160 likes | 516 Views
REPUBLIKA E KOSOVëS /REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVëS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E TREGTISë DHE INDUSTRISë MINISTARSTVO TREGOVINE I INDUSTRIJE MINISTRY OF TRADE AND INDUSTRY DEPARTAMENTI I TURIZMIT DEPARTMAN TURIZMA DEPARTAMENT OF TOURISM.
E N D
REPUBLIKA E KOSOVëS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVëS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E TREGTISë DHE INDUSTRISë MINISTARSTVO TREGOVINE I INDUSTRIJE MINISTRY OF TRADE AND INDUSTRY DEPARTAMENTI I TURIZMIT DEPARTMAN TURIZMA DEPARTAMENT OF TOURISM
Mjedisi si faktor i rëndësishëm i zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në KosovëBedri Millaku-PhD kandidat
Turizmi paraqet veprimtari mjaft komplekse me karakter shoqëroro- ekonomik, e cila ka rëndësi të shumfishtë në veprimtaritë dhe degët ekonomike. • Karakteri dhe natyra multiplikative e turizmit, e cila shkon në përshtatje të kërkesave të popullatës për pushim dhe çlodhje nga aktivitetet dhe veprimtaritë e përditshme në qendrat urbane. • Vlerat turistike të Kosovës përbëjnë numër relativisht të madh të motiveve,si për nga heterogjeniteti po ashtu edhe për nga prejardhja. • Për nga motivet atraktive Kosova prin para shumë vendeve të ish -Jugosllavisë.
Koncentrimi i motiveve të shumta turistike, natyrore dhe antropogjenë, ka rrjedhur nga specifikat natyrore dhe kushtet shoqëroro historike ne të kaluarën, por edhe në vazhdim. • Motivet e pasura turistike dhe pozita (radhitja) adekuate ( e përshtatshme) e tyre në mënyrë lineare dhe grupore dëshmojnë se territori i Kosovës paraqet motive specifike turistike, e cila përbëhet prej potencialeve të shumta në disponim; ultësirave (Fushës së Kosovës dhe rrafshit të Dukagjinit dhe motiveve të Sharrit, bjeshkëve të Nemuna(Alpeve Shqiptare) dhe bjeshkëve të Kopaonikut.
Në pjesë të tilla janë të koncentruar numër i madh i motiveve antropogjenë, motiveve kulturore dhe historike, vendbanime të vjetra dhe motive etnografike-etnologjike me specifikat e tyre. Të gjitha e përbëjnë të kaluarën specifike dhe historike të kësaj hapësire. • Kosova është e pasur me fondin e vlerave turistike, të cilat në përbërjen e tyre përmbajnë shkallë të gjerë të motiveve natyrore dhe antropogjenë dhe si të tilla ndahen në: A). Motivet natyrore • 1. Motivet morfologjike • 2. Motivet hidrografike • 3. Motivet biogjeografike
B) Motivet Antropogjen • 1. Motivet ambientale siç janë: qytetet,vendbanimet dhe objektet tjera. • 2. Përmendoret historike dhe muzet, • 3. Motivet etnografike- etnologjike. • Radhitja si element hapësinor i qarkullimit turistik tregon ndërlidhshmërinë e hapësirës në raport me motivet. • Në sipërfaqen prej 10887 km² janë të pranishme mbi 370 motive dhe objekte turistike, të cilat mund të iniciohen në shkallë të lartë të mundësisë relative të valorizimit, duke marrë për bazë si pjesë të fondit të motiveve të tilla mund të paraqesin motive të përbashkëta dhe të pavarura.
Prej numrit të motiveve dhe objekteve turistike, pjesa me numër më të madh i përkasin objekteve kulturore dhe monumenteve historike mbi 160, të atyre me motive natyrore 40, në lokalitetet e vjetra dhe arkeologjike 44, monumente nga Lufta e Dytë Botërore 68, si dhe numër i madh i përmendoreve dhe monumenteve të luftës së fundit. • Mjedisi i Kosovës paraqet faktor të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit. • Kështu popullata e qendrave urbane shkon në drejtim të viseve atraktive.
Do të ishte me rëndësi që ruajtja e mjedisit në radhë të parë të bëhej në kuadër të masave institucionale nga ana e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe bashkëpunimi ndërministror me institucionet, të cilat lidhen me mjedisin në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. • Në anën tjetër, pushteti lokal duhet t’i kushtojë kujdes shumë më të madh ruajtjes së potencialeve turistike më vlera të veçanta natyrore. • Gjithherë duhet pas parasysh që planifikimi, i cili bëhet për zonat turistike apo lokalitetet klimatike dhe balneare të shikohet, vlerësohet në baraspeshë, duke bëre analiza në mes të leverdisë ekonomike dhe mbrojtjes së mjedisit nga degradimi dhe ndotja.
Por në qoftë se turizmi shikohet vetëm në karakterin ekonomik atëherë krijohet një përparësi për ekonominë, e cila i lë anash vlerat natyrore dhe shoqërore për hapësirën. • Turizmi nuk duhet të trajtohet vetëm si veprimtari ekonomike, një trajtim i tillë i turizmit vetëm si kategori e ofertës ekonomike, e cila do t’u përgjigjej vetëm kërkesave turistike, në vete do të përmbante vlerat natyrore (peisazhin e bukur, relievin, klimën e favorshme, ujërat, botën bimore dhe shtazore) secilin element të cilat motivojnë qarkullimin turistik.
Me rëndësi shumë të madhe është ruajtja e vlerave dhe motiveve natyrore, të cilat shumë shpejtë mund të dëmtohen nga veprimet e dëmshme mbi natyrën. • Vlerat e tilla shumë lehtë mund të dëmtohen, por në anën tjetër shumë vështirë përtërihen dhe regjenerohen si vlera me motive të veçanta për ngritjen e cilësisë së ofertës turistike dhe turizmit në përgjithësi. • Prandaj, secili ndërtim si në zonat me qarkullim më të vogël turistik, por në veçanti edhe në zonat turistike duhet të rregullohet me ligjet mbi planifikimin hapësinor.
Kështu edhe mbrojtjes së mjedisit duhet t’i kushtohej çdo herë kujdes i veçantë. • Mjedisi i Kosovës paraqet vlera të veçanta në zhvillimin e turizmit. • Në raste të shpeshta turizmi me efektet e tij ndikon në mënyrë negative në mjedisin hapësinor në zonat turistike te ne. • Jeta në zonat urbane me mënyrat e saj, kushtëzon nevojën e lëvizjes së popullsisë në drejtim të zonave turistike, me mjedis të pastër dhe atraktiv.
Disa prej tyre shfrytëzohen gjatë verës dhe dimrit kështu që nga shkalla e lartë e shfrytëzimit në masë të madhe janë degraduar. • Interesi shëndetësor i popullsisë i aplikuar në qarkullimet turistike në drejtim të ambientit të ruajtur natyror dhe kapaciteteve të ndryshme të objekteve për pushim dhe rekreacion pa kontrollim të duhur nga ana e shoqërisë, patjetër shkakton dëme aq të mëdha sa që këto nuk mund të kompensohen me qëllimet paraprake të rekreacionit të njeriut. • Mjedisi i ruajtur është një përparësi e madhe për shëndetin, rekreacionin dhe ekonominë.
Kështu tek ne shpeshherë zonat atraktive me peisazh të bukur, konfrontohen me presionin nga ana e njeriut. • Turizmi është konsumues i madh i zonave të ruajtura natyrore. • Nëse analizohet në detaje mund të konkludohet se një vend turistik me shumë okupon hapësirë se sa një zonë e banimit të kapaciteteve të njëjta të urbanizuara. • Dëmtimi më i madh bëhet duke ndërtuar objekte të ndryshme, si objekte receptive, objekte të banimit, objekte për ndërtimin e vikend shtëpizave, objekte sportive, etj.
Ndërtimi i kamp-shtëpizave nga pjesa e popullsisë urbane dëmtojnë në masë të madhe mjedisin e tyre të ruajtur. • Turizmi shpesh ka efektin si prodhues i madh i hedhurinave, të cilat në masë të madhe rrezikojnë mjedisin. • Të gjitha hapësirat në të cilat zhvillohet turizmi, duhet të jenë të mbrojtura nga pasojat negative të njeriut. Vend të rëndësishëm duhet kushtuar edhe propagandës turistike, e cila zhvillohet për ruajtjen e mjedisit, si dhe vetëdijesimit të popullsisë për ruajtjen e zonave potenciale turistike, sidomos te ne në Kosovë. • Kështu edhe zhvillimi ekonomik do të pasojë në rritjen e brutoprokudtit shoqëror nga turizmi, i cili do të ketë vendin e merituar dhe leverdia ekonomike mjaft e theksuar.
Fund. Faleminderit për vëmendjen