350 likes | 573 Views
PREZENTIMI. LETRAT ME VLERE Dr.sc. Armand Krasniqi. Kuptimi i letrave me vlerë. Me lëshuarën e tyre në qarkullim krijojnë detyrime me shprehjen e njëanshme të vullnetit;
E N D
PREZENTIMI LETRAT ME VLERE Dr.sc. Armand Krasniqi
Kuptimi i letrave me vlerë • Me lëshuarën e tyre në qarkullim krijojnë detyrime me shprehjen e njëanshme të vullnetit; • Janë dokumente të shkruara me të cilat mund të përcaktohet ndonjë e drejtë pasurore e cila është inkorporuar në letër dhe është e patjetërsueshme pa ekzistimin e letrës me vlerë; • Letra me vlerë është karakteristike se i takon atij që e mban që nënkupton se është e lidhur ngushtë me subjektin që e mban; • Roli i letrave më vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësi është shumë i madh; • Letrat me vlerë janë dokumente të cilat përpilohen me shkrim; • Formaliteti (Forma) është njëra ndër karakteristikat kryesore të saj; • Kjo nënkupton se ato prodhojnë efekt juridik dhe ekonomik vetëm nëse janë të krijuara në formën të cilën shprehimisht e përcakton ligji;
Letrat me vlerë i paraqesin dy vlera: • Vlerën e vet që kanë; dhe • Vlerën të cilën e mbajnë; • Nga kjo del se letrat me vlerë mbanë dy lloje të drejtash: • Të drejtat në vet letrat me vlerë që t’i posedon ato; dhe • Të drejtat të cilat dalin nga letrat me vlerë (ajo se çfarë është shkruar në të); • Letrat me vlerë mundësojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt të biznesit; • Lehtësojnë qarkullimin në biznes dhe rrisin sigurinë juridike;
Një letër me vlerë për të shërbyer si dokument i bazuar me ligjin duhet t’i plotësojë disa karakteristika të domosdoshme:
Duhet të cilësohet lloj i letrës me vlerë p.sh. sikurse që është fjala për kambialin, çekun, fletdetyrimin, etj; • Firmën, respektivisht emërtimin dhe selinë e lëshuarësit të letrës me vlerë; • Firmën, respektivisht emrin e personit me urdhrin e të cilit lëshohet letra me vlerë; • Caktimi i saktë i detyrimit i cili del nga letra me vlerë (elementet gjeografike, kalendarike etj) • Nënshkrimi i lëshuarit të letrës me vlerë ose faksimili i lëshuarit nëse kjo behët në seri; • Nënshkrimi
SIPAS NATYRËS SË TË DREJTAVE QË MBAJNË NE VETE, LETRAT ME VLERË MUND T’I NDAJMË NË • Detyrimejuridike; • Kambialidheçeku • Sendorereale – juridike; • Tëdrejtat e pasurisëapohipotekës • Letra me vlerëtëkorporatave; • Aksionet
LLOJET E LETRAVE ME VLERË • Ndarjen e letrave me vlerë zakonisht ndahet sipas kriterit të bartësve të tyre; • Të këtilla janë: • Letrat me vlerë me emër; • Letrat me vlerësipasurdhrit; • Letrat me vlerësipasprurësit;
Letrat me vlerë me emër janë ato letra ku • Është i cekur emri i bartësit te të drejtave pronësore dhe juridike të cilat i përmban vet letra; • Vetëm personi i cili është i cekur në letër mund t’i realizojë këto të drejta; • Personi i cili e posedon letrën me vlerë ka mundësi që atë ta bartë në personin tjetër; • Letrat me vlerë me emër garantojnë siguri të madhe të qarkullimit; • Me humbjen e kësaj letre ka mundësi të behët amortizimi i tyre;
Letrat me vlerë sipas urdhrit janë ato letra ku; • Krijojnë lehtësira në sferën e qarkullimit ekonomik – juridik; • Bartën shumë lehtë dhe në mënyrë të thjeshtë me emër të personit tjetër; • Posedojnë klauzolën “paguaj sipas urdhrit”; • Bartja e tillë e së drejtave quhet ndryshe “INDOSIM” • Me rastin e humbjes së tyre ka mundësi të behët amortizimi i tyre;
Letrat me vlerë sipas prurësit; • Janë letra me vlerë shumë më të avancuara se dy llojet e sipërme; • Janë të liruara nga formalitetet e shumta; • Bartja e të drejtave nga letra behët shumë shpejtë; • Karakteristikë e këtyre letrave është se në to fare nuk ceket poseduesi i tyre; • Si posedues legjitim i tyre konsiderohet çdo person i cili e disponon letrën me vlerë; • Ky lloj i letrave me vlerë nuk siguron siguri të madhe; • Mundësia e keqpërdorimit të tyre është shumë e madhe; • Të këto letra me vlerë nuk ka mundësi të behët amortizimi pasi që kur humbet letra automatikisht humbet edhe e drejta që del nga ajo;
LETRAT LEGJITIMUESE DHE SHENJTA • Letrat legjitimuese janë dokumente (shkresa) sipas të cilave: = poseduesi i tyre është formalisht i autorizuar që nga lëshuari i tyre të kërkojë që të kryej ndonjë veprim i cili është i cekur në të; • Letrat legjitimes konsiderohen letra me emër; • Këto letra mund të konsiderohen edhe letra sipas prurësit; - Shenja legjitimuese mund të jenë p.sh: = biletë udhëtimi = shenjat e gardërobave; = shenjat e mallrave; = shenja të caktuara – numra etj;
FLETAKSIONETKuptimi dhe rëndësia e fletaksioneve • Flet – aksionet janë letra me vlerë që paraqesin risi në sisteminjuridik, • po ashtu janë të lidhura me afirmimin e plotë të shoqataveaksionare te ne si njërit nga subjektet themelore ekonomike;
Fletaksioni është letër me vlerë me të cilën realizohet pronësia në: • mjetet e deponuara në ndërmarrje, • bankë ndonjë subjekt tjetërekonomik, • në organizatat tjera financiare, • ne organizata për sigurimin endonjë personi tjetër juridik i cili mund të arrijë fitim.
Poseduesi i fletaksionit i fiton 2 të drejta themelore 1. PJESMARRJA NË PJESEN E FITIMIT 2. E DREJTA E PJESMARRJES NË QEVERISJES E SUBJEKTIT BIZNESOR;
Mund të ekziston fletaksioni pa të drejtën e pjesëmarrjes nëqeverisje; Kur fletaksioni bartet nga një person në tjetrin bartet pronësia e cilaështë shënuar në të fletaksionet; janë shumë e përshtatshme për bashkimin e kapitalit të stimulimit maksimal të angazhimit të mjeteve të disponuar; Fletaksionet mund të lëshohen në valutën nacionale dhe të huaj mirëpo, brenda kufijve tonë në treg mund të shiten dhe të blihenvetëm me valutën nacionale; Fletakisonet paguhen në të holla , ( por ka mundësi edhe në sende edhe në të drejta , me një kusht që vlera e këtyre sendeve tëshprehet në të holla );
Fletaksioni përbëhet nga 2 pjesë : NË PJESEN E PARË TË FLETAKSIONIT E CILA QUHET BAZA • (d.m.th. duhet të shënohen të gjitha elementet themelore të fletaksionit ). NE PJESA E DYTË PËRBËHET NGA PJESA E KUPONIT • ( triskës ) që shërbejnë për pagimin e dividendit;
LËSHIMI I FLETAKSIONIT • Vendimin për lëshimin e fletaksioneve e nxjerr organi përkatës i qeverisjes të ndonjë subjekti ekonomik ekzistues (apo themeluesi p.sh . i ndonjë shoqate të re aksionare .
Me vendimin mbi lëshimin e fletaksioneve në veçanti përcaktohet 1. EMERTIMI I LËSHUESIT TË FLETAKSIONEVE ; 2. SHENJA E OBLIGACIONIT QË LËSHOHET NË EMER APO SIPAS PRUESIT (sjellësit) ; 3. MËNYRA E PAGIMIT TË DIVIDENDËS ; 4. KOHA E RREGJISTRIMIT TË FLETKASIONEVE ; 5. MENYRA E RREGJISTRIMIT TË FLETAKSIONEVE ; 6. TE KUSH DHE NË CILIN AFAT BËHET PAGESA E MJETEVE PËR BLERJES EFLETAKSIONEVE ; • NË CILIN AFATË BËHET KTHIMI I MJETEVE TË PAGUARA NË RASTË TË EMITIMIT TË FLETAKSIONEVE (heqje dore ); • LLOJET E FLETAKSIONEVE ; • PAGESA E FLETAKSIONEVE ; 10. BARTJA E RREZIKUT etj;
Mjetet për blerjen e fletaksioneve mund të paguhen menjëherë apo me këste (kur pagesa bëhet me këste blerësit të fletaksionit i lëshohet fletaksioni i përkohshem në të cilën ç’do pagës e kësteve vërtetohet me shkrim . • Në rast se poseduesi i fletaksionit e bënë pagesën në tërësi tërhiqet fletaksioni i përkohshëm dhe i lëshohet fletaksioni i rendomë i lëshuar.
PËRMBAJTJA E FLETAKSIONIT • Fletaksioni si letër me vlerë duhet ti përmbaj të gjitha elementet që janë të parapara si : 1. SHENJËN SE ËSHTË ME FLETË AKSION 2. SHENJËN E LLOJIT TË FLETAKSIONIT , FIRMENRRESPEKTIVISHT SELIN E LËSHUESIT TË FLETAKSIONIT ; 3. FIRMEN RRESPEKTIVISHT EMRIN E BLERSIT APO SHENJEN NË EMER TËCILIT LËSHOHET FLETAKSIONI ; 4. AFATET E PAGIMIT TË DIVIDENDËS etj.
Elementet e kuponit për pagimin e dividend janë 1. NUMRI RENDOR I KUPONIT ; 2. NUMRI I FLETAKSIONIT SIPAS TË CILIT DIVIDENDA PAGUHET ; 3. EMERTIMI I LËSHUESIT TË FLETAKSIONIT ; 4. VITI NË TË CILIN DIVIDENDA PAGUHET DHE FAKSIMILI I NËNSHKRIMI I PERSONAVE TË AUTORIZUAR ( lëshuesit të fletaksioneve.)
LLOJET E FLETAKSIONEVE të përkohshme përhershme;
duhet ta bëjmë dallimin e feltaksioneve • në emër , • sipas urdhrit dhe • sipas prurësit
Sipas radhës së lëshimit fletaksionet munden me qenë; • të themeluesit , • të emisiont të pare apo të emisioneve të ardhshme; • fletaksionetmunden me qenë pa të drejt vote dhe me të drejt vote ose; • me tëdrejtën e një vote apo me të drejtë më më shumë vota në kuvendine aksionarve .
Rëndësi të veçanet kanë fletaksionet me prorioritet në këtë relacionme fletaskionet e rëndomta • Keto kanë të drejtën përparësinë në pagës tëdividendë po ashtu të drejtë pagese me procedurën e falimentimit.
Fletaksionet me prioritet mund të jenë: • KUMULATIVE DHE • PARTICIPUESE Flet aksioni KUMULATIV jep poseduesit të saj të drejtë pagese të dividend paguar KUMULATIVE; Fletaksionet PARTICIPUESE, prioritare i japin poseduesit krahas tëdrejtës dividend edhe të drejtën e ndarjes së fitimit në marrëveshjenme vendimin mbi emetimin e këtyre fletaksioneve .
FLETËDETYRIMI • Është dokument i shkruar me të cilin emituesi i saj obligohet që, subjektit të shënuar në fletëdetyrim (apo edhe sipas urdhrit të tij) prezentuesit të fletëdetyrimit, në ditën, muajin dhe shumë e caktuar t’i paguaj shumën e shënuar në kupon;
fletëdetyrimi participativ • Ekziston edhe fletëdetyrimi participativ – që nënkuptron që poseduesi i tij , përveç kamatës (interesit) fiton edhe të drejtën për pjesëmarrje në fitimin i cili është i përcaktuar për emituesin e fletdetyrimit: • Në jetën praktike fletëdetyrimi mund të emitohet me garancion dhe pa garancion;
Ndërmarrjet dhe institucionet shoqërore – politike por edhe subjektet tjera juridike mund t’i emitojnë (jepin) fletëdetyrimet • në emërin dhe llogarinë vet, • në emrin e vet dhe në llogari të dikujt tjetër, dhe • në emër dhe llogari të subjekteve të tjera;
Fletëdetyrimi mund të shprehet në valutën e vendit dhe në valutë të huaj; • Blerësi i fletëdetyrimit e fiton të drejtën vetëm pasi që të paguaj çmimin e saj në tërësi: • Fletëdetyrimi duhet të përmbajë: • Firmën respektivisht emrin dhe selinë e emituesit tëfletëdetyrimit; • Firmën respektivisht emrin e blerësit të fletdetyrimit; • Lartësinë e shkallës së kamatës; • Përqindjne e pjesëmarrjes në fitim nëse është përcaktuar; • Afatet e pagimit të kamatës; • Vendin dhe datën e emitimit së bashku me numrin serik dhe kontrollues të fletëdetyrimin; • Faksimilin së bashku më nënshkrim e subjekteve të autorizuara;
Leksione per: FLETË ARKA CETEFIKATI FLETË KOMPERCIALJA
Fletarka • Fletarka– është letër me vlerë për shumën monetare të caktuar e cila duhet të përmbushet në afatin e arritjës në bazë të shkallës së caktuar të kamatës; • Fletarkën mund ta emitojë banka, organizata e caktuar financiare dhe institucioni kompetent shoqëror – politik; • Rëndësia e tyre qëndorn sepse nëpërmjet të shitjës së tyre emituesi i tyre tubon mjete monetare afatshkurta; • Fletarka emitohet në bazë të vendimit të organit kompetent të emituesit të saj; • Zakonisht fletarka jepet me afatin e arritjes deri në një vjet;
Certifikati • Certifikati – është dokument i shkruar për mjetet e deponuara në bankë apo në ndonjë institucion tjetër kompetent në bazë të nja afati të shkurtë të kthimit – deri në një vit;
Fletëkomercialja • Fletëkomercialja – është letër me vlerë e cila aplikohet nëpërmjet të shitjës në funksion gjatë tubimit të mjeteve monetare në një afat të shkurtë; • Emitohet nga ndërmarrjet dhe nga subjektet e caktuara juridike – ekonomike në bazë të kompetencave ligjore;