200 likes | 592 Views
Prezentimi hyres nga lenda e drejta biznesore Prof.dr. Armand Krasniqi. www.Ligjerata.info. E drejta biznesore si disiplinë shkencore është paraqitur relativisht vonë - në dekadat e fundit të shekullit XX-të.
E N D
Prezentimi hyres nga lenda e drejta biznesore Prof.dr. Armand Krasniqi www.Ligjerata.info
E drejta biznesore si disiplinë shkencore është paraqitur relativisht vonë - në dekadat e fundit të shekullit XX-të. • Materia, tematika dhe çështjet me të cilat është marre e Drejta Biznesore gjatë periudhave të ndryshme kohore, është shtjelluar nga ekspertë të ndryshëm - edhe ekonomistë edhe juristë. • Kjo degë e së Drejtës, është trajtuar si pjesë përbërëse; kryesisht e së Drejtës Ekonomike ose asaj tregtare-komerciale. • Fillet e para shtytëse dhe prirëse të kësaj disipline shkencore, janë paraqitur dhe konsoliduar në SHBA, në vendet tjera me zhvillim ekonomik më të theksuar të hemisferës perëndimorë e pastaj në mbarë globin.
E drejta biznesore është degë e veçantë juridike – shkencore – relativisht e re e cila në gjrinin e saj përfshinë dhe trajton shumë probleme, qasje juridike siç janë: • Fillet e së drejtës; • Drjtes civile • E drejta ndërkombëtare private; • Njohuritë themelore mbi të drejtën civile dhe sendore; • Të drejtën e detyrimeve; • Të drejtën ekonomike; si dhe • Të drejtën e punës;
Me zhvillimin intensiv dhe të shpejtë të teknologjisë dhe produkteve të reja, zgjerimin e rrjetit të internetit; • të marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, paraqitet nevoja e ndërtimit, avancimit dhe zhvillimit të • rregullave, • Parimeve; dhe • standardeve zhvillimore. • Këto rregulla dhe standarde, duhet të jepnin përgjigje adekuate, të shpejtë dhe efikase, per sfidat, problemet, kërkesat , vështirësitë dhe nevojat e shumta të kohës, të cilat gjithnjë e më shumë do të paraqiten, rrjedhimisht do të reflektohen, në raportet midis subjekteve të ndryshme biznesore.
Ajo u krijua në bazë të nevojave shoqërore – biznesore që në mënyrë sistematike e në harmoni me nevojat, të cilat e drejta shkencore dhe logjike, parashtrohen për rregullimin e: • hapësirave të caktuara të jetës shoqërore, • përpunimit të tërësive të marrëdhënieve juridike, të cilat krijohen në përkufizimet juridike – publike të lirive tregtare në kushtet e ekonomisë bashkëkohore dhe intervencionistë.
Kuptimi i së drejtës biznesore • Nocioni e drejtë biznesore buron nga tradita amerikane, në të cilën emërtimi e drejtë biznesore, fillimisht është shfrytëzuar si sinonim për të drejtën tregtare; • mirëpo me kohë, ky nocion begatohet me përmbajtje të reja të ndryshme, në mënyrë që e drejta biznesore të zhvillohet dhe avancohet gjithnjë e më tepër jo vetëm në SHBA, por edhe më gjerë. • Esenca tematike dhe përmbajtjesore e së drejtës biznesore është pikërisht biznesi.
e drejta biznesore paraqet një tërësi të rregullave juridike, normave dhe institucioneve, me të cilat përfshihen faktet, veprimet dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet biznesore, subjektet e ndryshme biznesore dhe me biznesin në tërësi. • E Drejta biznesore, realisht dhe objektivisht është tërësi e dispozitave – rregullave juridike, me të cilat përcaktohet pozita apo statusi i subjekteve pjesëmarrës në transaksionet biznesore; punët juridike(kontratat), të cilat ata i lidhin-gjatë kryerjes apo ushtrimit të aktiviteteve dhe veprimtarive të tyre, si dhe • institutet te ndryshme juridike-biznesore, të cilat mundësojnë dhe avancojnë zbatimin e punëve juridike-biznesore në jetën e përditshme ekonomike.
E Drejta biznesore rregullon statusin e subjekteve ekonomike-biznesore, që janë aktor dhe faktorë relevantë në treg dhe në aktivitetet e përditshme ekonomike-biznesore, si dhe • rregullon po ashtu edhe objektin e transaksioneve biznesore te pjesëmarrësve të ndryshëm aktiv, në marrëdhëniet biznesore, që zhvillohen në tregun e lirë dhe ekonominë e tregut të një vendi.
Objekt i rregullimit juridik të biznesit- mund të jenë : ambienti juridik i afarizmit, marrëdhëniet, marrëdhëniet kontraktuese të subjekteve biznesore, transaksionet e ndryshme ekonomike, marrëdhëniet e punës, regullativa shtetërore, çështjet e marrëdhënieve pasurore dhe të mbrojtjes së tyre etj. • E drejta biznesore më tutje paraqet tërësinë e normave juridike, institucioneve dhe parimeve, me të cilat rregullohen marrëdhëniet biznesore, të cilat krijohen në mes të subjekteve të ndryshme biznesore)
E drejta Biznesore ka si lëndë të saj të drejtpërdrejt të studimit, përmbledhje e përkufizimeve institucionale të tregut modern; • E drejta Biznesore është e vetmja degë juridike e cila kriterin e efikasitetit Biznesor e vënë në lidhje të drejtpërdrejt me kriterin e ligjshmërisë. • Studimi i lëndës e E drejta biznesore kërkonë qasje multidisiplinare juridike në mënyrë që të trajtohen shkencorishtë edhe problematikat e karakterit ekonomik / biznesor;
Lënda e Drejta biznesore, duke u bazuar në metodologji shkencore – teorike studimi shtjellon një numër relativisht të madh institucionesh juridike të cilat sipas planprogramit të këtij Universiteti – fakulteti janë paraparë që të mësohen me studentë; • Për shkak të natyrës heterogjene që ka lëndë arsyetohet edhe vëllimi i madh i teksti dhe informacioneve që Ju dedikohen studentëve; • Duhet pasur të qartë se procesi i tranzicionit ekonomik do të ndikojë edhe në këtë disiplinë shkencore;
Emërtimi i së drejtës biznesore • emërimi apo termini e drejtë biznesore, ka kaluar nëpër faza të ndryshme dhe është përcjellur me vështirësi të shumta dhe të llojllojshme. • në fillim, e drejta e tanishme biznesore është emërtuar dhe quajtur e drejtë tregtare. • Kjo e drejtë i ka rregulluar marrëdhëniet biznesore të subjekteve në tregtim, këmbim dhe në qarkullim të mallrave dhe shërbimeve. • E tërë kjo, nuk e mbulon materien tejet komplekse dhe shumëdimensionale të marrëdhënieve dhe operacioneve biznesore.
Më vonë, gjatë periudhës zhvillimore të pas luftës së dytë botërore, kjo materie, është emërtuar si e drejtë ekonomike, për të filluar të emërtohet dhe ligjërohet, si e drejtë biznesore, • Në vendet dhe në gjuhët e ndryshme, e drejta biznesore është emërtuar me emra të ndryshëm. Në gjuhën angleze • p.sh.: BusinessLaw; CommercialLaw; EconomicLaw; MerchantileLaw. Në gjuhën gjermane: Handelsrecht; në ate frënge: Droitcommerciale; DroitD’affaire, ndërsa në gjuhën italiane: DiritoCommerciale.
Në aspektet dhe dimensionet të tjera edhe për sa i përket emërtimit të saj, termi e drejtë tregtare, ekonomike etj., me kalimin e kohës ka derivuar, kështu, krahas ndryshimeve pozitive ; rritjes dhe zgjerimit të aktiviteteve, veprimeve dhe operacioneve biznesore edhe e drejta biznesore është zgjeruar në përmbajtje dhe specifika, duke e diversifikuar dhe pasuruar shpejtë karakterin dhe objektin e saj, në njërën anë, por edhe emërtimin, natyrën e opusit dhe tërësinë ngërthimore ; respektivisht arkitekturën e saj.
e drejta bashkohore biznesore nuk e ka objekt të vetëm tregtinë, marrëdhëniet tregtare, përkatësisht as vetëm të drejtën tregtare-ekonomike. • Ajo çdo ditë e më tepër, më fuqishëm dhe në mënyrë më gjithëpërfshirëse, rregullon marrëdhëniet biznesore, në pothuaj të gjitha fushat e jetës ekonomike dhe asaj shoqërore, në një vend.
Pikërisht kjo gjendje tejet dinamike dhe intensive e zhvillimit të gjithanshëm të së drejtës biznesore, ka ndikuar, në tejkalimin e përdorimit të mëtejmë të emërtimit apo terminit e drejtë tregtare, komerciale apo ekonomike dhe dominimin e plotë në qarkullimin juridik dhe shkencor të emërtimit e drejtë biznesore.
Qëllimi i studimit dhe ligjërimit të së drejtës biznesore • Qëllimi kryesor i së drejtës biznesore, ndër të tjera konsiston arritjet kulturore të analizave, teorike dhe praktike të modeleve më të dobishme dhe avancuese të biznesit të një vendi. • Të studimit dhe të zhvillimit gjithëpërfshirës të kornizave legjislative dhe zbatimimit të marrëdhënieve biznesore–ekonomike, pa barriera e restrikcione; jo vetëm në nivelin nacional, por edhe në atë ndërshtetëror dhe global.
Qëllimi i së drejtës biznesore, ndër të tjera ka të bëj edhe me krijimin dhe zhvillimin sa më të shpejtë sasior dhe cilësor të kuadrove specialistike të degëve dhe lemive të ndryshme e që ndërlidhen direkt ose indirekt me kultivimin e formave dhe modaliteteve, të aktiviteteve të ligjshme, të moralshme dhe etike biznesore. • Qëllimi tjetër relevant i inkorporimit në Plan-programet mësimore, në disa nga institucionet e shkollimit dhe arsimimit të lartë;
Rëndësia e studimit të së drejtës biznesore • E drejta biznesore ka shtrirje të gjerë e shumëdimensionale, • Përbën një sistem të mëvetësishëm dhe kompleks të një vargu degësh të së drejtës dhe disiplinash shkencore të gërshetuara në të cilat, bëhet fjalë për marrëdhëniet e së drejtës biznesore, me degët e tjera të së drejtës. • Analizimi, kombinimi dhe studimi i vazhdueshëm i diturive dhe të arriturave teorike e praktike, bazuar edhe në përvojat e gjertanishme, doemos shpie drejt sendërtimit të vizioneve, synimeve dhe objektivave zhvillimore të mikro dhe makro politikave dhe sistemeve ekonomike.
Rritjen e profitit, mbarëvajtjen e bizneseve dhe marrëdhënieve biznesore në ekonomi dhe më gjerë, shpie edhe në avancimin e zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik dhe gjithë shoqëror të një vendi. • Këtu qëndron rëndësia e madhe e shumëfishtë dhe e pakontestueshme e së drejtës biznesore në shoqëritë bashkëkohore sot. • Krahas dinamizmit, diversifikimit dhe intensifikimit të zhvillimit të së drejtës biznesore në të ardhmen, kjo rëndësi, do të rritet e do të shtohet akoma më shumë; pikërisht ngase ashtu kërkon praktika dhe jeta ekonomike.