1 / 12

Shmu-2

Shmu-2. Punoi:Medina Gjyshinca. Lënda:Teknologji. Tema:Viruset dhe Antiviruset. Arsimtar:Muhamer Ujkani. Vushtrri. Kl.IX-7. Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të

sine
Download Presentation

Shmu-2

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Shmu-2 Punoi:MedinaGjyshinca Lënda:Teknologji Tema:VirusetdheAntiviruset Arsimtar:MuhamerUjkani Vushtrri Kl.IX-7

  2. Virusiështë një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahetnëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta shkatërroj gjithë sistemin e eksplorimit. Virusi gjithashtu është fjalë e përgjithshme për programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterët dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruse nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterëve për të kryer funksione të ndryshme.

  3. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memories, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj. Por egzistojnë edhe raste të rralla ku ka viruse të cilat krijohen për qëllime mbrojtëse,siç bënë:NATO,FBI dhe organizata të tjera.

  4. Llojet e virusëve! Virusët rezidente (të përherëshme) (Resident Viruses): Ky lloj i virusit është virus i përherëshëm, i cili qëndron në RAM memorie. Nga aty pastaj ndërpren të gjitha operacionet e ekzekutuara nga sistemi: dëmton fajllat dhe programet, të cilat janë të hapura, të mbyllura, i kopjon ato, i riemëron,etj.Lloje të këtyre viruseve janë:Randex,CMJ,Meve dhe MrKlunky.

  5. Virusët shkatërrues - prishës (Overwrite Viruses): Virusi i këtij lloji është emruar me këtë epitet nga fakti se ai fshin informacionet e përfshira në dosje, duke i bërë ato pjesërishtë ose tërësishtë të padobishme, pasi t`i infektoj ato. E vetmja mënyrë për të pastruar një skedar të infektuar nga virusët është të fshini skedarin plotësishtë, duke humbur kështu përmbajtjen origjinale të tij. Disa nga shembujt e këtij virusi janë:Way, Trj.Reeboot,Trivial.88.D. Makro virusët: Janë viruse të cilat infektojnë fajllat që janë krijuar nga aplikacione ose programe të caktuara të cilat përmbajnë makro. Këto mini-programe kanë aftësi të rradhitjes automatike të operacioneve, kështu që ato kryejn veprime të veçanta, prandaj i mënjanojnë përoruesit nga detyra e kryerjes së këtyre operacioneve një nga një. Shembuj të virusëve makro janë: Relax, Melissa.A, Bablas, aO97M/Y2K.

  6. Trojanët ose kuajt Trojan (Trojans or Trojan horses): Një tjetër lloj i virusëve shkatërruese dhe të dëmshme janë Trojanët ose kuajt Trojanë, të cilët ndryshojnë nga virusët tjerë dhe nuk e replikojnë vetën. Ngjajnë pothuajse tërësishtë me krimbat virusal. Krimbat virusal (Worms): Krimbi virusal është program kompjuterik, i cili ka aftësi për të kopjuar vetën nga njëra makinë në makinën tjetër. Për tu replikuar, krimbat përdorin kohën e kompjuterit dhe banduithin e rrjetit. Shpesh krijojnë payload –e të cilat bëjnë dëme të konsiderueshme. Shembuj të krimbave virusal janë: PSWBugbear. B, Lovgate. F, Trile. C, Sobig. D, Mapson dhe Code Red

  7. Viruset shpërndahen me të gjitha mënyrat që shpërndahen edhe skedarët e tjerë. Ata mund të shkarkohen nga interneti, mund të jenë bashkëngjitur në email, mund të hyjnë nga kompjuterët e tjerë, nga disketat, CD, etj. Disa viruse përhapen vetvetiu duke shfrytëzuar dobësi të sistemit operativ (Windows, Linux, Mac, etj.), por shumica e tyre merren në kompjuter nga vetë përdoruesi. Rruga më e shpejtë e përhapjes së viruseve kompjuterik është ajo e internetit.

  8. Antivirusët! Detyra e programit të njohur si antivirus është që të monitorojnë punën e kompjuterit ose me fjalë tjera që të mbrojë kompjuterin nga viruset mundshme kompjuterike. Antiviruset kanë një listë të madhe të viruseve të njohur dhe monitorojnë kompjuterin gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse ndonjë prej tyre është futur në kompjuter.Kriminelët e kompjuterëve ndërtojnë viruse të rinj çdo ditë, prandaj edhe lista e viruseve duhet azhurnuar shpesh. Kompania që ka prodhuar antivirusin studion viruset e rinj dhe publikon azhurnimet që mundësojnë zbulimin, mbrojtjen dhe luftimin kundër infeksioneve.

  9. Si të parandalojmë sulmet? Instaloni antivirusin dhe përditësoni atë të paktën çdo muaj. Antivirusi duhet të jetë i aktivizuar gjatë gjithë kohës që kompjuteri qëndron aktiv. Çdo muaj është mirë që të bëhet një kontroll i plotë i kompjuterit. Disa antiviruse përditësohen dhe kontrollojnë kompjuterin vetvetiu. Antiviruset më të njohur janë Norton/Symantec, McAfee, Panda, Kaspersky, AVG. Instaloni programe kundër spiunëve dhe reklamave, që edhe pse nuk e dëmtojnë kompjuterin, janë tepër të bezdisshme dhe nuk hiqen lehtë. Programet më të mirë janë Microsoft Antispyware, Ad-Aware, Spybot, CWShredder, HijackThis, etj.

  10. Llojet e antivirusëve! AVG Anti-Virus “AVG” ka futur risi të reja të dobishme në programin e tij impresiv, Anti-Virus: AVG Social Netëorking Protection i cili mundëson që në mënyrë të sigurt të shëtisni nëpër rrjetet shoqërore. McAfee AntiVirus Plus “McAfee” qe një kohë të gjatë gjendet në mesin e liderëve për mbrojtje antivirus të kompjuterit.AntiVirus Plus notat më të mira i fitoi falë preventivës së mirë që e ofron, por shumë mirë edhe e pastron kompjuterin e infektuar.

  11. Panda Antivirus Pro “Panda” është njëri nga prodhuesit e rrallë i cili ka përfshirë funksionimin e tërësishëm e dykahësh të “fireëall-it” në versionin e ri të programit, Antivirus Pro. Po ashtu ofron edhe mbrojtje të fuqishme nga malëare dhe viruset. Norton AntiVirus “Norton” është emri më i njohur i programeve antivirus, dhe kjo me plot meritë. Norton AntiVirus, edhe përkundër komplikimeve të kohëpaskohshme me kompabilitetin e aplikacioneve, në versionet e fundit i ka përmirësuar shumë karakteristikat në krahasim me versionet e mëparshme.

  12. Ju faleminderit për vëmendjen!

More Related