220 likes | 835 Views
Tema: “Ekonomia e cash -it në Shqipëri dhe programi i bankës qendrore për ta reduktuar atë”. 1- Sektori joformal i ekonomisë dhe përdorimi i cash -it në ekonomi. 2- Rasti i Shqipërisë dhe ekonomia cash .
E N D
Tema:“Ekonomia e cash-it në Shqipëri dhe programi i bankës qendrore për ta reduktuar atë”. 1- Sektori joformal i ekonomisë dhe përdorimi i cash-it në ekonomi. 2- Rasti i Shqipërisë dhe ekonomia cash. 3- Banka e Shqipërisë dhe programi i saj për të kontribuar në reduktimin e cash-it në ekonomi. 4- Në vend të mbylljes, por jo mbyllje… Nga: Prof. Dr. Shkëlqim CANI. Mars 2004
1- Sektori joformal i ekonomisë dhe përdorimi i cash-it në ekonomi. • Ekonomi joformale është tërësia e të gjitha aktiviteteveekonomike, të cilat kontrubuojnë në llogaritjen e PBB-së, por që nuk regjistrohen (E. Feige). • Ekonomi joformale është ekonomia që gjeneron të ardhura , të cilat nuk janë të regjistruara në statistikat zyrtare (Tanzi). -Prodhimi dhe tregtimi i të mirave dhe i shërbimeve, ligjore dhe joligjore, të cilat ‘i shpëtojnë’ vlerëimit zyrtar të PBB-së, përbën pjesën joformale të ekonomisë (P. Smith).
1- Sektori joformal i ekonomisë dhe përdorimi i cash-it në ekonomi. Aktivitetet më të ndeshura në ekonominë joformale.
1- Sektori joformal i ekonomisë dhe përdorimi i cash-it në ekonomi. Sektori joformal i ekonomise reduktohet nese • evidentohet aktiviteti real ekonomik i aktorëve të tregut nepermjet kontrollit efikas (dogana & tatime); • mblidhen në mënyrë ligjore të ardhurat që duhet të derdhen në buxhetin e shtetit, përkundrejt aktivitetit ekonomik të evidentuar; • përballë ligjit të gjithë janë të barabartë, fakt që ndihmon dhe nxit zhvillimin ekonomik të vendit në kushtet e një konkurrence të ndershme. Shteti drejton dhe koordinon kete proces.
1- Sektori joformal i ekonomisë dhe përdorimi i cash-it në ekonomi. Vlerësimi i ekonomisë joformale është një proces i vështirë • gjykohet mbi një grup shifrash dhe informacioni. Shprehje e pranisë së ekonomisë joformale është, sasia eparasë që qarkullon jashtë sistemit bankar. Pse? Aktorët e pjesës joformale të ekonomisë, preferojnë më shumë se kushdo tjetër të kryejnë veprime me cashata fshehin aktivitetin e tyre real dhe ‘u shpëtojnë’ padrejtësisht detyrimeve fiskale.
2- Rasti i Shqipërisë dhe ekonomia cash. Vlerësimet tregojnë se, një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve ekonomike është e paregjistruar. - (≈ 30%/PBB) – INSTAT - (≈ 50%/PBB) - World Report, 2002 - Shqipëria, në krahasim me vendet e rajonit, qëndron më poshtë per reduktimin e ekonomisë joformale. - Paralelisht me ekonominë joformale lulëzon edhe ekonomia e cash-it=PJB/M3 ≈ 30%, me larti ne te gjithe vendet e tranzicionit.
2- Rasti i Shqipërisë dhe ekonomia cash. PJB/M3 (në %).
2- Rasti i Shqipërisë dhe ekonomia cash. - Faktorët që stimulojnë ekonomine e cash-it (1). A) Faktore te infrastrukturës së sistemit bankar: - shpërndarja josimetrike e sistemit bankar - ngadalësia në kryerjen e pagesave si brenda ashtu dhe jashtë vendit (deri në dhjetor të vitit 2003); • prania e kërkesave të tepruara, pranë bankave, të cilësuara si tejet burokratike; • mungesa e disa shërbimeve bankare që lehtësojnë kryerjen e transaksioneve si nga individët ashtu edhe nga bizneset nxisin individet dhe bizneset qe te preferojne perdorimin e cash-it.
2- Rasti i Shqipërisë dhe ekonomia cash.- Faktorët që stimulojnë ekonomine e cash-it (2). B) Faktorë të tjerë (1): • prania e ekonomise joformale; bizneset qe veprojne ne ekonomine jormale, mundohen të mos i kanalizojnë veprimet e tyre financiare përmes bankave për t’iu shmangur detyrimeve ndaj shtetit; • biznese që operojnë në ekonominë formale mund të përpiqen të shmangin taksat veprimet me bankat sigurojne pozita te favorshme ne treg (cmime me te uleta) • problemet infrastrukturore, ligjore dhe të rendit; • individët dhe bizneset mund të mos ndjehen shumë të sigurt për të përdorur menjëherë instrumentet e reja të pagesave = mungesa e reputacionit te sigurise; • mungesa e një mentalitetit të nevojshëm në publikun e gjerë per përdorimin e mjeteve jocash;
2- Rasti i Shqipërisë dhe ekonomia cash.- Faktorët që stimulojnë ekonomine e cash-it (3). Te dhena nga BoP (2003) 1) Transaksionet tregtare në shumë raste kalojnë jashtë sistemit bankar (cash). B) Faktorë të tjerë (2): • niveli i ulët i të ardhurave për një pjesë të madhe të popullatës shqiptare; • mungesa e infrastrukturës së nevojshme në tregti dhe në shërbime; • etj.. 2) Shpërndarja e mënyrave të dërgesave nga emigrantët (Vrojtimi-shtator ’03, IBK).
2- Rasti i Shqipërisë dhe ekonomia cash. Ambienti cash ne ekonomi duhet reduktuar. Pse? a) Reduktimi i cash ndihmon: • reduktimin e ekonomisw joformale; • ndertimin e nje politike te drejte monetare; • mobilizimin e kanaleve bankare per rritjen ekonomike (rritje e kreditimit) – rritje e qarkullimit te parave; • uljen e korrupsionit dhe të evazionit fiskal. Integrimi do të jetë më e shpejtë. b) Jane krijuar disa kushte qe ndihmojne formalizimin e kalimit te parave ne sist. bankar: • 16 banka te nivelit te dyte (dege te neper rrethe); • zyra te kembimit valutor (agjenci te shumta edhe neper rrethe); • institucione finanaciare jobanka; • kuader ligjor dhe rregullativ; • teknologji e përparuar (RTGS & AIPS, janar 2004).
3- Banka e Shqipërisë dhe programi i saj për të kontribuar në reduktimin e cash-it në ekonomi. Përse program? • Reduktimi i cash-it në ekonomi është një problem kompleks (përfshin veprimin e aktorëve të rëndësishëm të ekonomisë, të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare). • Programi është një bashkësi dhe bashkërendim veprimesh dhe masash në një plan të gjerë. • Shtrirja e kohore e programit do të jetë për një periudhë relativisht të gjatë. • Fushata sensibilizuese do te jete pjese e programit. • Në rastin e programeve, hapat sensibilizues, hidhen pasi janë realizuar arritje konkrete (p.sh. vendosja e ATM).
3- Banka e Shqipërisë dhe programi i saj për të kontribuar në reduktimin e cash-it në ekonomi. Faza e parë: u konkludua në nëntor ’03, me realizimin e tryeze të ndërinstitucionale me pjesemarrjen e bankave, Unionit Financiar dhe biznese. Fazat e mëtejme: kanë të bëjnë me kryerjen e veprimeve konkrete nga të gjithë aktorët e këtij programi. Aktoret: Qeveria - MF me strukturat e DPT & DPD; ME, BSh, institucione publike (KESh, Ujesjelles, Albtelekom, Albaposta); Bankat; bizneset; shoqeria civile; publiku). Roli i Administrates shteterore = rol rregullativ = rol kyc
3- Banka e Shqipërisë dhe programi i saj për të kontribuar në reduktimin e cash-it në ekonomi.Si mund të reduktohet cash-i në ekonominë shqiptare?- Organet shteterore. • pagesat dhe arkëtimet në favor të buxhetit të shtetit duhet të kryhen nëpërmjet sistemit bankar; • detyrim për çelje llogarish dhe kryerje transfertash bankare edhe në marrëdhënie me organet fiskale, edhe per bizneset e mesme dhe te vogla; • stimulimi i përdorimit të gjerë i çekut si mjet pagese; • shlyerja e detyrimeve në formën e pagave dhe shpërblimeve të tjera të administratës shtetërore vetëm nëpërmjet llogarive bankare; • instalimi i sistemit të kleringut në marrëdhënien: bankë – klient (biznes ose individ) – tatime dhe dogana – sistem informacioni statistikor; • rishikimi i kuadrit ligjor dhe rregullativ; • kryerja e likuidimeve të detyrimeve mujore (energji, ujë, telefon, rimbursime shëndëtësore) të punonjësve të administrates publike nëpërmjet transfertës bankare.
3- Banka e Shqipërisë dhe programi i saj për të kontribuar në reduktimin e cash-it në ekonomi.Si mund të reduktohet cash-i në ekonominë shqiptare? – Sistemi bankar. • rritja e pranisë së agjencive bankare pranë pikave ku arkëtohen detyrimet periodike si dhe të tjera detyrime me natyrë fiskale; • rritja e pranisë së agjencive bankare pranë komunave dhe bashkive të vogla. • rritja e rolit te zyrave postare të Albapostës; • ndërtimi i sistemit elektronik që do të verifikojë on – line gjendjet e kartave elektronike; • vendosja e ATM-ve dhe sistemi i kleringut – parakusht për reduktimin e cash-it në ekonomi; • rritja e shërbimeve bankare dhe ulja e komisioneve nga ana e sistemit bankar • (roli i RZB); • shtimi i marketingut të biznesit bankar.
3- Banka e Shqipërisë dhe programi i saj për të kontribuar në reduktimin e cash-it në ekonomi.Si mund të reduktohet cash-i në ekonominë shqiptare? – Biznesi. - grupi ne rritje i bizneseve me histori marrëdhëniesh të rregullta me bankat dhe me administratën tatimore dhe doganore asimilon shpejt teknologjinë e re bankare me qëllim përdorimin e jocash-it. • grupi jo i vogël i bizneseve që akoma nuk janë familjarizuar me bankën marketingu bankar duhet të synojë edhe drejt këtij grupi; • duhen shpjeguar përfitimet & kostot nga shërbimet që ofrojnë bankat;
3- Banka e Shqipërisë dhe programi i saj për të kontribuar në reduktimin e cash-it në ekonomi.Si mund të reduktohet cash-i në ekonominë shqiptare? – Publiku. Publiku - aktor i kudondodhur ne program. - se pari, duhet të mirëkuptojë kete program; - se dyti, të përdorë instrumentet bashkëkohore të pagesave Publiku shqiptar perveteson shpejt te rejat (celularet, bonot e thesarit), perse jo edhe mjetet e jocash-it ? Publiku + bizneset – duhet te ndjejne bankat si insitucione besimi.
4- Në vend të mbylljes, por jo mbyllje… Programi i cilësuar “Përtej parasë”, është një hap drejt reduktimit të ekonomisë cash. Rol vendimtar – administrata shteterore & sistemi bankar Objektivat e programit jane te realizueshem nese: Vleresim relativ - Ekziston qendrueshmeri makroekonomike: +++ • Kuader ligjor dhe rregullativ: +++ • Zbatueshmeri e kuadrit ligjor dhe rregullativ: + - - • Infrastruktura ne teresi: + - - • Infrastruktura bankare: ++ - Do te ishte arritje nese, pavarësisht nga sasia e parave që kemi të familjarizohemi sado pak me shprehjen: “Do të doja të fiksoja një takim me bankierin tim për të konsultuar këtë apo atë përparësi që përfitoj nga ky apo ai shërbim bankar etj ..”
JU FALEMINDERIT PER VEMENDJEN!