230 likes | 377 Views
2.P ë rcaktimi i q ë llimeve. Analiza e kushteve sociale Sqarimi i aspekteve motivacionale P ë rcaktimi i qart ë i q ë llimeve t ë terapis ë. 2.P ë rcaktimi i q ë llimeve.
E N D
2.Përcaktimi i qëllimeve Analiza e kushteve sociale Sqarimi i aspekteve motivacionale Përcaktimi i qartë i qëllimeve të terapisë
2.Përcaktimi i qëllimeve Të kemi parasysh në përcaktim vlerat individuale, normat, standardet , aftësitë dhe mundësitë e një individi. Gjendja «jam» ------ Gjendja «duhet» Baza për vendosjen e qëllimeve:
2.1.Analiza e kushteve sociale Mikromjedisi (përqëndrohemi te çfarë e shqetëson individin personalisht) makromjedisi (përqëndrimi ynë rritet duke përfshirë dhe faktorë të tjerë rrethues, si njerëzit, konteksti, pritshmëritë, kushtet sociale). Vërejmë nëse individi del nga vetja (mikromjedisi) për t’iu përshtatur makromjedisit.
2.2.Sqarimi i aspekteve motivacionale Të njihemi me nivelin e motivacionit të pacientit nëse ka nevojë për modifikim Të njihemi me motivacionet dëmtuese të tij që shkaktojnë sjellje çrregulluese Duhet bërë një identifikim dhe përshtatje e qëllimeve të terapisë me qëllimet e pacientit (motivacionet dëmtuese ose problematike).
2.2.Sqarimi i aspekteve motivacionale Të ruhet motivacioni i pacientit por duke e kanalizuar nga një qëllim që sjell çrregullim në një qëllim më realist. (në rast se motivacioni i pacientit është i ulët të rritet vetëvlerësimi) Pyetjet: cilat janë pritshmëritë e tij? Çfarë dëshiron të arrijë? Gjatë trajtimit pacientin duhet ta njohim me ndryshimet që ka bërë me qëllim të njihet me progresin e tij.
2.3.Përcaktimi i qëllimeve të terapisë Qëllimet duhet të jenë të specifikuara, të jenë objektive dhe realiste në përshtatje me mundësitë konkrete Fokus i specifikimit: jo simptomat por problemet që lindin nga simptomat
2.3.Përcaktimi i qëllimeve të terapisë Vlerat/ normat Problemet Motiva-cioni Qëllimet Metodat Kushtet sociale
3.Planifikimi i terapisë Planifikimi i zhvillimit të terapisë (ecuria) Bashkërendohet me pacientin modeli terapeutik që do të frekuentohet Sqarohet pacienti për diagnozën që ka dhe diagnostikën që do të shoqërojë terapinë Përcaktohen metodat të cilat do të masin shkallën e ndryshimit (psh., nga gjendja fillestare me gjendjen finale).
3.Planifikimi i terapisë Pas identifikimit dhe planifikimit vendosen hapat që do çojnë në arritjen e qëllimit Këto hapa janë individuale në varësi të seancës dhe nuk ka një model standard
3.2.Bashkërendohet modeli terapeutik Pas vendosjes së hapave, me kujdes, i bëjmë të ditur natyrën e problemit. Të marrim parasysh ndjeshmërinë e individit dhe delikatesën e situatës Gjatë shpjegimit të përdorim fakte teorike dhe shembuj që nuk prekin drejtpërdrejt personin
3.3.Sqarohet diagnostika që do të shoqërojë terapinë I bëjmë të ditur pacientit modelin e ndërhyrjes dhe ecurinë e saj në momente të caktuara. Të përdorim vazhdimisht gjatë diagnostikimit dhe ritestimin e pjesshëm për të ditur edhe pacienti se ku ndodhemi dhe nëse janë arritur përkohësisht qëllimet Mundëson dhe identifikimin e faktorëve të rinj pengues
Përcaktohen metodat që masin shkallën e ndryshimit Jo vetëm të identifikojmë simptomat fillestare por dhe të zbulojmë dhe ndryshimet e vogla përbrenda një simptomatike Gjatë terapisë të piketojmë faktorët (pozitivë/negativë) që zhvillohen gjatë terapisë t’i përfshijmë në proces (t’i bëjmë pjesë të terapisë) duke përfituar nga këta faktorë
Metoda diagnostikuese në psikologjinë biologjike dhe në neuropsikologji Lloje testesh: teste për matjen e inteligjencës (Wais), për matjen e përqëndrimit (testet kalkuluese) Matja e çrregullimit të të menduarit: WCST- përmban disa detyra që personi duhet t’i rendisë sipas një rregulli logjik. Mat aktivitetin e dopaminës në korteksin prefrontal
Metoda diagnostikuese në psikologjinë biologjike dhe në neuropsikologji AAT- diagnostikon dhe klasifikon çrregullimet e të folurit Përbëhet nga 6 nënteste që masin: Të folurit spontan Sistemin «token» Të kopjuarit e fjalive të folura Emërtimin Gjuhën e shkruar Të kuptuarit e asaj që flitet
Metoda diagnostikuese në psikologjinë biologjike dhe në neuropsikologji Për funksionimin psikomotor përdoret testi Wiener për reagimin. Mundëson matjen e aftësive reaguese ndaj sinjaleve akustike dhe vizive
Metoda diagnostikuese në psikologjinë biologjike dhe në neuropsikologji Personaliteti diagnostikohet nëpërmjet testeve përkatëse për: 1. Të identifikuar tiparet e personalitetit që ndikohen nga dëmtime me prejardhje organike 2. Të parandaluar keqinterpretimet e sjelljes së varur nga çrregullimi apo dëmtimi organik
Metodat diagnostikuese në psikofiziologji Konsideron ndryshimet trupore si variabla të varur nga parametrat psikologjikë (në kundërshtim me psikologjinë biologjike) Psikika e individit është shkaku i çrregullimeve trupore Çrregullimet somatoforme, psikofiziologjike, çrregullime të ankthit, afektive, llojet e skizofrenisë
Metodat diagnostikuese në psikofiziologji Metodat diagnostike psikofiziologjike kërkojnë mjaft kohë përdorim të ngushtë në praktikën klinike dhe përdorim të gjerë në kërkimet shkencore EMG- elektromiografia EKG- elektrokardiograma Modeli Dachauer
EMG- elektromiografia Mat aktivitetin e muskujve me anë elektrodash të vendosura në sipërfaqe të trupit, ku ndodhen muskujt Psh., pacientët me dhimbje kronike
EKG- elektrokardiograma Mat aktivitetin elektrik të të gjithë muskujve të zemrës Përdoret në pacientë me çrregullime ankthi Psh., pacientët me çrregullime trupore, pacientë me panik EKG vërteton që kemi të bëjmë me çrregullime trupore, ose reagime normale në gjendje ankthi ekstrem dhe jo probleme zemre
Modeli Dachauer Mat disfunksionalitetin e reagimit muskulor, qëështë përgjegjës për simptomatikën në fjalë Psh., një pacient me çrregullim ankthi, në gjendje të mirë fizike, por me dridhje të pashpjegueshme të muskujve të gjurit
Diagnostikimi dhe ndërhyrja Kur përcaktohet mënyra e trajtimit Ndërhyrja psikoterapeutike Diagnostikimi klasik dhe diagnostikimi i sjelljes
Ndërhyrja psikoterapeutike Psikologjia klinike: ndërhyrja terapeutike- rehabilitimi-këshillimi Diagnostikim (bën njohjen me situatën normale/anormale në bazë të manualeve diagnostike)-ndërhyrja/trajtimi (përcaktohet qëllimi i terapisë dhe metoda e punës)-ridiagnostikimi («bëhet prova», pra ritestohet gjendja si dhe bëhet një parashikim për të ardhmen)