1 / 17

Pushteti gjyqësor

Pushteti gjyqësor. Hyrje. Efektiviteti dhe qendrueshmëria e së drejtës varet nga zbatimi real i saj. Këtë e garanton vetëm një sistem drejtësie i pavarur dhe i paanshëm. Një sistem i tillë mund të realizohet nga gjykatat e specializuara për të dhënë drejtësi.

saber
Download Presentation

Pushteti gjyqësor

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Pushteti gjyqësor Dr. Arta Vorpsi

  2. Hyrje • Efektiviteti dhe qendrueshmëria e së drejtës varet nga zbatimi real i saj. • Këtë e garanton vetëm një sistem drejtësie i pavarur dhe i paanshëm. • Një sistem i tillë mund të realizohet nga gjykatat e specializuara për të dhënë drejtësi. • Dhënia e drejtësisë është kërkesë e domosdoshme e shtetit të së drejtës. Dr. Arta Vorpsi

  3. Përkufizime • Pushteti gjyqësor ushtrohet nga gjykata të krijuara me ligj (gjykata e lartë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë). • Gjykata – organe të ngarkuara me ligj për të dhënë drejtësi. • Gjyqtarë – persona të specializuar për të dhënë drejtësi. • Ndalohet krijimi i gjykatave të jashtëzakonshme. • Lejohet krijimi i gjykatave të veçanta (gjykata për krimet e rënda). • Gjykatat nga pikëpamja organizative janë të ndara nga pjesa tjetër e administratës publike. • Nuk lejohet krijimi i trupave me kompetenca të përziera gjyqësore dhe administrative. Dr. Arta Vorpsi

  4. Organizimi i gjyqësoritLlojet e gjykatave • Numri i gjyqtarëve dhe gjykatave caktohet nga KLD dhe dekretohet nga Presidenti. • Gjykata e rrethit gjyqësor ose gjykata e faktit shqyrton çështjen në themel për herë të parë. • Gjyqtarët emërohen nga Presidenti me propozim të KLD me këto kritere: 1. të jenë shtetas shqiptarë mbi 25 vjeç 2. të kenë arsim të lartë juridik dhe të kenë kryer Shkollën e Magjistraturës 3. të kenë figurë të pastër morale • Shkarkohen nga KLD me propozim të Ministrit të Drejtësisë. Dr. Arta Vorpsi

  5. Gjykata e Apelit • Gjykata e apelit shqyrton ankimet ndaj vendimeve të gjykatës së rrethit gjyqësor si dhe kërkesa fillestare (kundër dekretit të Presidentit për shkarkimin e prokurorëve). • Gjyqtarët e apelit duhet të kenë 5 vjet përvojë si gjyqtarë. • Pranë çdo gjykate krijohen kolegjet penale civile ose tregtare. • Pranë gjykatës së apelit Tiranë funksionon Kolegji Zgjedhor për shqyrtimin e konflikteve zgjedhore. • Ky Kolegj është ad hoc deri në përfundimin e procesit zgjedhor. Anëtarët e tij zgjidhen me short nga partitë. Dr. Arta Vorpsi

  6. Gjykata e Krimeve të RëndaGjykata Ushtarake • GjKR u krijua në vitin 2003 me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër trafiqeve dhe krimit. • Ajo gjykon në dy shkallë krime që dënohen minimalisht me 15 vjet burgim. • Gjyqtarët zgjidhen për periudhë 9 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje. • Gjykata Ushtarake nuk është e veçantë, ndodhet brenda sistemit gjyqësor, drejt heqjes. • Shqyrton veprat penale ushtarake sipas Kodit Penal Ushtarak. • Procedura e emërimit dhe shkarkimit është e njëjtë. Dr. Arta Vorpsi

  7. Gjykata e Lartë • Gjykata e Lartë është instanca më e lartë në hierarkinë e pushtetit gjyqësor në vend. • Rregullohet me ligj të veçantë dhe ka: 1. juridiksion rishikues (kur rishqyrton çështjet ose rekursin) 2. juridiksion fillestar (kur shqyrton veprat penale të Presidentit, deputetëve, etj) • Nxjerr vendime unifikuese për njësimin e praktikës gjyqësore nga gjykatat e nivelit të parë dhe të dytë. • Ka 17 anëtarë me mandat 9 vjeçar dhe imunitet që vendosin në Kolegj Civil, Penal dhe Kolegje të Bashkuara. • Shkarkohen nga Kuvendi, vendimi shqyrtohet nga GjK (neni 140). Dr. Arta Vorpsi

  8. Të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarit • Kanë imunitet penal që hiqet me vendim të KLD. • Gëzojnë mbrojtje të veçantë kur kërkohet prej tyre. • Paga dhe përfitimet e tjera nuk mund të cënohen. • Janë të palëvizshëm nga detyra, transferimi bëhet vetëm me pëlqimin e tyre dhe për efekte të riorganizimit gjyqësor. • I nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjit. • Funksioni i tyre është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër. • Nuk mund të ushtrojnë aktivitet politik. • Mbajnë përgjegjësi disiplinore sipas ligjit. • Shkarkohen nga KLD për veprime që diskreditojnë figurën e gjyqtarit dhe pamjaftueshmëri profesionale. Dr. Arta Vorpsi

  9. Parime kushtetuese • Pavarësia – ushtrimi i pavarur i drejtësisë nga dy pushtetet por dhe kontrolli i saj. • Paanshmëria – vendimmarrja pa u ndikuar nga palët në proces. • Neutraliteti – mosndikimi nga faktorë të tjerë të jashtëm ose të brendshëm. • Arsimimi – formimi i duhur profesional dhe trajnimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm. • Formimi profesional realizohet nga KLD nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës Dr. Arta Vorpsi

  10. Shkolla e Magjistraturës • U krijua me ligjin nr.8136 dt.31.07.1996. • Siguron formimin profesional fillestar dhe të vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve. • Kujdeset edhe për përgatitjen e administratës gjyqësore. • Drejtori i shkollës emërohet nga KLD për 4 vjet me të drejtë riemërimi një herë. • Numri i vendeve për gjyqtarë dhe prokurorë caktohet në fillim të çdo viti nga KLD. • Gjatë arsimimit fillestar pranë kësaj Shkolle studentët ushtrojnë praktikë pranë gjykatave ose prokurorive. • Me përfundimin e Shkollës ata emërohen në vendet vakante të shpallura në të gjithë vendin. Dr. Arta Vorpsi

  11. Këshilli i Lartë i Drejtësisë • Është organ kushtetues përgjegjës për emërimin, transferimin, shkarkimin, edukimin, vlerësimin moral e profesional të gjyqtarëve të shkallës së parë e të dytë. • Përbëhet nga: Presidenti, MD, Kryetari i GJL dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve dhe 3 juristë të zgjedhur nga Kuvendi. • 3 të parët janë ex officio ndërsa 9 gjyqtarët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore. • Kanë imunitet dhe mandat 5 vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. • Pranë tij funksionon Inspektorati që kontrollon veprimtarinë e gjyqtarëve dhe i propozon Ministrit fillimin e procedimit disiplinor. • Inspektorët duhet të plotësojnë kriteret e gjyqtarëve të apelit. Dr. Arta Vorpsi

  12. Karakteristika • Pushteti gjyqësor i nënshtrohet vetëm Kushtetutës e ligjeve dhe aspak urdhërave brenda apo jashtë sistemit. • Pavarësia e tij lidhet: - me mënyrën e organizimit të veçantë; - me statusin e gjyqtarëve (emërimin, shkarkimin, transferimin dhe trajtimin financiar); - me administrimin e drejtësisë (buxheti); - me kontrollin e vendimeve vetëm brenda sistemit gjyqësor (jo nga organe të tjera). • Ky pushtet kontrollohet nga ekzekutivi nëpërmjet MD (si organ procedues), nga Presidenti (si organ emërimi i gjyqtarëve) dhe nga ligjvënësi (si organ emërimi i gjyqtarëve më të lartë). • Pavarësia dhe efikasiteti i këtij pushteti është kushti kryesor për të pasur një shtet të së drejtës. Dr. Arta Vorpsi

  13. Organizimi gjyqësor në republikën presidenciale-SHBA • Në gjykatat e themelit ose shkallës së parë (district court) vendimi merret nga juritë. • Anëtarët e jurisë janë njerëz të thjeshtë pa formim juridik. Është detyrim pjesëmarrja. • SHBA është e ndarë në 13 rrethe (circuits) ku ndodhet 1 gjykatë apeli. • Gjyqtarët e themelit, apelit dhe GjL emërohen nga Presidenti me pëlqimin e Kongresit. Emrat konkretë mund të propozohen nga senatorët ose anëtarë të partisë ku bën pjesë Presidenti. • Gjyqtarët janë të përjetshëm. Ngjall shpesh debate lidhur me efektet e saj. Dr. Arta Vorpsi

  14. Gjykatat e Shtetit dhe Gjykatat Federale • Gjykatat e shtetit (state courts) janë të krijuara nga ligjet e vetë shtetit federativ. • Gjyqtarët zgjidhen ose emërohen, përjetë ose me mandat, sipas ligjit. • Gjykatat federale (federal courts) krijohen nga Kushtetuta dhe emërohen si më sipër. Shkarkimi i tyre është i mundur vetëm me procedurën “impeachment” nga Kongresi. • Dallimi midis tyre është tek juridiksioni: të parat i referohen ligjeve të shtetit, të dytat ligjeve federale. Dr. Arta Vorpsi

  15. Konferenca Gjyqësore • Eshtë organizëm i formuar nga gjyqtarët e të gjitha niveleve. • Shqyrton çështje të administrimit të drejtësisë. • Përcakton politikat e sistemit të drejtësisë dhe ia propozon më pas Presidentit dhe Kongresit. • Nuk ka të drejtë vendimmarrje për emërimin apo shkarkimin e gjyqtarëve. • Konferenca Gjyqësore në Shqipëri mblidhet për të zgjedhur 9 anëtarët e KLD dhe diskuton çështje të tjera të gjyqësorit. Dr. Arta Vorpsi

  16. Përfundime • Gjyqësori është dega e tretë e pushtetit shtetëror. • Është përgjegjës për zgjidhjen përfundimtare të konflikteve midis individëve dhe shtetit e individëve. • Është i pazëvendësueshëm për rolin që ka, prandaj dhe pavarësia e tij është themeli i shtetit të së drejtës. • Pushteti gjyqësor për nga kompetencat është i njëjtë në çdo sistem, ndryshon vetëm përbërja. Dr. Arta Vorpsi

  17. Kazus • Një gjyqtar shkarkohet nga detyra, pasi nga kontrolli që ushtroi KLD, u arrit në përfundimin se kishte vendosur pafajasinë për një person, i cili më vonë rezulton të kishte qenë autori i një krimi. • Gjyqtari ankohet ndaj vendimit të shkarkimit duke u bazuar në parimin e mospërgjegjësisë për vendimet e dhëna që karakterizon funksionin e gjyqtarit. • A është e bazuar kjo dhe pse? Dr. Arta Vorpsi

More Related