380 likes | 497 Views
ZOTI I RUAN SHQIPTARET! per experimenta. E kisha nis edhe unë najë biznis, po mu m`kapin menjiherë. NJERZ, BLENI TOK, SE NUK PRODHOHET MO!. Kur u ktheva n`Kosovë, e kuptova qe nostalgjia ishte zgjedhja ma e mirë. N `shoqni hina i mençëm, por dola gllup. Virgjine nuk bohesh, po mbetesh.
E N D
Kur u ktheva n`Kosovë, e kuptova qe nostalgjia ishte zgjedhja ma e mirë.
Ne fillim kam mëndu, qe krejt oshtë te parja. Qashtu kam mendu kur kam qen i ri. Tash jam i sigurt.
Ky prezentim ka ardh edhe deri te ti, dhe garant ka me te ndodh diqka. Prezentimi e ka sill boten deri tash 88 here.
Mos e mbaj per vete kete prezentim dhe do te perjetosh diqka.
Ja disa shembuj prej njerezve qe ju ka ndodh diqka pasi qe e kan dergu, ose nuk e kan dergu ket prezentim.
Me 28 nentor vitit 1912, një plak nga Vlora e dergon ket prezentim dhe e krijon një shtet t`ri.
Plaku tjeter Isa, nga Kosova, nuk arrin me e dergu ket prezentim dhe kthehet ne Kosove ku jeton edhe 100 vjet nen shkije.
Dy shoke Bajrami dhe Ademi, pasi qe e dergojne ket prezentim, njani bohet kryeminister, tjetri zavendskryeminster, pa prit e pa kujtu.
Shqiptari nga Shqipria, Enver Hoxha, pasi qe e dergon ket prezentim, e bone budall te njejtin popull, cili i rri besnik edhe ja 45 vjet.
Shoku ma i ngusht i Enverit cili per shkak obligimeve te mdhaja nuk e dergon ket prezentim, te nesermi bone vetvrasje.
Ne vitin 1974 nji Gjakovar me emrin Mahmut e dergon ket prezentim dhe Kosova fiton Autonomi.
Poeti me emrin Adem, e len anash ket prezentim dhe nuk e dergon, dhe per treten here burgoset.
Akademiku nga nji vend i vogel ne Serbi, e dergon ket prezentim dhe bohet Kryetar i Kuvendit te Kosoves.
Akademiku tjeter nga Mali i Zi me emrin Rexhep, prej priteses nuk e dergon ket prezentim dhe ne zgjedhje 2001 nuk i fiton me shume se 7 vota.
Nje doktor nga veriu i Shqiperis me emrin Sali nuk e dergon ket prezentim po i shtin paret te Gjalica dhe i shkaterohet shteti.
Socijalisti modest, Fatosi, poashtu nga Shqipria, e dergon ket prezentim dhe bohet milioner.
Nje shkrimtar ne France me emrin Ismail nuk e dergon ket prezentim dhe kurre nuk e fiton qmimin Nobel.
Studenti I Univerzitetit Prishtina me 1997 para se me u nis ne demonstrata e dergon ket prezentim dhe sot oshte Minister I Tregtise dhe Industrise.
Poashtu nji student, ne vitin 1997, para se me u nise ne demonstara, nuk e dergon ket prezentim dhe sot ai nuk hane Plazma Keksa.
Kompania boterore KUJTESA e pranon prezentimin por nuk e dergon me kohe dhe e humb tenderin.
Kompania totalisht anonime IPKO, tu mos pas çka me bo, e dergon ket prezentim 20 vetave dhe pas dy jave e fiton licencen e telefonis mobile.
Nje katunar nga Mareci e dergon ket prezentim 50 vetave dhe sot oshte mulltimilioner ne Zvicer.
Nje student nga Mexika e dergon ne 100 vende ket prezentim dhe pas pak fiton shum donacione dhe qel shtypshkronje, gazet dhe televizion.
Qeveris te Serbis ky prezentim ju ka dok qesharak, nuk e forwarditi dhe pas pak i humb 16% te teritorit.
Qaj 16 % i teritorit, e dergon ne te gjitha anet e botes ket prezentim dhe po get, po do me ja thy.
Ky prezentim i pari u dergu prej nji qantagjis nga Berane ne Mal te Zi.
Ket prezentim nuk keni nevoj me e dergu mbrenda 24 ore. Ket prezentim nuk keni nevoj me ju dergu 20 vetave. Me ket prezentim nuk keni nevoj me bo kurgjo.
Ky prezentim u bo me qellim te jet i fundit qe e sill krejt boten.
Mos forwarditni kesi e-maila idiotesk, se po tuteni, mos po ju ndodh diqka e keqe. Mos forwarditni kesi e-maila bajat, kishe po ja doni te miren dikujt.
Me apo pa kesi e-maila, do t`ju ndodh ajo qe ka pas me ju ndodh, e mire apo e keqe. Nese e do dikon, thirre ne telefon, ose qitja naj pije e hiquni ketyre forwardave me cilet njerzit mbledhin e-mail adresa.