581 likes | 834 Views
Ligjeratë 7. Teknologji Informative. 7.1 Karakteristikat e Databazës ( Baz ës së të dhënave ). Të dhënat ruhen në tab ela , të cilat kanë rreshta dhe kolona. Databaza mund të ketë shumë tabela, ku çdo tabelë ruan të dhëna për gjëra të ndryshme
E N D
Ligjeratë 7 Teknologji Informative
7.1 Karakteristikat e Databazës (Bazës së të dhënave) • Të dhënat ruhen në tabela, të cilat kanë rreshta dhe kolona. Databaza mund të ketë shumë tabela, ku çdo tabelë ruan të dhëna për gjëra të ndryshme • Çdo rresht në tabelë përmban të dhëna për ndodhi ose instancatë gjërave në interes • Databaza përmban të dhëna dhe relacione
Disa konventa • Emrat e Tabelavejanë të shënuara me shkronja të mëdha: • STUDENT, CLASS, GRADE • Emrat e kolonavejanë të shënuara me një shkrronjë të madhe në fillim, dhe emrat e përbëra shënohen me shkronja të mësha në fillim të çdo fjale: • Term, Section, ClassNumber, StudentName
Databaza krijon informacion • Të dhëna = Fakte dhe ndodhi të regjistruara/verifikuara • Informacioni = Njohuri të nxjerra nga të dhënat • Databaza përmban të dhëna, por në atë mënyrë që mund të nxjerrim informata nga të dhënat • Të dhënat në tabelat STUDENT, CLASS and GRADE mund të prodhojnë informacione për secilin student
Aplikacionet, DBMS dhe SQL • Aplikacionetjanë programe kompjuterike me anë të cilave punojnë përdoruesit • Sistemi për Menaxhim të Databazës -Database Management System (DBMS)krijon, proceson dhe administron databazën • Structured Query Language (SQL)është një gjuhë standarde e databazave që përdoret nga të gjitha DMBS-et komerciale
Çfarë është MS Access? • MS Access është DBMS plus gjenerues aplikacionesh: • DBMS krijon, proceson dhe administron MS Access databazën • Gjeneruesi i aplikacionit përfshin komponentat pyetësore, të formave dhe raporteve • DBMS makina e MS Access DBMS quhet Jet, e cila nuk shitet si produkt i veçantë • MS Access 2000 dhe më vonë mund të përdoren si gjenerues aplikacionesh për MS SQL Server DBMS
DBMS Produkte më të njohura • Microsoft Access • Microsoft SQL Server • IBM DB2 • Oracle Corporation ORACLE • Sybase • Informix • Ingress • Dhe mos e anashkaloniMySQL
Databaza • Databaza është koleksion vetë-përshkrues me tabela të integruara • Tabelat quhet të integruara sepse ato përmbajnë të dhëna për relacionet ndërmjet rreshtave me të dhëna • Databaza quhet vetë-përshkruesepasiqë përmban përshkrim të vetvehtes • Të dhënat vetë-përshkruese quhenmetadata, që janë të dhëna për të dhënat
Përmbajtja e Databazës • Tabela • Metadata • Indekse • Stored procedures • Triggers • Të dhëna sigurie • Të dhëna për Backup
Tre tipe të dizajnit të Databazës • 1. Nga të dhënat ekzistuese • Analizimi i tabelave dhe tekst fajlleve të ndryshme • Nxjerrja e të dhënave nga databaza ekzistuese • Dizajni me anë të normalizimit • 2. Zhvillimi i ri i Sistemeve • - Krijohet modeli i të dhënave për nevojat e aplikacionit • - Transformimi i modelit të të dhënave në dizajn të databazës • 3. Ridizajnimi i Databazës • - Migrimi i databazës në databazë të re • - Integrimi i dy apo më shumë databazave
Importimi i të dhënave: Një apo dy Tabela? Kjo është një vendim-marrje e rëndësishme, bazohet në rregullat e normalizimit
Dizajnimi i Databazës me anë të ridizajnimit të databazës ekzistuese
Structured Query Language - SQL • Structured Query Language (SQL)u zhvillua nga IBM në fund të viteve 1970. • SQL është bërë standard nacionnal në SHBA nga American National Standards Institute (ANSI) në 1992 [SQL-92]. • Verzioni më i ri [SQL3] ekziston dhe inkorporon disa koncepte të orientuara në objekte, por nuk përdoret gjërësisht nga DBMS produktet komerciale.
SQL si Nëngjuhë e të dhënave • SQL nuk është gjuhë e plotë programoresi C, C#, edhe Java. • SQL ëshënëngjuhë për të dhëna për krijimin dhe procesimin e të dhënave dhe meta të dhënave (metadata) të databazës. • SQL është i gjithëpranishëm në DBMS produktet komerciale të klasave - enterprise.
SQL DDL dhe DML • SQL formulimet/pyetësorët mund të ndahen në dy kategori: • Data definition language (DDL)formulime • Për krijimin e tabelave, relacioneve, dhe strukturave tjera. • Data manipulation language (DML)formulimet. • Për pyetësor dhe modifikim të të dhënave
Gjuhët e databazave • Gjuha për definimin e të dhënave - Data Definition Language (DDL) • I mundëson DBA ose përdoruesit të përshkruaj dhe emërojë entietete, atribute dhe relacione të nevojshme për aplikacionin. • CREATE, ALTER, DROP.
Gjuhët e databazave • Gjuha për Manipulimin e të dhënave- Data Manipulation Language (DML) • Ofrom operacione për manipulim bazik të të dhënave në databazë. • DML procedurale- iu mundëson përdoruesve saktësisht se si ti manipulojnë të dhënat. • DML jo procedurale- iu mundëson përdoruesve në çfarë gjendje nevojiten të dhënat dhe jo në çmënyrë duhet të nxirren nga baza. • INSERT, UPDETE, DELETE.
Funksionet e DBMS • Ruajtja, nxjerrja dhe përditësimi i të dhënave. • Duhet tju mundësoj përdoruesve të ruajnë nxjerrin dhe ti përditësojnë/ndryshojnë të dhënat në databazë. • Katalog për qasje nga përdoruesi. • Duhet të mundësoj katalogimin e të dhënave ku përshkrimet e elementëve të të dhënave do të ruhen dhe që janë të qasshme nga ana e përdoruesit.
Funksionet e DBMS • Mbështetje e transakcioneve • Duhet të shërbejë si mekanizëm që ose të gjitha përditësimet që korespondojnë me një transakcion të dhënë janë kryer ose asnjë prej tyre nuk është kryer. • Shërbime për kontrollin e konkurencës • Duhet të shërbejë si mekanizëm që mundëson që databaza është përditësuar korrektësisht atëherë kur përdorues të shumëfishtë e përditësojnë databazën në mënyrë konkurente.
Funksionet e DBMS • Shërbimet e rigjenerimit (recovery services) • Duhet të shërbejë si mekanizëm për rigjenerimin e databazës në raste kur dëmtohet databaza në mënyra të shumta. • Shërbimet e autorizimit • Duhet të shërbejë si mekanizëm që do të sigurojë se vetëm persona të autorizuar mund ti qasen databazës.
Funksionet e DBMS • Mbështetje për komunikimin e të dhënave • Duhet ë jetë në gjendje të integrohet me softverët për komunikim. • Shërbimet e integritetit • Duhet të shërbejë si mekanizëm që do të mundësojë se edhe të dhënat e databazës edhe ndryshimet ndaj të dhënave të pasojnë rregulla të caktuara.
Komponentat e DBMS • Procesuesi i pyetësorëve • Menaxhuesi i databazës (DM) • Menaxhuesi i fajllave • DML preprocesuesi • DDL kompajleri • Menaxhuesi i katalogut
Modeli Relacional-Terminologjia • Kemi pranuar një apo më shumë tabela me të dhëna. • Të dhënat duhet të ruhen në databazë të re. • PYETJE: A duhet që të dhënat të ruhen ashtu si i kemi pranuar, ose duhet që të njëjtat të transformohen për tu ruajtur?
Sa tabela? A duhet ti ruajmë këto dy tabela kështu si janë, ose duhet ti kombinojmë ato në një tabelë në databazën tonë të re?
7.2 Modeli Relacional • Futet në përdorim në 1970 • Krijuar nga E.F. Codd • Ai ishte një inzhiner i IBM • Modeli shfrytëzon fushën e matematikës e quajtur si “algjebra relacionale” • Tani përdoret si model standard për DBMS produktet komerciale
Terminet e rëndësishme të Modelit Relacional • Entity - Entiteti • Relation - Relacioni • Functional Dependency – Varshmëria funksionale • Determinant - Përcaktues • Candidate Key – Çelës kandidat • Composite Key – Çelës i përbërë • Primary Key – Çelës primar • Surrogate Key – Çelës surogat • Foreign Key – Çelës i jashtëm • Referential integrity constraint – Rregulla e integritetit referencial • Normal Form – Forma normale • Multivalued Dependency – Varshmëria shumëvlerëshe
Entiteti - përsëritje • Entiteti është diçka që mund të identifikohet e që përdoruesit mund ta hetojnë/gjurmojnë: • Klientët • Kompjuterët
Relacioni • Produktet relacionale të DBMS i ruajnë të dhënat e entiteteve në relacione, të cilat janë tipe speciale të tabelave • Relacioniështë tabelë dydimensionale që i posedon këto karakteristika: • Rreshtat përmbajnë të dhëna për entitetin • Kolonat ruajnë të dhëna për atributet e entitetit • Të gjithë entitetet në kolonë janë të të njëjtit tip • Secila kolonë ka emër unik • Qelitë e tabelës kanë vlera të veçantë • Rradhitja e kolonave është e parëndësishme • Rradhitja e rreshtave është e parëndësishme • Dy rreshta nuk mund të jenë identike
Tabelat që nuk janë relacione:Të hyra të shumëfishta për një qeli
Tabelat që nuk janë relacione: :Tabelë me rradhitje të kërkuar të rreshtave
Terminologji Alternative • Edhe pse jo të gjitha tabelat janë relacione, terminet tabelë dhe relacion përdoret në mënyrë të këmbyeshmeKëto termine janë ekuivalente:
Varshmëria funksionale • Varshmëria funksionalendodh kur vlera e një atributit(teve) përcakton vlerat e atributit(teve) tjetër: • StudentID EmriStudentit • StudentID (NrKampusit, NrDhomes, Pagesa) • Atributi në anën e majtë të varshmërisë funksionale quhet përcaktues (determinant) • Varshmëritë funksionale mund të bazohen edhe në ekuacione: • Totali = Sasia X Çmimi • (Quantity, UnitPrice) ExtendedPrice • (Sasia, Çmimi) Totali • Varshmëritë funksionale nuk janë ekuacione!
Varshmëritë funksionale nuk janë ekuacione! • ObjectColor Weight • ObjectColor Shape • ObjectColor (Weight, Shape)
Përcaktuesit e përbërë • Përcaktuesit e përbërë: Përcaktues i një varshmërie funksionale që përbëhet nga më shumë se një atribut (StudentName, ClassName) (Grade) • (EmriStudentit, Lënda) (Nota)
Rregullat e varshmërisë funksionale • Nëse A (B, C), atëherë • A B edhe A C • Nëse (A,B) C, atëherëas A edhe as B nuk përcakton C vetëvetiu
Varshmëritë funksionale nëtabelën SKU_DATA SKU (SKU_Description, Department, Buyer) SKU_Description (SKU, Department, Buyer) Buyer Department
Varshmëritë funksionale nëtabelën ORDER_ITEM (OrderNumber, SKU) (Quantity, Price, ExtendedPrice) (Quantity, Price) (ExtendedPrice)