220 likes | 446 Views
Ç ështjet mbi Kualitetin e Ujit të Pijshëm Takim Pune mbi Marrëdhëniet me Konsumatorë nr 10 Graham Cleverly. 9 Korrik 2008. Kualiteti i Ujit të Pijshëm: Hyrje.
E N D
Çështjet mbi Kualitetin e Ujit të Pijshëm Takim Pune mbi Marrëdhëniet me Konsumatorë nr 10Graham Cleverly 9 Korrik 2008
Kualiteti i Ujit të Pijshëm: Hyrje • Kualiteti i Ujit – mund të jetë çështje e Jetës dhe Vdekjes. Rregullatorët duhet të sigurojnë që standardet e kualitetit të ujit të pijshëm të respektohen gjatë gjithës kohës: • Qëllimet kryesore të Ofruesit e Shërbimeve (dhe Rregullatorëve) është që të sigurojnë: • Të mos ketë kontaminime bakteriologjike në ujin e trajtuar në pikën e shfrytëzimit! • Që sterilizimi i ujit të pijshëm të jetë efektiv - pa kompromis! • Konsumatorëve (dhe të tjerëve) të ofrohen informacionet adekuate dhe me kohë në rast të problemeve rreth kualitetit të ujit të pijshëm 2
Roli i ZRRUM-it dhe IKSHP • Udhëzimi Administrativ i IKSHPK UA 2/1999 • IKSHP ka përgjegjësi të aplikojëstandardepër kualitetin e ujit të pijshëm por aktualisht IKSHPK nuk ka fuqi ligjore për ta bërë këtë! • Përgjegjësia e IKSHPK përfshinë Ndërmarrjet publike dhe private • Rregullore e ZRRUM-it 2004/49 dhe Ligji i ri 03/L-086 • ZRRUM-i ka fuqi ligjore sipas nenit 32.1d të gjobisë Ofruesit e Shërbimeve për “furnizimin e ujit që nuk është i pijshëm” • Këto fuqi përdoren vetëm për Ndërmarrjet Publike • ZRRUM-i nuk është përgjegjës për monitorimin e kualitetit të ujit (është roli i IKSHP) 3
Rregullat e ZRRUM-it - Standardet e Shërbimit 1/3 Rregullat mbi Standardet e Shërbimit, Neni 17.1 • është përgjegjësi e Ofruesit të Shërbimeve të “veprojë sipas udhëzimeve të lëshuara nga IKSHP për informimin e konsumatorëve nëse për çfarëdo arsye, standardet e kualitetit të ujit të pijshëm bien nën nivelin minimal” • Mirëpo, Udhëzimi Administrativ 2/99 i IKSHP nuk i referohet këtyre “udhëzimeve”! • (Shënim: UA i IKSHP i referohet kërkesës që IKSHP të ketë procedura për shqyrtimit e shkaqeve nëse mostrat dështojnë) • .....Pra si mund të zgjidhet kjo çështje në legjislacionin aktual të Kosovës? 4
Rregullat e ZRRUM-it - Standardet e Shërbimit 2/3 Neni 17.1 është gjithëpërfshirës: “për çfarëdo arsye” • Sipas tij bie përgjegjësia që të informohen konsumatorët për kompaninë e ujit (e jo IKSHP ose dikush tjetër). • Kjo mund të aplikohet p.sh. aty ku ka pasur probleme me ujin e pijshëm që të jetë në përputhshmëri me standardet-sidomos standardet mikrobiologjike • Ose në raste të ndotjeve ‘më të mëdha” ose shpërthimet e gypave • Ose pasojat e menaxhimit të dobët të kompanive p.sh. ku ka mungesë të klorit ose probleme në pajisjet e dozimit! 5
Rregullat e ZRRUM-it - Standardet e Shërbimit 3/3 • Kompanitë nuk duhet të adoptojnë qasje të ‘shkujdesjes’, p.sh. : • “Konsumatorët e dinë se çka duhet të bëjnë-ky ka qenë një problem për një kohë të gjatë!” • Disa nga kompanitë në përgjigjet e tyre të Pyetësorit kanë thënë që “IKSHP i bën analizat” • Por nuk është çështja këtu! • Disa kompani në përgjigjet e tyre në Pyetësorin kanë thënë që “ka qenë përgjegjësia e IKSHP të informojnë konsumatorët”! • Kjo është përgjegjësi e kompanive! 6
Parandalimi i Kontaminimit të Ujit 1/3 Furnizimi i vazhdueshëm, pandërprerje 24 orë është i nevojshëm • Shtypje me ndërprerje ndotje • Varet nga furnizimi i ujit të papërpunuar/trajtuar kundrejt kërkesës • Rrjedhjet e mëdha/shtypjet e ulëta ndikojnë në problemin përmes sifonit të ndotësve • Nëse furnizimi i vazhdueshëm nuk është i mundur atëherë kompanitë e ujit duhet të aplikojnë te ZRRUM-i për lirimin nga përmbushja e standardeve (Shiko Rregulloren 2004/49 Neni 13) 7
Parandalimi i Kontaminimit të Ujit 2/3 • Çështjet e Klorizimit • Klori i mjaftueshëm duhet të shtohet ujit të trajtuar para se të përdoret për furnizim • Uji në rrjet dhe uji që përdoret nga konsumatorët ka nevojë për një sasi të mjaftueshme adekuate të klorit-bile edhe në fund të rrjetit • Kompanitë nuk duhet kurrë të mbesin pa klor dhe pajisjet e dozimit duhet gjithmonë të mirëmbahen • Kompanitë janë tani të përgjegjshme për porositjen e klorit në kohën e duhur (e jo AKM-a) • Nëse sistemi i klorizimit dështon dhe sigurisht që kjo të jetë rezultat i “ujit të pijshëm që ka ra nën minimum” atëherë konsumatorët dhe të tjerët duhet të informohen për këtë. 8
Parandalimi i Kontaminimit të Ujit 3/3 Çështjet e Ndotjes Kimike • Kontaminimi i madh i rastësishëm ose i qëllimshëm i burimit të ujit të papërpunuar ose ujit të trajtuar me anë të shtimit të substancave kimike ose materieve tjera të ndotura • Shiko shembullin e parë në vijim • Konsumatorët dhe të tjerët duhet të informohen nga kompanitë e ujit 9
Incidentet e Mëdha të Kontaminimit Ne do t’i shqyrtojmë dy ngjarje të mëdha lidhur me kualitetin e ujit që kanë ndodhur në MB kohën e fundit të cilat kanë prekur konsumatorët: 1. Incidenti i ndotjes me fenol në lumin Dee (MB) 1984 • Shije neveritëse e ujit të pijshëm 2. Përhapja e bakteries kriptosporidiumnë Northamptonshire (Qershor 2008-është ende duke vazhduar) • 250,000 konsumatorë duhet ta vlojnë ujin 10
Incidentet e Mëdha :Një shembull 1/3 1. Incidenti i Ndotjes në Lumin Dee-1984 A. Ngjarja • Ndotja aksidentale nga përhapja e fenolit në Lumin Dee në kaptazhën më të madhe të furnizimit të ujit në Chester. • Ka ndodhur në një ditë të Premte në mbrëmje gjatë një feste Kombëtare. Vetëm stafi kryesor ka qenë në detyrë në impiantin e Trajtimin e Ujit. • Fenol+klor=TCP: shije e neveritshme!!! (por jo e dëmshme) • E vërejtur nga operatori i impiantit (dhe nga unë në kuzhinën time!) përderisa përgatisja një çaj! d.m.th. nuk është detektuar ngamostrimi i zakonshëm. 11
Incidentet e Mëdha: Një shembull 2/3 Incident i Ndotjes në lumin Dee-1984 B. Pasojat • Asnjë informacion nuk iu është dhënë konsumatorëve për 3 ditë d.m.th. deri të Hënën. • Ndotësi industrial është identifikuar por kurrë nuk është dënuar (mungesë e dëshmive) • Nuk ka ekzistuar asnjë plan mbi Rastet Emergjente nga Kompania e Ujit. • Pas kësaj, legjislacioni i ri Kombëtar (Zonat për Mbrojtjen e Ujit) është vë në fuqi për të parandaluar përsëritjen e incidentit me anë të kontrollimit të rezervuarve industriale në kaptazhën e lumit Dee. 12
Incidentet e Mëdha: Një shembull 3/3 Incident i Ndotjes në lumin Dee-1984 C. Përvoja e fituar: • Incidentet e ndotjes kanë ndodhur shpesh në kohë të papërshtatshme • Procedurat e Shkruara mbi Rastet Emergjente kanë qenë të nevojshme nga Kompanitë e ujit për t’u marrë me ngjarjet emëdha përfshirë edhe njoftimin e konsumatorëve për ngjarjet e ndodhura dhe çka duhet apo nuk duhet të bëjnë 13
Incidentet e Mëdha: Shembulli i dytë 1/2 2. Përhapja e bakterieskriptosporidium në Northamptonshire në Qershor 2008 • A. Ngjarja • Bakteria Kriptosporidiumështë zbuluar gjatë analizës rutinore të ujit nga impiantet e trajtimit të ujit në Anglinë qendrore • Bakteria ka shkaktuar mundime akute të stomakut (por jo fatale) • Furnizimi me ujë nga impianti i ka prekur 250,000 njerëz 14
Incidentet e Mëdha: Një shembull 2/3 B. Pasojat • 250,000 njerëzve iu është thënë ta vlojnë ujin • Uji në shishe është harxhuar shumë shpejtë • Shumë shkolla janë mbyllur • Kompania e ujit: • Jep njoftime/paralajmërime nëpërmjet radios, broshurave dhe web-faqes për vlimin e ujit të pijshëm, ujin për përgatitjen e ushqimit dhe larjen e dhëmbëve. • Furnizon shkollat dhe njerëzit me ujë në shishe sipas “Regjistrit” • Ka filluar me pastrimin e pusetave • Këshillon konsumatorët të kontaktojnë mjekun ose njësinë lokale të shëndetit 15
Konkluzionet 1/2 • Aksidentet që shpien në problemet në kualitetin e ujit të pijshëm shpesh ndodhin në kohën e papërshtatshme (p.sh. gjatë fundjavës) • Problemet e shpeshta paraqiten nga ngjarjet e vogla p.sh. shpërthimi i gypave / kontaminimi/probleme në pajisjet e klorizimit • Procedurat e Shkruara të Brendshme shpesh nuk janë në dispozicion në Kompanitë e Ujit dhe shpesh bëhen gabime gjatë identifikimit të shkaqeve dhe zgjidhjeve • Stafi për shërbime operative dhe që kanë të bëjnë me konsumatorët nuk janë gjithmonë të trajnuar në mënyrë adekuate 16
Konkluzionet (konsumatorët) 2/2 • Planet e Veprimit për Rastet Emergjente lidhur me ngjarjet e mëdha do të ishin të dobishme por shpesh nuk janë në dispozicion, nuk janë të qarta ose nukfreskohen • Bashkëpunimi i ngushtë dhe i hapur në mes të Rregullatorëve dhe organeve tjera dhe Ofruesit e Shërbimeve është shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit • Ndonjëherë konsumatorët nuk informohen për një kohë të gjatë dhe informacioni që i ofrohet është ndonjëherë çorientues-që shpie në konfuzion • Shpesh ekzistojnë pajisjet e kufizuara dhe trajnimi i kufizuar për përdorimin e pajisjeve alternative • Konsumatorët nuk kanë përvojë që të ndërmarrin veprime korrektuese (p.sh. vlimi i ujit) pa këshillat paraprake adekuate dhe me kohë 17
Praktika e Mirë në MB 1/3 • Secila kompani duhet të ketë broshura standarde që i shpërndahen konsumatorëve lidhur me njoftimet në vijim: • Njoftimet për mos përdorim (të ujit) - uji të mos përdoret për çfarëdo qëllime • Njoftimet për mos pirjen e ujit - uji mund të përdoret për pastrimin, larjen, etj. • Njoftimet për vlimin e ujit - uji duhet të vlohet para se të përdoret për pirje ose përgatitjen e ushqimit • Shpërndarja e njoftimeve • Kopjet e forta duhet të shpërndahen shpejt secilit konsumator përmes përdorimit të kompanisë private postare • Bëhen njoftime përmes radiove lokal për të paralajmëruar konsumatorët • Altoparlantët duhet të përdoren në zonat e prekura • Stafi në qendrën e thirrjeve në kompani i ka dokumentet standarde lidhur me njoftimet e ndryshme 18
Praktika e Mirë në MB 2/3 • Ofrimi i furnizimeve alternative të ujit • Kompanitë e ujit duhet të kenë plane për rastet e paparashikueshme që të furnizojnë së paku 10 litra ujë për person në ditë në rastet emergjente • është kompania ajo që duhet të vendos se si ta bëjë këtë • Me anë të cisternave • Uji në shishe • Pas dështimit kur 350,000 qytetarë kanë mbetur 16 ditë pa ujë, Rregullatori i ujit të pijshëm në UK është duke punuar me UKL institutin e shëndetit për të përmirësuar komunikimin me konsumatorët 19
Konkluzionet për Kosovën Kujtoni Lima, Peru 1991 • Mbi 6,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja e kolerës kur kompania e ujit e ka ndaluar klorizimin! • Gjërat mund të shkojnë shumë keq dhe ndonjëherë të kenë pasoja shumë alarmante! • KËSHTU QË …krijoni procedura formale dhe plane për rastet e paparashikueshme për trajtimin e problemeve të papritura që mund të ndodhin në kualitetin e ujit të pijshëm • Mos pritni që të menaxhoni cilindo problem pa planifikim paraprak 20
Praktika e Mirë në MB 3/3 • Sipas legjislacionit primar të ri, Kompanitë e Ujit në Angli dhe Uells duhet të njoftojnë organet në vijim në rast të paraqitjes së problemeve në kualitetin e ujit: • Komunën • Autoritetin e Shëndetit • Komisionin për Shërbimet ndaj Konsumatorëve • Rregullatorin për Kualitetin e Ujit të Pijshëm (Inspektorati për Ujin e Pijshëm, DWI) 21
Hapat e mëtejmë të rekomanduara për Kosovën • IKSHP/ ZRRUM • “Rregullat” e reja duhet të nxirren sa m shpejtë që është e mundur, të cilat Ofruesi i Shërbimeve duhet t’i respektojë në rastet e problemeve në kualitetin e ujit të pijshëm • Në rregullat gjithashtu duhet të përfshihen udhëzime mbi informacionet që duhet t’i ofrohen konsumatorëve nga kompanitë etj. p.sh. • Njoftimet nëpërmjet radios/mediave mbi shkaqet dhe pasojat e mundshme • Njoftimet mbi Mospërdorimin e Ujit/Mos pirjen e ujit/Vlimin e ujit • Aranzhimet e furnizimit alternativ • Kohën për informimin e konsumatorëve • Duhet të merren parasysh gjithashtu edhe çështjet gjuhësore • Cilat organizata duhet të njoftohen? • Fushëveprimi për ZRRUM-in/IKSHP/Kompanitë e Ujit për të punuar së bashku në përpilimin e Rregullave. 22