160 likes | 319 Views
REPUBLIKA E MAQEDONISË. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS. PROGRAMI PËR VLERËSIMIN NDËRKOMBËTAR TË NXËNËSVE PISA 2012-2015. PISA 2012-2015. KRIJIMI I MODELIT REAL TË PROFILIT TË ARSIMIT , I CILI REFLEKTON NEVOJAT SOCIALE DHE STABILITETIN SOCIO-EKONOMIK;
E N D
REPUBLIKA E MAQEDONISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
PROGRAMI PËR VLERËSIMIN NDËRKOMBËTAR TË NXËNËSVE PISA 2012-2015
PISA 2012-2015 • KRIJIMI I MODELIT REAL TË PROFILIT TË ARSIMIT, I CILI REFLEKTON NEVOJAT SOCIALE DHE STABILITETIN SOCIO-EKONOMIK; • VIZIONI DHE MËNYRA EFEKTIVE PËR REFORMIMIN E SISTEMIT TË ARSIMIT.
PISA 2012-2015 Republika e Maqedonisë merr pjesë në disa studime ndërkombëtare: • TIMSS – viti 1999, 2003 dhe viti 2011. • PIRLS - viti 2001 dhe 2006. • PISA – viti 2000 dhe 2012 -15.
PISA 2012-2015 Pjesëmarrja e parë e Republikës së Maqedonisë në testimin ndërkombëtar të PISA-s ka qenë në vitin 2000 në projektin PISA plus. Testimi kryesor është realizuar në vitin 2002. Testi është kryer në gjuhën maqedone dhe shqipe.
PISA 2012-2015 • 4736 nxënës mbi moshën 15 vjeçare janë përfshirë në mostër, të cilët vinin nga 88shkollat e mesme (duke përfshirë edhe 2 shkolla private) dhe 3 shkolla fillore nga rajonet e ndryshme gjeografike të Republikës së Maqedonisë, me një përfaqësim të mirë të shkollave të cilat vinin nga zonat urbane dhe ato rurale.
PISA 2012-2015 Testimi i PISA-s është realizuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit –Departamenti i Vlerësimit, me mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Instituti i Shoqërisë së Hapur, Qeveria Holandeze dhe Banka Botërore.
PISA 2012-2015 Rezultatet e përfituara si indikatorë: 1. Edhe pse procesi arsimor është i njëjtë për të gjithë, nxënëset kanë treguar rezultate më të mira në testim në të tria fushat krahasuar me nxënësit; 2. Nxënësit prej familjeve që kanë kushte më të mira jetese kanë treguar rezultate më të mira;
PISA 2012-2015 3. Në familjet ku prindërit kanë shkollim të lartë, nxënësit tregojnë rezultate më të mira; 4. Si e dhënë për rezultate më të mira tek nxënësit, rolë vendimtar ka arsimimi i nënës; 5. Nxënësit të cilët kanë vetëm njërin prind kanë treguar rezultate më të dobëta;
PISA 2012-2015 4. Komunikimi ndërmjet prindërve dhe fëmijëve në shtëpi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për suksesin e nxënësve; 5. Djemtë dhe vajzat kanë qasje të ndryshme ndaj mësimit.
PISA 2012-2015 Hapat në vijim janë ndërmarrë në zbatimin e studimit të PISA-s që nga viti 2002 e deri më sot • Është futur në përdorim modeli i ri i shkollimit nëntë vjeçar; • Është rritur numri i orëve mësimore për lëndën e matematikës; 3. Kurrikula e modernizuar në gjuhën amtare, matematikë dhe shkencat natyrore;
PISA 2012-2015 4. Janë bërë disa ndryshime në sistemin e arsimit ku kemi demonstrimin e njohurive të nxënësve përmes zhvillimit të projektit, detyrave në projekt, hulumtimit dhe eksperimenteve; 5. Nxënësi është në qendër të procesit mësimor, ai nuk është thjeshtë një dëgjues pasiv;
PISA 2012-2015 6. Mësimdhënësi paraqitet si një lehtësues për mësimnxënie, e jo vetëm një transmetues të njohurive; 7. Janë realizuar trajnime për zhvillim profesional për mësimdhënësit për këtë lloj mësimdhënie; 8. Është iniciuar rivlerësimi lidhur me cilësinë e teksteve shkollore në matematikë dhe shkencat natyrore;
PISA 2012-2015 9. Janë futur në përdorim metoda të reja të punës për mësimin e matematikës përmes Projektit “Matematika përmes të menduarit”; 10. Janë përgatitur udhëzues për mësimdhënës për mësimin e lëndës së matematikës;
PISA 2012-2015 11. Janë realizuar trajnime për mësimdhënës që japin lëndën e matematikës dhe të shkencave për një qasje të re ndaj këtyre fushave; 12. Procesi i mësimdhënies është i fokusuar në zbatueshmërinë e njohurive në jetën e përditshme, për shembull sa përgatiten mirë nxënësit për jetën pas shkollës e jo sa mirë e kanë përvetësuar përmbajtjen në kuadër të kurrikulës;
PISA 2012-2015 13. Është futur në përdorim lënda e re për shkencat natyrore e cila përfshinë biologjinë, kiminë, gjeografinë dhe fizikën; 14. Janë definuar nivelet e arritshmërisë së nxënësve; 15. Janë iniciuar reformat për ngritjen e cilësisë së universitetit për mësimdhënësit.