1 / 22

Menaxhuesi i Skedarëve - Explorer

Dosje. Menaxhuesi i Skedarëve - Explorer. Windows Explorer tregon strukturën hierarkike të disqeve, dosjeve, skedarëve në kompjuter.

kesler
Download Presentation

Menaxhuesi i Skedarëve - Explorer

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Dosje MenaxhuesiiSkedarëve - Explorer

  2. Windows Explorer tregon strukturën hierarkike të disqeve, dosjeve, skedarëve në kompjuter. Duke përdorur Windows Explorerin, ju mund të kopjoni, zhvendosni, riemërtoni apo të kërkoni për dosjet apo skedarët, që gjënden në kompjuter apo që i keni punuar më parë. Për shembull, ju mund të hapni një dosje që përmban një skedar të cilin doni ta kopjoni apo ta fshini dhe pastaj ta tërhiqni skedarin tek një dosje tjetër ose te një CD apo USB.Ka vende të ndyshme në Windows, ku mund të punoni me dosjet dhe skedarët. My Documentes, (Documents) është një vend i përshtatshëm për dokumentet, grafikët apo fotografi, muzikë etj. Kur ju i fshini fotografitë apo dosjet nga hard disku, Windows I vendos ato në Recycle Bin (Koshi i riciklimit), ku mund t’i ruani ato derisa ta zbrazni Recycle Bin. Dosjet apo skedarët që fshihet nga të një CD, USB apo Disketë fshihen përgjithmonë dhe nuk dërgohen në Recycle Bin. Windows Explorer

  3. Çfarë janë Skedarët (Files)? Çfarë janë Dosjet? Një koleksion informacionit Çdo lloj informacioni Dosje Skedar

  4. Ruajtja e Skedarëve dhe Dosjeve. Hard disqe Kompakt disqe (CD) DVD USB Memory Flash Disks Disketa Etj. TëgjithëskedarëtdheDosjetruhennë:

  5. Organizimi i skedarëve në dosje (Folders) Disqet mund të ndahen në dosje Dosjet mund të ndahet në nëndosje Nëndosjet mund të ndahen në nëndosjetë tjera Etj, etj ...

  6. Hapja e Windows Explorer • Për të hapur Windows Explorer ndiqni hapat: • Start, • All Programs • Accessories • Windows Explorer

  7. Windows Explorer – Pema e Diskut • Pasi hapet Explorer, mund të shohim menjëherë pemën e diskut ku dallohen: • Hard Disku apo pjesët e tij (nqs. është e I ndarë) • Floppy A, ku lexphet përmajtja e një diskete, • CD Driver, për pajisjet CD lexuese apo shkruese. • Removable drive, për Flash drive (USB) Që direktoritë në anën e djathtë të dritares të jenë të radhitura duhet të jetë zgjedhur në anën e majtë opsioni Computer. Për të hyrë në përmbajtjen e njerës Direktori (Dosje) mjafton të klikojmë mbi të. Në anën e djathtë të dritares shfaqet përmbajtja, ku mund të kemi nëndirektori dhe skedarë. Nga se dallohen direktoritë, nëndirektoritë dhe skedarët?

  8. Windows Explorer – Pema e Diskut • Organizimi I Hard Diskut: • Hard Disku mund të ndahet në direktori psh, në C dhe D. • Brenda ndarjeve C dhe D mund të krijohen direktori të ndryshme. • Është mirë që të krijojmë direktori apo nëndirektori (Dosje apo nendosje) të veçanta, të pavarura nga direktoritë ku janë vendosur programet në Hard Disk. • Pra, të ndërtojmë dosje të veçanta për arkivimin e dokumenteve. • Kështu nuk rrezikojmë të prishim punët e krijuara më parë nqs na duhet të instalojmë programe më të avancuara.

  9. Windows Explorer – Krijimi I Dosjeve (Direktorive) tëreja Si krijohen direktori të reja? Hapim Explorer. Në dritaren e hapur, pozicionohemi në një Dosje (direktori) ku do të krijojmë një nëndosje dhe klikojmë. Emri I direktorisë së pozicionuar shfaqet në titullin e dritares. Për këtë duhet të sigurohemi. Psh te Documents (brenda Libraries) krijojmë dosjen Arkiva. Hapat: Pasi pozicionohemi te Documents, klikojmë mbi New Folder, ku menjëherë shfaqet shenja e një dosje e verdhë ku shkruhet New Folder, e përzgjedhur me shenjuesin e maisit që pulson. Shkruajmë nga tastiera Arkiva. Përsërisim procedurën brenda Dosjes Arkiva dhe krijojmë nëndosje Kursi e të tjera. Praktikoni! Shikoni hierarkinë e krijuar me Dosje dhe nendosje (direktori dhe nendirektori) Shihni Foton me pas

  10. Windows Explorer – Krijimi I Dosjeve (Direktorive) tëreja

  11. Windows Explorer – Kopjimi I Dosjeve (Direktorive) apo Skedarëve Kopjimi i një Dosje Hapim Explorer. Në dritaren e hapur, pozicionohemi në një Dosje (direktori) të cilën do ta kopjojmë. Pra e zgjedhim dosjen duke klikuar mbi të Kur zgjedhim një dosje, ajo do të kopjohet me gjithë nëndosjet apo skedarët që mund të ketë. Hapim grupin e komandave Edit. Klikojmë Copy. Ose me celësat short cut = Ctrl + C Ose pasi e kemi zgjedhur Dosjen, Klikojmë butonin e djathtë të mausit dhe te dritarja e vogel që hapet klikojmë mbi Copy. Cilëndo nga tre format e zgjedhura për kopjim, dosja është kopjuar dhe ruajtur përkohësisht në sektorin e veçantë Clipboard. Më pas pozicionohemi me mouse te vendi ku duam ta vendosim direktorinë e kopjuar dhe hapim grupin e komandave Edit. Klikojmë mbi Paste. Ose me celësat short cut = Ctrl + V Ose klikojmë butonin e djathtë të mausit dhe te dritarja e vogel që hapet klikojmë mbi Paste. Shihni Foton me pas

  12. Windows Explorer – Kopjimi I Dosjeve (Direktorive) apo Skedarëve

  13. Windows Explorer – Zhvendosja e Dosjeve (Direktorive) apo Skedarëve Zhvendosja e një Dosjeje Hapim Explorer. Në dritaren e hapur, pozicionohemi në një Dosje (direktori) të cilën do ta zhvendosim. Pra e zgjedhim dosjen duke klikuar mbi të Hapim grupin e komandave Edit. Klikojmë Cut. Ose me celësat short cut = Ctrl + X Ose pasi e kemi zgjedhur Dosjen, Klikojmë butonin e djathtë të mausit dhe te dritarja e vogel që hapet klikojmë mbi Cut. Më pas pozicionohemi me mouse te vendi ku duam ta vendosim direktorinë dhe hapim grupin e komandave Edit. Klikojmë mbi Paste. Ose me celësat e short cut = Ctrl + V. Procedura është e njëjtë për të kaluar një dosje apo skedar në Cd apo Flash. Kujdes! Mos bëni prova me Dosje programesh pasi mund të demtoni programet. Cdo dosje programesh ka një adresë të caktuar dhe nqs ndryshohet programi mund të mos funksionojë.

  14. Windows Explorer – Kopjimi dhe Zhvendosja e Dosjeve apo Skedarëve në CD, Flash etj. Procedura është e njëjtë për të kaluar një dosje apo skedar në CD apo Flash (USB). Kujdes! Së pari, vendosni Cd-në në CD-Driver apo Flash-in në portën USB. Së dyti, sigurohuni që materiali që do të vendosni të mos kalojë kapacitetin e Cd-së apo Flashit. Veproni me Copy dhe Paste njëlloj si mësipër. Kujdes me dosje programesh, pasi ato kanë një rend të caktuar dhe mund të demtoni programet. Çdo dosje programesh ka një adresë të caktuar dhe nqs. ndryshohet programi mund të mos funksionojë.

  15. Windows Explorer – KopjimidheZhvendosja e DosjeveapoSkedarëvenëpërmjet Toolbar-it Kur zgjedhim një ose disa skedarë apo dosje vëmë re se aktivizohen komandat Copy To dhe Move To. Hapat: Pasi pozicionohemi në një skedar që duam ta kopjojmë (jo skedar programi) dhe shtypim butonin Copy To. Hapet një dritaredialoguese, ku shprehim pemën e kompjuterit tonë që nga desktopi. Pozicionohemi me klik në direktorinë ku duam të vendosim skedarin, që kemi zgjedhur. Mjafton të japim Copy dhe skedari I zgjedhur është kopjuar, është vendosur në dosjen që caktuam por edhe ka mbetur aty ku e zgjodhëm. E njëjta situatë edhe kur përdorim Move To. Vecse pas klikut mbi butonin Move, skedari nuk do te ndodhet më në pozicionin ku u zgjodh. Por vetëm në pozicionin e ri. Shihni Foton me pas

  16. Windows Explorer – KopjimidheZhvendosja e DosjeveapoSkedarëvenëpërmjet Toolbar-it

  17. Windows Explorer – KopjimidheZhvendosja e DosjeveapoSkedarëvenëpërmjet Toolbar-it

  18. Windows Explorer – Kopjimi dhe Zhvendosja e Dosjeve me Maus Të gjitha veprimet kryhen thjesht me ndihmën e Mausit. Me Kapje dhe Zhvendosje, veçse duhet të jemi të sigurt në përdorimin e mausit. Hapat: Për të zhvendosur një dosje me gjithë përmbajtjen e saj pozicionohemi mbi të dhe klikojmë më maus duke e mbajtur të shtypur butonin e mausit duke e zhvendosur në pozicionin e duhur. Gjatë zhvendosjes shigjeta e mausit shoqërohet me një shenjë dosjeje. Njëlloj veprohet për Kopjim të dosjes, vetëm se mbajmë të shtypur Ctrl. Në këtë rast, shigjeta e mausit shoqërohet me një shenjë dosjeje e shoqëruara edhe me nje shenjë +.

  19. Windows Explorer – Kopjimi dhe Zhvendosja e Dosjeve me Maus • Cilat janë mënyrat e zgjedhjes për kopjimit të disa dosjeve apo skedarëve? • Kur janë njërapas tjetrës këto dosje zgjidhen: • Klikojme mbi dosjen e fillimit • Shtypim Tastën Shift • Klikojmë te dosja e fundit të grupit të dosjeve që do të kopjojmë, por duke mbajtur shtypur Shift. • Kur dosjet që duam të kopjojmë janë larg njëra tjetres: • Klikojme mbi dosjen e fillimit • Shtypim Tastën Ctrl • Klikojmë te dosjet e dëshiruara por duke mbajtur shtypur Ctrl. Pastaj procedura e kopjimit si më sipër.

  20. Windows Explorer – Riemërtimi I Dosjeve, Skedarëve Në explorer mund t’i riemërtojmë Skedarët apo Dosjet. Pozicionohemi mbi Dosjen që duam ta riemërtojmë dhe klikojmë në butonin e djathtë të mausit. Klikojmë mbi Rename (riemërto). Shkruaj me tastierë emrin që dëshiron. Ka mënyra të tjera nëpërmjet menusë.

  21. Windows Explorer – Fshirja e Dosjeve, Skedarëve Në explorer mund ti fshijmë Skedarët apo Dosjet e pa dëshiruara. Pozicionohemi mbi Dosjen që duam ta fshijmë dhe klikojmë të butonin e djathtë të mausit. Klikojmë mbi Delete (Fshije). Kujdes! Provoni vetëm në Recycle Bin të Explorerit, pasi mund të fshini dosje të domosdoshme pune. Ka mënyra të tjera nëpërmjet menusë.

  22. OrganizimiiSkedarëve: Mbani skedarëtqëkanëlidhjemënjëritjetrinnëtë njëjtën dosje.Pse?E lehtë për t’u gjendur. Mbani të gjitha dosjet e tëdhënave në My Documents (dokumentet e mia)Pse?Përsëri, e lehtë për t’u gjendur E lehtë për t’ubërëkopjimi total idokumentavetuaj (back-up).

More Related