1 / 34

Prezantim: Banka Credins sh.a

Prezantim: Banka Credins sh.a. Njohja me Banken Credins Njohja me Produktet e Kredise Njohja me Projektet per financimin e bizneseve. Qellimi i Prezantimit. Njohja me Banken Credins Ne flasim gjuhen tuaj!.

tommy
Download Presentation

Prezantim: Banka Credins sh.a

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prezantim: Banka Credins sh.a

  2. Njohja me Banken Credins • Njohja me Produktet e Kredise • Njohja me Projektet per financimin e • bizneseve Qellimi i Prezantimit

  3. Njohja me Banken Credins • Ne flasim gjuhen tuaj!

  4. Misioni ynë është të operojmë si ofrues vendas të shërbimeve moderne bankare e financiare me cilësi e vlerë, nëpërmjet teknologjive të avancuara moderne, kapacitetit të lartë manaxherial e performancës së lartë duke përmbushur maksimalisht nevojat e klientëve tanë. Misioni i Bankes Credins

  5. Aksionerët e CREDINS Bank, janë përfaqësuesit e disa prej bizneseve më të suksesshme që janë krijuar dhe janë rritur gjatë 22 viteve të zhvillimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Ata bashkuan një pjesë të kapitaleve të tyre në një biznes tjetër prestigjioz, siç është ai bankar. Ne Janar 2008, CREDINS Bank i shtohen dy aksionerë të rinj te huaj: Balkan Financial Sector Equity Holding B.V. (BFSE Holding B.V), Holandë, si dhe aksioneri tjetër State Secretariat for Economic Affairs (SECO). Gjithashtu ne Prill 2012, ne kuader te zgjerimit & shtirjes se bashkepunimit me zonat rurale, aksioneri me i ri i shtuar tek Credins Bank eshte “Unioni Shqiptar Kursim Kredi”. Aksioneret

  6. Stafi Drejtues i Bankës, i cili drejton veprimet e përditshme, përbëhet nga bankierë shqiptarë që zotërojnë eksperiencë të gjerë në fushat e bankingut modern, si menaxhim i përgjithshëm bankar, aktivitet kreditues, menaxhim financiar, operacione thesari e menaxhim risku. Stafi i Credins Bank ka një kualifikim të fortë akademik dhe profesional të fituar brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe punon me përkushtim ndaj nevojave të klientit, me ndjenjë të lartë përgjegjësie në çdo transaksion, duke ofruar një shërbim me standarde të larta. Stafi i Credins Bank

  7. Fitimi Neto: 783,197,748 Leke Totali i Aktiveve: 93,205,819,840 Leke Portofoli Bruto i Kredise: 67,903,989,104 Leke Portofoli Bruto i Depozitave: 66,645,579,650 Leke 47 dege dhe agjensi te CREDINS Bank ne gjithe territorin e Shqiperise 647 punonjës Te Dhena te Pergjithme referuar Dhjetor 2012

  8. Njohja me Produktet e Kredise

  9. Qellimi i aktivitetit kreditues eshte t’i sherbeje nje komuniteti sa me te gjere klientesh me produkte te personalizuara dhe transparente te cilat ne fund do te rezultojne ne vlere te shtuar per aksioneret e Bankes Qellimi i Aktivitetit Kreditues

  10. Biznesi i madh dhe korporatat Ketu perfshihen aktivitete te cilat kane nje nivel shitje vjetore mbi 250 milione leke. Keto biznese kane nje strukture me komplekse te organizimit te tyre. Zakonisht kane nje strukture te perbere aksioneresh dhe nje drejtor te emeruar. Kane nje numer te madh te punesuarish si dhe ndarje te percaktuar te pergjegjesive sipas departamenteve. Statusi juridik i ketyre bizneseve eshte Shoqeri me Pergjegjesi te Kufizuar (sh.p.k.) ose Shoqeri Aksionere (sh.a.). Grupet e Synuara

  11. SME (Medium, Small) – Prioritet Ne kete kategori do te perfshihen te gjitha bizneset te cilat kane nje nivel shitje vjetore deri ne 250 milione Leke dhe numer maksimal te punesuarish deri 250 punonjes (Small xhiro deri 50 mil Leke dhe deri 50 punonjes; Medium xhiro 50.000.001 – 250 mil leke dhe nga 51 – 250 punonjes). Statusi juridik i ketyre bizneseve zakonisht eshte shoqeri me pergjegjesi te kufizuar (sh.p.k.), por nuk perben perjashtim dhe person fizik. Ne pergjithesi kane nje strukture te thjeshte organizative, nje drejtues kryesor i cili zakonisht eshte edhe ortaku i vetem i shoqerise dhe numer te vogel punonjesish. Grupet e Synuara

  12. Mikro – Prioritet Ne kete kategori do perfshihen bizneset te cilat kane nje nivel shitje vjetore deri ne 12 milione Leke. Keto jane zakonisht biznese te cilat menaxhohen nga njesia familjare dhe kane nje numer shume te kufizuar te punonjesve. Statusi juridik i tyre ne me te shumten e rasteve eshte person fizik. Grupet e Synuara

  13. Individet Ketu perfshihen te gjithe klientet te cilet kane nevoja personale per financime dhe te ardhurat te cilat do garantojne shlyerjen e kredise jane pagat dhe nga biznesi SME dhe i Madh. Sektori Publik Ne kete kategori do te financohen qeverisja qendrore dhe lokale, institucione te ndryshme shteterore si dhe kompani me pronesi shteterore. Grupet e Synuara

  14. Departamenti i kredise se biznesit 92% Korporata 75% SME 16% Sektori Publik 1% Departamenti i Kredise konsumatore 8% Portofoli i Kredise

  15. Kredi per biznes Investime ne aktive qarkulluese Kredia per mjete qarkulluese duhet te financoje blerje inventari, pagesa furnitoresh, pagesa taksash shteterore si dhe pagesa te tjera afatshkurtra ndaj te treteve. Overdraft Pershkrimi i njejte si me siper Produktet e Kredise

  16. Kredi per biznes Investime ne aktive qarkulluese Linje kredie Kjo kredi i krijon klientit nje limit kreditimi te qarkullueshem. Qarkullimi behet ne varesi te fluksit te mjeteve monetare. Afati deri ne 12-muaj, perdorimi i lire deri ne limitin e caktuar, interesi paguhet cdo 3-muaj dhe pricipali ne fund te periudhes Kredi Kjo kredi perdoret per mjete qarkulluese. Ne ndryshim nga e para kthimi i kesaj kredi behet sipas nje plani pagese te percaktuar. Afati i maturimit 3-vjet, kthimi me plan te percaktuar, pagesa sipas planit te amortizimit. Produktet e Kredise

  17. Kredi per biznes Investime ne aktive fikse Kjo kredi do te perdoret nga klienti per te financuar blerje ambjentesh biznesi, investime ne ambjentetekzistuese te biznesit, investimet ne makineri dhe pajisje si dhe blerje marke ose patente. Kredi – Afatmesme ose Afatshkurter Kjo kredi perdoret per investime ne biznes. Afati maksimal i financimit 5-vjet, kthimi me keste sipas nje plan pagese te percaktuar. Kredi - Afatgjate Kjo kredi perdoret per investime ne biznes Afati maksimal i financimit 15 vjet, kthimi me keste sipas nje plan pagese te percaktuar. Produktet e Kredise

  18. Kredi per biznes Investime ne tituj financiare Kjo kredi perfitohet kur klienti investon per te zoteruar aksione te nje shoqerie tjeter. Produktet e Kredise

  19. Leasing Factoring In Caso Produktet e Kredise: Te Tjera

  20. Garancinga nje banke e nivelit te pare ose nga nje institucion financiar (ku perfshihen dhe Shoqerite e Sigurimit) me reputacion, ku masa e kolateralit ne raport me kredine te jete ne raportin1.2: 1. Cash Colateralkonsiderohet cdo depozite apo llogari rrjedhese e bllokuar prane Bankes Credins e cila mbulon teresisht vleren e kredise se bashku me interesat ose pjeserisht ne rastin kur kombinohet me garanci te tjera (hipoteke ose barre siguruese) Garancite & Kolateralet

  21. Hipotekete rradhes se pare mbi pasuri te paluajtshme ne pronesi te kredimarresit ose garantuesit. Masa e kolateralit ne raport me vleren e kredise te jete minimumi ne raportin 1.4 : 1 pas skontimit te me poshtem. Ne rastet te vecanta kur autoriteti miratues pranon garanci te rradhes se dyte eshte e nevojshme qe vlera e garancise te mbuloje perfituesin e pare ne raport 1.4 : 1 dhe diferenca kredine prane Bankes Credins ne raport 2 : 1. Barre siguruesete kategorise te kredimarresit ose garantuesit, kur masa e kolateralit ne raport me principalin te jete minimumi ne raportin nga 1.5 : 1 deri 2:1 pas skontimit si me poshte. Garanci te kesaj natyre konsiderohen makineri & pajisje, linja prodhimi, inventar etj. Kontrata me te tretet. Banka do te pranoje te marre si garanci te pjesshme kontrata qe klienti ka lidhur me pale te treta. Vlera e skontuar do te jete 50% e vleres se kontrates. Garancite & Kolateralet

  22. Garanci nga institucione te tjera financiare.Kjo garanci nenkupton leter garancie te leshuar ne favor te Bankes Credins nga Institucione te tjera financiare brenda ose jashte vendit. Ne kete rast vlera e garancise nuk duhet te jete me e vogel se 130 % e vleres se kredise. Kjo garanci do te perdoret vetem per financime afatshkurtra. Dorezaneseshte nje individ i cili eshte klient i Bankes dhe gezon besueshmeri dhe reputacion te larte financiar. Garancite & Kolateralet

  23. Njohja me Projektet per financimin e bizneseve

  24. Projekti EFSE, European Fund for Southeast Europe , te cilin banka e ka filluar qe ne 2008 me marrjen e nje huaje, dhe e ka zgjeruar akoma edhe me shume gjate vitit 2009 duke marre nje hua te dyte prej ketij fondi me 27.05.2009. Shuma totale e projektit eshte 11 mil Euro, e cila eshte disbursuar totalisht gjate vitit 2009, duke vazhduar me ridisbursime per cdo shume qe kthehet mbas. Projektet per financimin e bizneseve

  25. Kriteret e dhenies se kredive per projektet EFSE: Biznesi duhet t’i perkase grupit te biznesit mikro ose te SME si dhe sipermarresi duhet te jete rezident ne Shqiperi. Shuma maksimale e aprovuar nuk duhet te kaloje 100.000 Eur ose ekuivalenten ne monedha te tjera. Ekspozimi total i klientit si dhe personave te lidhur me te nuk duhet te jete me i madh se 300.000 Euro. Do te financohen nevojat e klienteve vetem per kapital punues dhe investime ne aktive fikse sipas politikave kredituese ne fuqi Perjashtohet nga ky fond, financimet per shlyerje detyrimi prane Bankes Credins, institucioneve te tjera financiare si dhe te treteve. Nga financimet perjashtohen aktivite te cilat konsiderohet te demshme sipas standarteve te Bashkimit Europian Kushtet e tjera si maturiti dhe norma e interesit jane konform politikave kredituese ne fuqi te Bankes Projektet per financimin e bizneseve

  26. Projekti METE, Ministria e Ekonomise, Tregetise dhe Energjitikes, te cilin banka e ka filluar qe ne 2009 si nje nga bankat e perzgjedhura ne projektin 25 mil Euro midis METE dhe Qeverise Italine, i cili do te zgjase per disa vite. Synimi eshte financimi i sektoreve te ekonomise qe bashkepunojne me biznese italiane. 70% e kredise duhet te shkoje per blerje/financim asetesh apo lendesh te para nga shoqeri italiane (ne Itali, apo shoqeri italiane qe kane filiale ne Shqiperi) dhe 30% mund te perdoret per blerje/financim ne Shqiperi. Projektet per financimin e bizneseve

  27. Kriteret e dhenies se kredive per projektet METE: Biznese me < 250 punonjes Jo me pak se 51% e kapitalit te zoterohet nga aksionere shqiptare Jo me teper se 5 mil Euro xhiro vjetore 70% e financimit duhet te shkoje per blerje pajisjesh/lendesh te para ne shoqeri italiane Kapital Qarkullues mund te financohet jo me teper se 10% e shumes se kerkuar Shuma e financimit duhet te jete 50,000 – 500,000 Euro; financohen gjithashtu edhe start-up deri ne 50,000 Euro Afati i kredise eshte 3 deri 8 vjet, deri 2 vjet grace Norma e interesit eshte fikse 8.5% per kredite ne Leke dhe 5.5% per kredite ne Euro Banka kerkon kolateral ne perputhje me politikat kredituese ne fuqi Bizneset mund te aplikojne edhe per fondin e garancise se projektit ne rast mungese kolaterali, deri ne 60% te vleres se kredise, por jo me teper se 200.000 euro Projektet per financimin e bizneseve

  28. Projekti UNOPS, United Nations Office for Project Services, projekt te cilin banka e ka rifilluar ne fund te vitit 2010, eshte i fokusuar ne financimin e bizneseve Mikro dhe SME ne Rajonin e Shkodres dhe Vlores. Projekti zhvillohet midis Bankes, UNOPS dhe LEDAs (Local Economic Development Agencies) te UNOPS ne zonat e permendura. Projektet per financimin e bizneseve

  29. Kriteret e dhenies se kredive per projektet UNOPS: Perkufizimi i biznesit Mikro dhe SME sipas Politikave Kredituese Biznese ne sektoret e lartpermendur, qe kerkojne financim per aktive fikse ose kapital qarkullues Perjashtohen financimet per: Makineri te perdorura ne rastet kur keto makineri nuk jane te shoqeruara me certifikate garancie 12-mujore te pranuar nga Banka dhe UNOPS Shlyerje detyrimesh ndaj te treteve, qofshin individe, biznese apo institucione financiare Blerje ose qeradhenie toke Pagesa dividentesh ose mbledhje te investimeve nga te trete Financim apo shitblerje kuotash Shuma e financimit eshte 400.000 Leke deri 10.000.000 Leke Norma e interesit eshte BTh 12 mujore + 8.7% ne vit, i rishikueshem cdo 3 muaj kalendarik Afati i kredive eshte deri 7 vjet, me periudhe mospagese per principalin maksimumi deri ne 1 vit Rastet duhet te kene Plan Biznesi te pergatitur nga LEDA Projektet per financimin e bizneseve

  30. Projekti MADA, Montain Arear Development Agency, te cilin banka e ka filluar ne 2011 eshte i fokusuar ne financimin e bizneseve Mikro dhe SME ne Rajonet e Shkodres, Lezhes, Kukesit dhe Dibres me qellim zhvillimin e tyer (bizneseve) ne zonat malore. Projektet per financimin e bizneseve

  31. Kriteret e dhenies se kredive per projektet MADA: Biznese Mikro apo SME të regjistruara ligjërisht Auditim të deklaratave financiare të dy viteve të fundit të miratuara e te audituara dhe opinionet e auditimit të jenë të shprehura qartë (me perjashtim te bizneseve te reja) Aktivitetet e pranueshme që do të financohen nën kreditë MADA duhet të përfshijnë: përpunimin; transportin; marketingun; magazinimin; paketimin, në të gjithë zinxhirët e mundshëm bujqësorë të vlerave sikurse edhe eco/agro-turizmin Klienti duhet të mos jenë perfitues nga ndonjë skemë ose mekanizëm tjetër garancie Shuma maksimale eshte 100.000 USD (ose ekuivalente ne Leke) Norma e interesit eshte ne perputhje me politikat e Bankes Kohëzgjatja maksimale për huatë e investimit duhet të jetë 7 vjet duke përfshirë një periudhë mospagimi/grace prej një viti kurse per kapital qarkullues prej 18 muajsh, duke përfshirë një periudhë mospagimi/grace tre mujore. Kontributi i Huamarrësit duhet të jetë minimalisht i barabartë me 20 % të investimit total. Projektet per financimin e bizneseve

  32. Projekti IFC, International Financial Corporation, me te cilen Banka sapo ka nenshkruar nje marreveshje ne shumen 10 mil Euro per financimin e bizneseve dhe individeve per projekte ne fushen e Eficences se Energjise dhe Energjise se Rinovueshme. “Projekte te Eficences se Energjise" konsiderohen te gjitha ato projekte te cilat (i) konsistojne ne rikonstruksionin, rinovimin, apo ne masa te tjeta ne ambientet e bizneseve SME/Korporate apo te individeve, te cilet investojne ne aktive fikse me qellim uljen e konsumit te energjise, dhe (ii) gjenerojne minimalisht nje ulje me 15% ne konsumin e energjise (kWore/njesi matese (m2, prodhim etj.). Ne financimet e individeve, 50% e shumes te projektit qe financohet duhet jete ne eficencen e energjise, kurse pjesa tjeter mund te perdoret per qellime te tjera “Projekte te Energjise se Rinovueshme" konsiderohen te gjitha ato projekte per bizneset ne financimin ne aktive fikse me qellim prodhimin e elektricitetit ose ngrohjes duke perdorur burime te energjise se rinovueshme Projektet per financimin e bizneseve

  33. Kriteret e dhenies se kredive per projektet IFC: Individe dhe Biznese SME ose Korporate sipas perkufizimit te Bankes Credins, qe ushtrojne aktivitetin ne Republiken e Shqiperise Bizneset ushtrojne aktivitetin ne perputhje me legjislacionin shqiptar, dhe gjithashtu zbatojne kriteret e shtetit e te Bankes Credins ne lidhje me ambientin & ceshtjet sociale Bizneset nuk jane pjese e listes qe Banka nuk financon Qellimi i financimit nuk eshte shlyerje e detyrimive te kredive egzistuese me Banken Credins apo institucione te tjera financiare Jo me pak se 51% e kapitalit te zoterohet nga aksionere shqiptare, qe duhet te jene individe private ose shoqeri private Shuma e financimit duhet te jete deri ne 3,000,000 Euro Afati i kredise eshte ne perputhje me politikat e Bankes Norma e interesit eshte ne perputhje me politikat e Bankes Banka kerkon kolateral ne perputhje me politikat kredituese ne fuqi Projektet per financimin e bizneseve

More Related