1 / 17

KREU IV

KREU IV. Format e shtetit. Thelbi, përmbajtja, forma e shtetit. Thelbi është ligji i ekzistencës së dukurisë. Shteti vepron si organizatë politike qeverisjeje e drejtuar nga një grupim shoqëror në një formacion ekonomiko-shoqëror të caktuar. Përmbajtja është më e larmishme, e ndryshueshme

sofia
Download Presentation

KREU IV

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. KREU IV Format e shtetit

  2. Thelbi, përmbajtja, forma e shtetit • Thelbi është ligji i ekzistencës së dukurisë. Shteti vepron si organizatë politike qeverisjeje e drejtuar nga një grupim shoqëror në një formacion ekonomiko-shoqëror të caktuar. • Përmbajtja është më e larmishme, e ndryshueshme Në formacione të ndryshme ekonomiko-shoqërore ka forca të ndryshme drejtuese, me ndikim më të madh në jetën e vendit. Forma është shfaqja e jashtme e dukurisë. Ndryshe quhet organizimi politik i shoqërisë.

  3. Tipi i Shtetit • Bashkësia e tipareve të veçanta që shprehin përmbajtjen politike dhe shoqërore, specifike për çdo shoqëri, sipas marrëdhënieve të prodhimit të atij tipi shteti. Klasifikimi: • Shtet skllavopronar • Shtet feudal • Shtet borgjez (kapitalist) • Shtet socialist

  4. …vijim • Kriter tjetër për klasifikimin e tipeve të shteteve mund të jetë zgjedhja ose jo e organeve drejtues të shtetit; ndarja në monarki ose republikë • Ky quhet kriter i gabur pasi lidhet me formën e shtetit

  5. Forma e organizimit të shtetit 3 elementë kryesorë: • Forma e qeverisjes (organizimi shtetëror) • Regjimi politik (ka rëndësi të vecantë sot lidhur me respektimin e të drejtave të individit) • Forma e ndërtimit (nga pikëpamja territoriale)

  6. Monarkia 1 person në krye të shtetit Ligji i trashëgimisë së pushtetit (ligji salik, ose jo) Në cilësi të përfaqësimit personal Pa përgjegjësi për drejtimin Republika Ka 1 ose disa persona në krye të shtetit Kryetari i shtetit zgjidhet Ka përgjegjësi për veprimet e veta, edhe penale Pushteti kalon nga një drejtues tek një tjetër me zgjedhje Parlamentare ose presidenciale Forma e qeverisjes

  7. Aristoteli mbi format e shtetit • Forma: të drejta & të gabuara të shtetit Të drejta: monarkia, aristokracia, politia Të gabuara: tirania, oligarkia, demokracia Kriteri klasifikues numri i atyre që drejtojnë shtetin.

  8. Format e ndërtimit të shtetit • Kriteri i klasifikimit është raporti midis organeve shtetërore midis tyre Shtetet: a) unitare b) federale • Midis këtyre formave ekziston edhe konfederata Koncepti i decentralizimit Organi më i lartë kontrollon vetëm ligjshmërinë, jo oportunitetin e aktit të organit më të ulët. Ekzistojnë edhe organe të centralizuara si ushtria, prokuroria, shërbimi sekret.

  9. Konfederata vs. Federatës • Konfederata është përbërje shtetesh, jo shtet i përbërë • Sovraniteti u përket shteteve të veçantë • Ka politika të unifikuara në disa drejtime • Disa organe të përbashkëta • Lidhja e konfederatës është e dobët, gjithnjë është lidhje vullneti, jo e imponuar • Vendimet e organeve të përbashkëta duhet të ratifikohen nga çdo shtet i konfederuar • Vendimet merren me unanimitet • Dalja e lirë nga bashkimi (BE-ja)

  10. Forma të tjera bashkimi • Bashkimi personal • Bashkimi real • Protektorati • Sistemi i mandateve • Sistemi i kujdestarisë • Komonuelthi britanik

  11. Format e pushtetit shtetëror • Me pushtet shtetëror kuptojmë marrjen e vendimeve nga organet shtetërore, urdhërime të ndryshme, ndjekje e zbatimit të akteve të mësipërme, përdorimin e shtrëngimit, zgjidhjen e konflikteve, si dhe ndëshkimin. Pushtetet klasike janë: legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori (parimi i ndarjes së pushteteve)

  12. Format e pushtetit shtetëror • Legjislativi– shteti funksionon në bazë të normave që ai vetë nxjerr. Ligji është akti normativ më i lartë në një shtet, me përmbajtje të përgjithshme dhe abstrakt, u drejtohet një numri të pacaktuar personash. Organi legjislativ përgjithësisht emërtohet ‘parlament’, ‘asamble’.

  13. Format e pushtetit shtetëror 2. Ekzekutivi – konkretizon ligjet me nxjerrjen e akteve nënligjore, më konkrete në përmbajtje. Ka veprimtari materiale në shumë drejtime, praktikisht gjithçka që nuk ushtrojnë pushtetet e tjera.

  14. Format e pushtetit shtetëror • Gjyqësori – Zgjidh konfliktet midis palëve ndërgjygjëse dhe jep dënime në bazë të ligjit. Zbaton legjislacionin në fuqi në rast konfliktesh civile, penale, administrative, familjare, tregtare. Prokuroria organ i centralizuar, përfaqëson akuzën dhe shtetin.

  15. Format e pushtetit shtetëror Gjyqësori funksionon mbi bazë të disa parimeve shumë të rëndësishme si: • Pavarësia e gjyqtarëve në vendimarrje • Nënshtrimi vetëm ndaj ligjit • E drejta e ankimit të palëve humbëse në shkallë më të larta të gjykimit • Qëndrueshmëria në detyrë e gjyqtarëve (Këshilli i Lartë i Drejtësisë).

  16. Parimi i ndarjes së pushteteve Shtetet klasifikohen në: • Parlamentare • Presidenciale • Gjysëm presidenciale

  17. Parimi i unitetit të pushteteve Pushtetet ekzistojnë realisht si në rastin e ndarjes së pushteteve, por një prej tyre është dominant, zakonisht legjislativi.

More Related