130 likes | 769 Views
Kartela Grafike. Punuar nga: Granit Bajrami. Kartela Grafike Hyrje
E N D
Kartela Grafike Punuar nga: Granit Bajrami
Kartela Grafike Hyrje Fotografia të cilën e prodhon kompjuteri dhe e dërgon në monitor,p.sh. gjatë vizatimit të një grafi, përbëhet nga rrjeti i pikave të ndriçuara dhe të pa ndiçuara. Këto pika (ang.Pixells) janë të shpërndara dendur afër njëra tjetrës nëpër sipërfaqet e ekranit (ang.Screen) dhe sa më i madh të është numri i tyre, aq ma i qartë është fotografia e reproduktuar në ekran të monitorit. Zakonisht fotografia më e pastër kërkon mjaft shumë vend në kujtesë. Secili kompjuter në përbërje duhet që të ketë një pjesë të posaçme e cila quhet kartela grafike në mënyrë që të mund të realizohet komunikimi në ekran.
Kartela Grafike Kartela grafike e përcakton rezulucionin, prandaj edhe kualitetin e fotografisë. Kartela e para grafike nuk kanë pasur mundësinë e kontrollit të pavarur të ndriçimit të secilës pikë, por kanë pasur mundësin të kontrollojnë vetëm fushën e cila është e përbërë nga 9x14 pika në inç në katror.Secili inç në ekran ka pasur 80 kolona kurse kanë qenë gjithsej 25 rreshta. Shumica e kartelave grafike përcjellin njërin nga standartet: MDA (Monochrome Display Adapter) VGA (Video Graphic Array) CGA (Color Graphic Adapter) SVGA (Super VGA) EGA (Enhanced Graphics Adapter) XGA (eXtended Graphics Array).
Kartela Grafike MDA (Monochrome Display Adapter) Është lloji më i thjesht dhe i pari.Është paraqitur me IBM PC më 1981.Me anë të një karteleje, e cila është quajtur MDA në mënyrë të pavarur kanë qenë mundur të kontrollohen 80x25 = 4000, mirëpo ka ekzistuar kontrolli në nivel të një fushe, gjegjësisht një shenjë. Për këtë arsye shpesh kjo grafikë është quajtur edhe grafikë e shenjave. Grafika e shenjave praktikisht mundëson vetëm punën me vizatime të thjeshta. fusha. Një gjë interesante është se kartela MDA mund të përmbaj një port për printer dhe ka qenë kartela e parë multifunksionale. Paraqitja e MDA-së njihet për qartësi dhe rezolucion të madh, duke e bërë atë ideale për bisneset që përdorin programet e bazuara në DOS. Pasi që paraqitja monokromike (MDA) mund të paraqes vetëm një karakter,nuk mund të përdoret me softver qe kërkon grafik.
Kartela Grafike CGA (Color Graphic Adapter)-(Adapteri kolor grafik) Për shumë vite ka qenë video kartela bazike.Mirëpo pasi që grafika e shenjave nuk ka treguar rezultat në punimin e vizatimeve kualitative, është punuar kartela grafike me ngjyra ose CGA për kompjuterët PC.CGA ka dy mode të operimit: “alfanumerik”(A/N) apo “të gjithat pikat e adresuara”(APA).Në A/N modin kartela operon në 40-kolona me 25 rreshta, apo 80 kolona me 25 rreshta modin me 16 ngjyra.Në (APA) dhe (A/N) modin,karakteri formohet me 8-8 pixel.Në (APA) modin, dy rezolucione janë të mundshme:rezolucioni(320-200) me 4 ngjyra të mundshme nga 16 dhe rezolucion dy ngjyrësh më të madh (640-200). Kartelet grafike që e kanë eliminuar ketë dobësi e që praktikisht janë paraqitur paralel janë ato EGA (Enhanced Graphics Adapter).
Kartela Grafike EGA (Enhanced Graphics Adapter) Është paraqitur 1984 ,menjëherë pas IBM AT sistemit.Përbëhet nga pjesa grafike, nga pjesa memorike, nga moduli grafik dhe me monitor me rezolucion shumë të madh.Kjo ka dhënë IBM-it përparsi në këtë fushë.Një përparsi është e EGA-së është se mund të ndërtohet sistemi në hapa modular.Me EGA kartelë, monitori paraqet 16 ngjyra me 320-200 apo640-200 mod.
Kartela Grafike VGA (Video Graphic Array)& SVGA (Super VGA) Në vitet e nëntëdhjeta janë paraqitur kartelat grafike VGA (Video Graphics Array) si dhe ato SVGA (Super VGA) të cilat kanë rezolucionin 1024x768 pika inç për në katror ose edhe 1024x1280 pika për inç në katror dhe kualiteti i fotografisë së tyre është jashtzakonisht e mirë, si në kolor ashtu edhe në mënyrën njëngjyrëshe të punës. Kjo kartele ka edhe mundësin e punës së programeve të projektuara në versione më të vjetra të kartelave grafike, ose thuhet, është kompatibile me llojet e më parëshme të adapterëve grafik.Kartelet grafike SVGA kanë mundësinë e emetimit të paletave me 16.777.216 ngjyra.
Kartela Grafike Kartelet grafike SVGA kanë mundësinë e emetimit të paletave me 16.777.216 ngjyra. Sot ekzistojnë edhe TV kartelat elektronike të cilat mundësojnë që fotografia televizive nëpërmes antenës së thjeshtë televizive të bartet në kompjuter.Këto kartela elektronike e bëjnë konvertimin e sinjaleve analoge televizive në sinjalet digjitale të kompjuterit.