170 likes | 424 Views
Xhana. Beretta. Lindi në Maxhenta (Milano) më 4 tetor 1922, e dhjeta në 13 vëllezër e motra.
E N D
Xhana Beretta
Lindi në Maxhenta (Milano) më 4 tetor 1922, e dhjeta në 13 vëllezër e motra.
Kungimi i parë, në moshën pesë vjeç e gjysëm, shënon në të një moment të rëndësishëm, duke filluar kështu një frekuentim të Eukaristisë, që bëhet mbështetje dhe dritë e fëmijërisë së saj, adoleshencës dhe rinisë.
Në vitet vendimtare të adoleshencës, Xhana duhet të përballojë prova të ndryshme: ndryshime shkollash, shëndet të dobët, transferimin e familjes, sëmundje dhe vdekjen e prindërve.
Në vitet e liceut dhe të universitetit i kushtohet me angazhim studimeve, edhe pse kërkojnë shumë mund.
Besimin i saj bëhet angazhim, duke marrë pjesë në aktivitetet e Oratorit. U kushtohet edhe të varfërve dhe njerëzve në nevojë, në brendësi të konferencave të Shën Vinçensit .
Diplomohet në mjekësi në vitin 1949. Hap një ambulancë dhe specializohet në pediatri. Fëmijët do të jenë gjithmonë të përzgjedhurit e saj.
Xhana pëlqen shumë sporte: ski, alpinizëm, tenis. Këtu e shohim në Sestriere, një zonë pak kilometra larg shtëpisë së saj.
Fejohet me inxhinierin Pjetër Molla dhe jeton periudhën e fejesës, në gëzim dhe dashuri.
Martohet më 24 shtator 1955 në bazilikën e Shën Martinit në Maxhenta dhe është një bashkëshorte e lumtur.
Në nëntor të 1956 është nëna më se e lumtur e Pierluigjit; në dhjetor të 1957, i Mariolinës; në korrik të 1959, i Laurës. Di të harmonizojë me thjeshtësi dhe ekuilibër, detyrat prej nëne, bashkëshorteje, mjekjeje, dhe dëshirën e madhe për të jetuar.
Në shtator të 1961, rreth përfundimit të muajit të dytë të shtatzanisë, goditet nga vuajtja dhe misteri i dhimbjes; shfaqet një tumor në mitër.
Nëpërmjet një operacioni, arrin të çojë deri në fund shtatzaninë, por e di se lindja do t’i rrezikojë jetën… Duhet të zgjedhë mes jetës së saj dhe jetës së fëmijës që mban në bark.
Xhana nuk ka dyshime: është e gatshme të japë jetën e saj për të shpëtuar atë të krijesës së saj: «Nëse duhet të vendosni mes meje dhe fëmijës, asnjë hezitim: zgjidhni, dhe e dua, fëmijën. Shpëtoni atë».
Mëngjesin e 21 prillit të 1962,nxjerr në dritë Xhana Emanuelën e mëngjesin e 28 prillit, mes dhimbjeve të tmerrshme, pasi ka përsëritur lutjen «Jezus të dua, Jezus të dua», vdes qetësisht.
Ishte vetëm 39 vjeç. Funerali i saj qe një dëshmi e madhe mallëngjimesh të forta, besimi dhe lutjeje.
“Grua e mrekullueshme, e donte jetën,bashkëshorte, nënë, mjeke, profesioniste e rrallë ofroi jetën e saj për të mos dhunuar misterin e dinjitetit të jetës”. Card. C. M. Martini