupin më të vogël të aktivit ku bën pjesë dhe aktivi në fjalë, vlera e rikuperueshme e të cilëve mund të përcaktohet. Një grup i tillë aktivesh quhet njësi gjeneruese e parasë. Për shembull, nëse nuk është e mundur që të përcaktohet vlera në përdorim e një makinerie, ajo duhet të përcaktohet për grupin e makinerive ku bën pjesë makineria në fjalë; nëse edhe kjo është e pamundur atëherë përcaktimi duhet të kryhet për të gjithë njësinë e prodhimit ose kur është e nevojshme për të gjithë njësinë ekonomike.

  48. Emri i mirë i përfituar në një kombinim biznesesh, përfshin aktive të përfituara në një kombinim biznesesh të cilat nuk mundet të identifikohen më vete. Për qëllime të testit të rënies së vlerës, emri i mirë i përftuar në një kombinim biznesesh, që nga data e përftimit do të shpërndahet tek secila njësi gjeneruese parash (ose grupe të njësive gjeneruese parash) që priten të përfitojnë nga ky emër i mirë në të ardhmen. Shpërndarja e emrit të mirë të njësive gjeneruese të parasë do të bazohet në raportimin e brendshëm të emrit të njësisë – emri i mirë do të shpërndahet deri në nivelin më të ulët në të cilin ai mund të monitorohet nga drejtuesit për qëllime të menaxhimit të brendshëm. Nëse një njësi ekonomike riorganizon strukturën e saj të brendshme,me qëllim rritjen e efektivitetit tësaj(p.sh. ato do të kombinohen ose do të ndahen në pjesë), emri i mirë do të rishpërndahet tek njësitë të cilat ndikohen. Kjo rishpërndarje do të kryhet duke përdorur një metodë të vlerës relative. Nëse njësia ekonomike nxjerr jashtë përdorimit makineri të një reparti prodhimi(ose pjesë të tij), atëherë emri i mirë i shpërndarë në të do të hiqet nga bilanci. Një test i rënies në vlerë të emërit të mirë, do të kryhet në të njëjtën mënyrë me testin për rënien në vlerë të një aktivi individual. Nëse shuma e rikuperushme e emërit të mirë është më e ulët se shuma e vlerave kontabël të aktiveve, atëherë aktivet që i përkasin kësaj njësie do të ulen në vlerë. Fillimisht, emri i mirë (nëse ekziston) i shpërndarë tek çdo njësi do të zvogëlohet dhe më pas të gjithë aktivet e tjera të njësisë do të zvogëlohen përpjestimisht.

  49. Shembull : Një njësi prodhimi është regjistruar në bilancin e një njësie me vlerën kontabël të aktive të saj prej 600.000 lekësh dhe vlerën kontabël të emrit të mirë që ka ardhur nga marrja e njëhershme e kësaj njësie prej 300.000 lekësh. Duke qënë se njësia e prodhimit është planifikuar të mbyllet pas 3 vjetësh, rekomandohet se shuma e rikuperueshme e aktiveve të kësaj njësie prodhimi mund të ketë rënë poshtë vlerës së tyre kontabël. Sipas përllogaritjeve të menaxhimit, të ardhurat dhe shpenzimet e pritshme gjatë 3 viteve të mëpasshme janë si më poshtë (në mijë lekë): Viti 1Viti 2Viti 3 Shitja e produketeve 900 700 500 Produktet e vlerësuara me kosto (duke përfshirë materialet e para, pagat, etj) 500350200 400 350 300 Riparimi dhe mirëmbjatrja e makinerive 50 50 50 Amortizimi i pajisjeve 200 200 200 Amortizimi i emrit të mirë 100100100 Ftitmet para shpenzimeve për interesa +50 +100 -50 Interesi mbi huanë për blerjen e makinerisë -100 -50 0 Fitimi / Humbja neto -100 +50 -50

  50. Fitimi mesatar i pritshëm i tregut për projekte prodhimi me rrezik të ngjashëm është 10%. Në fund të vitit 3, pritet të merren pesëdhjetë mijë lekë nga shitja e pajisjes së prodhimit (si hekurishte). Aktualisht nuk ka treg për shitjen e pajisjes në përdorim. Sa duhet të jetë zhvlerësimi i kësaj pajisjeje nëse ka? Meqënëse hyrjet e parasë të gjeneruara nga kjo njësi prodhimi janë të dallueshme nga hyrjet e tjera të parasë në njësi, kjo njësi gjeneruese mund të konsiderohet si një njësi gjeneruese parash më vete. Për kryerjen e një testi të rënies në vlerë njësia ekonomike përgatit parashikime tre-vjeçare të fluksit të parasë për njësinë në bazë të parashikimeve të menaxhimit. Parashimi përmban vetëm të ardhurat dhe shpenzimet monetare (p.sh. nuk përfshin amortizimin) dhe nuk përfshin hyrjet e parave nga aktivitete financuese: Viti 1Viti 2Vtit 3 Shitja e produkteve 900 700 500 Kostoja e produketeve (përfshi materialet e para, pagat, etj.) -500-350-200 400 350 300 Riparimi dhe mirëmbajtja e pajisjes -50 -50 -50 Hyrja neto e parasë nga shitja e pajisjes 0 0 50 Hyrja neto e parasë 350 300 300

More Related