1 / 15

KREU V

KREU V. Organizimi politik i shoqërisë, struktura e shtetit. Organizatat në shoqëri. Shteti, organizatë politike Partitë, organizata politike Organizata kulturore, Organizata edukative, Organizata sportive etj. Të gjitha janë organizata me prejardhje shoqërore. Struktura e shtetit.

mrinal
Download Presentation

KREU V

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. KREU V Organizimi politik i shoqërisë, struktura e shtetit

  2. Organizatat në shoqëri • Shteti, organizatë politike • Partitë, organizata politike • Organizata kulturore, • Organizata edukative, • Organizata sportive etj. Të gjitha janë organizata me prejardhje shoqërore

  3. Struktura e shtetit • Shteti është dukuri e qëndrueshme, organet e tij të ndryshueshme • Organ shtetëror është personi fizik, grupi i personave fizikë që në emër e për llogari të tij kryejnë funksione të caktuara • Roli dhe pozita e çdo organi shtetëror varet nga kompetenca që ka, që i njihet me ligj ose akt nënligjor

  4. KOMPETENCA • Kompetenca: lëndore & territoriale • është tërësia e të drejtave dhe detyrave që ka një organ shtetëror • Shteti ndryshon nga shtetasi si mbajtës i të drejtave, ka detyrimin t’i përmbushë ato • Lëndore: puna konkrete e organit shtetëror • Territoriale: kufijtë brenda të cilëve zhvillohet ajo lëndore

  5. HIERARKIA • Hierarkia është marrëdhënia midis organeve shtetërore, duke treguar se cili është epror dhe cili vartës • 2 llojesh: • Vartës (shtetet e centralizuara) • Bashkërendues (Organi më i ulët në hierarki ka autonomi në nxjerrjen e akteve që ka kompetencë. Organi më i lartë gjykon ligjshmërinë, jo oportunitetin – Shtetet e decentralizuara)

  6. Organet shtetërore - Klasifikimi 1- nga përbërja: kolektive & monokratike 2- nga mënyra e formimit: të zgjedhura & të emëruara 3- nga roli në procesin e punës: vendimore & këshillimore 4- nga rrethanat e krijimit: të zakonshme & të jashtëzakonshme 5- nga kompetencat: të përgjithshme & të posaçme 6- nga vendi dhe pozita: a)eprore & vartëse b) qendrore & vendore

  7. Parlamenti • Organ legjislativ dhe politik njëkohësisht • Zgjidhet nga votuesit • Struktura të ndryshme në vende të ndryshme (1 ose 2 dhomëshe) në varësi edhe të traditës, formës së ndërtimit të shtetit Parlamentarizmi vs. ministerializmit Në ditët e sotme më i fuqishëm paraqitet i dyti Rastet e shpërndarjes së Kuvendit parashikohen në Kushtetutë.

  8. Kufizimet zgjedhore • Kufizimi i moshës • Kufizimi i vendbanimit • Kufizimi racor • Kufizimi pasuror • Kufizimi gjinor • Kufizimi arsimor • Kufizimi sipas gjendjes mendore • Kufizimi sipas gjendjes gjyqësore • Barazia e votës • Një person, një votë • Fshehtësia e votës

  9. Gjeografia dhe aritmetika elektorale • Gjeografia elektorale ka të bëjë me caktimin e zonave elektorale. Për të garantuar barazinë e votave edhe zonat duket të kenë përafërsisht numër të barabartë zgjedhësish. • Aritmetika elektorale përdoret për të favorizuar partinë fituese në zgjedhje. Qëllimi është arritja e një qëndrueshmërie qeverisëse duke disfavorizuar partitë që fitojnë më pak.

  10. Sistemet elektorale • Mazhoritar • Proporcional • I përzierë (në tre variante): • Mazhoritaro-proporcional • Proporcional me elementë të mazhoritarit • Mazhoritar me elementë të proporcionalit

  11. Sistemi proporcional • Sigurohet barazia e votës • Për çdo parti zgjidhen aq deputetë sa ka qenë përqindja e votave që ka marrë partia në fjalë • Lejon hyrjen në parlament të partive të vogla • Mund të vështirësohet arritja e shumicës së qëndrueshme qeverisëse • Për të shmangur këtë të fundit mund të parashikohet një prag elektoral • Pragu elektoral - përqindje e caktuar votash në shkallë vendi, çdo shtet e vendos vetë • Varet nga numri i votuesve, numri i parlamentarëve

  12. Sistemi mazhoritar • Parashikon që në çdo zonë të zgjidhet ai kandidat që ka fituar [50% + 1 votë ] shumica absolute e votave në atë zonë • Siguron shumicë qeveritare të qëndrueshme • Deformon barazinë e votës, humbasi votat e kandidatëve të tjerë • Votohet kandidatura, jo partia • Votuesi ka të drejtë të shprehë preferencat mbi personin kandidat për përfaqësues në parlament • Për të shmangur anët negative të secilit sistem shtete të ndryshme zgjedhin sistem të përzierë zgjedhor.

  13. Organe të tjera shtetërore • Kryetari i shtetit • Shpesh funksion simbolik • Garant i institucioneve të vendit • Arbitër midis partive politike • Qeveria – organ kolegjial, me veprimtari të shumëllojshme (neni 95 i Kushtetutës sonë), ka edhe veprimtari legjislative, por të kufizuar (neni 101 i Kushtetutës sonë) • Aparati administrativ • Forcat e armatosura • Policia • Zbulimi dhe kundërzbulimi • Organet e drejtësisë – dhënia e drejtësisë bëhet vetëm nga gjykatat • Prokuroria pjesë e këtyre organeve

  14. Partitë Politike • Në përgjithësi ekziston pluralizmi politik • Kushtetuta shqiptare mbi partitë politike (neni 9) • Ligji shqiptar mbi partitë politike • Partia është bashkimi vullnetar i personave me bindje dhe qëllime të njëjta politike që ka si synim marrjen e pushtetit shtetëror me anë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, duke ndikuar në këtë mënyrë në jetën e vendit.

  15. Organizata të tjera shoqërore • Sindikatat – nuk kanë si synim marrjen e pushtetit, përfaqësojnë punëmarrësit dhe interesat e tyre përpara punëdhënësve • Grupet e presionit • Organizatat joqeveritare • Institucionet fetare (nuk janë subjekte politike, as elektorale) • Kushtetuta shqiptare mbi bashkësitë fetare (neni 10)

More Related