460 likes | 3.1k Views
Pushteti ekzekutiv 1. Roli dhe funksioni i pushtetit ekzekutiv. 2. Përbërja dhe funksionimi i Këshillit të Ministrave. Kuptimi i “qeverisë”. Në kuptimin e gjerë: pushtet, pra të gjitha organet që marrin pjesë në qeverisje. Në kuptimin e ngushtë: organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv.
E N D
Pushteti ekzekutiv1. Roli dhe funksioni i pushtetit ekzekutiv.2. Përbërja dhe funksionimi i Këshillit të Ministrave. Dr. Arta Vorpsi
Kuptimi i “qeverisë” • Në kuptimin e gjerë: pushtet, pra të gjitha organet që marrin pjesë në qeverisje. • Në kuptimin e ngushtë: organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv. • Roli i qeverisë: • drejtimi politik, ekonomik dhe i të gjithë sferave të shtetit nën përgjegjësinë e vet • Drejtimi i tërë administratës publike. Dr. Arta Vorpsi
Koncepti • Qeveria përfaqëson pushtetin ekzekutiv. • Është përgjegjëse direkte për stabilitetin e qeverisjes. • Merr masa për mbarëvajtjen e administratës në tërësi jo vetëm të ekzekutivit. • Kufizimi i pushtetit të qeverisë nëpërmjet parimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë Dr. Arta Vorpsi
Qeveria në sistemin parlamentar • Këtu autoritetin më i lartë politik është parlamenti. • Qeveria formohet nga parlamenti dhe varet prej tij politikisht. • Qeveria në kuptimin e ngushtë e ushtron pushtetin jo e vetme por bashkë me parlamentin. • Kur nuk gjen mbështetjen e parlamentit ka të drejtë të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Dr. Arta Vorpsi
Format e kontrollit • Mocioni i mosbesimit: • Iniciohet nga parlamenti (jo vetëm nga pakica) • Kërkohet rrëzimi i qeverisë dhe emërimi i një kryeministri të ri po nga e njëjta shumicë • Nëse merret shumica e votave, qeveria bie. • Mocioni i besimit: • Iniciohet nga kryeministri • Kërkohet të verifikohet shumica aktuale; • Me mosmiratimin e kërkesës për votëbesim, konsiderohet si “pambështetje” në parlament. Dr. Arta Vorpsi
Llojet e qeverisë • Qeveri të formuar nga një parti e vetme • Qeveri koalicioni • Qeveri e përkohshme/teknike Dr. Arta Vorpsi
Formimi i qeverisëfaza e parë 1. Përcaktimi i emrit të Kryeministrit dhe emerimi i tij nga Presidenti i Republikës. 2. E drejta e partisë politike apo e koalicionit të partive, të cilat kanë shumicën në Kuvend për të caktuar Kryeministrin. 3. Presidentit të Republikës i lind detyrimi kushtetues për të kryer emërimin formal të kandidaturës për kryeministër. Dr. Arta Vorpsi
Faza e dytë • Në qoftë se kandidati për kryeministër nuk miratohet nga Kuvendi, atëhere roli i Presidentit të Republikës bëhet vendimtar në zgjidhjen e krizës politike të shkaktuar, duke e zgjedhur vet Kryeministrin e ri. Dr. Arta Vorpsi
Faza e tretë • Në rast refuzimi të kësaj kandidature të propozuar nga Presidenti, i takon Kuvendit të evitojë krizën qeveritare duke propozuar vetë kandidaturën. • Kur nuk arrihet të zgjidhet Kryeministri pas kësaj faze atëhere, Kuvendi shpërndahet. Dr. Arta Vorpsi
Organet përbërëse • Kryeministri • Zëvendëskryeministri • Ministrat Dr. Arta Vorpsi
Kryeministri • Eshtë pika qendrore e ekzekutivit nga pikëpamja e përgjegjësisë politike kundrejt Kuvendit. • Kushtetuta parashikon procedura të përpikta e të shpejta për emërimin e miratimin e Kryeministrit e të Këshillit të Ministrave. • Kuvendi i jep votbesimin Këshillit të Ministrave, jo vetëm për shkak të cilësive të Kryeministrit, por në rradhë të parë, nga programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave, të cilin ai do kryesojë e përfaqësojë. Dr. Arta Vorpsi
Funksionet e kryeministrit • Përfaqëson KM dhe kryeson mbledhjet e tij • Koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore • Siguron zbatimin e legjislacionit dhe të politikave të miratuara nga KM • Bashkërendon dhe kontrollon punën e anëtarëve të KM dhe të institucioneve të tjera qëndrore të shtetit • Përfaqëson dhe drejton Kryeministrinë • Pezullon zbatimin e akteve të ministrive, drejtuesve të institucioneve qëndrore në varësi të tij ose të ministrave, me nismën e vet ose të subjekteve të interesuara • Zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet ministrive • Në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr urdhëra Dr. Arta Vorpsi
Ministri • Cilësitë për t’u bërë ministër • Papajtueshmëria e pozicionit të ministrit me funksione të tjera • Imuniteti i anëtarëve të KM • Drejton, brenda politikës së përgjithshme shtetërore, veprimtarinë që ka në kompetencë. • Përfaqëson institucionin që drejton • Ka përgjegjësi individuale dhe kolegjiale • Nxjerr urdhëra dhe udhëzime • Ushtron dhe detyra të tjera, që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave. Dr. Arta Vorpsi
Kabineti qeveritar • është përgjegjës për funksionimin e dikastereve si organe ekzekutive dhe për kordinimin e punës ndërmjet ekzekutivit dhe parlamentit. • Ministrat janë përgjegjës apo politikisht përgjegjës, • individualisht për drejtimin e institucioneve të tyre • kolektivisht për politikat qeveritare. Dr. Arta Vorpsi
Funksionet e qeverisë • Funksioni i drejtimit politik: • Progami politik; • Politika e brendshme; • Politika e jashtme. • Funksioni administrativ: • Udhëheqjen e përgjithshme të administratës; • Politikat administrative; • Rekrutimi. • Funksioni me karakter normues: • Propozon ligje (neni 81 i KSH); • Nxjerr akte normative me fuqinë e ligjit (neni 101 i KSH); • Nxjerr vendime dhe udhëzime. Dr. Arta Vorpsi
Kompetencat e Këshillit te Ministrave • Përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe në zbatim të saj, vendos për çdo çështje, që lidhet me drejtimin e përgjithshëm politik dhe për marrëdhëniet me Kuvendin. • Këshilli i Ministrave ushtron disa lloje kompetencash të cilat i grupojmë në këtë mënyrë: Dr. Arta Vorpsi
Në marrëdhënie me Kuvendin • Realizon drejtimin e programit politik, të miratuar në Kuvend; • Propozon apo tërheq projektligje në Kuvend; • I kërkon Kuvendit shqyrtimin dhe miratimin e një projektligji me procedurë të përshpejtuar; • I propozon që një çështje apo projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet për referendum; • I paraqet për miratim, kërkesën për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme; • I propozon Presidentit të Republikës nxjerrjen e akteve me fuqinë e ligjit, kur Kuvendi nuk mund të mblidhet për shkak të gjendjes së luftës; • Vendos gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në territorin e Republikës për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, etj. Dr. Arta Vorpsi
Në fushën e sigurimit kombëtar, të politikave të mbrojtjes dhe të rendit kushtetues, • shqyrton dhe miraton, në parim, strategjinë e sigurimit kombëtar dhe politikat e mbrojtjes dhe ia paraqet për miratim Kuvendit; • shqyrton, negocion, miraton, në parim, marrëveshjet ndërkombëtare ku shteti synon të jetë palë, dhe ia paraqet ato për miratim Kuvendit; • merr masa për sigurinë dhe qetësinë publike, për forcimin e rendit kushtetues, respekton e mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Dr. Arta Vorpsi
Në fushën e politikës së jashtme: • Miraton dhe denoncon marrëveshjet ndërkombëtare që nuk i nënshtrohen ratifikimit, në përputhje me Kushtetutën; • Jep miratimin për denoncimin, nga ministri apo drejtuesit e institucioneve të tjera qëndrore, të marrëveshjeve të nënshkruara në emër të tij; • Shqyrton dhe vendos për parimet dhe për drejtimet e politikës së jashtme, të traktateve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, pavarësisht nga emërtimi i tyre, etj. Dr. Arta Vorpsi
Në fushën e financave të shtetit, • Bashkërendon punën me institucionet shtetërore për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit; • I paraqet Kuvendit raport për zbatimin e buxhetit dhe për borxhin shtetëror; • Jep mendim paraprak brenda 30 ditëve për projektligjet joqeveritare, që kërkojnë rritje/pakësim të shpenzimeve të buxhetit të; • Harton, negocion dhe miraton marrëveshjet dy ose shumëpalëshe për ndihmat financiare, dhuratë, që i jepen shtetit shqiptar nga shtete të tjera. Dr. Arta Vorpsi
Në marrëdhënie me pushtetin vendor, • Nëpërmjet prefektit bashkërendon dhe harmonizon zbatimin e politikave të përgjithshme shtetërore me ato të zhvillimit të pushtetit vendor. • Për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve, mund të shkarkojë a të shpërndajë organin e zgjedhur drejtpërdrejtë të njësisë qeverisëse vendore; Dr. Arta Vorpsi
Kompetencat e tjera me natyre administrative • Nxjerr vendime dhe udhëzime; • Emëron ose shkarkon nga detyra funksionarë të lartë, politikë apo civilë, ushtarakë të lartë apo drejtues të Policisë së Shtetit; • Shqyrton dhe diskuton edhe çështje të tjera, për të cilat anëtarët e Këshillit të Ministrave kanë nevojë për mbështetjen politike dhe administrative të këtij organi; • I paraqet Gjykatës Kushtetuese marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat përmbajnë dispozita të papajtueshme me Kushtetutën. Dr. Arta Vorpsi
Mbledhjet e Këshillit të Ministrave • KM mblidhet sipas një rendi dite të përcaktuar dhe thirret nga Kryeministri ose në mungesë dhe me porosi të tij, edhe nga zevendëskryeministri. • Marrin pjesë vetëm anëtaret e KM. Në raste të veçanta, mund të ftohen edhe specialistë apo funksionarë të tjerë. • KM mund të thirret në mbledhje të jashtëzakonshme sipas të njëjtave rregulla. • Rendi i ditës i mbledhjeve të K.M, përgatitet nga sekretari i Përgjithshëm i KM, pasi këshillohet me Kryeministrin. Dr. Arta Vorpsi
Vlefshmëria e mbledhjeve • Kërkohet pjesmarrja në të e më shumë se gjysmës së anëtarëve të KM. • Për shkaqe të arsyeshme e të motivuara, ministri pasi të ketë njoftuar Kryeministrin mund të zëvendësohet në mbledhje nga zëvëndësministri, por pa të drejtë vote. Gjithashtu ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave merr pjese rregullisht, pa te drejte vote, Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave. Dr. Arta Vorpsi
Mbledhjet e KM • Anëtarët e Këshillit të Ministrave duhet t’i respektojne vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit të Ministrave. Ata duhet të mënjanojnë çdo shprehje mospajtimi, të mbrojnë ose të përkrahin vendimet që merren, pavaresisht nga fakti nëse kanë marrë pjesë në mbledhje apo jo dhe nëse kanë votuar pro apo kundër tyre. Dr. Arta Vorpsi
Paraqitja e projekteve në KM • Bëhet vetëm nga anëtarët e K.M. • Edhe projektaktet, që u përkasin institucioneve të tjera qendrore, bëhen nëpërmjet anëtarëve të KM. • Propozimet e projekteve që paraqiten për shqyrtim e miratim në Këshillin e Ministrave përmbajnë projektin, relacionin, mendimet ose verejtjet e ministrive apo të institucioneve të interesuara. Dr. Arta Vorpsi
Vendimarrja • KM vendos miratimin, ndryshimin, shtyrjen apo mosmiratimin e projektakteve. • Projektaktet mund të tërhiqen nga propozuesit, përpara se ato të kalojnë për shqyrtim në mbledhjen e KM. • Aktet e KM miratohen me konsensus dhe, kur nuk arrihet ky konsensus, aktet miratohen me shumicën e anëtarëve të KM. Dr. Arta Vorpsi
Aktet e Këshillit të Ministrave • KM nxjerr vendime dhe udhëzime, vlefshmëria e të cilëve kushtëzohet nga kundërfirmimi i ministrit propozues. • Nxjerr edhe akte normative me fuqinë e ligjit kur ekzistojnë kushtet që kanë të bëjnë me nevojën, urgjencën dhe me marrjen e masave të përkohëshme. Ato i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. • Ato e humbasin fuqinë nga fillimi, nëse nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve. Dr. Arta Vorpsi
Aktet që nxjerr kryeministri dhe ministri • Kryeministrit i është njohur e drejta për të nxjerr urdhër. • Kjo e drejtë buron nga Kushtetuta dhe nga pozicioni i veçantë që zë ky organ në raport me “Kryetarin e Këshillit të Ministrave”, term i cili përdorej në dispozitat kryesore kushtetuese dhe që nuk e klasifikonte atë në rradhën e organeve vendimmmarrëse. • Ministri nxjerr urdhëra dhe udhëzime. Dr. Arta Vorpsi
Fuqia juridike e akteve • Aktet normative të KM dhe të ministrave marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare. • Vendimet me fuqinë e ligjit hyjnë në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jenë njoftuar publikisht. • Aktet individuale të KM, të Kryeministrit dhe të ministrave marrin fuqi juridike ditën e miratimit të tyre, me përjashtim të rasteve kur në akte parashikohet një datë tjetër. Dr. Arta Vorpsi
Qeveria në sistemin presidencial • Pushteti ekzekutiv në tërësi është i përqendruar në duart e kryetarit të shtetit. • Ai nuk përgjigjet para parlamentit por vetëm para popullit të tij. • Edhe në rast të ndryshimit të kabinetit qeveritar nuk kërkohet miratimi nga parlamenti. • Mundësia e vetme e kontrollit politik është procedura “impeachment” ndaj kryetarit të shtetit. Dr. Arta Vorpsi
Përfundime • Qeveria është organi më i lartë ekzekutiv • Ajo mbështetet dhe kontrollohet vazhdimisht nga parlamenti • Funksioni i saj është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e drejtimit politik dhe ekonomik të vendit. • Në të gjitha rastet e suksesit ose dështimit ajo mban përgjegjësinë kryesore. Dr. Arta Vorpsi